• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, August 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar një kopsht të begatë, ku e ardhmja…”/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar

Letrat e George Ticknor, të cilat i botova nën titullin ‘Një Amerikan në Oborrin e Ali Pasha Tepelenës’, sillnin për herë të parë një tablo interesante, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur
“Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar një kopsht të begatë, ku e ardhmja…”/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar
“Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar një kopsht të begatë, ku e ardhmja…”/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar
“Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar një kopsht të begatë, ku e ardhmja…”/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar

Nga Auron Tare

Memorie.al / “Natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar një kopsht të begatë”. Kështu shkruante gati 100 vjet të shkuara gjenerali amerikan George P. Scriven, për një copëz të Ballkanit, që ai kishte pasur fatin ta vizitonte gjatë Luftës së Madhe. Gjeneral Brigade Scriven, një emër i njohur për historinë e Ushtrisë amerikane si komandant i korpusit të ndërlidhjes dhe më vonë si një prej pionierëve të aviacionit, ka lënë shënimet e tij shumë interesante mbi udhëtimin në Jugun e Shqipërisë. Një raport për ushtrinë amerikane, si dhe dy shkrime publike për Shqipërinë, e rendisin atë në udhëtarët e parë amerikanë në viset shqiptare. Me një karrierë të pasur në ushtri, duke shërbyer në disa vende si përfaqësues ushtarak, gjenerali Scriven shërbeu si këshilltar i trupave italiane në frontin ballkanik gjatë Luftës së Madhe. Interesant është këndvështrimi i gjeneralit mbi Shqipërinë e pasluftës, si një prej vendeve të vetme që ka nxjerrë përfitime nga lufta, me vepra të rëndësishme publike në infrastrukturën e saj.

Gjenerali, nga shënimet, prej të cilave po e botojmë sot një copëz, duket se ka pasur përshtypje të paharrueshme nga udhëtimi i tij shqiptar. Publikisht e cilëson veten e tij si mik i këtij vendi të panjohur dhe shumë të varfër, por shumë të bukur.

Raporti për Ushtrinë amerikane është një shënim mbi rrugët strategjike që përshkojnë Shqipërinë dhe sidomos rëndësinë e Vlorës, si një pikë strategjike ushtarake, me rëndësi të madhe. Ndërkohë, në një shkrim të botuar në një prej publikimeve më të rëndësishme të Amerikës, duket se gjenerali amerikan kërkon t’i bëjë thirrje Italisë, e cila ka shfaqur hapur ambicien e saj për “patronazhin” ndaj Shqipërisë së pasluftës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Elefanti ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e re dhe s’mund t’jua përshkruajm se sa mirënjohës jemi unë, Nesi dhe djali ynë Skipper’s…”/ Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

Përveç shënimeve interesante të gjeneralit Scriven, koleksioni i tij fotografik është me shumë interes, duke na lënë pamje të rralla të viseve të Jugut, përfshirë edhe varrezat bektashiane të Tepelenës, si dhe një imazh të rrallë të fshatit Nivicë, në Malësinë e Kurveleshit, ku qartësisht duken shtëpitë e ndërtuara si kulla, një fizionomi tashmë e zhdukur tërë- sisht nga kjo krahine.

KUJTIMET E GJENERALIT

“Vetmia dhe izolimi i Shqipërisë tashmë kaloi bashkë me Luftën Botërore, stuhia e Adriatikut së shpejti do të shpërndahet, të paktën për ca kohë, Parisi një ditë do të veprojë, dhe nga Jugu, dora e Greqisë do të tërhiqet nga vendosja e paqes apo sepse Veriu i Epirit është Jugu i Shqipërisë, kurrizi i ashpër i Gjembaçit të Ballkanit, të cilën vetëm një dorë e pamatur do të guxojë ta rrëmbejë edhe nëse qëndron e vetmuar. Por Shqipëria nuk është më e vetmuar, Lufta i solli asaj miq.

E në fakt, më shumë se miq, Lufta e lartësoi, pasi kush e ka parë, nuk ka dyshim se okupacioni i ushtrive aleate bëri të mundur për të gjithë popullatën që ishte pas vijës së frontit nga Adriatiku në Detin Egje, të ishte një bekim. Armata Aleate ishte një forcë e fuqishme ndërtuese, e cila bëri mirë e duke lënë pas vepra të mëdha, për të cilat si populli shqiptar, si heterogjenet nën emrin Maqedonas dhe si jo seriozët grekë, përgjithmonë do t’i njohin ato si vepra të rëndësishme për Ballkanin dhe për njerëzimin.

Nuk është e tepruar nëse do them se në Shqipëri më të mëdhatë vepra të mira u sollën nga italianët. Ishin ata të cilët ndërtuan rrugët, zhvilluan qytetet, hapën vendin, iu dhanë këshilla banorëve, hapën shkollat, ushqyen të uriturit, ishin italianët që themeluan gjykatat, mjekuan të sëmurët, ndihmuan të varfrit. Përse kjo punë e paqme e Italisë të mos vazhdojë në paqe, ashtu si dikur në luftë? Përse Italia dhe Shqipëria të prishen? Pakkush nga miqtë e saj, ndër të cilët unë e radhis veten, mendojnë se shqiptarët ende nuk mund të ecin të vetëm.

Duhet ta dinë se iu duhet një mik, iu duhet dora e një udhërrëfyesi t’i drejtojë ata në hapat drejt progresit. Një udhërrëfyes dhe jo një padron, i cili mund të tërhiqet në mbarim të shërbimit të tij. Këtë unë besoj se Shqipëria do ta pranojë dhe nuk jam i vetëm në këtë bindje. Por dora e shtrirë nuk duhet të jetë prej çeliku, e fshehur në një dorezë kadifeje. Shqiptari nuk duhet të pranojë asnjë padron, ashtu siç nuk ka pasur deri më sot. Prova e një miqësie pa interes është e vështirë të vendoset për çdo vend, me përjashtim të Amerikës, e cila e ka kaluar testin.

Prandaj duhet një provë e dukshme dhe besim, përpara se Shqipëria të marrë dorën e një vendi që kërkon ta ndihmojë. …… Shqipëria është me të vërtetë një vend i çudirave, por për shekuj i harruar, i pa kënduar, përveç vargjeve të Bajronit, i panjohur si disa ishuj të humbur në detrat tropikale, e megjithatë një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar një kopsht të begatë, ku e ardhmja do të jetë e ndriçuar”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Hitleri i dërgoi një Mercedes-Benz sportive, Musolini katër vazo bronzi, që i përkisnin Napoleonit, një statujë dragoi erdhi nga Mbreti Vittorio Emanuele...”/ Historia e panjohur e dasmës së Mbretit Zog në ‘38-ën

Next Post

“Todi Lubonja ishte takuar me Enverin, i cili e kishte përgëzuar për trasmetimet sportive ndërkombëtare të TVSH-së, por kur e kishte pyetur për Olimpiadën e Mynihut, ai...”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur sportiv

Artikuj të ngjashëm

“Elefanti ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e re dhe s’mund t’jua përshkruajm se sa mirënjohës jemi unë, Nesi dhe djali ynë Skipper’s…”/ Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit
Dossier

“Elefanti ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e re dhe s’mund t’jua përshkruajm se sa mirënjohës jemi unë, Nesi dhe djali ynë Skipper’s…”/ Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit

August 12, 2026
Relacioni i Sigurimit, se si u përgjuan bisedat e familjes së Kadri Hazbiut, në banesën e tyre në qytetin e Kurbneshit, më 11 prill 1985, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës?!/ Dokumente sekrete
Dossier

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

August 11, 2026
“Para operacionit, Alizoti i tha Dr. Paparistos; mora vesh se do më hidhni gjak, por të lutem, ma zgjidhni atë, se jemi racë trimash ne…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

August 9, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Një nga të shkarkuarit është Bedri Spahiu, i cili ka drejtuar komisionin që gjykoi dhe dënoi Koçi Xoxen, krye-titoistin shqiptar në maj 1949, pasi…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1955  

August 10, 2026
“Kur Qerim Panariti, botoi librin e Konicës ‘Shqipëria, Kopështi Shkëmbor i Europës Juglindore’, Nelo Drizari reagoi me shqetësim, pasi… “/ Historia e gazetarit që intervistoi edhe Aleksandër Moisiun
Dossier

“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950

August 10, 2026
“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi
Dossier

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës…”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

August 10, 2026
Next Post
“Todi Lubonja ishte takuar me Enverin, i cili e kishte përgëzuar për trasmetimet sportive ndërkombëtare të TVSH-së, por kur e kishte pyetur për Olimpiadën e Mynihut, ai…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur sportiv

“Todi Lubonja ishte takuar me Enverin, i cili e kishte përgëzuar për trasmetimet sportive ndërkombëtare të TVSH-së, por kur e kishte pyetur për Olimpiadën e Mynihut, ai...”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur sportiv

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme