• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Herën e dytë që erdha në Shqipëri në ’89, atmosfera kishte ndryshuar pak, por vazhdonim të ndiqnim…”/ Dëshmia e rrallë e përkthyeses gjermane, si survejohej nga Sigurimi Shtetit

“Herën e dytë që erdha në Shqipëri në ’89, atmosfera kishte ndryshuar pak, por vazhdonim të ndiqnim…”/ Dëshmia e rrallë e përkthyeses gjermane, si survejohej nga Sigurimi Shtetit
“Herën e dytë që erdha në Shqipëri në ’89, atmosfera kishte ndryshuar pak, por vazhdonim të ndiqnim…”/ Dëshmia e rrallë e përkthyeses gjermane, si survejohej nga Sigurimi Shtetit
“Herën e dytë që erdha në Shqipëri në ’89, atmosfera kishte ndryshuar pak, por vazhdonim të ndiqnim…”/ Dëshmia e rrallë e përkthyeses gjermane, si survejohej nga Sigurimi Shtetit
“Nga mishi dhe gjeli i detit me tollon, tavat në furrë e, dezhurni në ndërmarrje, te festa në lokale, si; ‘Dajti’, ‘Adriatiku’ dhe ‘Bllokun’ e udhëheqjes …”/ Peripecitë e festës së vitit të ri, në socializëm?!
“Turistët e huaj dukeshin sikur vinin nga një planet tjetër dhe Hotel ‘Dajti’, ishte kthyer në ‘Shtatmadhorinë’ e Sigurimit të Shtetit, pasi aty…”/ Kujtimet e ish-gazetarit të RTSH-së, nga Franca

Memorie.al / Herën e parë që erdhi në Shqipëri përkthyesja Zuzana Finger, megjithëse ende studente dhe e painformuar rreth gjendjes në vitin 1988, i ndiente hijet që e ndiqnin pas nëpër Tiranë. Nuk i afroheshin asnjëherë aq sa për ta trembur, por as largoheshin aq sa për t’u menduar se nuk ishin më aty rrotull. Të ngjan e çuditshme që një gjermane ta flasë shqipen aq pastër, po Finger ka ardhur aq shpesh në Tiranë e ka takuar aq shumë njerëz e bashkëpunëtorë, sa për të, tashmë, është krejt e zakonshme. Këtë herë, pas 10 vitesh, rikthehet si e ftuar në rezidencën e “Poetekës” për të punuar sërish me përkthimin në gjermanisht të veprave të autorëve e miqve të saj shqiptarë. Ishte në Tiranë prej një muaji (u largua të premten), por nuk i duket kohë e gjatë. Herët e para që ka ardhur ka ndenjur edhe më shumë.

Sot Shqipëria i duket e ndryshuar, jo vetëm kur e krahason me kohën e komunizmit, por edhe me atë të 10 viteve më parë. Pikërisht ndryshimet që i ka bërë koha e njeriu vendit, janë gjithnjë në qendër të bisedave të saj. Në këtë intervistë, Zuzana tregon arsyet pse e sollën së pari në Shqipëri, pse zgjodhi të mësonte shqipen, ç’e lidhi më pas, gjatë demokracisë, me vendin që tashmë e njihte mirë dhe gjithë çuditë që i ndodhnin dikur, vetëm pse ishte e huaj…!

Znj, Suzana, e flisni shqipen kaq mirë, sa s’mund t’ju pyes për tjetër veç: si dhe pse e keni mësuar?

Kam studiuar Gjuhësi dhe kam udhëtuar në Jugosllavi, meqë gjuha ime amtare është gjuha sllave dhe nuk kisha vështirësi të kuptoja sllavët kur flisnin, ndërkohë nuk kuptoja dot shqiptarët dhe kjo më bënte edhe më kurioze për gjuhën. Kam pasur një profesor shumë të mirë në Berlin, Norbert Reirte, që u mor me gjuhën shqipe dhe ai ka pasur ndikimin e tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Qirjako Mihali, si drejtor i Thesarit, s’ pranonte të akordonte disa gr, flori për një dhëmb të Vaçe Zelës, e mbështetën edhe Mehmeti me Manushin, por u ngrita unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-anëtarit të Byrosë Politike

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

Gjuhën e mësuat, shqiptarët i kuptonit tashmë, a nuk mendonit se ishte pak e rrezikshme për një të huaj të udhëtonte drejt Shqipërisë, në 1988-n? Ishit në moshë fare të re kur keni ardhur për herë të parë…?

Nuk e mendova si të rrezikshme, sepse udhëtimi i parë drejt Shqipërisë ishte i organizuar nga shkolla, nuk erdha me iniciativën time. Kur kam qenë studente në Berlinin Perëndimor, një profesor i yni organizoi udhëtimin me studentë të Gjuhës e Historisë. Qëndruam një javë dhe në atë kohë nisa të praktikoj shqipen mjaft mirë, sado që më dukej gjuhë shumë e vështirë.

Ju pëlqeu aq sa për t’u rikthyer një vit më vonë?

Një vit më vonë konkurrova për një bursë të Shërbimit Akademik Gjerman. Një bursë njëmujore për ndjekjen e kursit të shqipes në Tiranë. Qëndruam në të njëjtin hotel, te “Hotel Tirana” dhe shkonim në mësim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Sado që ishit studente, ka pak gjasa që një i huaj të mos shihej si i dyshuar atyre viteve. A kishit paraprakisht informacion për këtë?

Kishim dëgjuar, po dhe kjo ishte një nga arsyet pse përpiqeshim, unë dhe studentët e tjerë, të mos krijonim lidhje e të mos kishim asnjë komunikim me shqiptarë. Së pari, sepse nuk donim të dëmtonim ata e së dyti, për të mos krijuar dyshime as te vetja.

Nëse është kështu, me siguri ka qenë gjithnjë dikush për t’ju vëzhguar… Keni pikasur gjë?

Oh po! Ishte shumë e vështirë mos të binin në sy! Sa herë që dilnim, unë dhe shoqja ime e vjetër kishim gjithnjë dy burra që na ndiqnin. Nuk afroheshin asnjëherë, nuk na bezdisnin apo të përpiqeshin të komunikonin, por ishin gjithmonë aty.

Cilat kanë qenë përshtypjet e para kur mbërritët në Shqipëri?

Unë jam me origjinë nga Çekosllovakia dhe isha rritur me rregullat e socializmit, nuk është se atmosfera këtu ishte tërësisht e panjohur. Më herët kisha koleksionuar pulla postare, pra kur isha e vogël, dhe kisha disa pulla nga Shqipëria. Një lidhje me të e kisha gjithmonë. Më pas kur erdha në aeroport e pashë nga afër, ashtu si edhe në ditët kur shkuam me autobus në qytete të ndryshme, si Saranda, Kukësi, Pogradeci etj. Në Gjermani ka pasur albanologë shumë të mirë. Unë kam gjetur atje njerëz shumë të interesuar ndaj Shqipërisë e kulturës shqipe.

I qëndruat rigorozë “urdhrit” për të mos komunikuar me asnjë shqiptar?

Në vizitën e parë po, ndërsa në të dytën, edhe sepse koha e qëndrimit ishte më e gjatë, patëm disa episode të rastësishme. Më kujtohet që në rrugë kishte shumë-shumë burra, dhe çuditeshim, jo gra. Më duket se gratë ishin të zëna në shtëpi. Kur pyesnim pse s’ka gra, na thoshin se ato janë në turne të tjera, e kur i shihnim ne, nuk punonin.

Në parqe, rrugë e sheshe kishte vetëm burra. Herën e dytë që erdha, në vitin 1989, atmosfera kishte ndryshuar pak, ishin gjërat më të lira, megjithatë ne vazhdonim të ndiqnim të njëjtën mënyrë jetese, deri sa një herë, mikeshës sime i ra të fikët në rrugë e u gjendën disa banorë të një lagjeje që s’më kujtohet, për të na ndihmuar.

Na futën në shtëpi dhe e ndihmuan mikeshën të përmirësohej. Sapo u bë më mirë, na dhanë sinjalet se duhet të largoheshim. Më kujtohet që u mblodh e gjithë lagjja në ato minuta që ne qëndruam në shtëpinë e tyre. Ishin kuriozë a nuk di çfarë, por u mblodhën për të parë dy të huajat që ishin futur në atë shtëpi.

Keni pasur përvoja të tjera të ngjashme?

Po, ndodhte përgjithësisht rrugëve që të shihnin ngultas por, kur erdha për herë të dytë, ndryshe nga hera e parë, gjeta një parukeri. Shkova aty për të rregulluar flokët dhe nuk më kujtohet se sa gra mund të jenë mbledhur, vetëm për të parë!

Si vazhdoi marrëdhënia juaj me shqipen pas ikjes nga Shqipëria?

Disa kohë nuk pata më kontakt. U ktheva në Kosovë për dy vite për Shërbimin Akademik Gjerman, më 1999-2001. Punova në Fakultetin Filologjik në Prishtinë si lektore e gjermanishtes. Isha e lumtur se isha te shqiptarët. Ishte koha e frikshme për mua. U njoha me shkrimtarë kosovarë. Në vitin 2000 u njoha me Nevijana Dostin, që punonte tek Ambasada Gjermane. Ajo më ka shtyrë të përkthej letërsi.

Cilët autorë shqiptarë keni përkthyer?

Kam përkthyer nga serbishtja e nga gjuhë të tjera, por shqipja është më e rëndësishmja. Kam përkthyer “Në kërkim të këmishës së humbur” për një antologji në Austri. Më 2006-n përktheva Arian Lekën, disa poezi, për një lexim në Gjermani. Disa i kam përkthyer vetëm për lexime panairesh. Kam përkthyer pesë drama të Jeton Nezirajt dhe po përkthej të gjashtën, është botuar edhe Xhevdet Bajraj.

Kam përkthyer edhe Arben Idrizin, Parid Teferiçin, Luljeta Lleshanakun, Luljeta Danon, Ervina Halilin, Lisjana Demirajn, Doruntina Bashën, Ledia Dushin. Tani që jam në rezidencë letrare në Tiranë te Poeteka, po takohem me ata që i njoh si autorë, por nuk i kam takuar nga afër. Unë kryesisht merrem me përkthime të poezisë, por kam përkthyer edhe dramë, por jo romane.

Kjo është hera e 5-të që vini në Shqipëri, ndërkohë që na keni treguar vetëm për dy herët e para. Ç’ju solli më vonë?

Unë kam punuar si bashkëpunëtore e jashtme me OSBE-në dhe kam ardhur këtu si vëzhguese zgjedhjesh më 1996-n. Trazirat erdhën më vonë. Kishte konflikte politike atëherë, kaos, zemërim e mllef. Unë isha vendosur në Himarë dhe atje ishte edhe më e vështirë. Të ndodhte që të gjeje njerëz të armatosur nëpër lokale, të shihje abuzimet që bënin me votat. Njerëz që votonin disa herë…

Ndërhynit ju në raste si këto?

Patjetër, sa herë që i pikasnim. Unë jam përpjekur të ndërhyj edhe në çaste të tjera, por kam kuptuar që kisha kufirin tim.

Cilës situate i referoheni?

Më kujtohet njëherë që kishin hyrë njerëz në selinë e një prej partive të mëdha dhe unë isha aty për t’u siguruar që njerëzit të dilnin, sepse ishin të pafajshëm. Policia doli në deklaratë publike se do t’i linte njerëzit të lirë, por në fakt i shoqëroi në rajon. Aty kërkova shpjegime dhe u përpoqa të ndërhyja, por mënyra se si më larguan, më bëri të kuptoja që nuk mund të veproja më shumë se ç’duhej.

Lidhja me Shqipërinë ju ka bërë të jeni edhe pjesë e një grupi që pritën shqiptarët më 1990-n në Itali, për t’i transferuar më pas në vendin tuaj. Si ka qenë historia?

Ambasada Gjermane ka qenë pjesë e zhvillimeve atë kohë dhe ishte ajo që kërkoi ndihmë në Gjermani. Qeveria gjermane vendosi t’i kërkojë ndihmë Kryqit të Kuq Gjerman për organizimin e tre trenave që duhej të vinin në Bari, ku do të merrnin shqiptarë për t’i çuar në Gjermani. Më pas kërkuan që në tren të ketë mjekë, infermierë e përkthyes.

Unë kam qenë përkthyese e grupit të këtij aksioni humanitar dhe kam pranuar menjëherë, bashkë me Robert Elsie dhe një gazetare që punon në “Deutsche Welle”, e me të cilën kisha qenë këtu më 1989-ën për të mësuar shqipen. Ka qenë situatë shumë dramatike. Shqiptarët i kam parë të zbresin nga anijet në çaste që nuk harrohen. Ishin të stërlodhur, të sëmurë pjesërisht, të dëshpëruar, por me shpresë. Për shumë-shumë vite mbeta në kontakt me disa refugjatë.

E kanë pasur shumë të vështirë, sepse askush nuk merrej me ta. Ishin njerëz nga profesione të ndryshme, si teknikë, inxhinierë, njerëz që kanë studiuar edhe më pas në Gjermani. Derisa ishin në qendër refugjatësh, ishin lehtë për t’u kontaktuar e më pas morën banesa private. Përvoja ime ishte kryesisht e mirë. Erdhën nga një regjim tjetër në një qytet të madh dhe të ftohtë dhe e kanë pasur të vështirë. Sfida e tyre ishte se nuk u kujdes kush për ta./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Piktori rus Gustav Klutsis, u arrestua me 16 janar 1938 dhe u dënua me vdekje nga një komision i NKVD-së (Policia politike), i akuzuar për...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Next Post

Kalendari 05 Qershor 2026

Artikuj të ngjashëm

“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Qirjako Mihali, si drejtor i Thesarit, s’ pranonte të akordonte disa gr, flori për një dhëmb të Vaçe Zelës, e mbështetën edhe Mehmeti me Manushin, por u ngrita unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-anëtarit të Byrosë Politike

July 16, 2026
“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit
Intervista

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

July 12, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i…”/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike

July 8, 2026
“Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës, sesa kishte në fillim dhe kjo gjë ndodhi sepse shqiptarët, si në Kosovë dhe…”/ Dëshmia e prof. Moshe Landsman
Intervista

“Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës, sesa kishte në fillim dhe kjo gjë ndodhi sepse shqiptarët, si në Kosovë dhe…”/ Dëshmia e prof. Moshe Landsman

July 2, 2026
“Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la disa porosi dhe amanetin…”?/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë
Intervista

“Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la disa porosi dhe amanetin…”?/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë

June 27, 2026
“Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe Spiro Kotes i mbeti motovedeta ‘në dorë’ dhe kur mbërriti në port, atë e futën në burg dhe…”Dëshmia e rrallë e “Bepinit”, Bujar Kapexhiut
Intervista

“Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe Spiro Kotes i mbeti motovedeta ‘në dorë’ dhe kur mbërriti në port, atë e futën në burg dhe…”Dëshmia e rrallë e “Bepinit”, Bujar Kapexhiut

June 25, 2026
Next Post
Kalendari 01 Qershor 2026

Kalendari 05 Qershor 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme