• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, May 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu

“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu
“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu
“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu
“Përveç drejtuesit të Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, Daut Boriçi ka hartuar edhe fjalorin turqisht-shqip, i cili ruhet në Arkivin e…”/ Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të famshëm
“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu
“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu

Nga Prof. Gazmend Shpuza

Pjesa e parë

Memorie.al / Mbrojtja 7 mujore e qytetit të Shkodrës përfaqëson, për nga fuqia e qëndresës, një nga betejat më të mëdha të zhvilluara në kuadër të Luftërave Ballkanike. Ajo do të mbetet një nga faqet më të ndritura të atdhetarizmit dhe të vendosmërisë së popullit shqiptar, jo vetëm të atij qyteti me rrethinat, për mbrojtjen e tërësisë tokësore të trojeve amtare, shembull i lartë frymëzimi për sendërtimin deri në fund të Revolucionit Kombëtar Shqiptar. Ajo është njëkohësisht dhe dëshmi e bashkëpunimit luftarak të popullit tonë me forca realiste të shoqërisë osmane të kohës, në radhë të parë të popullit turk, në mbrojtje të interesave kombëtare të ndërsjella dhe të së ardhmes së tyre.

Qëndrimin e tij realist ndaj zhvillimeve në Shqipëri, pas revolucionit të korrikut 1908, i quajtur xhonturk, komandanti famëmadh Hasan Riza Pasha e shprehu qartë sapo erdhi në Shkodër. Ai ndër të parët dhe ndër të paktët midis autoriteteve osmane të kohës kuptoi se në kushtet e krijuara dhe sidomos në prag të Luftës së Parë Ballkanike interesat e shqiptarizmit dhe të osmanizmit faktikisht qenё ndarё. Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe për ushtarët shqiptarë, në shumicë mbizotëruese myslimanë, pёr ta kënduar në gjuhën amtare në stërvitje dhe në beteja. Marshi, i botuar nga folkloristi i njohur shkodran, Kasem Taipi, mbyllet me vargjet:

Gjithashtu mund të lexoni

“Kulmi mërrîjti kúr në vendin e flamurit serb, ngritëm pranë atij të Francës, flamurin e Skanderbeut, qi e kishin punue murgeshat Stigmatine, me urdhën të…”/ Ditari i panjohur i Karl Gurakuqit

“Ishte në agoni, vetëm më shtrëngonte dorën me të cilën u mundoja me e qetsue, por dikur ra në njëfarë qetësie dhe dha shpirt. I bana kryq dhe pastaj erdhën dy policë…”/ Si e mbytën në qelitë e Sigurimit, Injac Baqlin?!

“Në ballë të ushtrisë u ngreh bajraku…Bini djelm ku derdhet gjaku, Për liri e për Mbret,/ Kush të jetë djal në ushtri të Sulltanit/ Të dalin sot ai në fushë të mejdanit/ Me dhanë jetën për vatan (atdhe)/ Ashk ollsun (të lumtë) ushtria Osmane /Nen sanxhak (flamur) rreshtue tabor (batalioni)/ Marre të parve kurr s’iu çon/ Se përpara bijnë gjallë në vorr”. Sipas kronistit shkodran Hamdi Bushati, “Hasan Riza Pasha ia shpërbleu çdo strofë një lire ari”.

Hasan Rizai pas 28 nëntorit deklaroi në shtabin osman se Shkodra mund të mbrohej vetëm si “qytet shqiptar”. Në këtë frymë ai i bën thirrje Mahmut Hajret pashës (Jellёs) që tё vepronin në emër “të shqiptarizmit dhe të osmanizmit”. Thirrja e tij vinte pas vendimit të Konferencës së Londrës të datës 17 dhjetor 1912. Me të, fuqitë e Mëdha nuk njohën pavarësinë e shpallur më 28 nëntor të atij viti. Ato, edhe për disa muaj, njohën vetëm autonominë e saj nën sovranitetin e sulltanit.

Duke pasur parasysh realitetet e reja, Hasan Riza Pasha nuk interesohej vetëm për shpëtimin e garnizonit osman që kishte nën komandë, çka ai do të mund ta kishte arritur menjëherë në marrëveshje me qeveritarët malazezë, siç e arriti E.Toptani, pas disa muajsh. Hasan Rizai bie dakord me Basri bej Dukagjinin, deputet i Dibrës në parlamentin xhonturk, për rrugët e “shpëtimit të Shqipërisë”.

Mbrojtjen e Shkodrës ai si komandant i garnizonit të saj tashmë nuk e shihte ngushtë vetёm nën këndvështrimin e interesit tё tij pёr nxjerrjen nga rrethimi të forcave turko-osmane që kishte nën komandë.

Hasan Riza Pasha mbrojtjen e Shkodrës e pa të lidhur me zgjidhjen e çështjes shqiptare, në frymën e vendimeve tё Kuvendit tё Vlorёs dhe në pёrputhje me njohjen një here për një here të autonomisё sё Shqipёrisë nga Konferenca e Londrës. Mjaft kuptimplote për konceptin që kishte krijuar Hasan Riza Pasha lidhur me marrëdhëniet ndëretnike në Perandorinë Osmane në vitet e fundit të saj, dhe për marrëdhëniet shqiptaro-osmane, në veçanti, flet qartё letra që ai i dërgoi Mahmut Hajret pashë (Jellës), më 27 dhjetor 1912.

Ai i kërkon komandantit të Armatës Osmane Perëndimore të angazhohet sa më parë me forcat që kishte nën komandë në veprimet luftarake kundër forcave serbe që po marshonin në drejtim të Shkodrës. Komandanti i mbrojtjes sё Shkodrёs i bën thirrje atij tashmë jo në emër të Perandorisë Osmane, por në emër “të shqiptarizmit dhe të osmanizmit”.

Angazhimin e Hasan Riza Pashës në mbrojtje të “shqiptarizmit” e shprehë drejt poeti popullor shkodran, edhe pse të veshur me një leksik të vjetëruar, që ishte në përdorim të gjerë asokohe, çka e dëshmon dhe marshi që shkroi patër Gjergji:

“Esad Pasha e Hasan Rizaja,/ Mushavere (debatojnë) me shoqishojnë,/ Për imdatë (ndihmë) nuk asht uzdaja (shpresë)/ Por po çojmë bajrakun (flamurin) tonë./ Hasan Rizaja e kish mendue/ Për këtë tokë të bajmë hyzmet / të njallim shqipen që asht harrue/ e ta pshtojmë na këtë milet. Dau (caktoi) ditën me çue bajrakun/ Simbas planit që kishte shenjue/ Thehet Serbi me Karadakun / e pshton (shpëton) Shkodra që asht rrrethue./ Osmanllia kanë mendue/ e banë tertibë (organizojnë) me marifet/ Shtien Esatin me tradhtue/ Ai e mbyti në bukë të vet”.

Përmes një leksiku tashmë të vjetruar dhe shkodranizmave poeti popullor na përcjell besnikërisht përfytyrimin e shkodranëve rreth zhvillimeve dramatike të atyre ditëve në qytetin e tyre dhe pre-dispozicionin e komandantit të Shkodrës si dhe fundin e tij.

Në ato rrethana, sipas poetit popullor, Hasan Riza Pasha kishte menduar të vihej në shërbim të kësaj toke, për ta shpëtuar kombin shqiptar, duke ngjallur së pari shqipen e shkruar. Pas debatesh me Esat Pashën, ai arrin në përfundimin se rruga e vetme për shpëtimin e Shkodrës ishte ngritja e flamurit shqiptar, duke caktuar dhe ditën e realizimit të këtij evenimenti madhor historik me rëndësi kombëtare për fatet jo vetëm të Shkodrës por dhe të krahinave të tjera.

Hasan Riza Pasha nisur nga pozitat dhe interesat e banorëve të Shkodrës flamurin shqiptar kërkon ta bëjë flamur të luftës që ai po komandonte deri më atëherë vetëm nën flamurin osman. Kënga popullore rezulton një kronikë autentike e atyre ditëve. Sipas Mikel Prendushit, autori i disertacionit ende të pabotuar kushtuar Mbrojtjes së Shkodrës, flamurin e qëndisi vajza shkodrane Bernardina Marubi.

Forcat mbrojtëse të Shkodrës poeti popullor i ndan në dy kampe. Nga njëra anë, ai vendos shqiptarët me të cilët rreshton, pa hezituar, edhe Hasan Rizajn dhe garnizonin që ai kishte nën komandë. Përkundrejt tyre autori i këngës vë kampin e osmanllinjve xhonturq, në të cilin bënte pjesë dhe Esat pashë Toptani me njerëzit e afërt të tij. Këta bëjnë planin për ta eliminuar komandantin.

Këtë synim ata e realizojnë me anë të Esatit, i cili e pret në besë shefin dhe mysafirin e tij, pas marrëveshjes me oficerët madhorë xhonturq, duke i lënë një njollë të madhe vetes jo vetëm si tradhtar i tokës shqiptare por dhe si i pabesë. Prandaj Cetina dhe Beogradi, duke llogaritur përfitimet që do të kishin nga shtënia në dorë e Shkodrës e paguan mire Esadin. Të dhënat që vijnë nga burime të ndryshme edhe pse nuk përputhen janë të konsiderueshme.

Më 22 prill 1913, Cetina e njoftonte Beogradin, se Esat pashë Toptani, në shkëmbim të Shkodrës, kërkonte nga shtetet aleate ballkanike: Mali i Zi, Serbia e Greqia, 300.000 dinarë, pra, nga 100.000 dinarë secili. Eqrem bej Vlora shkruan se, siç i kishte pohuar vetë Esat Pasha të atit të tij, Syrja bej Vlorës, më 1913, “për të marrë vendimin e dorëzimit të Shkodrës, kishin ndikuar një gjysmë milion franga ari, që i ishin dorëzuar një besniku të tij në Trieste”.

Në gjyqin e Esat Pashës më 1920 në Paris, përfaqësuesi shqiptar Mithat Frashëri deklaroi se “qysh në atë kohë, u fol për Esat Toptanin se e shiti Shkodrën kundrejt shumës prej 600.000 frangash që i dhanë malazezët”. Historiania ruse Nina Smirnova mbështetur në burime britanike dëshmon, se Esat Toptani mori prej Serbisë një shumë prej 16 mijë paund.

Mbi të gjitha pashaj siguroi prej Beogradit dhe Cetinës mbështetjen për realizimin e synimeve të tij për t’u vënë në krye të Shqipërisë autonome nën suzerenitetin e sulltanit. Në shkëmbim të saj ai hiqte dorë nga Shkodra dhe territoret në veri të lumit Drin, në dobi të malazezve. Me këtë mbështetje Esadi sapo u kthye në Tiranë iu kundërvu qeverisë së Vlorës, të cilën deklaroi se nuk e njihte.

Pra, përfitimet që llogaritnin të arrinin shtetet fqinje, madje, dhe aq sa arritën pas lëshimit të Shkodrës ia vlenin, veçanërisht me angazhimin pa kushte të Esadit në shërbim të Beogradit, e justifikonin plotësisht zemërgjerësinë e sunduesve sllavë ndaj tij.

Për këto arsye opinioni publik shqiptar pa përjashtim e dënoi tradhtinë e Esadit. Ide të njëjta si ato të këngëtarit popullor shtjellohen më tej në poezinë e dom Lazër Shantojës kushtuar mbrojtësit të Shkodrës. Autori i saj mallkon vrasjen tradhtare të Heroit. Duke e kapërcyer sensin e masës, megjithëse krimin e tradhtisë e kreu Esadi, turpin ia veshi mbarë Shqipërisë:

“Tinëzisht jetën ta muer nji bir Shqypnijet me dorë tradhtore…Kob e kori! Ma besa e atdhedashnija kërkohet kot në do (disa) nipa të Skënderbeut! Me marre e kore asht mblue sot Shqypnija Faqe tanë dheut…” Për të përfunduar me një porosi drejtuar  nipave të Skenderbeut: “Xeni (mësoni) prej të huejt, xeni ma j’(një) herë, Shqyptar, Me dekë p’r atdhe”!

Me këto fjalë autori, për mendimin tim, u drejtohet përfaqësuesve të aristokracisë çifligare të kategorisë së Esad pashës, se përfaqësuesit e masës së shqiptarëve, katundarë dhe qytetarë, po luftonin në llogoret përballë ushtrive agresore. Në vargjet e poezisë së dom Lazrit mbarë Shkodra e pikëlluar për humbjen e tij thërret: “Ku je Hasan Riza”?

Si komandant me vizion të qartë, jo vetëm ushtarak por dhe politik, Hasan Rizaj arriti të kapërcente hendeqet e krijuara nga politika qorre e qeveritarëve xhonturq që nga koha e ardhjes së tyre në fuqi. Së parit, sapo ndjehej afrimi i Luftës Ballkanike ai hartoi planin strategjik për mbrojtjen e qytetit të Skodrës.

Komandanti i Shkodrës mori masa për forcimin e fortifikimeve të kalasë Rozafat dhe në Tarabosh e në Bardhej. Efikasiteti i këtyre masave, sipas dëshmitarëve të kohës edhe sipas specialistëve të sotëm të historisë së artit ushtarak, u dëshmua plotësisht efikas dhe pas vrasjes së tij nga Osman Bali. Përballë tyre u thyen njeri pas tjetrit të gjitha sulmet e forcave malazeze.

Edit Durham, dëshmitare e ngjarjeve të atyre muajve, vlerëson lart pa asnjë mëdyshje meritat e komandantit të mbrojtjes së Shkodrës: “Një gjë është e vërtetë, Hasan Rizaj ishte një ushtar i shkëlqyer dhe falënderimet e të gjithë shqiptarёve i detyrohen kryesisht atij dhe planit të tij të shkëlqyer të fortifikimit. Ai e shpëtoi Shkodrën”. / Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 13 Maj 2026

Next Post

“Siç shkruante Vladimir Voinoviçi, në Lidhjen e Shkrimtarëve do të kishte po aq kolonelë dhe gjeneralë të KGB-së, sa edhe në Shtabin e Përgjithshëm, pasi...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Kulmi mërrîjti kúr në vendin e flamurit serb, ngritëm pranë atij të Francës, flamurin e Skanderbeut, qi e kishin punue murgeshat Stigmatine, me urdhën të…”/ Ditari i panjohur i Karl Gurakuqit
Personazh

“Kulmi mërrîjti kúr në vendin e flamurit serb, ngritëm pranë atij të Francës, flamurin e Skanderbeut, qi e kishin punue murgeshat Stigmatine, me urdhën të…”/ Ditari i panjohur i Karl Gurakuqit

May 11, 2026
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
Personazh

“Ishte në agoni, vetëm më shtrëngonte dorën me të cilën u mundoja me e qetsue, por dikur ra në njëfarë qetësie dhe dha shpirt. I bana kryq dhe pastaj erdhën dy policë…”/ Si e mbytën në qelitë e Sigurimit, Injac Baqlin?!

May 7, 2026
“Pasi i pushkatuan vëllain, Abdullain, e motra, Hajria, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshtin, u internuan në Myzeqe, kurse Hysenin, 10 vjet burg…”/ Historia e futbollistit të famshëm të Sport-Klub “Tiranës”
Personazh

“Pasi i pushkatuan vëllain, Abdullain, e motra, Hajria, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshtin, u internuan në Myzeqe, kurse Hysenin, 10 vjet burg…”/ Historia e futbollistit të famshëm të Sport-Klub “Tiranës”

May 5, 2026
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Personazh

“Në Burrel gjeta edhe babanë, u bëmë atë e bir në burg, po vdiste se qe plak, as gatuante, e as ishte në gjendje t’i shërbente vetes, aq sa…”/ Dëshmia e trishtë e Sezari Maliles nga Gjirokastra

May 3, 2026
Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”
Personazh

“Trim i çartur, Adem Allçi, revoltohej me njerëzit e komandës, hipte në tarracë, përleshej e gjakosej me policët, por kur vinte kapter Ali Kurti…”/ Historia e tmerrit të Burrelit, që Arshi Pipa e ekranizoi në SHBA-ës  

May 1, 2026
“Ja ku dhe për çfarë do kërkoni për Enver Hoxhën në Francë e Belgjikë” / Letra sekrete e Ministrit Malile në ’87-ën, për ambasadën në Paris…
Personazh

“Shqipnín e shpëtuen Austrí-Hungaría me Italínë, që me humbjen e saj shihshin në rrezik edhe për t’ardhmen e tyne, pasi…”/ Refleksionet e politikanit dhe ish-kryeministrit të periudhës së pushtimit

April 29, 2026
Next Post
“Siç shkruante Vladimir Voinoviçi, në Lidhjen e Shkrimtarëve do të kishte po aq kolonelë dhe gjeneralë të KGB-së, sa edhe në Shtabin e Përgjithshëm, pasi…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Siç shkruante Vladimir Voinoviçi, në Lidhjen e Shkrimtarëve do të kishte po aq kolonelë dhe gjeneralë të KGB-së, sa edhe në Shtabin e Përgjithshëm, pasi...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme