• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, May 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Çështjen e 900 milion rublave që kemi borxh, e ngriti shoku Enver në mbledhjen në Moskë, aq sa shoku Hrushov tha se; Shqipëria është në katastrofë, prandaj…”/ Mbledhja e Byrosë Politike në ’56-ën

Zbulohet debati i ashpër/ Koço Tashko: “Të dënohen ata që folën në plenum kundër Hrushovit, ai nuk gabon, por edhe Stalini…”/ Enveri: thirri mendjes, ti je i sëmurë nga koka…
Personalitete e huaja që vizituan Shqipërinë në vitet 1930 – 1991
“Gjatë përcjelljes së Hrushovit në Rinas, Enveri bëri një gjest të pahijshëm, për të cilin kur shkova në Moskë, rusët më thanë…”/ Rrëfimi i rrallë i ish-përkthyesit të Enver Hoxhës
“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e tretë)
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
“Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij…”/ Ditari politik sekret i Enverit, maj ‘61

Memorie.al / Janë ca pika kyçe në historinë e një vendi, për të cilat mendohet se dihet shumë, por në të vërtetë, ka ende shumë për të zbuluar. Një nga këto ngjarje është edhe Konferenca PPSH-së e Tiranës, e vitit 1956. Historiania Ana Lalaj, i rikthehet edhe një herë këtij momenti, parë nën dritën e një dokumentacioni të plotësuar nga arkiva shqiptare dhe të huaja, si dhe e çliruar nga çdo lloj paragjykimi.

“Pranvera e rrejshme e ’56-ës”, është një nga veprat më të fundit të historianes, e cila e rikthen këtë ngjarje në vëmendje të lexuesit, 70 vjet më pas. Si ndodhi, kush mori pjesë, cilët ishin ata eksponentë të PPSH-së, që guxuan të ngrinin zërin, cilat ishin pasojat. Analiza e historianes bëhet edhe më e prekshme, përmes dokumenteve. Dy prej tyre hedhin dritë mbi gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej Shqipëria asokohe.

Nga njëra anë është kriza e brendshme në Partinë e Punës së Shqipërisë. Enver Hoxha i raporton ambasadorit të Bashkimit Sovjetik në Tiranë, Krillovit mbi Konferencën e Tiranës, pyetjet e “demagogëve” dhe çështjen e dënimit të Koçi Xoxes, si dhe marrëdhëniet me Jugosllavinë. Ndërsa një tjetër tregon krizën financiare që po përjetonte Shqipëria

Në një mbledhje, ku të pranishëm ishin Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Liri Belishova, etj., u zbulua se në vitin 1956, Shqipëria i kishte Bashkimit Sovjetik 900 milion rubla dhe se kjo shumë do të arrinte në një miliard e gjashtëqind mijë rubla. Enver Hoxha shpresonte ta bindte Hrushovin që t’ia falte Shqipërisë gjysmën e borxhet. Ndërsa Hrushovi nga ana e vet ishte shprehur se Shqipëria ishte katastrofë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar individualitetin e tyre, reflektohet tragjikisht në ekzistencën e…”/ Si paraqiteshin shqiptarët në sytë e Perëndimit në fillimet e shekullit të kaluar

“Filmi ‘Kutuzov’ i Vladimir Petrovit u realizua me qëllimin e vetëm, për të bindur sovjetikët se fitorja mbi Gjermaninë naziste ishte e mundur, për të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

NIKITA HRUSHOV: SHQIPËRIA ËSHTË NË KATASTROFË

Materiali i mëposhtëm tregon se më 1956 kreditë që vendet e Bllokut Komunist i jepnin Shqipërisë ishin kthyer në barrë për ekonominë e vendit, për shkak të aftësive të ulëta paguese. Forumet udhëheqëse të partisë pranojnë gjendjen e vështirë ekonomike, ndërsa për Nikita Hrushovin kjo gjendje është katastrofë.

Pjesë nga diskutimet në mbledhjen e Byrosë Politike, lidhur me informacionin që do t’u paraqitej vendeve pjesëmarrëse në Këshillin Ekonomik, për koordinimin e planit pesëvjeçar.

Tiranë, më 18 qershor 1956

SHOKU SPIRO KOLEKA: Këtu kam paraqitur një informacion mbi punimet e Këshillit Ekonomik për planin pesëvjeçar 1956-1960 dhe, për të përballuar vështirësitë tona, propozojmë:

  1. Që Shqipërisë të mos i merret asnjë interes, domethënë që për ne të bëhet përjashtim.
  2. Deri në vitin 1970, për këto kredi që kemi marrë deri më tani dhe për ato që do të marrim, të shkarkohemi nga pagesa e detyrimeve dhe në këtë mënyrë ne mund të marrim angazhim se në pesëvjeçarin e tretë dhe të katërt, të mos kërkojmë kredi. Unë mendoj se nuk është e drejtë që ne, nga njëra anë, të kërkojmë kredi dhe, nga ana tjetër, të paguajmë interesa.

Unë them se ne jemi në kushte të veçanta, krahasuar me vendet e tjera pjesëmarrëse në Këshillin Ekonomik.

SHOKU MEHMET SHEHU: Unë bisedova me Krillovin për çështjen e borxheve tona dhe ai më tha se Qeveria Sovjetike i shtyu ato për në vitin 1980, kurse për sa i përket 2 përqindëshit, më tha se ajo është normë për të gjithë. Atëherë unë i thashë se Kina na i jep me 1% dhe ai tjetri me 0.5%. Ai më tha se këtë nuk e dinte.

…Halli ynë duhet biseduar, sepse ne na duhet të paguajmë borxhet, duke filluar nga viti 1958. Kjo është një çështje parimore: nga njëra anë shtyjmë datat dhe nga ana tjetër marrim kredi.

SHOKU ENVER HOXHA: Jo, kjo nuk është e drejtë.

SHOKU MEHMET SHEHU: Unë jam i mendimit që interesi për ne të jetë 1% dhe gjysma e borxheve të na falen.

SHOKU SPIRO KOLEKA: Unë them se ata do të thonë të paguhen borxhet.

SHOKU ENVER HOXHA: Mirë, po ata duhet të dinë se unë ia heq popullit nga goja.

SHOKU MEHMET SHEHU: Për konditat tona specifike, nuk është turp të na falen gjysma e borxheve.

SHOKU SPIRO KOLEKA: Unë them që Shqipëria brenda kampit tonë, të mos konsiderohet e njëllojtë me vendet e tjera.

SHOQJA LIRI BELISHOVA: Është e qartë se gjendja jonë është shumë e vështirë, prandaj është mirë që ne ta shfrytëzojmë këtë rast, meqë do të mblidhen shokët atje.

SHOKU ENVER HOXHA: Situata jonë është shumë e vështirë, por ata nuk do të na hedhin neve lakun në fyt. Tani është rast i mirë për t’i shkruar këto çështje.

SHOKU RRAPO DERVISHI: Si ndodh kjo punë që ne jemi në gjendje të vështirë?

SHOKU ENVER HOXHA: Kjo pyetje që bëni ju është e drejtë, mbasi nuk jeni në dijeni të çështjeve, prandaj shoku Spiro t’i vërë në dijeni shokët në lidhje me mbledhjen e janarit dhe atë të Moskës.

SHOKU SPIRO KOLEKA: (Tregon mbi mbledhjen e Këshillit Ekonomik që u bë në janar 1956 dhe për mbledhjen e Moskës, ku merrnin pjesë edhe sekretarët e parë të partive komuniste e punëtore të vendeve anëtare të Këshillit Ekonomik.)

SHOQJA LIRI BELISHOVA: Unë them se gjendja jonë është e vështirë, prandaj meqenëse është kjo mbledhje, ne mund ta shfrytëzojmë këtë rast. Po si ta shfrytëzojmë? Është mirë që më parë të bëhet një bisedim paraprak me shokun Hrushov, duke i treguar që ne kemi këto variante dhe mbase ju mund të keni variante të tjera që mund të ngrihen në atë mbledhje. Unë mendoj të ngremë vetëm çështjen e planit pesëvjeçar. Ata u bënë favore Koresë, Kinës, Jugosllavisë, prandaj edhe neve mund të na bëjnë.

SHOKU RRAPO DERVISHI: Unë prapë nuk e kuptoj, përse ne jemi në gjendje të vështirë?

SHOKU MEHMET SHEHU: Ne jemi në gjendje të vështirë, sepse kemi 900 milionë rubla borxhe dhe deri sa të lahen këto, bëhen një miliard e gjashtëqind mijë rubla. Në vitin 1965, ratat bëhen 120 milionë rubla. Kështu do të jemi në një situatë shumë të vështirë, sepse po të mos na japin kredi, atëherë gjithë eksportin duhet ta japim vetëm për borxhin dhe kështu mbaroi ekonomia popullore.

Kjo vështirësi nuk duket tani, por do të fillojë të ndihet në vitin 1958, atëherë kur mbaron afati i pagesave. Këtë çështje e ngriti shoku Enver në mbledhjen që u bë në Moskë, aq sa shoku Hrushov tha se Shqipëria është në katastrofë, prandaj duhet ndihmuar.

SHOKU ENVER HOXHA: Unë mund të kërkoj të flas me shokun Hrushov.

SHOKU RRAPO DERVISHI: Tani çështja u konkretizua. Unë jam dakord ashtu siç tha shoku Enver. Ne nuk mund të themi një gjë të tillë në një mbledhje ku janë kaq shtete, kurse shokut Hrushov mund t’i thuhet hapur, se ne kemi këto mendime dhe këto vështirësi.

SHOKU ENVER HOXHA: Atëherë, jemi dakord të veprojmë kështu?

(Të gjithë shokët janë dakord.)/ Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 24 Maj 2026

Next Post

“Filmi ‘Kutuzov’ i Vladimir Petrovit u realizua me qëllimin e vetëm, për të bindur sovjetikët se fitorja mbi Gjermaninë naziste ishte e mundur, për të...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar individualitetin e tyre, reflektohet tragjikisht në ekzistencën e…”/ Si paraqiteshin shqiptarët në sytë e Perëndimit në fillimet e shekullit të kaluar
Dossier

“Paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar individualitetin e tyre, reflektohet tragjikisht në ekzistencën e…”/ Si paraqiteshin shqiptarët në sytë e Perëndimit në fillimet e shekullit të kaluar

May 24, 2026
“Filmi ‘Kutuzov’ i Vladimir Petrovit u realizua me qëllimin e vetëm, për të bindur sovjetikët se fitorja mbi Gjermaninë naziste ishte e mundur, për të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Filmi ‘Kutuzov’ i Vladimir Petrovit u realizua me qëllimin e vetëm, për të bindur sovjetikët se fitorja mbi Gjermaninë naziste ishte e mundur, për të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 24, 2026
“Edhe filmi ‘Komisari’ i vitit 1967, i Aleksandër Askoldov, nuk u shpëtuan goditjeve nga pushteti sovietik, ai u ndalua dhe autori u përjashtua nga…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Në ‘Sov-Eksport-Film’, organizëm i ngarkuar me shpërndarjen e filmit sovjetik në botë, oficerët e KGB-së përbënin dhe kontrollonin…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në ‘Sov-Eksport-Film’, organizëm i ngarkuar me shpërndarjen e filmit sovjetik në botë, oficerët e KGB-së përbënin dhe kontrollonin…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 23, 2026
“Ndër filmat anglofobë, të prodhuar nga industria kinematografike e Gjermanisë naziste, mund të përmendet edhe ‘Xhaxhai Krüger i vitit 1940, i realizuar…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 22, 2026
“Premiera e filmit gjerman ‘Jud Süß’, u dha me 24 shtator 1940 në Pallatin e “Oufas” në Berlin, në praninë e Gëbelsit dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë…”/  Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 21, 2026
Next Post
“Filmi ‘Kutuzov’ i Vladimir Petrovit u realizua me qëllimin e vetëm, për të bindur sovjetikët se fitorja mbi Gjermaninë naziste ishte e mundur, për të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Filmi ‘Kutuzov’ i Vladimir Petrovit u realizua me qëllimin e vetëm, për të bindur sovjetikët se fitorja mbi Gjermaninë naziste ishte e mundur, për të...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme