• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Hitleri i dërgoi një Mercedes-Benz sportive, Musolini katër vazo bronzi, që i përkisnin Napoleonit, një statujë dragoi erdhi nga Mbreti Vittorio Emanuele…”/ Historia e panjohur e dasmës së Mbretit Zog në ‘38-ën

Dasma e Zogut
“Një grup prej pesë gjermanësh me një mitraloz, disa herë, zmbrapsnin një grup prej qindra partizanësh, me dhjetëra mitraloza të lehtë…”! / Raporti oficerit britanik, për çlirimin e Tiranë, nëntor ‘44
Dasma e Zogut
1 maj 1938-të, tragjedia ajrore me 19 viktima që “varrosi” hartën arkeologjike të Shqipërisë, dhuratat e dasmës së Mbretit Zog, dhe ku humbi jetën ambasadori, Xhaferr Vila
“Mbreti Zog dhe kontributet i tij në disa nga ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë, ku ai pati rol kryesor dhe…”/ Dëshmitë e ish-adjutantit, kolonel Hysen Selmani

Nga Erald Kapri

Pjesa e dytë

Memorie.al / “Herët në mëngjes, u gjenda në kuvertë, pasi s’kisha vënë gjumë në sy gjithë natën. Përpara meje shtrihej Durrësi. Hodha vështrimin mbi muret e lashta romake dhe më tutje ato veneciane, të shpuara nga plumbat turq, dhe prapa maleve, shkëmbinj të lartë graniti gri, që lartësoheshin mbi det. Peizazhi i pazbutur ishte krejt ndryshe nga gjithçka kisha parë deri atëherë. Na kërkuan të qëndronim në bord derisa të zbarkonin të gjithë udhëtarët e tjerë dhe, kur kalata u boshatis, u shfaq një Mercedes i zi. U përshëndeta nga kolonel Sotir Martini, një ministër i Oborrit, i cili i ndenji pranë Mbretit deri në momentin që vdiq në mërgim në vitin 1950.”

                                                       Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Todi Lubonja ishte takuar me Enverin, i cili e kishte përgëzuar për trasmetimet sportive ndërkombëtare të TVSH-së, por kur e kishte pyetur për Olimpiadën e Mynihut, ai…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur sportiv

“Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar një kopsht të begatë, ku e ardhmja…”/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar

Ajo figuron e regjistruar në Londër me targën ENX 957, por Mbreti doli me të vetëm një herë. Në vitin 1944 nën shtytjen e Geraldinës, ai ia dhuroi makinën Kryqit të Kuq Britanik dhe ky i fundit, ia shiti një personi privat në vitin 1946. Për herë të fundit figuron pronë e një koleksionisti makinash, që në vitin 1987 e vendosi në një muzeum në Ilinois për 3 vjet. Më pas, u shënua se e mori i zoti dhe nuk dihet se ku gjendet më. Mendohet se është pjesë e koleksionit të makinave të stilistit amerikan Ralph Lauren. Simotra e saj identike, makina e Mbretit Faruk, u shit në vitin 2006 në një ankand në Monte Carlo për shumën 921 mijë Euro!

Siç ndodh rëndom në këto raste, shtypi botëror dhe diplomatët e huaj i kushtuan mjaft vend dhuratave. Time shkruan: “Kur mbërritën dhuratat, u bë e qartë se komplikimet ndërkombëtare nuk patën kaluar pa u vënë re. Adolf Hitleri i dërgoi një Mercedes-Benz sportiv. Musolini i dërgoi katër vazo bronzi, që dikur i përkisnin Napoleonit, një statujë dragoi erdhi nga Mbreti Vittorio Emanuele, tapete orientale nga diktatori Metaxas i Greqisë dhe një skrivani e përpunuar e shekullit XVII nga Generalissimo Franco i Spanjës”.

Geraldina pa vetëm pak dhurata, pasi shumica u depozituan në kazermat pranë pallatit që po ndërtohej dhe ku çifti mbretëror nuk u vendos kurrë. Ato mbetën aty shumë kohë dhe u morën më 8 prill të 1939-ës nga ushtria pushtuese italiane. Pas vitit 1950, Geraldina hapi një çështje të gjatë gjyqësore në Itali për të marrë mbrapsht dhuratat, ose vlerën e tyre sipas listës që kishte në dispozicion, por nuk mori asgjë.

Dita e dasmës ishte më 27 prill. Geraldina kujton se ajo u zgjua në orën gjashtë, pavarësisht faktit që kishte rënë të flinte shumë vonë. Veshja e dasmës ishte zgjedhur sërish nga Mbreti. Ajo veshi një fustan të qëndisur me perla dhe diamante të bërë nga Uorth, posaçërisht për të. Në orën 11.00 nusja hyri në sallën e nderit të pallatit. Shtypi amerikan i kushtoi reportazhe të gjata dasmës si dhe atmosferës së saj, si ky i “The New -York Sun” i datës 27 prill 1938, i titulluar: “Shqipëria bëhet me Mbretëreshë”.

Tiranë, Shqipëri 27 prill, (A.P.) Në një ceremoni qytetare e dalluar për thjeshtësinë malësore, Kontesha Geraldina Appony, nëna e së cilës është amerikane, u bë Mbretëresha e parë e shqiptarëve, kur u pranua në martesë nga Mbreti Ahmet Zogu. Një breshëri prej 101 të shtënash, jehonat e kambanave të Kishave dhe thirrjet e muezinëve muhamedanë, që luteshin nga minaret, sinjalizuan martesën. Ceremonia u mbajt në një atmosferë gjysmë perëndimore e gjysmë orientale.

Ata u deklaruan burrë e grua nga Hiqmet Delvina, nënkryetar i parlamentit, pasi ai kishte lexuar kërkesat e Kodit Civil për martesën para 200 të ftuarve dhe anëtarëve të Familjes Mbretërore. Pra, Mbretëresha Geraldina iu bashkëngjit Mbretëreshës Farida të Egjyptit, si Mbretëreshat më të reja të Botës. Mbretëresha Geraldina ishtë 22 vjeç dhe Mbretëresha Farida ishtë 17 vjeç. Mbretëresha Geraldinaishtë e vetmja Mbretëreshë që përmban gjak amerikan. Ceremonia u zhvillua në një aneks të Pallatit Mbretëror. Muret qenë mbushur me armë antike shqiptare.

Nusja, pak më e gjatë se Mbreti, shkëlqente në një fustan nusërie prej sateni të bardhë, Chanel, thurur me perla dhe fije argjendi në formë lulesh. Bishti i fustanit të saj mbretëror ishte i gjatë. Nga një vello prej tyli të bardhë varej një diademë me lule portokalli. Mbreti veshi një uniformë parade, mbushur me dekorata, si Kryekomandant i Ushtrisë. Mijëra malësorë të veshur në mënyrë piktoreske – gegë nga veriu dhe toskë nga jugu – përshëndesnin Mbretin, që nga një kryetar fisi u bë Monark dhe me një Mbretëreshë. 50 mijë nxënës, të veshur me kostume kombëtare, binin në sy me xhandarët dhe përfaqësuesit zyrtarë nga çdo cep i Shqipërisë.

…Pasi morën urimet nga Konti Ciano dhe të ftuarit e tjerë të rëndësishëm, Mbretëresha kapi për krahu Mbretin dhe së bashku dolën përpara turmave të entuziazmuara që qëndronin para Pallatit Mbretëror”.

Edhe ambasadori britanik në Tiranë vijoi raportimet e tij me një stil shumë gazetaresk. Më 30 prill ai i shkruante ministrit të Jashtëm Eden: “Kam nderin të raportoj se martesa e Mbretit Zog me Konteshën Appony ndodhi në Pallatin e Tiranës në datën 27 prill. Martesa u bë në një sallon që ishte shtuar gjatë festimeve të pavarësisë, e improvizuar, por me mjaft hapësirë. Ceremonia ishte tepër e shkurtër. Një detaj ishte butësia dhe kthjelltësia e fjalës“po” nga kontesha në gjuhën shqipe. Dëshmitarët e dhëndrit ishin Princi Abid i Turqisë dhe Konti Çiano, ndërsa të nuses ishin kushëriri i saj, Konti Karl Appony si dhe ministri hungarez. Gjithçka nga këto ishin organizuar në mënyrë ekselente”.

Por, duket se ambasadori ndryshon mendim për pjesën tjetër të dasmës kur raporton: “Pasdite Mbreti dhe Mbretëresha shtruan drekë për 120 të ftuar duke përfshirë edhe krerët e misioneve të huaja me gratë e tyre. Përgatitjet linin për të dëshiruar, pasi të ftuarit u ulën rrëmujshëm si dhe kishte mungesë menyje. Më vonë ajo u zhvendos në tri dhoma të tjera pasi ra një shi i rrëmujshëm i cili kishte penetruar në tavan. Tirana kaloi një ditë festimesh të mëdha atë ditë. E njëjta gjë edhe në Durrës.

Në mbrëmje u kthyem sërish në Tiranë në një pritje të organizuar nga Kryeministri Kota në Ministrinë e Jashtme. Një detaj vlen të thuhet. Përfaqësuesi i Gjeneral Frankos ishte ulur afër- afër me gruan e ambasadorit sovjetik. Ai kishte kërkuar që një gjë e tillë të mos ndodhte, por madje më keq pasi në darkë e gjeti veten përkrah vetë ambasadorit sovjetik.”

Dy javë më pas, më 9 maj, revista më e madhe amerikane, “News week”, i kushtoi një reportazh po kaq interesant dasmës, me titullin: “Shqipëria kënaqësi dhe dëshpërim. Fatkeqësia ajrore shënon martesën e Zogut me Geraldinën”, ku jepte edhe një lajm të trishtë: ”Abdikimi i Eduartit V në dhjetor 1936, e la Mbretin Zog I-rë i Shqiptarëve si beqarin e vetëm në Europë. Shqipëria festoi javën e shkuar, me festime 3-ditore, martesën e Mbretit mysliman dhe Konteshës katolike romane Geraldinë Appony…

…Dhurata e Zogut për Mbretëreshën e tij – një kurorë diamantesh, vendosur mbi kurorën shqiptare, një byzylyk, një varëse – u zgjodhën nga bizhuteritë e dërguara në Tiranë nga firmat e Parisit dhe të Vjenës. Të shtunën ai vendosi t’i kthente bizhuteritë që nuk i bleu, me vlerë 1.052.000 dollarësh, me një avion. Avioni u përfshi nga furtuna dhe u përplas në malin Maranola të Apenineve. Barinjtë gjetën trupat e 19 pasagjerëve, por pak gjurmë të bizhuterive. Diamantet dhe gurët e tjerë të çmuar u dogjën, platini dhe floriri u shkrinë. (Kthimi ishte i siguruar.) Midis pasagjerëve ishin ministri shqiptar në Romë, gazetarë, që përshkruan martesën dhe amerikania, zonja Helen Lindhein e New – Yorkut.

Geraldina kujton se rrëzimi i avionit ku ishin dhe disa prej dasmorëve, ishte si një shenjë e keqe që ajo nuk e harroi asnjëherë. Ngjante më shumë si paralajmërim për lumturinë e tyre të shkurtër në Shqipëri. Shtypi italian raportonte deri në mes të viteve ’70 se banorët e zonës dhe të ardhur, vijuan të kërkojnë për disa dekada në zonën rreth vendit ku u rrëzua avioni, gurët e çmuar të firmës ”Cartier” që po udhëtonin me një valixhe speciale. Në asnjë rast nuk u raportua që të ishte gjetur diçka me vlerë.

Çifti i sapomartuar udhëtoi në mbarim të ceremonive nga Tirana në Durrës me një Mercedes të hapur. Mijëra vetë kishin dalë në anë të rrugës për të parë Mbretëreshën 21- vjeçare. Geraldina kujton se ata u ulën në verandë për një kafe, përpara se Mbreti t’i tregonte dhomën e madhe të pritjes të mobiluar sipas stilit klasik, dhomën e ngrënies sipas stilit perandorak të Napoleonit dhe dhomën e gjumit në stilin e Maria Terezës. Pallati veror sapo ishte restauruar me rastin e martesës dhe Mbreti Zog mburrej për tavanin e gdhendur, larë në ar. Në të qenë shtruar sixhade të shtrenjta, pjesë e koleksionit të rrallë të Mbretit. Sixhadet, qenë bashkë me armët një prej pasioneve të tij.

“Nusja zgjodhi një këmishë nate mëndafshi të bardhë me mëngë të gjata me dantella si këmbanë dhe priste e tmerruar Mbretin në shtratin me tendë.” – dëshmon biografja e Geraldinës. Pikërisht këmisha e natës u bë incidenti i fundit i dasmës. Të nesërmen në mëngjes ajo nuk gjendej më nga shërbyesja e Mbretëreshës. E shqetësuar, kjo e fundit, ia referoi këtë bashkëshortit. Përgjigjja ishte befasuese:

“Të kam folur shumë për mënyrën se si i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu. Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit.”

Këmisha e natës kishte shërbyer si provë shtetërore e virgjërisë së Geraldinës. Pavarësisht kësaj, siç dëshmon edhe vetë, ajo ishte tejet e lumtur atë natë, natën që konkludoi qëndrimin e saj thuajse 4- mujor në Shqipëri. “Po, e dashuroja shumë! Më dukej shumë i pashëm me atë lëkurën e bardhë, flokët e hapur, me sytë bojë-qielli, me karakterin e tij të drejtpërdrejtë dhe imponues. Kurse duart, me gishtat e gjatë e të hollë dhe thonjtë e trajtuar me kujdes, bënin kontrast me jetën e vështirë që kishte bërë si ushtar. Përpos, buzëqeshjes së tij të mrekullueshme, më shumë përshtypje më bëri butësia e tij. Gjatë atyre javëve para martesës, më llastuan aq shumë, sa kurrë herë tjetër në jetë. Më dukej sikur po jetoja në përrallat e “Një mijë e një netëve”.

Zogu dhe Geraldina jetuan të pandarë për 23 vjet, derisa ai ndërroi jetë në Paris në Prill 1961. Geraldina vdiq në Tiranë në Tetor 2002. Në fund të jetës, i ishte plotësuar amaneti i vetëm, të vdiste dhe të varrosej në vendin që i kishte vënë mbi kokë kurorën. Në vitin 2014, Revista “The Richest” e shpalli atë mbretëreshën e pestë më të bukur në historinë e martesave mbretërore. Pas Mbretëreshës Gres Kelli, të Monakos, Mbretëreshës Rania të Jordanisë, Mbretëreshës Jetsun Pema të Bhutanit dhe Mbretëreshës Soraja të Iranit. Për të u shkruajtën shumë libra dhe përcaktimi më i shpeshtë që haset është: “Trëndafili i bardhë i Budapestit”!/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 27 Qershor 2026

Next Post

“Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar një kopsht të begatë, ku e ardhmja...”/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar

Artikuj të ngjashëm

“Todi Lubonja ishte takuar me Enverin, i cili e kishte përgëzuar për trasmetimet sportive ndërkombëtare të TVSH-së, por kur e kishte pyetur për Olimpiadën e Mynihut, ai…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur sportiv
Dossier

“Todi Lubonja ishte takuar me Enverin, i cili e kishte përgëzuar për trasmetimet sportive ndërkombëtare të TVSH-së, por kur e kishte pyetur për Olimpiadën e Mynihut, ai…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur sportiv

June 27, 2026
“Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar një kopsht të begatë, ku e ardhmja…”/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar
Dossier

“Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar një kopsht të begatë, ku e ardhmja…”/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar

June 26, 2026
“Qeveria vendosi që Pallati i Kulturës të bëhet më i madh, të shtohet e të mos mbetet siç e kishin menduar sovjetikët…”/ Historia e panjohur e projektuesit me “kleçkë” në biografi, që mbeti anonim…?!
Dossier

“Qeveria vendosi që Pallati i Kulturës të bëhet më i madh, të shtohet e të mos mbetet siç e kishin menduar sovjetikët…”/ Historia e panjohur e projektuesit me “kleçkë” në biografi, që mbeti anonim…?!

June 26, 2026
“Muajt e fejesës duhet të kenë qenë si një magji për Mbretin Zog, po aq sa për Geraldinën, dhe pse ata kishin 21 vjet diferencë në moshë, por…”/ Historia e panjohur e dasmës së monarkut shqiptar
Dossier

“Muajt e fejesës duhet të kenë qenë si një magji për Mbretin Zog, po aq sa për Geraldinën, dhe pse ata kishin 21 vjet diferencë në moshë, por…”/ Historia e panjohur e dasmës së monarkut shqiptar

June 25, 2026
“Gogo Nushi, në relacionet drejtuar Enverit, i shkruan: Këtë shpirt terrorist, e pamë në Tiranë, ku ne, vramë 60 vetë…”/ Kur komunistët, realizuan “Natën e Shën Bartolomeut”, në nëntorin e ’44-ës
Dossier

“Ne e konsiderojmë të domosdoshme që Jugosllavia të lidhet ngushtë me Bullgarinë dhe Shqipërinë pasi…”/Zbulohet plani i Titos i janarit 1944, për bashkimin e federatës së tij me Shqipërinë

June 24, 2026
Bunk’Art bashkohet me platformën Memorie.al: një hap i ri në ruajtjen e historisë kombëtare
Dossier

Bunk’Art bashkohet me platformën Memorie.al: një hap i ri në ruajtjen e historisë kombëtare

June 24, 2026
Next Post
“Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar një kopsht të begatë, ku e ardhmja…”/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar

“Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar një kopsht të begatë, ku e ardhmja...”/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme