• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, January 31, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Nga sekretar i Akademisë, në ‘vullnetar’ në bazë: Profili i panjohur i Prof. Bedri Dedjes dhe ‘ravat’ e jetës së tij.”

Nga Prof. MURAT GECAJ

Memorie.al / Në kujtimet e jetës së tij, Prof. Bedri Dedja ka shënuar se lindi më 20 nëntor 1930. Aty shprehej se; “unë ndjehem krenar që linda në Korçë, në djepin e arsimit kombëtar laik, në Korçën që ishte…mbretëreshë e artit dhe e shkencës, trimëreshë e atdhetarizmit në kohët që shkuan dhe në kohën e sotme”. Gjimnazin e mbaroi në Durrës, më 1949, kurse Shkollën e Lartë në Moskë, më 1953, në dy degë njëkohësisht: Psikologji-Pedagogji dhe Letërsi për fëmijë. Punën e nisi pedagog për psikologjinë dhe historinë e pedagogjisë, në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës. Siç ka shkruar vetë, aty; “ndezi gjeneratorët e ambicies fisnike profesionale”. Rreth 40 vjet radhazi, ka qenë pedagog i psikologjisë në shkollat e larta të vendit.

Prandaj ishte e natyrshme, kur ai kujtonte me kënaqësi të se: “Edhe sot më thonë ish-studentët e mi, pas disa dekadave, se kam ligjëruar bukur në auditor, që në vitet e para të Institutit”. Me ndarjen e fakulteteve në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës dhe krijimin e dy dekanateve të reja, kur ishte vetëm 24-vjeçar, Bedri Dedja u emërua dekan i Fakultetit Histori-Filologji. Në atë kohë, ai kishte nisur të bënte emër me shkrimet e tij në shtypin e kohës dhe në veprimtaritë me rininë.

Kështu, në verën e vitit 1954, e dërguan për pushime me një grup fëmijësh në Varna të Bullgarisë dhe më 1957, ishte në Moskë me delegacionin shqiptar, në Festivalin Botëror të Rinisë dhe më 1962, po në një festival të tillë, në Finlandë. Më pas u ftua të merrte pjesë në Kongresin e Parë të Psikologëve Sovjetikë etj. Me krijimin e Universitetit të Tiranës, më 1957, gjithë pasion dha leksionet e psikologjisë, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço

“Piktori i Merituar” Shaban Hysa, mitiku i skenografisë shqiptare, autor i mbi 250 punëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas e Baletit!

Në vitin 2001, u vu në qarkullim libri me kujtime i Prof. Bedri Dedjes, me titullin tërheqës, “Nëpër ravat e jetës”. Në hyrjen e tij, ndër të tjera, autori shkruante: “Më është dukur se rrugët e mia të jetës ngjasojnë më shumë me ‘ravat’ (rrugët e dhive në mal, shënimi i vetë autorit). Sidoqoftë, këtë do ta dëshmojë më mirë lexuesi, i cili, besoj, do ta trajtojë me dashamirësi këtë libër…”! Më kishte treguar Profesori i paharruar se librin e mësipërm, e kishte dërguar në shtyp dhe e prisja me padurim daljen e tij.

Kur u botua, ai më vuri përpara librin e tij të ri, dhuratë për miqësinë tonë 45-vjeçare, ku kishte bërë dhe një shënim me fjalë aq të ngrohta e dashamirëse. Menjëherë vura re kënaqësinë e madhe, që ndjente dhe njëfarë lehtësimi shpirtëror. Kjo ishte e natyrshme, sepse në ato 525 faqe ai ishte “rrëfyer” përpara lexuesve, si në asnjë libër të tijin të mëparshëm. Siç shkruante edhe në ato kujtime të vetat, në prill-maj 1945, Bedri Dedja kishte nxjerrë revistën e fëmijëve të ish-qarkut të Durrësit, “Flamurtari i vogël”, i cili e “nxiti drejt letërsisë së vërtetë”.

Më tej, ndër faqet më interesante janë dhe ato, që ka përshkruar periudhën e punës kryeredaktor i parë i gazetës arsimore-kulturore “Mësuesi”, që nga viti 1961. Që në numrin e dytë të asaj gazete, pra kur isha ende student, edhe unë nisa të botoja aty shkrimet e mia modeste. Si dhe mjaft mësues e bashkëpunëtorë të tjerë, kurdoherë gjeta te Prof. Bedriu mbështetje, nxitje e dashamirësinë e një publicisti dhe pedagogu të talentuar.

Veprimtaria e Prof. Bedri Dedjes, në fushën e shtypit pedagogjik, pati hapësira të mëdha me shkrimet e tij të shumtë dhe me vlera pedagogjike-psikologjike, në gazetën “Mësuesi” dhe në revistën “Arsimi Popullor”. Veçanërisht, ai i dendësoi punën studimore-pedagogjike dhe botimet në këtë drejtim, pas emërimit të tij, më 1965, drejtor i Institutit të Studimeve dhe Botimeve Shkollore. Më vonë, atë e dërguan drejtor i Drejtorisë së Studimeve dhe Botimeve Shkollore, në Ministrinë e Arsimit e Kulturës. Në mbarimin e vitit 1970, e caktuan në detyrën e zv. ministrit të Arsimit e Kulturës, nga u largua në nëntor 1972.

Me fillimin nga puna të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më 6 dhjetor të atij viti, atë e ngarkuan me detyrën e sekretarit shkencor të saj. Këtë punë e kreu mbi dy vjet, me ndërgjegje të plotë dhe aftësi të lartë profesionale. Më pas edhe Prof. Dedjen e përfshiu “vala” e shkurtimeve dhe e qarkullimeve, duke e dërguar “vullnetar” për në bazë. Kështu, më 25 gusht 1975, e nisi punën pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit (tani Universiteti “Aleksandër Xhuvani”). Pas disa ecejakeve dhe shqetësimeve të njohura për kohën, ai mundi të kthehej familjarisht nga Elbasani dhe, në qershor 1980, përsëri e nisi punën pedagog në Universitetin e Tiranës.

Bedri Dedja është shkrimtari më prodhimtar dhe më popullor i letërsisë shqipe për fëmijë, veprimtari të cilën e nisi që në rini. Ka krijuar e botuar dhjetëra vepra origjinale dhe 33 përshtatje e përkthime, nga letërsia klasike botërore, për moshat e vogla dhe të reja. E kush nuk i ka lexuar veprat e tij të njohura, si: “Heroizmat e Fatbardh pikaloshit” (1954), “Kalamajt e pallatit tim”, “Një udhëtim i rrezikshëm”, “Shkolla e pyllit”, (që më 1970 mori “Çmimin e Republikës”), “Republika e 1.100 çudirave”, “Qyteti me tri kështjella”, “Përrallë madhja” etj.

Shumica e tyre janë ribotuar disa herë në Shqipëri e në Kosovë dhe janë përkthyer në gjuhë të huaja. Vetëm gjatë qëndrimit me punë në qytetin e Elbasanit, botoi tre romane për fëmijë, një novelë fantastike-shkencore e dy poema, një vëllim me kritika letrare; shkroi dy drama, që u shfaqën në teatrin “Skampa” etj.
Kujtim i paharruar për të ishte vizita e parë në Kosovë, në vitin 1973.

Një miku i tij kosovar, poeti Agim Deva, do t’i dërgonte, shumë vite më vonë, një libër me nënshkrimin-vjershë, ku thoshte: “A të kujtohet, xhaxhi Bedri,/ kur i shndërronim vargjet në fëmijë,/ ne të dëshironim këtu në Kosovë,/ ti ne na dëshiroje në Shqipëri…”! Pas çlirimit të saj, bile dhe pak ditë para se të ndahej përgjithnjë nga jeta, e vizitoi disa herë Kosovën dhe kudo u mirëprit me dashuri për meritat e shumta të tij, pedagog, shkrimtar e studiues.

Prof. Dedja, si mjaft intelektualë bashkëkohës, ishte mjaft i lodhur nga jeta dhe i ngarkuar nga krijimtaria intensive. Por gjithnjë mbeti me vullnet të çeliktë dhe i papërkulur. Kështu, nuk iu nda punës dhe veprimtarisë krijuese, letrare e shkencore, duke qenë një ndër anëtarët e bashkëpunëtorët më aktivë të Akademisë së Shkencave, të Ministrisë së Arsimit e Shkencës, Institutit të Studimeve Pedagogjike dhe Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve.

Kujtojmë këtu, p.sh., se në vitin 2003, u botua vepra madhore “Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar”, ku ai ishte autor kryesor dhe përgjegjës i redaksisë. Kam pasur fatin që, në atë periudhë të jetës, të bashkëpunoj me të. Gjithherë, ndieja aftësitë e tij të rralla dhe horizontin e gjerë, taktin e punës në kolektiv e tjera.

Po kështu, në kuadrin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ai drejtoi redaksinë e arsimit për ripunimin e “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar”; kryesoi bordin e vlerësimit të botimeve letrare-publicistike për fëmijë, pranë Ministrisë së Arsimit e Shkencës, ku kam bashkëpunuar me të etj. Ishte kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve dhe kryetar nderi i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për fëmijë e të rinj.

Gjithashtu, ishte bashkëpunëtor pranë Universitetit të Kembrixhit, për hartimin e biografive të njerëzve të shquar dhe emri i tij renditet ndërmjet anëtarëve të Lidhjes Botërore të Shkencave Pedagogjike. Për arsye financimi, i mbeti pa realizuar projekti për organizimin e Kongresit të Parë Mbarëshqiptar të Psikologëve.

Prof. Bedri Dedja ka marrë pjesë në shumë tubime kombëtare e ndërkombëtare, ku janë shqyrtuar probleme të ndryshme të psikologjisë e pedagogjisë dhe të letërsisë për fëmijë etj. Është për t’u shënuar se edhe në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, 1972), lexoi punimin e tij, me temë: “Rreth akselerimit psikik dhe ndikimit të tij në mësimin e gjuhës letrare”.

Krahas dhjetëra librave të fushave të ndryshme, që kishte botuar dhe pse i lodhur mjaft nga jeta e sëmundja, në moshën mbi 73-vjeçare, ai pohonte: “Kam dosjet e krijimeve, që kam përgatitur plotësisht ose jo, për t’i botuar si libra më vete. E nuk janë pak, janë me mijëra faqe, që edhe i përfshin edhe nuk i përfshin bibliografia ime…”!

Ishte kënaqësi e veçantë për të gjithë ish-kolegët e ish-studentët, bashkëpunëtorët dhe të njohurit e shumtë dashamirë të tij, që në prill 2009, më rastin e 5-vjetorit të ndarjes përgjithnjë nga ne, të Prof. Bedri Dedjes, të përurohej në kryeqytetin Tiranë, një tjetër vepër dinjitoze e tij për fëmijë. Ajo mban titullin “Presidenti i Planetit të Kuq”.

Ndërsa e kisha detyrim miqësor dhe ishte nder për mua që, në vitin 2010, në kujtim të jetës dhe veprimtarisë së tij të gjithanshme, të përgatisja dhe më pas të botohej libri “Bedri Dedja, në kujtesën tonë”. Aty janë përshirë shkrimet e mjaft autorëve, kolegë e miq, ish-studentë e familjarë të tij, nga të gjitha trojet amtare dhe nga diaspora shqiptare.

Në nëntor të vitit 2000, pra në 70-vjetorin e lindjes, Presidenti i Republikës i dha atij titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Më parë, ishte nderuar dhe me “Çmimin e Republikës” dhe me mjaft dekorata e vlerësime të tjera të merituara, për jetën e shkrirë në shërbim të arsimit kombëtar, për letërsinë dhe shkencën shqiptare. Prof. Bedri Dedja u nda përgjithnjë nga jeta më 13 prill 2004, por emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë të gjalla në kujtesën e brezave tanë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në 'Dielli', te esetë e viteve '20-të

Next Post

“Ajo që bëri Enver Hoxha në vitin 1945, duke dekoruar me medalje dhe tituj të lartë oficerët jugosllavë, mbetet një pjesë e turpit tonë kombëtar, pasi...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

Artikuj të ngjashëm

“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço
Art & Kulture

January 27, 2026
“Piktori i Merituar” Shaban Hysa, mitiku i skenografisë shqiptare, autor i mbi 250 punëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas e Baletit!
Art & Kulture

“Piktori i Merituar” Shaban Hysa, mitiku i skenografisë shqiptare, autor i mbi 250 punëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas e Baletit!

January 21, 2026
“Ndalova më gjatë tek pjesa e muzeut ku ishin një seri ‘vip’ nga ‘Flamuri i kuq’, njëra prej të cilave në vitet ’60-të, erdhi si dhuratë për Enver Hoxhën…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur nga vizita në Kinë

January 19, 2026
“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Teatri Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”/ Dëshmitë e rralla të kolegëve; si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri

January 16, 2026
Gegnishtja dhe liria e asocimit: nji paradoks shqiptar!
Art & Kulture

Gegnishtja dhe liria e asocimit: nji paradoks shqiptar!

January 6, 2026
“Gjon Mili punoi si fotoreporter e gazetar, sidomos në revistën e njohur ‘Life’, ku arriti të vizitonte vende të ndryshme dhe…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të famshëm me origjinë shqiptare

January 5, 2026
Next Post
“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit

“Ajo që bëri Enver Hoxha në vitin 1945, duke dekoruar me medalje dhe tituj të lartë oficerët jugosllavë, mbetet një pjesë e turpit tonë kombëtar, pasi...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme