• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, August 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Enver Hoxha të na tregojë, përse shtetit i kushton 1 milion lekë trajtimi i çdo anëtari të Komitetit Qendror dhe…”/ Dokumentet e panjohura të Konferencës së Tiranës në 1956-ën, në librin e historianes Ana Lalaj

Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit, Dom Zef Simoni: “Me rastin e vizitës së Hrushovit në Shqipni, në ‘Pallatin e Brigadave’ kjenë thirre edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe kur Enveri i tha…”
“Tuk Jakova është në dijeni se ndiqet nga organet tona, pasi në Qytetin ‘Stalin’, ai i tha bashkëpunëtorit ‘Nuredini’, se Sigurimi…”/ Raport-survejimi, Berat, 1955
“Nesti Kerenxhi si ministër i Brendshëm, lejoi të survejoheshin anëtarët e Partisë, si në Shkodër dhe Berat, ku shefat e Sigurimit, shkonin dhe…”/ Akuzat e Enverit në ‘48-ën në Korçë
“E dëgjove, Qemal, – iu kthye Fehmiu babait, – Enver kasapin dhe ata që i bëjnë fresk, komunistët e zhgënjyer, e kanë vënë përpara me kritika, por…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, për antikomunistin e thekur tiranas
Si urdhëroi Enveri ekzekutimin e shokut të ngushtë, profesor, Fahredin Angoni…?!
Ditari sekret i Enverit, mars – prill, ’61: “Marshalli Greçko na kërcënonte, që në rast se ‘Baza e Vlorës’ nuk bëhej sovjetike, ata do të…”/ Ngjarjet dhe fotot e panjohura

Pjesa e dytë

Memorie.al / Janë ca pika kyçe në historinë e një vendi, për të cilat mendohet se dihet shumë, por në të vërtetë, ka ende shumë për të zbuluar. Një nga këto ngjarje është edhe Konferenca PPSH-së e Tiranës, e vitit 1956. Historiania Ana Lalaj, i rikthehet edhe një herë këtij momenti, parë nën dritën e një dokumentacioni të plotësuar nga arkiva shqiptare dhe të huaja, si dhe e çliruar nga çdo lloj paragjykimi.

                                           Vijon nga numri kaluar

Proces-verbali i bisedës së Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të të PPSH-së, Enver Hoxha, me ambasadorin e Bashkimit Sovjetik në Shqipëri, Leonid Krillov

Gjithashtu mund të lexoni

“Në një intervistë për gazetën ‘Iliria; të Nju Yorkut në 1966, Aristidh Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke, ka prejardhjen nga Shqipëria…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Vlora

“Historiografia shqiptare, nuk e ka pasqyruar me objektivitet shkencor qëndresën e popullsisë së Nikaj-Mërturit, kundër ekspeditës ushtarake të…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

Tiranë, më 16 prill 1956

Nga raportet e Leonid I. Krillov                                                      Sekret

Ekz., Nr. 1,

8 maj 1956

Nr. 168

Sot Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxha, që ka mbërritur në Tiranë, më rrëfeu përshtypjet nga konferenca e partisë së qytetit. Mbrëmë, thotë Hoxha, mua m’u desh tri herë të merrja fjalën.

Fillimisht e mora fjalën menjëherë pasi mbërrita dhe u përpoqa të zbusja gjendjen në konferencë dhe të jepja përgjigje të qeta për çështje të ngritura, duke treguar me këtë se konferenca kishte rrëshqitur nga rruga e drejtë.

Kjo fjalë e parë e imja nga konferenca u prit përgjithësisht mirë. Por pas meje e mori fjalën një demagog dhe tha se Enver Hoxha këtu foli shumë drejt, por le të na tregojë përse shtetit i kushton 1 milion lekë trajtimi i çdo anëtari të Komitetit Qendror.

Atëherë unë nuk u përmbajta, tha Enver Hoxha, dhe që nga vendi për këtë shpifje i shpalla luftë këtij demagogu, si rezultat i së cilës ai u detyrua të ikte nga tribuna. Kjo sigurisht që ishte pak e ashpër nga ana ime, por t’u jepje liri këtyre qëndrimeve demagogjike, duke vlerësuar edhe situatën e përgjithshme të konferencës, ishte gjithashtu e palejueshme.

E gjitha kjo shkaktoi thyerjen e njohur në punën e konferencës dhe pas kësaj delegatët nisën me vlerësime të mira kritike, si për punën e organizatave të qytetit, ashtu edhe për punën e atyre të qendrës. Pas kësaj unë, tha Enver Hoxha, e mora fjalën për të tretën herë dhe ngrita çështjen se kujt i interesonte drejtimi që konferenca mori në fillim dhe se kush e ka fajin për këtë.

Tani konferenca është duke punuar krejt normalisht dhe ne jemi të bindur për rezultatet e saj të suksesshme. Ne nuk i konsiderojmë këto fakte të rastësishme, tha Enver Hoxha. Me patjetër që njëfarë grupi njerëzish është përgatitur sipas mënyrës së saj për konferencën, duke u përpjekur që ta kthejë kundër Komitetit Qendror.

Por për këtë as Komiteti Qendror, as Komiteti i partisë i qytetit, nuk dinin gjë. Ky është një mësim i mirë. Në lidhje me këtë, duket shumë antipatike edhe veprimtaria e Byrosë së Komitetit të qytetit dhe e sekretarëve të saj. Udhëheqjen e Komitetit të partisë të qytetit, neve na duhet ta rinovojmë plotësisht. Më tej, Enver Hoxha u ndal në disa çështje politike të ngritura në politikë lidhur me kultin e individit dhe marrëdhëniet me Jugosllavinë.

Puna është, tha Enver Hoxha, se pasi mora në Kongresin XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, tekstin e raportit të fshehtë të Hrushovit, ne nuk mundeshim që përmbajtjen e tij t’ia bënim të ditur popullit dhe prisnim një sinjal nga Komiteti Qendror e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ndërkohë që në Republikën Demokratike Gjermane, në Hungari e Poloni, shokët vepruan sipas mënyrës së tyre dhe gjerësisht ranë dakord me të gjitha çështjet që kanë lidhje me kultin e individit, duke na kaluar në këtë pikë.

Ne gjithashtu e bëmë këtë pas shkrimit të njohur në “Pravda”, siç e bënë edhe shokët kinezë. Prandaj u krijua një mendim te disa punonjës tanët se në diçka po heshtnim për çështjen e kultit të individit, edhe pse të gjithë e dinë se partia jonë që më 1954, sipas shembullit të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, e ka bërë punën më të madhe për largimin e kultit të individit në kushtet e Shqipërisë dhe tashmë mund të flitet vetëm për disa reminishenca të kultit të individit.

Në konferencë u fol gjithashtu përse ne heshtim për çështjen e Koçi Xoxes dhe për marrëdhëniet me Jugosllavinë. Por kjo çështje është shumë delikate. Çështja e ndëshkimeve të Koçi Xoxes te ne është shumë e qartë.

Për sa i përket lidhjes së tij me Jugosllavinë dhe në përgjithësi të marrëdhënieve tonë me Jugosllavinë, ne kemi në plan ta shtrojmë këtë çështje në kongresin e ardhshëm të tretë të Partisë së Punës së Shqipërisë, në raportin e Komitetit Qendror në një mënyrë të tillë: Marrëdhëniet miqësore mes popujve të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, u lidhën dhe u forcuan në rrjedhën e luftës së përbashkët çlirimtare.

Pas përfundimit të luftës, këto marrëdhënie u forcuan dhe u zhvilluan edhe më shumë. Bashkë me këtë, nga të dyja palët, u bënë gabime të njohura, që mund të largoheshin me përpjekjen e të dyja palëve. Por kur ne zbuluam veprimtarinë kriminale të Koçi Xoxes, kur pas veprimtarisë kriminale të bandës së Berias u publikuan rezolutat anti-jugosllave të Kominternit, të gjitha këto fakte në përfaqësimin tonë morën ndriçim të veçantë dhe ne në mënyrë jo të drejtë lidhëm veprimtarinë kriminale të Koçi Xoxes me Jugosllavinë.

Ne mund të themi më tej se tashmë, kur të gjitha janë të qarta, ne nuk kemi asnjë pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shoqërore me Jugosllavinë. Por sipas kësaj teze, tha Enver Hoxha, ne mendojmë që deri në kongres të këshillohemi me Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.

Enver Hoxha, sipas përshtypjes sime nga biseda, e përjeton seriozisht atë që ka ndodhur në Konferencën e Partisë së Tiranës, por e ndien veten plotësisht të bindur dhe nuk demonstron nervozizëm të tepërt./ Memorie.al

           Ambasadori i Bashkimit Sovjetik në Shqipëri

                            L. Krillov

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“’Dantellat’ është filmi i parë i realizuar nga regjisori i njohur Sergei Jutkeviç, në vitin 1928, ku propaganda sovietike synon të tregojë se liria e shprehjes...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Next Post

Kalendari 27 Maj 2026

Artikuj të ngjashëm

“Në një intervistë për gazetën ‘Iliria; të Nju Yorkut në 1966, Aristidh Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke, ka prejardhjen nga Shqipëria…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Vlora
Dossier

“Në një intervistë për gazetën ‘Iliria; të Nju Yorkut në 1966, Aristidh Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke, ka prejardhjen nga Shqipëria…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Vlora

August 23, 2026
“Kur u mbaruan fishekët edhe dera e kullës u thye, malazezët u lëshuan drejt katit të dytë të kullës, ajo e tërhoqi pas dere Sadrinë dhe…”/ Historia e panjohur e Kajë Gale–Selmanja
Dossier

“Historiografia shqiptare, nuk e ka pasqyruar me objektivitet shkencor qëndresën e popullsisë së Nikaj-Mërturit, kundër ekspeditës ushtarake të…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

August 23, 2026
“Kur Spiro Dede tha se i kishte sugjeruar PD-së për nënkryetar Kuvendi, A. Meksin dhe Llambi Gegprifti tha se është më i miri që kanë, Ramiz Alia i pyeti…”/ Mbledhja e Byrosë, 11 prill ‘91
Dossier

“Kur Spiro Dede tha se i kishte sugjeruar PD-së për nënkryetar Kuvendi, A. Meksin dhe Llambi Gegprifti tha se është më i miri që kanë, Ramiz Alia i pyeti…”/ Mbledhja e Byrosë, 11 prill ‘91

August 23, 2026
“Në Tivar u gjetëm në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45
Dossier

“Ndryshe nga Rankoviçi, që e pranoi vrasjen e mijra shqiptarëve në masakrën e Tivarit, Fadil Hoxha s’foli kurrë për atë ngjarje, as për demonstratat e ‘68-ës dhe ’81-it në Kosovë…”/ Studiuesi Uran Butka publikon dokumentet

August 22, 2026
“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Atyre të Demokratikes t’u përgjigjemi me monedhën e tyre, por s’jam dakord për Pëllumb Kapon në komisionin e Jashtëm, s’na duhen diskutime agjenturiale aty…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

August 23, 2026
“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991
Dossier

“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

August 22, 2026
Next Post
Kalendari 01 Maj 2026

Kalendari 27 Maj 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme