• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, April 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Informatorja, e cila mendohet të ishte shqiptare, paraqet Faik Konicën si ‘të paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së 

Kalendari Historik 15 Mars
“Mbreti Zog mbetet personaliteti shqiptar më i shquar dhe përjashtimi i tij do t’a xhvishte lëvizjen e propozuar…”/ Zbulohet letra e panjohur e Konicës dhe Nolit në ’42-in, për Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve
Kalendari Historik 15 Dhjetor
“Faiku shton: por kur quajm vjershëtor të madh, Naim Frashërin, një bërës toto e tatatash, ç‘fjalë do të mbetet për një Gjergj Fishtë…”?! / Polemika e Nonda Bulkës me Faik Konicën, gusht 1937
“Mbreti Zog i tha; Ne importojmë nga Italia 34 milionë franga, duhet të shkëputemi nga tutela italiane, lufto, ti, zoti Asllani, që të lidhemi me Çekosllovakinë, Gjermaninë, pasi…”/ Ana e panjohur e diplomacisë shqiptare
“Informatorja, e cila mendohet të ishte shqiptare, paraqet Faik Konicën si ‘të paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së 

Nga AGRON ALIBALI

Pjesa e parë

                                            – Sipas të dhënave arkivore amerikane –

Memorie.al / Gjatë dy viteve të fundit të jetës, Faik Konica u vu nën vëzhgimin dhe hetimin e FBI-së. Të dhënat arkivore përkatëse hedhin dritë mbi momentet e fundit të jetës së diplomatit të shquar, që kishte përfaqësuar për një kohë të gjatë dhe me aq dinjitet vendin e tij të vogël, në kryeqytetin amerikan.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

“Kur kryetari i Degës së Lushnjes i kërkoi të dorëzohej, Xhevdeti tha: Unë municion kam plotë, dhe katër orë më duhen, pastaj do…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”

Një kontakt në Konsullatën Italiane?

Shkak për fillimin e hetimit ishte një njoftim i janarit 1941 nga një burim “tejet konfidencial dhe i njohur për FBI-në”, se Faik Konica ishte takuar dendur me një punonjës të paidentifikuar të Konsullatës Italiane në Nju Jork, gjatë pushimeve të fundvitit 1940, më konkretisht, gjatë periudhës 24 dhjetor 1940 – 3 janar 1941. Konica raportohet të ketë qëndruar ndërkohë në Pennsylvania Hotel në Nju Jork, me adresë 1530, 16th Street, Washington, D.C. “Natyra e kontaktit”, thuhet më tej në raport, “nuk u sqarua”.

Cila mund të ishte arsyeja e vizitës së Konicës dhe kush mund të ishte zyrtari konsullor, italian ose jo, që takoi Faiku në Nju Jork? Dhe më tej, pse theksohej kjo si çështje pikërisht një vit më pas, d.m.th., në janar 1942, kur rrethanat botërore kishin ndryshuar kryekëput me hyrjen në Luftën Botërore të SHBA-ës pas sulmit të pabesë japonez të Pearl Harborit dhe kur Italia i kishte shpallur luftë SHBA–së, pikërisht me 11 dhjetor 1941?

Çështjen e raportoi në qendër një Agjent i Posaçëm i FBI-së, siç del nga Memorandumi i 28 janarit 1941. Më 12 maj 1941, zv. Inspektori i Departamentit të Policisë të Qytetit të Nju Jorkut, kërkoi hapjen e një hetimi ndaj Faik Konicës. Çështja u kategorizua e “Sigurisë së Brendshme”. Një raport i Zv. Inspektorit i datës 25 shtator 1941, tregon se Konica vizitoi Nju Jorkun sërish me 13 korrik 1941, duke qëndruar prapë tek i njëjti hotel.

Është me vend të vërehet se vizita e parë e lartpërmendur e Konicës në Nju Jork përkonte me festimet e Kërshëndellave dhe të Fundvitit, çka do të thotë se Konsullata Italiane do të ketë qenë zyrtarisht e mbyllur. Nga ana tjetër, nëse vërtet Faiku do të ishte i përfshirë në ndonjë aktivitet pro-italian në SHBA-ës, ai mund ta bënte këtë fare mire në Washington, dhe drejtpërdrejtë me Ambasadën Italiane atje. Mirëpo këto rrethana nuk theksohen në raportet e gjurmimit.

Gjithsesi, nëse ka patur ndonjë kontakt të Faikut me Konsullatën Italiane në Nju Jork, ai duket se ka patur karakter krejtësisht privat. Me të vërtetë, ka shumë të ngjarë që Konica të ketë takuar ish-ndihmësin e vet, Hito Sadikun, i cili në atë kohë po hartonte një ese për historinë dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët, me përmbajtjen e së cilës Konica duhet të jetë vënë në dijeni. Eseja u botua disa javë më vonë në anglisht me titullin “Një Letër Shqiptare” [“An Albanian Letter”] e shtypur me fonde italiane.

Gjurmimi i Konicës për një vit duket se u trajtua si diçka rutinë dhe e mbetur në nivele të ulëta të organeve policore federale apo vendore. Ndërkohë, sikurse e kemi përmendur tjetërkund, në kuadrin e veprimtarisë së tij si ish-përfaqësues i Shqipërisë dhe si udhëheqës i bashkësisë shqiptaro-amerikane, Faiku ishte në kontakt të përhershëm me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe të organeve të tjera të administratës amerikane, për qartësimin dhe mbështetjen e çështjes shqiptare.

Çështja merr hov me hyrjen e SHBA-ës në Luftën e Dytë Botërore

Mirëpo me 5 mars 1942, një individ i paidentifikuar nga qyteti Avon Lake, Ohio, i shkruan drejtpërdrejtë Drejtorit të F.B.I.-së John Edgar Hoover [Huver]. “Unë jam e sigurtë se ju jeni njoftuar më përpara për Faik Konicën, ish-Ambasadorin shqiptar në Washington, dhe ndjenjat e tij pro-italiane”, shkruan denoncuesja. “Me sa kam marrë vesh”, vazhdon më tej letra, “Konica do të flasë në një takim me shqiptarë muhamedanë në rajonin Canton-Louisville-Massillon, të shtetit Ohio…me date 8 mars 1942”.

“Shqiptarët e Amerikës janë qytetarë besnikë të këtij vendi” dhe “shumica e tyre janë anëtarë të një organizate që dëshiron çlirimin e Shqipërisë nga thundra Italiane”, thekson letra, duke iu referuar pa dyshim organizatës “Shqipëria e Lirë” të Kostë Çekrezit. Letra informon më tej se “një numër shqiptarësh muhamedanë … janë mbështetës të Konicës dhe ky i fundit ka ndikim të madh tek ta”. “Sa më sipër është konfidenciale dhe unë mbetem me shpresë se ju do ta ndiqni këtë çështje”, përfundon letra.

  1. Huver u përgjigj personalisht me date 23 mars 1942, duke i sugjeruar denoncueses të takohej me Agjentin e Posaçëm të Ngarkuar për Hetimin [APNH] në Cleveland, Ohio. Ai i shkruajti personalisht edhe këtij të fundit, duke e udhëzuar që t’i kushtonte kësaj çështjeje “një vëmendje të menjëhershme hetimore” si dhe të bashkërendonte punën me zyrën e Nju Jorkut, meqenëse ajo “është zyra ku ka filluar hetimi”, dhe atë të Washington-it, për arsye se Konica atje e kishte vendbanimin.

Të dhënat policore të grumbulluara për herë të parë për Konicën, treguan se ai “nuk kishte as precedentë penalë dhe as shkelje të trafikut”, “kishte “tregues kredie (rating) të favorshëm” të shkallës “I-A”, dhe se në atë kohë “nuk kishte llogari të papaguara” . Dhe s’kishte si të ishte ndryshe. Duke qenë se Konica nuk kishte kryer vizita të tjera në Nju Jork, zyra e F.B.I.-atje i kërkoi qendrës që “si zyrë e origjinës e çështjes të bëhet Washingtoni”, kërkesë që u miratua pa vonesë nga Huver-i.

Informacion u mblodh edhe nga burime të Departamentit të Shtetit, të cilat i konfirmuan F.B.I.-së se Konica “kishte qenë dikur Ministër Shqiptar në Shtetet e Bashkuara, por në kohën e tashme nuk kishte imunitet diplomatik”. Informacion u mblodh edhe për broshurën e Faikut me titull “Sfondi i Konfliktit Italo-Grek”, i cili zotërohej nga një punonjës i Departamentit të Shtetit në Dhomën 304, që bënte pjesë në bibliotekën e atij institucioni.

Dy pamflete

Agjenti i Posaçëm i F.B.I.-së raporton, se pasi i hodhi një lexim të shpejtë pamfletit, përcaktoi se ai ishte i destinuar për botim në gazetë, por “u botua privatisht në Washington, D.C. më 2 gusht 1940” dhe, sipas mendimit të përciptë të një personi pa dijeni për historinë e konflikteve ballkanike, broshura dukej si “shumë pro-Italiane dhe anti-Greke”. Në fakt, broshura nuk ishte as pro-italiane dhe as anti-greke; ajo ishte thjesht pro-shqiptare.

Në rrethanat e turbullta dhe shumë fluide të fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe në kuadrin e mungesës së përgjithshme të informacionit për problemet e mbartura ballkanike, Faiku aty paraqiste pikëpamjen sipas së cilës territoret të njohura si Shqipëri e Poshtme ose Epir, kishin qenë historikisht të populluara prej arbërorëve, por i ishin shkëputur trungut vendës nga Fuqitë e Mëdha.

“Çështja është, – shkruante Faiku, – nëse ish provinca turke e Janinës ishte dhe ka qenë gjithmonë pjesë integrale e Shqipërisë. Nëse kjo është e vërtetë, a pushon kjo e vërtetë së qeni e tillë vetëm sepse janë italianët që e afirmojnë atë”?

Huver-i i kushtoi vëmendje të posaçme hetimit. Madje më 3 qershor 1942, ai kritikonte APNH në Cleveland, Ohio, “se nuk i ishte kushtuar asnjë vëmendje hetimore çështjes”, duke kërkuar “që të mos kishte vonesa të tjera në trajtimin e saj”.

Rrjedhimisht, raporti i parë hetimor u përgatit brenda javës. Përmbledhja e tij përmbante disa fakte të pasakta, si p.sh. referenca se; “pasi Hitleri zuri Shqipërinë tre vjet më parë…”! Nga përmbajtja e raportit mësojmë se, më në fund zyra e Cleveland-it e kishte intervistuar denoncuesen, që e paraqiste veten si “kundërshtare politik i Konicës”.

Duke komentuar për Konicën, informatorja e paraqet atë si “mjaft të paqëndrueshëm në pikëpamjet e tija politike”, çka është një ndër mendimet më të pasakta ndaj Faikut, të shprehura edhe tjetër-herë. Informatorja kundër Konicës, sipas raportit, përmend edhe Fan Nolin, duke e paraqitur atë “si komunist në ideale”.

Aty mësojmë se ajo kishte paraqitur një raport në FBI kundër Nolit qysh në vitin 1940, ndofta në zyrën e FBI-së të Ohio-s, por nuk ka të dhëna se kjo u mor parasysh në atë kohë nga Byroja. Për vetë lidhjet dhe njohuritë që paraqet, informatorja e panjohur ka qenë me siguri me prejardhje shqiptare.

Megjithatë, kuptohet se ajo nuk ishte fare e qartë për thelbin e filozofisë dhe veprimtarisë së Nolit dhe Konicës. Ata mund të ndryshonin aleancat, por kurdoherë dhe mbi gjithçka vinin pavarësinë dhe integritetin tokësor të Shqipërisë si dhe fuqizimin e marrëdhënieve me SHBA. Si kundërshtare e deklaruar politike e të dyve, është veçanërisht për të ardhur keq që ajo vinte në lëvizje madje edhe vetë organizmat shtetërore amerikane.

Informatorja bën fjalë edhe për veprimtaritë e një shqiptari tjetër, identiteti i të cilit mbahet i fshehtë. Në të dhënat që jep, informatorja deklaron se ai erdhi në Sh.B.A. “pas Pearl Harbor”-it, se ai “nuk e pëlqente Zogun, pasi Zogu e kishte burgosur atë njëherë në Shqipëri”, se ai “dëshironte të bashkonte të gjithë shqiptarët, që Shqipëria të çlirohej, të hynte në Lidhjen e Kombeve dhe të merrte pjesë në luftën e tanishme”.

Të dhënat e mësipërme përputhen me pikëpamjet dhe aktivitetin e Kostandin Çekrezit. Nuk është e qartë nëse informatorja kishte si synim larjen e hesapeve personale apo politike me Konicën. Ajo vetë nuk mori pjesë në leksionin e Konicës në 8 mars 1942, në Canton, Ohio, por deklaroi se i vëllai kishte qenë aty, se takimi kishte qenë krejt i hapur dhe se ai nuk kishte vërejtur ndonjë të dhënë se Konica ishte i angazhuar në veprimtari në mbështetje të Italisë”.

Ajo i dha Agjentit të Posaçëm kopjen e broshurës “Letër Shqiptare” të autorit Hito Sadiku, duke sugjeruar që në fakt Konica duhej të ishte autori i vërtetë pasi “stili i të shkruarit ishte mjaft i afërt (peculiar) me stilin e Konicës”.

Duket se Hito Sadiku ka qenë angazhuar fillimisht me “Vatrën” dhe “Diellin” dhe më pas si ndihmës apo sekretar i Konicës në Legatën Shqiptare në Washington, deri në 1939.

Sikurse përmendëm, ai shfaqet më vonë si sekretar i Konsullatës Italiane në Nju Jork dhe duhet të ketë qenë pikërisht ai personi që mund të ketë takuar Faiku atje. Në fakt, sipas të dhënave biografike, pas pak kohe Hito Sadiku largohet nga Nju Jorku dhe vendoset në Romë, ku punon si spiker në Radio Roma.

Atje martohet me një italiane dhe kthehet në atdhe pas mbarimit të Luftës. Sipas studiuesit Novruz Xh. Shehu, fillimisht punoi në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Kryqin e Kuq, por mandej përfundoi për disa vjet në burg dhe vdiq më pas në moshën 53 vjeçare, në rrethana të paqarta.

Libri i tij në anglisht “Një Letër Shqiptare” nuk mund të jetë shkruar nga Konica, pasi Faiku kishte guximin që t’i shpallte botërisht mendimet dhe pikëpamjet e veta. Gjithsesi, ndikimi i Konicës qoftë në përmbajtjen e qoftë në formën e librit është i qartë.

Erudicioni i Faikut duhet të ketë qenë burimi i citimit të vargjeve të poemës latine të Gabriell Fairnus nga Cremona, përkthyer nga Richard Knolles në A Generall Historie of the Turkes, London 1603, apo thënia e Heraklitit se “E drejta pa tjetër do të zbojë endësit e rrenave dhe e betarët e rrejshëm ”.

Në libër, po ashtu, ka referenca të gjera nga ngjarje dhe personazhe që Faiku i njihte madje personalisht, sikurse është rasti i deklaratave historike të deputetit Aubrey Herbert në Dhomën e Komunave me 20 qershor 1914 lidhur me masakrat greke në Toskëri./ Memorie.al

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Inxhinieri Mërgim Korça, ndërsa ikte përgjithmonë në SHBA-ës, ndali në Itali dhe u lidh me gazetarin e madh Indro Montanelin, pasi babai i tij, në Shqipëri...”/ Refleksionet e Visar Zhitit nga SHBA-ës

Next Post

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

Artikuj të ngjashëm

“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik
Dossier

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

April 18, 2026
Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.
Dossier

“Kur kryetari i Degës së Lushnjes i kërkoi të dorëzohej, Xhevdeti tha: Unë municion kam plotë, dhe katër orë më duhen, pastaj do…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”

April 17, 2026
“Veprimet e ngathëta të kryetarit të Degës së Brendshme, shokut Kapllan Shehu, i cili vetëm pas gjetjes së kufomës së zv/shefit të Policisë…”! Zbulohet raporti sekret për “Bandën Xhevdet Mustafa”, tetor ‘82
Dossier

“Nëse s’do e vrisnin dot, apo ta helmonin, variant tretë ishte që ta merrnin të gjallë Enver Hoxhën e, ta dërgonin në Moskë…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”

April 18, 2026
“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj
Dossier

“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj

April 14, 2026
“Krerët e ‘Bashkimit Demokrat’ me në krye Gjergj Kokoshin, u zhgënjyen nga mosndërhyrja e aleatëve te Enver Hoxha, për shtyrjen e zgjedhjeve, e për këtë, në 1972-in, Musine Kokalari…|/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Pas komandës; zjarr, 16 të dënuarit me vdekje ranë në tokë, por Fejzi Alizotin s’e kapën plumbat dhe kur ai i tha Bedri Spahiut; ma falni jetën, ai…”/ Dëshmia e priftit që asistoi në pushkatimin e tyre

April 14, 2026
“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës
Dossier

“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 13, 2026
Next Post
“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme