• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, September 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur ambasadori iranian i Shahut Mohammad Reza Pahlevi, Alinaghi Said Ansari, shtërngonte duart me Haxhi Lleshin në Tiranë dhe…”/ Fotot e rralla të marsit 1973

“Kur ambasadori iranian i Shahut Mohammad Reza Pahlevi, Alinaghi Said Ansari, shtërngonte duart me Haxhi Lleshin në Tiranë dhe…”/ Fotot e rralla të marsit 1973
“Kur ambasadori iranian i Shahut Mohammad Reza Pahlevi, Alinaghi Said Ansari, shtërngonte duart me Haxhi Lleshin në Tiranë dhe…”/ Fotot e rralla të marsit 1973
“Kur ambasadori iranian i Shahut Mohammad Reza Pahlevi, Alinaghi Said Ansari, shtërngonte duart me Haxhi Lleshin në Tiranë dhe…”/ Fotot e rralla të marsit 1973
“Kur ambasadori iranian i Shahut Mohammad Reza Pahlevi, Alinaghi Said Ansari, shtërngonte duart me Haxhi Lleshin në Tiranë dhe…”/ Fotot e rralla të marsit 1973
“Kur ambasadori iranian i Shahut Mohammad Reza Pahlevi, Alinaghi Said Ansari, shtërngonte duart me Haxhi Lleshin në Tiranë dhe…”/ Fotot e rralla të marsit 1973

Memorie.al / Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë komuniste, është e mbushur me prapaskena dhe kthesa të papritura, ku shpesh ideologjia dhe aleancat e mëdha diktonin fatin e raporteve dypalëshe. Një nga këto momente specifike, por pak të dokumentuara gjerësisht, është tentativa e vitit 1973, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë komuniste të Enver Hoxhës dhe Monarkisë së Iranit me në krye Shahun Mohammad Reza Pahlavi.

Ceremoniali në Presidiumin e Kuvendit Popullor

Në mars të vitit 1973, në mjediset e Presidiumit të Kuvendit Popullor (sot godina e Presidencës), u zhvillua një ceremoni zyrtare që shënonte një hap të rëndësishëm diplomatik. Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Monarkisë së Iranit, Alinaghi Said Ansari, i paraqiti letrat kredenciale Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, Haxhi Lleshit. Ky takim nuk ishte thjesht protokollar, por pasqyronte vijën politik që po ndiqte Tirana zyrtare e Enver Hoxhës, ndaj një prej shteteve më të mëdha të Lindjes së Mesme.

Në këtë pritje, përveç protagonistëve kryesorë, morën pjesë edhe personalitete të larta të regjimit komunist, si anëtari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kahreman Ylli dhe ministri i Punëve të Jashtme i asaj kohe, Nesti Nase. Prania e tyre në atë ceremoni, është e dokumentuar edhe nga kinoditari i realizuar nga kineastët e Kinostudios “Shqipëria e Re”, si dhe fotot e bëra nga fotografët e ATSH-së (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Po kështu në fotot në fjalë, shihet edhe praninë e diplomatit të karrierës Abdi Baleta dhe Sekretarit të Presidiumit, Xhafer Spahiu.

Gjithashtu mund të lexoni

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Vlen të theksohet, se ambasadori Iranian Ansari, nuk ishte rezident në Tiranë, por në atë periudhë kohe, ai shërbente si përfaqësues i Iranit në Romë dhe nga kryeqyteti italian, ai mbulonte edhe Shqipërinë, shtetin e vogël komunist të Ballkanit, një nga më të varfëritë e kontinentit europian.

Influenca e Kinës dhe realiteti gjeopolitik

Kjo tentativë afrimi ndërmjet Shqipërisë komuniste dhe Iranit nuk erdhi rastësisht. Tirana zyrtare asokohe po ndiqte hapat e aleates së saj kryesore, Republikës Popullore të Kinës së Mao Ce Dunit, me të cilën ishte lidhur mjaft ngushtë që nga prishja me Bashkimin Sovjetik në vitin 1961.

Pekini kishte vendosur marrëdhënie shumë të ngushta me Shahun e Iranit, dhe Enver Hoxha, nën këtë influencë, testoi mundësinë e një komunikimi me Teheranin. Megjithatë, ky “shkrirje” e shkurtër akujsh do të goditej shpejt nga zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Lufta e Yom Kippur-it dhe Prishja e Marrëdhënieve

Vetëm tetë muaj pas ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale në Tiranë, nga ana e ambasadori iranian në Romë që do të mbulonte edhe Shqipërinë, në tetor 1973, shpërtheu Lufta e Yom Kippur-it, midis Izraelit dhe shteteve arabe.

Irani i udhëhequr nga Shahu Pahlevi, u pozicionua si një furnizues kyç me naftë dhe armatime për Tel Avivin, e Golda Meir duke u rreshtuar krah SHBA-së, së Richard Nixon-it. Ky pozicionim i Teheranit zyrtar, shkaktoi një reagim zinxhir në shtetet komuniste të “Bllokut Lindor”, me në krye Bashkimin Sovjetik të udhëhequr nga Leonid Brezhnjevi.

Shqipëria komuniste, e cila mbante një qëndrim radikal pro vendeve arabe të linjës së Partisë Baath (si Egjipti, Siria, Iraku dhe Libia), pas këtyre ngjarjeve, vendosi të shkëpusë çdo tentativë për marrëdhënie me Iranin. Retorika e Tiranës u ashpërsua menjëherë. Sipas Tiranës zyrtare, Shahu Reza Pahlavi, u shndërrua nga një partner i mundshëm i saj, në një “kukull të imperializmit amerikan dhe sionizmit izraelit”.

Anulimi i Ambasadës dhe Fundi i një Epoke

Pas kësaj, plani për hapjen e një ambasade iraniane në Tiranë u anulua përfundimisht. Nga tetori i vitit 1973 e, deri në triumfin e Revolucionit Islamik në janar 1979, Irani mbeti në shënjestrën e propagandës shqiptare, duke e akuzuar si: “vegël e imperializmit amerikan”, etj.. Enver Hoxha nuk rreshti së akuzuari monarkinë iraniane, si “një kërcënim për paqen në Lindjen e Mesme”, duke mbyllur kështu një kapitull që filloi me shtrëngime duarsh në Tiranë dhe përfundoi me armiqësi të hapur ideologjike.

Sa më sipër këto janë të pasqyruara edhe në Ditarin Politik të Enver Hoxhës, (të publikuar në disa numra nga Memorie.al), të cilat më pas u përfshinë në librin e tij “Shënime për Lindjen Mesme”, botuar në Tiranë në Prill 1984, një vit vdekjes së tij. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjatë Luftës II-të Botërore, në Gjermani ‘lulëzoi’ një letërsi, që heroizon betejat, operacionet luftarake të Wermahtit hitlerian, shkatërrimet dhe...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Next Post

Kalendari 08 Maj 2026

Artikuj të ngjashëm

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
Dossier

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

September 20, 2026
Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën
Dossier

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

September 19, 2026
“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus
Dossier

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
Dossier

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

September 19, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
Next Post
Kalendari 01 Maj 2026

Kalendari 08 Maj 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme