• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la disa porosi dhe amanetin…”?/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë

“Kur Ali Këlcyra i kërkoi qeverisë greke t’i mbështeste për të hyrë në Shqipëria, ata i thanë; më mirë për ne që aty të jenë komunistët, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së ish-kreut të “Ballit Kombëtar”

“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’

Memorie.al / Në fund të muajit mars 2014, Hëna Këlcyra përmbylli një nga dëshirat e saj për të rikthyer në Shqipëri eshtrat e babait të saj Ali Këlcyra dhe eshtrat e Eqrem Bej Vlorës, i cili ka jetuar pranë familjes Këlcyra, deri në minutën e fundit të jetës. Eqrem Bej Vlora është i varrosur në Vjenë, kurse Ali Këlcyra në Itali. Eshtrat e Eqrem Bej Vlirës u varrosen në Kaninë në një ceremoni familjare nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, ndërsa eshtrat e Ali Këlcyrës u vendosen pranë varrezës simbolike të familjes Këlcyra në Këlcyrë, ku Hëna ka ndërtuar një memorial për pjestarët e familjes së saj që nuk gjenden më. Në një intervistë të saj, Hëna tregonte momentet e fundit të Eqrem Bej Vlorës në Vjenë dhe si vdiq duke shkruar kujtimet për Shqipërinë.

Ju lutem më tregoni momentet e fundit kur vdiq Eqrem bej Vlora?

Ne banonim bashkë në Vjenë, pas vdekjes së babait tim. Kishim kaluar vetëm gjashtë muaj në Austri. Në darkë thirrë urgjencën, pasi Eqrem Beu ndjehej keq dhe shkuam në spital, ku insistova të mos e lija vetëm. U futëm së bashku në spital. Mjekët kërkonin t’i bënin diagnostikim, ai fliste me mua në gjuhën shqipe, ndërsa me mjekun gjermanisht.

Mjeku më tha se ishte hera e parë që i ndodhte një pacient në atë gjendje shëndetësore që ishte ai, të fliste njëherësh dy gjuhë në mënyrë përfekte. Pas një ore pata përshtypjen se shpëtoi. Vajta në dhomë dhe pyeta doktorin. “Mjerisht jo, maksimumi mund të mbijetojë deri në orën pesë”, – më tha ai.

Gjithashtu mund të lexoni

“Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe Spiro Kotes i mbeti motovedeta ‘në dorë’ dhe kur mbërriti në port, atë e futën në burg dhe…”Dëshmia e rrallë e “Bepinit”, Bujar Kapexhiut

“Kancelari i Bavarisë, Shtraus, ka ardhur në Shqipëri në verën e vitit 1984, pra kur Enver Hoxha ishte ende gjallë dhe ai na autorizoi që me Shtrausin…”/ “Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

Por cila ishte diagnoza?

Dobësi në zemër. Këtë e kishin konstatuar edhe më parë. Eqremi ishte 83 vjeç. Njëherë Eqrem Beu do të bënte një ndërhyrje, i thanë që zemra i rrezikonte nëse bëhej kjo ndërhyrje. Asokohe ai mundi të shpëtonte. Herën e dytë, jo. Një ditë pati një problem në zemër, dhe kjo u konstatua nga mjekët më të mëdhenj në Vjenë, me përkrahjen e Shaqir Kolonjës, i cili ka qenë një mjek shqiptar në Austri.

Çfarë ndodhi në momentin kur mjeku tha se nuk do të mbijetojë? Shkuat në shtëpi, apo qëndruar me të?

Qëndruam aty. Edhe pse i dhanë vetëm pesë orë jetë, gjendja e Eqrem Beut ishte normale. Kështu që biseduam. Më dha udhëzime që shpenzimet e varrimit të paguheshin nga lekët që ai kishte. Më kërkoi që, nëse nuk mjaftojnë, t’i shtoja unë, por mos t’u kërkoja motrave që kishte në Itali, apo të tjerëve. Por nëse tepronin lekë nga ato që kishte. Më tha t’ia dërgoja motrës së vogël, që kishte në Shqipëri.

Ju qëndruar me të në dhomën e spitalit?

Po, unë qëndrova në dhomën e tij. Ishte një dhomë e klasit të dytë. Xhaxha Eqeremi vijonte të kërkonte ndjesë që më la pa gjumë edhe për shqetësimin. Edhe pse i thosha që nuk jam e shqetësuar më tha: “E shoh, sepse lëviz nëpër dhomë”. Kur erdhi ora pesë e mëngjesit, më pyeti sa është ora. Ai më pyeti vazhdimisht atë natë për orën. Kur i thashë që është ora pesë, atëherë e kuptova që Eqerem Beu e kishte dëgjuar mjekun, kur tha se: maksimumi do të mbijetonte deri në orën pesë.

Por në të vërtetë, ai ka hyrë në koma rreth orës tetë të mëngjesit të po asaj dite. Gjithsej qëndroi në spital 12 orë. Pas orës pesë, erdhën dy mikesha të miat austriake. E lashë 10 minuta me to dhe telefonova të motrat, mamanë time në Romë, edhe familjen se si ishte situata shëndetësore e tij. Në atë kohë mamaja ime kishte gjashtë muaj që rrinte në Romë, pas vdekjes së babait.

Ju sa vjeçare ishit?

Unë isha 27 vjeçe kur vdiq xhaxha Eqremi.

E pyete se ku donin ta varrosnin?

Më tha që; “vendos ti”. Sigurisht, vendosa që të varrosej aty. U ktheva në dhomë dhe prita sa t’i dilte shpirti.

Vuajti shumë momentet e fundit?

Jo, vetëm se donte të ngrihej nga krevati. Madje ata kërkuan që ta lidhnin. Por u thashë që lëreni, do të ngrihet, le të ngrihet. Më pas e morën.

Cilat ishin fjalët e fundit që tha?

Ju thashë që ai më falenderonte dhe kërkonte falje që më kishte shqetësuar.

Ju tha diçka për familjen e tij?

Të vetmet fjalë që më tha ishin që, lekët që do të mbeteshin nga ato që kishte në librezë, pas shpenzimeve që unë do të bëja për varrim, t’ia dërgoja motrës në Shqipëri, për vajzën.

A la amanet Eqerem bej Vlora?

Jo, nuk la.

Cili ishte pengu i tij?

Jo, nuk di. Unë kam qenë me të dy herë në spital. Më ka bërë më shumë përshtypje herën e parë. Unë kisha dy – tre muaj që punoja në Gjermani dhe ai më shkruan një letër, ku më thoshte se donte të operohej, se ishte në rrezik jete dhe më kërkonte që të bëja hapat e duhur për t‘iu gjetur një spital. Atëherë u çudita: “Pse do të vish në Gjermani dhe nuk shkon në Itali, ku ke dy motrat dhe mamanë time?”. Dhe ai më tha se; “nëse vdes, dua të vdes në duart e tua. Por sidomos, dua të mos varrosem në tokën italiane”. Nuk donte të varrosej në Itali.

Po pse jo në tokën italiane?

Jo, as ai e as babai im, Ali Këlcyra. Nuk ishte një temë që hapej, se e dinim si ishte situata në Shqipëri.

Si u bë varrimi i Eqerem bej Vlorës?

Ata e futën në një frigorifer, se duhej gjetur një varrezë. Lindi një problem, sepse xhaxha Eqeremi disa ditë para se të vdiste, kishte qenë në kinema për të parë një film të Frojdit. Edhe filmi niste sesi Fjordi, një student në Vjenë, i cili ishte nga feja e vjetër (hebre), viziton spitalin e madh të Vjenës, ku janë këto komunitetet e ndryshme fetare. Duke parë filmin, më tha: “Sa varrezë e shëmtuar është kjo….?! Nuk do të doja kurrë të varrosesha në këtë vend”.

Pas vdekjes së tij, i shoqëruar nga një mik i imi, i cili punonte në ambasadën amerikane, shkuam në këto zyrat për të bërë hapat e duhura, sepse Eqerem Beu nuk kishte rezidencë në Austri. Ai ishte mysafir në shtëpinë time, ka banuar me mua dhe me prindërit, tetë vjet në Itali. Prandaj ishte problematike gjetja e një varri. M’u desh një ditë për ta gjetur.

Nga dita që vdiq, sa kohë kaluan deri sa u varros?

Ai vdiq më 30 mars dhe më 4 prill u bë varrimi.

Në varrezën që ai nuk donte…..?

Varrimi u bë në një nga varrezat më të bukura të Vjenës, në “Neustift Am Walde”. Erdhi edhe i vëllai, kunati i tij dhe mamaja. Nga Italia erdhi edhe zoti Boçari, një shqiptar nga Vlora, të cilin e kapën gjermanët.

Si u bë ceremonia?

Me rite myslimane. Aty ishim unë me mamanë, i vëllai i tij, vëllai i mamasë, z. Boçari dhe një kosovar nga Belgjika, që përfaqësonte Kosovën. Ishte familja ime austriake dhe z. Shaqir Kolonja.

Domethënë, nuk bëheshit më shumë se 10 persona që morën pjesë në varrim?

Jo. Aq ishim ne./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Kampin e Riedukimit në Borsh, sektori Përparim, janë helmuar prej ushqimit 160 të dënuar dhe Dega e Brendshme e Sarandës nuk e ka njoftuar ngjarjen...”/ Zbulohet dokumenti sekret i majit 1978

Artikuj të ngjashëm

“Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe Spiro Kotes i mbeti motovedeta ‘në dorë’ dhe kur mbërriti në port, atë e futën në burg dhe…”Dëshmia e rrallë e “Bepinit”, Bujar Kapexhiut
Intervista

“Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe Spiro Kotes i mbeti motovedeta ‘në dorë’ dhe kur mbërriti në port, atë e futën në burg dhe…”Dëshmia e rrallë e “Bepinit”, Bujar Kapexhiut

June 25, 2026
“Herën e dytë që erdha në Shqipëri në ’89, atmosfera kishte ndryshuar pak, por vazhdonim të ndiqnim…”/ Dëshmia e rrallë e përkthyeses gjermane, si survejohej nga Sigurimi Shtetit
Intervista

“Kancelari i Bavarisë, Shtraus, ka ardhur në Shqipëri në verën e vitit 1984, pra kur Enver Hoxha ishte ende gjallë dhe ai na autorizoi që me Shtrausin…”/ “Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

June 24, 2026
“Enver Hoxha ka gabuar, sepse duke e dëgjuar Nako Spiron, mundet të mësonte edhe disa gjëra që mund të mos i dinte, por prapë, edhe avokat i Enverit do të bëhem, sepse…”/ Refleksionet e Ramiz Alisë

“Kur doli Mehmeti nga takimi me Enverin, ishte bërë për të ardhur keq, dyll i verdhë në fytyrë dhe i merreshin këmbët rrugës, u mbyll brenda dhe…”/ Dëshmia e rrallë në hetuesi e, truprojës të ish-kryeministrit Shehu
Intervista

“Fillimisht Mehmeti nuk e donte Kadarenë, por nisi ta vlerësonte kur fëmijët e tij zunë miqësi me të, këtu ka ndikuar edhe fakti që Enver Hoxha ka pasur…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

June 24, 2026
“Një apo dy ditë pas vdekjes, kur isha në zyrën e Enverit, ai më bëri një pyetje: i ke parë ti ato dokumenta që na kanë ardhur në 1964-ën për Mehmetin, ku thuhet…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

“Sapo zbrita me avionin tim në ‘Sheshin e Kuq’ në Moskë, më rrethuan turma njerzish kureshtarë dhe pas një ore erdhi kryepolici i qytetit, i cili më tha…”/ Dëshmia e rrallë e gjermanit që sfidoi kryeqendrën e Lindjes Komuniste

June 18, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme