• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, July 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Duke lexuar shkrimin e Prof. Nasho Jorgaqit kundër Fishtës e françeskanëve, na del para sysh jeta e vepra për atdhe e krijuesit të ‘Lahutës’…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
“Si e njoha profesor Nasho Jorgaqin, në gjimnazin ’29 Nandori’ të Shkodrës, në vitet 1948-’49, si dhe akuzat e spekulimet e tij, ndaj At Gjergj Fishtës, si akademik i Italisë…”/ Replika e publicistit të njohur
“Te familja e kapedanit të Mirditës, Prenkë Bib Doda, takova fratin françeskan Gjergj Fishta, i cili u shkreh me rreptësi, kundër barbarizmave të malazezëve…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Memorie.al
NË DITËN KUR FILLOI PËRJETËSIA E POETIT AT’ GJERGJ FISHTA
Si u bë e mundër botimi i “Lahuta e Malcis” dhe fjala e panjohur e prof. Aleksandër Xhuvanit në ceremoninë e varrimit të Fishtës më 31 dhjetor 1940

Nga Agim Xh. Dëshnica

Pjesa e tretë

                              – At Gjergj Fishta dhe profesorët mjeranë të realizmit socialist –

Memorie.al / Në librin “Historia e Letërsisë Shqiptare – 1983”, u synua të hidhej poshtë vepra e poetit kombëtar At Gjergj Fishta me fjalë si këto: “Përfaqësuesi kryesor i klerit Gjergj Fishta (1871 – 1940), poet, publicist, pedagog, politikan, drejtoi për një kohë të gjatë shtypin e urdhrit françeskan dhe veprimtarinë kulturore e arsimore të këtij urdhri. Për të interesat e kishës e të fesë qëndronin mbi interesat e atdheut e të popullit, gjë që ai e shpallte dhe e mbronte me tërë demagogjinë, por edhe me cinizëm dhe e kishte vënë në themel të punës si letrar. Vepra e tij kryesore, poema epike ‘Lahuta e Malësisë’, propagandonte anti-sllavizmin dhe vinte në plan të dytë luftën kundër sundimit osman.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Esat Pash Toptani i ofroi Suf Xhelilit, para, tituj, grada e poste, ai jo vetëm që s’i pranoi, por i tha…”/ Historia e panjohur e trimit të Sllovës, tmerrit të serbëve, nipit të Elez Isuf Ndreut, “gjeneralit me shajak”

“Pas dhunës mizore të Dervish pashës, Ali Ibra me plagën e 13 në trup, u kthye në kullën e tij në Shipshan, ku Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka dhe…”/ Historia e panjohur të udhëheqësit popullor të malsisë së Gjakovës

                                                    Vijon nga numri kaluar

Për Gjergj Fishtën kanë shkruar edhe në botën gjermane. Pas vitit 1990, At Gjergj Fishta u dekorua me Urdhrin Nderi i Kombit. Përkujtimi i tij me rastin e 100 – Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ishte një nga vlerësimet më të larta, që mund t‘i bëhej një Poeti Kombëtar si At Gjergj Fishta. Po ç’thotë Fishta me poezitë e veta?

NGA MRIZI I ZANAVE

GJUHA SHQIPE

“Porsi kanga e zogut t’verës,
Qi vallzon n’blerim të prillit;
Porsi i ambli flladi i erës,
Qi lmon gjinjt e drandofillit:
Porsi vala e bregut t’detit,
Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtû â gjuha e jonë shqiptare.

Ah, po, â e ambël fjala e saj,
Porsi gjumi m’nji kerthí,
Porsi drita plot uzdajë,
Porsi gazi i pamashtrí;
Edhè ndihet tu kumbue,
Porsi fleta e Kerubimit,
Ka’i bjen qiellvet tue fluturue
N’t’zjartat valle t’amëshimit.
Prá, mallkue njaj bir Shqiptari,
Qi ketë gjuhë të Perendísë,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s’ia lên ai fmís;
Edhè atij iu thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n’gjuhë t’huej, kúr s’âsht nevoja,
Flet e t’veten lên mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat t’ona
Shì prej djepit na kanë thânun,
Se âsht nji Zot, qi do t’a dona:
Njatë, qi jetën na ka dhânun;
Edhè shqip na thanë se Zoti
Per Shqiptarë Shqipnínë e fali,
se sá t’enden stina e moti,
Do t’a gzojnë kta djalë mbas djali.

Nëpër gjuhë shqipe bota mbarë
Ka me u njohtë se ç’fis ju kini,
Ka me u njohtë jú për Shqiptarë:
Trima n’zà sikurse jini.

Prandej, prá, n’e doni fisin,
Mali, bregu edhè Malsija
Prej njaj goje sot t’brohorisin:
Me gjuhë t’veten: “Rrnoftë Shqipnia!”

SHQIPNIJA

“Edhè hâna do t’ a dije,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqipnia ‘i vend nuk ká !
Fusha t’ gjâna e kodra t’ blera,
Zijes s’ mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t’ vet ktû i veshë Prendvera,
Si t’ Parrizit t’ larmet shtroja.

Nen nji qiellë perherë t’ kullueme,
N’ rreze e n’ dritë pershkue unjí,
Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n’ ajrí.

Ke ato bjeshkë e ke ato male
Kroje t’ kjarta e t’ cemta gurra,
Tue rrëmbye n’për mriza hale,
Gurgullojn n’për rrâjë e curra.

Mbi ato male e bjeshkë kreshnike
Léjnë mandej ata djelm si Zâna,
Armët e t’ cilvet, p’rherë besnike,
Janë permendë nder fise t’ tana.

Atje léjnë, po Toskë e Gegë,
Si dý rreze n’ flakë t’ nji dielli:
Si dý rrfé, qi shkojnë tue djegë,
Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.

Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N’ turr t’ Shqiptarit pît ka rá.

Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka’ i frigueshëm, si tërmeti,
Atje rrmben kû e thrret Liria.

Lume e shé para atij ngelin,
Ia lshojnë udhën dete e male;
Mbretnitë fjalën s’ mund t’ ia shkelin,
Turrin ferri s’ mund t’ ia ndale.

Shkundu pluhnit, prá, Shqipní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrofë ti n’ gjí,
Nuk mund t’ quhesh, jo, robneshë.

Po, edhè hâna do t’a dije,
Edhè dielli do t’ kétë pá,
Se për qark ksaj rrokullie,
Si Shqipnia ‘i vend nuk ká!
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqipní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí”.

I DBUEMI

“Lamtumir’!- vendet e mija,
Qe, po zhduken dal’- ngadalë;
Gjimon deti, ushton duhija,
Lkundet barka val’ mbi valë;
Kah njaj diell, qi a tue flakue
Andej fill un tash do t’veta…
Lamtumir’! o dhe i bekue!
Lamtumir’! përsa t’jet jeta!
Nesër nadje kur mbi ne
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e din sa ujë e dhe
Mue prej tejet kan me m’da?!

E por n’pyetsha retë mizore,
E por n’pyetsha zojtë e detit
Se për ty, moj tokë arbnore,
S’ka me m’fol’ kush mue t’shkretit…
Tjera fushë e tjera zalle
Kam me pa, e tjera dete:
Kam me ndie, po, tjera valle,
Tjera gjuh’ n’tjerë qytete;

Vendin t’em, por, s’kam me e pa
Ku kam le e jam burrnue;
Syt e mij edhe kan me kja,
Pa u gjet’ kush, qi me i ngushllue.
Pa kend t’emin, po e’ nji Zotit,
Tue shtegtue për dhe të huej,
Kan me m’shkue mue ditt e motit
Sha e përbuzun prej gjithkuej.
Kam me pas’ shkretin për votër,
E për shtroj’ të ndeztën ranë.
Kam me pasë ulkojën motër,
Kam me pasë , ehu! tigrën nanë.
Nana e mbetne për s’të gjallit
Ka me m’kja, kushdi, ndo ‘ i ditë,
Der sa motra dekun mallit,
Kot ndo’ i her’ mue ka me m’pritë.
Ka me i njeh’, po, krushqit, e mjera,
Me i pru nanës n’shpi nji re:

Por i vllaj, kushdi m’ at-hera
Ka me u kalbun për nën dhe!
E, njaj dhe-ehu! Kob prej qiellet!-
S’ka me ken’, jo, dheu i t’ Parvet,
Ku ma bukur qielli kthjellet,
Ku ma ambël n’gjuh’ t’Shqiptarvet
Para Hyut naltohet luta,
E ku besa asht e shejtnueshme,
E ku zemrat, s’dijn’ shka a tuta,
E ku bjeshk’t jan’ të madhnueshme.
Oh! ju bjeshk’t e Shqiptaris,
Ku ma mir’ shndrit’ dielli e hana,
E ku logu a i bujaris
E ku rriten djelm si zana!
Un ju kurr s’kam me u harrue,
Kahdo t’m’jet gjykue me u endë:
Der sa t’muj me ligjrue,
Ju gjithmon kam me u përmendë!

E ato halë e qipariza
Kam me i pas’ ndër mend gjithmonë,
E ato stane e njato mriza,
E ato berre e ato kumbonë…
Por, oh, vaj! Malet e mija,
Qe, po zhduken dal’- ngadalë;
Gjimon deti, ushton duhija,
Lkundet barka val’ mbi valë.
Lamtumir’, pra, bjeshke e male!
E ju krepa edhe ju curra;
E ju breshta e ju gjeth hale;
E ju prroje edhe ju gurra!
Lamtumir’ ju mrrize e stana!
Lamtumir’ kumbona e berre!
Lamtumir’, ju fusha t’gjana,
Ju livadhe, ende ju djerre.
Lamtumir’! ti shpija e t’Parvet,
Ku ma s’parit m’agoi drita
E ku strehë u dhaç’ shtegtarve
Miqt e babës’ edhe ku i prita
Lamtumir’! carani m’votër,
Lamtumir’! ju arm’t e shkreta;
Lamtumir’! ti nanë e motër,
Lamtumir’ për sa t’jet jeta”!…

Porositë e fundme të Fishtës

Sipas disa publicistëve shqiptarë, ndër ta Fritz Radovani, dihet se shkrimtarët e njohur në botën e letrave, para largimit nga jeta kanë shprehur fjalët e fundit prekëse, himne, testamente, këshilla, porosi… Poeti ynë kombëtar Gjergj Fishta ndërroi jetë në mbarim të dhjetorit 1940. Pak para se të shuhej në spitalin e Shkodrës, nga një polmonit i rëndë në kohë ngrice e bore, u la këshilla e porosi fretërve të rinj françeskanë. Në testamentin e tij lexohen këto fjalë: “Po vdes i kënaqun, sepse kam punue për atdhe e fe”.

Ndërkohë, sipas At Viktor Volajt, bashkëpunëtor i afërt i poetit Gjergj Fishta, kishte përmendur nevojën për rishikimin e “Lahutës së Malcisë” dhe përsëriti fjalën: “i kryqëzuemi” në latinisht. Pastaj kërkoi t’i pikturonin në murin përballë shtratit të tij skena nga “Gjyqi i fundit”. Ndërsa, një mik i poetit, përmend fjalët e fundit të Fishtës: “Jo për tjetër, por sepse po lë anmikun mbi trollin shqiptar, mue më vjen keq se kam me vdekë”!

Sipas kujtimeve të At Zef Pllumit, kur Fishtës iu kërkua që të refuzonte titullin e Akademikut nga sivëllezënit, Fishta sipas një rregulli të caktuar duhej të mbante një varg konferencash nëpër institucione të ndryshme kulturore, ai u përgjigj se: “Un ndër konferencat do t’u përsëris italianëve pa ja dà, se me të vërtetë Roma dikur e ka pasë namin e madh, por legjionet ilire dhe perandorët e mëdhaj ilirjanë, ishin ata që kishin në dorë fatet e Romës. U bâj edhe nji premtim tjetër se përnji ato konferenca do t’i kryej për gjashtë muaj, siç e don rregullorja, un menjëherë do të kërkoj me ardhë në Shqipnì”.

Duke lexuar shkrimin e Prof. Nasho Jorgaqit kundër Fishtës e françeskanëve, na del para sysh jeta e vepra për atdhe e krijuesit të “Lahutës së Malsisë”, me të cilën iu drejtua tërë kombit shqiptar për bashkim kundër pushtimit të huaj. Nga vepra e ndritur e Fishtës plot larmi tingujsh, dëgjohet gjuha shqipe “porsi kanga e zogut t’verës”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 16 Maj 2026

Next Post

“Vsevolod Zadaratskit do të përplaset në Gulag edhe në vitin 1937, nën pretekstin se kishte luajtur vepra të muzikantëve fashistë si Vagner dhe Shtraus, të cilët...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Kur Esat Pash Toptani i ofroi Suf Xhelilit, para, tituj, grada e poste, ai jo vetëm që s’i pranoi, por i tha…”/ Historia e panjohur e trimit të Sllovës, tmerrit të serbëve, nipit të Elez Isuf Ndreut, “gjeneralit me shajak”

June 29, 2026
“Në Zogjaj, serbët kanë vjedhur e djegur 124 shtëpi dhe kanë hedhur në flakë, një grua me emrin Rihane, dy vajzat, Fazile e Myslime, Bajramin 7-vjeçar…”/ Shkrimi i “Corriere delle Puglie”, 21 dhjetor 1913
Personazh

“Pas dhunës mizore të Dervish pashës, Ali Ibra me plagën e 13 në trup, u kthye në kullën e tij në Shipshan, ku Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka dhe…”/ Historia e panjohur të udhëheqësit popullor të malsisë së Gjakovës

June 28, 2026
“Në vend që të rrinë urtë, si hajdutë që janë e që kanë marrë si shumë, dhe kur duhet t’i mbushin brekët, se mos e hanë, grekët dhe të tjerët dashkan…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Konicës
Personazh

“Konica ka shkruar arritjet dhe mangësitë që ka krijimtaria naimiane, pasi sipas tij, poezia e Frashërit ishte e papërpunuar dhe Faiku…”/ Historia e panjohur e “përplasjeve” të kolosëve të letrave shqipe

June 25, 2026
“Në 1931-in, kur Fan Noli hyri në territorin amerikan, Konica njoftonte Departamentin e Shtetit se; ‘Noli ka hyrë me emër të rremë ose me pasaportë të falsifikuar …”/ Ana e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Personazh

“Në 1931-in, kur Fan Noli hyri në territorin amerikan, Konica njoftonte Departamentin e Shtetit se; ‘Noli ka hyrë me emër të rremë ose me pasaportë të falsifikuar …”/ Ana e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe

June 24, 2026
“Nga ‘Historia e Sigurimit të Shtetit’, e botuar në vitin 1974, nxirren mjaft të dhëna rreth diktaturës, si… “/ Ana e panjohur e krimeve të regjimit komunist, shqiptaro-jugosllav
Personazh

“Romani kushtuar Patër Anton Harapit, u botua në 1963, nga Shtëpia ‘Steyer Verlag, kur s’jetonte më Baronesha Marie Amelie von Godin…”/ Historia e panjohur e gjermanes që asistoi në ngritjen e flamurit në Vlorë

June 23, 2026
“Kur i premtova zonjës Dako në Korçë dhe imzot Preng Doçit në Orosh, se do të bëja ç’të kisha mundësi për të ndihmuar Shqipërinë, nuk kisha…”/ Letra e panjohur e Edith Durham, për Mit’hat Frashërin
Personazh

“Kur i premtova zonjës Dako në Korçë dhe imzot Preng Doçit në Orosh, se do të bëja ç’të kisha mundësi për të ndihmuar Shqipërinë, nuk kisha…”/ Letra e panjohur e Edith Durham, për Mit’hat Frashërin

June 21, 2026
Next Post
“Vsevolod Zadaratskit do të përplaset në Gulag edhe në vitin 1937, nën pretekstin se kishte luajtur vepra të muzikantëve fashistë si Vagner dhe Shtraus, të cilët…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Vsevolod Zadaratskit do të përplaset në Gulag edhe në vitin 1937, nën pretekstin se kishte luajtur vepra të muzikantëve fashistë si Vagner dhe Shtraus, të cilët...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme