• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, May 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’ që u fshikullua përtej çdo imagjinate…” / Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli
“Paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar individualitetin e tyre, reflektohet tragjikisht në ekzistencën e…”/ Si paraqiteshin shqiptarët në sytë e Perëndimit në fillimet e shekullit të kaluar
“Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi, i kushton kёtij heroi librin voluminoz, ‘Ja vdekje ja liri’, por ai, i ndryshon emrin, nga Mehmet, nё ‘Mihal’…”/ Historia e heroit çam, që luftoi për pavarësinë e Greqisë
“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora
“Në një kafe moderne në Tiranë, kam dëgju një këngëtarë të këndojë për trimëritë e Mbretit Zog, ndërsa…”/ Libri i udhëtarit suedez që vizitoi Shqipërinë e Monarkisë
“Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’ që u fshikullua përtej çdo imagjinate…” /  Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan

Nga Theron J. Damon* 

Pjesa e dytë

Memorie.al / “As rrahjet me thupra, as arma, as topi, as mërgimi, as burgimi, as edhe vetë vdekja nuk i tund nga vendi”. Folësi ishte një shqiptar i ri në moshë që një pjesë të shkollës e kishte bërë në SHBA-ës. Ai është rikthyer tani në vendin e tij, ku po punon me zell të madh. Është një prej të paktëve njerëz të arsimuar në Shqipëri, por synon që brezi i ardhshëm të mos i numërojë me gishta burrat dhe gratë e arsimuara të Shqipërisë. Fjalët e përmendura më sipër u paraprinë prej këtyre: “Për momentin, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim të Shqipërisë, të gjithë klasat e njerëzve – myslimanë dhe të krishterë qofshin – kanë një dëshirë, pothuajse një pasion për arsimin kombëtar. Të gjithë ata e kuptojnë që, ashtu sikurse në të kaluarën shpata ishte simbol i fuqisë, sot arsimi është perëndesha e fuqisë, dhe ata do të arsimohen, pavarësisht persekutimit”.              

                                                 Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kinematografia sovjetike si bosht kryesor dhe përparësor të saj, ka heroizmin e Partisë Komuniste dhe të bolshevikëve në përgjithësi, madhështinë e…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar individualitetin e tyre, reflektohet tragjikisht në ekzistencën e…”/ Si paraqiteshin shqiptarët në sytë e Perëndimit në fillimet e shekullit të kaluar

Kjo do të ndihmonte për të krijuar të çara për të ardhmen, kur Austria shpresonte që do të trashëgonte këtë tokë dhe do të kishte të nevojshme të përdorte tiraninë e saj dinake, për të austrianizuar shqiptarin. Shkolla “Normale” e Elbasanit, me alfabetin e saj latin dhe e çliruar prej propagandës së huaj, ishte një rreze drite në errësirën e Shqipërisë.

Ajo nuk kishte ndarje fetare – myslimanët dhe të krishterët ishin vëllezër, pa dallim. Themeluesit kishin vetëm një qëllim, lartësimin e racës shqiptare. Ata nuk ishin revolucionarë në kuptimin politik të fjalës. Ata donin të bashkëpunonin me qeverinë e turqve të rinj, dhe vetëm kërkonin që zbatimi i kushtetutës së re, të kishte diçka të përbashkët me premtimet e saj themelorë.

Por kur ushtarët turq erdhën në Elbasan në verën e vitit 1910, u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Të gjithë ata që shiheshin se kishin lidhje me shkollën “Normale” apo simpatizonin përparimin e saj u ndoqën, u sollën para autoriteteve ushtarakë dhe u rrahën në një mënyrë shumë mizore për t’u rrëfyer. Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan. Financieri i shkollës “Normale” u fshikullua përtej çdo imagjinate.

Drejtori dhe shumë prej mësuesve u arratisën. Autoritetet ushtarakë kërkuan dhe rrahën personat përgjegjës, për një telegram që ishte dërguar në drejtim të Kostandinopojës, ku kërkohej që mësimi në shkollat shqiptare duhej bërë në gjuhën shqipe dhe me gërma latine. Më tej ushtarët marshuan për të bërë punë të tjera “pasi kishin mbyllur atë shkollë dhe u kishin dhënë shqiptarëve një mësim për t’u mbajtur mend”.

Kryengritjet e shqiptarëve

Me kalimin e 1910, telashet nisën të shtohen për turqit në kancelaritë e Europës, sidomos për skandalin e orgjive të ushtrisë në Shqipëri dhe mbylljen e shkollës normale, ashtu sikurse dhe për çarmatimin brutal të të krishterëve në Maqedoni. Në Europë ekzistojnë gjithmonë disa palë, interesat politikë të të cilave mund të çohen përpara duke përkrahur të shtypurit. Dhe ndonëse ishin motive hipokritë ata që vunë në lëvizje shumë burra shteti europianë që ndihmuan për shfaqjen hapur të këtyre ngjarjeve, e vërteta e bëmave të turqve të rinj në Shqipëri dhe Maqedoni gradualisht u bë e njohur për të gjithë.

Turku i ri ishte shfaqur tamam si biri i babait. Udhëheqësit panë që kishin bërë një gabim, por ata nuk do ta pranonin dhe ngjarjet e mëvonshme kanë treguar se nuk ndërruan mendje. Në prill 1911 ndodhi një kryengritje e malësorëve në provincën e Shkodrës, në veri-perëndim të Shqipërisë përgjatë kufirit me Malin e Zi. Revolta ishte një prej përpjekjeve të parakohshme dhe të pafata të një populli të dëshpëruar dhe trim, por të përçarë, për t’u hedhur kundër zgjedhës së patolerueshme. Në vend të shndërrohej në një revoltë të përgjithshme, kryengritja mbeti e kufizuar në skajin më verior të Shqipërisë.

Patriotët e vërtetë të të gjithë Shqipërisë i hedhin tutje dallimet fetarë dhe fisnorë kur gjenden përballë fakteve të mëdhenj të një trashëgimie të përbashkët dhe kundër një zgjedhe të përbashkët. Ata, pjesëtarët e arsimuar të racës së tyre, po luftonin fort vitin që kaloi për një përpjekje të përbashkët në kërkim të drejtësisë, për të gjithë Shqipërinë. Fatkeqësisht, këta udhëheqës ishin të keq organizuar, pa financime dhe pa përvojë. Ata nuk morën mbështetje prej pjesës më të madhe të fiseve myslimanë, shumë prej të cilëve, megjithatë kishin qenë kaq të çarmatosur saqë nuk mund të mendonin të bashkoheshin në një rebelim.

Mirditorët katolikë, një fis i fortë në jug të Shkodrës kishin pak pushkë, të gjitha të vjetra dhe hezituan të vijnë në ndihmë të revoltës së malësorëve, deri kur ishte shumë vonë. Mali i Zi ishte shtylla mbështetëse e kryengritjes, përmes mbështetjes që ai dhe qytetarët e tij i dhanë refugjatëve shqiptarë, të cilët dimrin e mëparshëm kishin kaluar kufirin dhe që në pranverë u rikthyen në Shqipëri, gati për luftë. Në këtë mënyrë u “gropos” thika që për breza të tërë ishte hequr nga këllëfi, mes sllavëve të Malit të Zi dhe shqiptarëve autoktonë.

Por, Mali i Zi u gjend rrezikshëm i përfshirë në çështjet shqiptare, në mospërputhje me diplomacinë europiane dhe sidomos mikun e vet, Rusinë. Kështu që, në fund Mali i Zi e la Shqipërinë në baltë. Pavarësisht këtij fakti, turqit u detyruan të bënin paqe me malësorët rebelë, duke u bërë atyre kaq shumë lëshime, saqë nisën të shfaqen ankesa nga popullsia myslimane e Shkodrës, që nuk ishte rebeluar. “Çfarë! Ju i ofroni favore rebelëve”, – thanë ata. “Po kush ju ka qëndruar besnikë, pavarësisht plagëve të vjetra”. Ishte njësoj si ankesa e djalit jo plëngprishës. Fatkeqësisht, turku nuk mundej të zbuste fëmijët e tij besnikë, ashtu siç bëri dikur babai çifut. Sa për marrëveshjen me malësorët, nuk dihej se sa do të zgjaste.

Shkollat vetëm do i lehtësojnë

E ardhmja e Shqipërisë varet jo vetëm nga vullneti i Austrisë, Italisë, Malit të Zi që mbështetej nga Rusia, i Greqisë dhe i vetë Turqisë, ku secili prej këtyre është i vendosur që të ketë pjesën e vet shqiptare të tortës. E ardhmja e Shqipërisë varet shumë nga sasia e arsimit që mund të vihet në zbatim, përpara se të përcaktohet përfundimisht fati i 2 milionë banorëve.

Me përjashtim të Znj. Edith Durham, gruaja angleze që i ka shkelur vetë zonat më të egra dhe të rrezikshme të Shqipërisë, askush nuk e njeh më mirë këtë vend se sa Z. James D. Bourchier, që për një brez të tërë ka qenë korrespondent special i “London Times” në Ballkan. Artikulli i tij i jashtëzakonshëm për Shqipërinë në edicionin e ri të Encyclopedia Britannica, pasi flet për betejat e grupeve të izoluar të shqiptarëve konkludon: “Rritja e një ndjenje më të fortë patriotike duhet të varet nga përhapja e arsimit në popull”.

Nëse arsimi përhapet pa pengesa në Shqipëri, edhe shqiptarët do të fillojnë të kujdesen për vetveten. Shumë prej shqiptarëve të krishterë në qytetin e Shkodrës janë arsimuar dhe kanë siguruar begati, falë italianëve dhe austriakëve. Ata i druhen sidomos fanatizmit të vëllezërve të tyre myslimanë, ndonëse në malet disa kilometra larg, mes familjeve të malësorëve injorantë, si feja e krishterë ashtu edhe ajo myslimane mund të zënë vend nën të njëjtën çati, dhe ritet e krishterë e myslimanë mund të kryhen edhe në një ndërtesë të vetme.

Disa herë autori i këtij artikulli ka pyetur shqiptarë myslimanë të arsimuar, të interesuar për kauzën e racës së tyre, përse nuk u kanë predikuar myslimanëve të Shkodrës dhe gjetkë vëllazërinë mes të krishterëve dhe myslimanëve?! Pa hezitim, por me turp dhe me buzët shtrënguar, përgjigja ka qenë çdo herë e njëjta: “Është e pamundur. Myslimanët janë injorantë. Në fillim duhet të arsimohen, pastaj do të kuptojnë”.

Pak përpara shpërndarjes së parlamentit, në janar 1912, një deputet shqiptar, njëri prej krye-zëdhënësve të racës së tij dhe për momentin lider i rebelëve, deklaroi: “Nëse turqit vazhdojnë të të përbuzin jo turqit, ata do e rrënojnë vendin e tyre. E them këtë sepse i dua turqit, ekzistenca e të cilëve është e nevojshme për ne”. Deputeti shqiptar fliste për popullin e tij.

Shqiptari ka frikë nga e ardhmja

Shqiptari ka frikë se mos, në vend që të sigurojë lirinë për të cilën është lutur dhe ka luftuar, malet e tij të shtrenjtë dhe luginat pjellore do të ndahen mes shteteve ndërluftues, dhe se mos ai absorbohet nga një racë e huaj. Austria kërcënon të vijë nga veriu. Italia kanos nga përtej brigjeve të Adriatikut. Këta janë dy armiq që shqiptarët i urrejnë më keq se sa turqit, pavarësisht shkollave, spitaleve dhe kishave që përfaqësuesit e tyre kanë ndërtuar në veri-perëndim të Shqipërisë.

Shqiptarët i tremben Austrisë dhe Italisë, tamam si një polak profetik mund t’i jetë trembur tre grabitësve të tokës mëmë. Shqiptarët i druhen po kështu një konference europiane për këtë qëllim, se mos Mali i Zi dhe Greqia lejohen që të zgjerohen në kurriz të shqiptarëve. Alternativa ideale që ai do të dëshironte është një Turqi e mirë-qeverisur, për të cilën ai do të jetë një prej “ledheve mbrojtës”.

Megjithatë, breza të tërë sundimi turk i kanë mësuar se nuk duhet të presë drejtësi nga turqit. Revolucioni i korrikut 1908 ofroi një rreze të përkohshme shprese, por errësira e dëshpërimit u rikthye menjëherë, më e zezë se më parë. Ndëshkimi me thupra, plumbi dhe qelia e burgut kanë qenë shpërblimi i vetëm pas kërkimit për “diçka më të mirë”.

Është e vërtetë që, shqiptarët që kishin qenë neglizhuar për shekuj të tërë nuk ishin të gatshëm që të pranonin me mirësi disa prej kushteve të “Konstitucionalizmit”. Fshatari injorant, që nuk ka paguar asnjëherë taksa dhe nuk është regjistruar asnjëherë për shërbimin ushtarak, nuk e vlerësonte “barazinë” e re, që iu manifestua atij përmes pagesës së taksave ashtu sikurse të gjithë banorët e tjerë të Turqisë, si dhe për kontributin e kuotave të tij për martirët në tokat e largëta të Jemenit.

Shqiptarët kanë shumë gjëra për të mësuar. Arsimi mund të kishte ardhur tashmë përmes udhëheqësve të tyre të iluminuar. Por turku budalla bëri të vetmen gjë që dinte të bënte – ai marshoi me ushtri drejt Shqipërisë. Si pasojë, në vend që të shfrytëzonte shanset e një besnikërie entuziaste, ai rrënjosi edhe më tej ndjenjat e kahershme të mosbesimit dhe urrejtjes.

Spekulimet për të ardhmen e Shqipërisë të çojnë vetëm në labirinte të pa penetrueshëm, pasi problemi i Shqipërisë është i lidhur ngushtë me çështjen e Lindjes, ajo që ka munduar Europën për breza të tërë. Lufta e Krimesë u luftua për ta zgjidhur atë, por në një formë më të komplikuar ajo u rikthye në luftën ruso-turke 1877-1878. Të dërguarit e Europës në Berlin në vitin 1878 djallosën Traktatin e Berlinit. A mos është shumë të shpresojmë që ka ardhur koha për daljen e një brezi më dashamirës diplomatësh?

Megjithatë, Lindja e Afërt shpreson gjithmonë për një zgjidhje dhe për t’u dhënë fund kushteve që, me turqit e vjetër dhe tanimë të rinjtë, po e bëjnë Perandorinë Otomane thjeshtë një legjendë. Sot shqiptarët, arabët, armenët, bullgarët, grekët, serbët dhe vetë turqit po vuajnë, siç ka ndodhur prej dekadash, nga plaga e sundimit turk. Nga këta popuj të pafat, shqiptarët janë të parët që duhet të tërheqin vëmendjen e një bote jo egoiste. / Memorie.al

* Gazetar amerikan, korrespondent për ‘Associated Press’ gjatë Luftës së Parë Botërore dhe kapiten në inteligjencën e ushtrisë amerikane.

Botuar nga revista ‘National Geographic’, më nëntor 1912.

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kinematografia sovjetike si bosht kryesor dhe përparësor të saj, ka heroizmin e Partisë Komuniste dhe të bolshevikëve në përgjithësi, madhështinë e...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Kinematografia sovjetike si bosht kryesor dhe përparësor të saj, ka heroizmin e Partisë Komuniste dhe të bolshevikëve në përgjithësi, madhështinë e…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Kinematografia sovjetike si bosht kryesor dhe përparësor të saj, ka heroizmin e Partisë Komuniste dhe të bolshevikëve në përgjithësi, madhështinë e…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 24, 2026
“Paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar individualitetin e tyre, reflektohet tragjikisht në ekzistencën e…”/ Si paraqiteshin shqiptarët në sytë e Perëndimit në fillimet e shekullit të kaluar
Dossier

“Paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar individualitetin e tyre, reflektohet tragjikisht në ekzistencën e…”/ Si paraqiteshin shqiptarët në sytë e Perëndimit në fillimet e shekullit të kaluar

May 25, 2026
“Filmi ‘Kutuzov’ i Vladimir Petrovit u realizua me qëllimin e vetëm, për të bindur sovjetikët se fitorja mbi Gjermaninë naziste ishte e mundur, për të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Filmi ‘Kutuzov’ i Vladimir Petrovit u realizua me qëllimin e vetëm, për të bindur sovjetikët se fitorja mbi Gjermaninë naziste ishte e mundur, për të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 25, 2026
“Çobani nga Vajza e Vlorës, i dënuar 25 vjet për atentat ndaj Hrushovit, recitonte vargjet e Homerit, Dantes, tragjeditë e Shekspirit, Faustin e Gëtes, Shilerin, etj.,…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik, për “enciklopedinë” e burgjeve
Dossier

“Çështjen e 900 milion rublave që kemi borxh, e ngriti shoku Enver në mbledhjen në Moskë, aq sa shoku Hrushov tha se; Shqipëria është në katastrofë, prandaj…”/ Mbledhja e Byrosë Politike në ’56-ën

May 23, 2026
“Edhe filmi ‘Komisari’ i vitit 1967, i Aleksandër Askoldov, nuk u shpëtuan goditjeve nga pushteti sovietik, ai u ndalua dhe autori u përjashtua nga…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Edhe filmi ‘Komisari’ i vitit 1967, i Aleksandër Askoldov, nuk u shpëtuan goditjeve nga pushteti sovietik, ai u ndalua dhe autori u përjashtua nga…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 24, 2026
“Në ‘Sov-Eksport-Film’, organizëm i ngarkuar me shpërndarjen e filmit sovjetik në botë, oficerët e KGB-së përbënin dhe kontrollonin…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në ‘Sov-Eksport-Film’, organizëm i ngarkuar me shpërndarjen e filmit sovjetik në botë, oficerët e KGB-së përbënin dhe kontrollonin…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 23, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme