• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, February 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pa dashuri s’ka entuziazëm, s’ka shpresë, nuk kryhet asnjë vepër, dashuria e sinqertë dhe të thellë, duhet të jetë si ata trëndafila që…”/ Letrat e dashurisë së Mit’had Frashërit, për të dashurën rumune

Mit'hat #Frashëri TIRANE, 1935 Në foto Mit'hat #Frashëri në biblotekën e tij Lumo Skendo në Tiranë
“Fatkeqësi e Shqipërisë që ka rënë në duart e bashtos së Gjirokastrës, një përbindësh, kumarxhi, që ne ja dimë të gjitha, pasi në Francë…”/ Zbulohet letra e vëllait të Musine Kokalarit, nëntor 1944
Zbulohet letra e Dr. Krasniqit kundër Mit’hat Frashërit: “Kontributi i juej i çmuem, për sa i përket idesë së nji Shqipnie etnike…”/ Kontraditat e mërgatës politike shqiptare
Kontributi i madh diplomatik i Mit’hat Frashërit si ministër fuqiplotë në Athinë, në mbrojtjen e popullsisë çame në Greqi, pas ‘Traktatit të Lozanës’, me shpronësimet dhe shpërnguljet e shqiptarëve në Turqi
“Pasi doli nga burgu në ’63-in, e internuan në fshatrat e Beratit, Fierit dhe Lushnjes, ku e pambrojtur nga askush, ra preh e lojërave vrastare të Sigurimit…”/ Dëshmitë e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ës
Koha e artë e Monarkisë së Zogut, kur fermerët dhe artizanët shqiptarë, konkurronin me sukses prodhimet e tyre në Panairin e Barit
“Kushdo që, me qëllim përfitimi në vënde publike, angazhon çëngina ose të tjera femëna, për me tërheq njërëzinë dhe i vën ato në dispozicion klientëve, ndëshkohet…“Si dënohej prostitucioni në Monarkinë e Zogut?

Nga Dr. Uran Butka

Memorie.al / “Një letër (përmbajtjen e së cilës, duhet jo vetëm ta ndjejmë, akoma ta shijojmë) për mua është një luks, një dëfrim i mendjes dhe luksi do nge, do qetësi, do një atmosferë të pa turbulluar. Luksi i nxituar, degjeneron në grotesk. Shkoni dhe shihni qytetin amerikan Atlantic City, ku harbutësia e një luksi të shpejtë e bën një kontrast aq të madh me bukuritë evropiane të shekullit XVII-XVIII” – Mid’hat Frashëri.

Letërkëmbimi i Mid’hat Frashërit përbën kurorën e meditimit, të veprimtarisë shkrimore dhe krijimtarisë  së tij: aty shfaqen idetë e reja iluministe të tij në çdo fushë të jetës e të mendimit, sfidat dhe vendimmarrja e tij  në ngjarjet kyçe të historisë së kombit, shqiptarizmi si platformë dhe veprim, përpjekjet titanike në mbrojtje të çështjes shqiptare në krizë, këmbëngulja e palodhur për zgjidhjen më pozitive të saj, humanizmi dhe  evropianizimi si frymë e model, diplomacia si mjeshtëri dhe art, debati me argumente dhe logjikë të pakundërshtueshme, elokuenca dhe sjellja fisnike, bashkëbisedimi dhe polemikat me personalitete të shquara historike shqiptare e të huaja, përfshirë presidentë shtetesh, kryeministra, ministra, kryetarë forumesh kombëtarë e ndërkombëtarë, bashkëpunimi e bashkimi kombëtar, haxhiqamilizmi shqiptar, rreziku komunist, lufta për shtet ligjor dhe demokraci, miqësia dhe dashuria, por edhe kritika ekzistenciale,  largpamësia, kultura sipërore, informacioni i gjerë dhe sensi zyrtar, por edhe intim dhe artistik i këtij letërkëmbimi.

Tre janë kulmet e kësaj pasurie epistolare: koha kur ishte anëtar dhe kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris dhe në Lidhen e Kombeve në Gjenevë, në mbrojtje të identitetit dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë, përkundër politikave pushtuese serbe, greke dhe italiane, por edhe kundër politikave imperialiste të Fuqive të Mëdha shpesh në  mbështetje të tyre, si edhe në mbrojtje të popullsisë shqiptare të Kosovës dhe të Shqipërisë jug-lindore, të okupuara padrejtësisht dhe të persekutuara deri në asgjësim;

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Shqipëri mbretëron uria dhe frika, që nga dita fatale, kur një grup agjentësh të ekzaltuar, hipotekuan Shqipërinë në kadastrën e Beogradit e Moskës…”! / Fjalimi i panjohur i Hasan Dostit në BBC, në 1950-ën

“At Zef Pllumi, i fundmi ndër etërit e vërtetë të Kishës Katolike, konsekuent në bindjet e veta, që nuk i tradhtoi e nuk i mohoi kurrë, e për këtë e pësoi dhe …”/ Refleksione për fratin e famshëm

Letërkëmbimi kur ishte ambasador i Shqipërisë në Greqi, ku mbrojti si askush tjetër çështjen çame, duke u përballur me politikat antishqiptare dhe antinjerëzore të helenizmit për shpërnguljen barbare dhe shpronësimin e popullsisë shqiptare nga trojet e tyre në vitet 1923-1925; dhe letërkëmbimi erotik, që zgjati thuajse gjithë jetën, ashtu siç zgjati edhe dashuria e tij.

Dashuria e Mid’hat Frashërit ishte shpuzë e amshuar, e mbuluar me hirin e jetës. Ai i caklon dhe i shpupurit me penën-pupël gacat, që vagëllojnë në një dritë të gjelbër dhe i derdh me mjeshtëri dhe art në letrat e tij. Dashuria e tij është e çiltër, e vetvetishme, e magjishme, emocionale.

Ai e ka provuar atë me pasion më tepër se një herë, si njeri i lirë dhe i kulturuar, atë ndjesi të brendshme të patjetërsueshme njerëzore, atë prush që djeg e shqerr, si një dritë dhe terr, si shend e vuajtje, si poezi e si dramë, si  forcë njerëzore që e çliron dhe e ndryshon botën.

“Dashuria, – shkruan ai, – është kondita e jetës. Po të mos ekzistojë ajo, shkatërrohet lidhka në mes të gjymtyrëve të njeriut, familjes dhe njerëzisë, zhduket shija e gjallërisë dhe e jetës. Pa dashuri s’ka enthuziazëm, s’ka shpresë, nuk kryhet asnjë vepër. Enthuziazmi dhe shpresa, bijat e dashurisë së sinqertë dhe të thellë, duhet të jenë si ata trëndafilë mëngjesi, që çelin çdo ditë të rinj, si ato lulet, që mbyllen natën, por hapen  nën rrezet e para të diellit”.

Letrat e dashurisë mes intelektuales rumune Angela Romano dhe Mid’hatit, zgjasin e dokumentohen për 24 vjet me radhë, pak më tepër se letrat e dashurisë mes Balzakut dhe Princeshës Hanska, por edhe me një pathos të pa përshkruar. Pyetjes pse nuk u martua kurrë Mid’hat Frashëri, i japin përgjigje letrat e tij dhe të dashurave të tij.

E zhuritur nga malli dhe largësia, Angela Romano e grish në Bukuresht të dashurin e saj, ku i kishte të gjitha komoditetet që të jetonin së bashku “me idhullin e saj, shpresën e saj të parealizueshme”, siç shprehet ajo në letër. Por Mid’hati zgjedh midis Angelës dhe Shqipërisë, këtë të dytën dhe ajo ia kthen: “Jam e lumtur për ty dhe për vendin tënd”.

Mid’hati i përgjigjet së dashurës Emma: ”Ti e di sëmundjen morale nga e cila unë vuaj, ajo mani për t’i analizuar gjërat, ajo ngasje për të gërmuar përherë në thellësi të tyre, duke dashur të shoh larg, ta konsideroj shumë shpesh të tashmen si preokupim të së ardhmes. Një martesë, për mua është e pamundur dhe jam i sigurt se, nuk do ta bëja kurrsesi të lumtur”.

Në letrën drejtuar Elsës, Mid’hati shkruante: “Të dua të lumtur, Elsa. Po luftoj midis zemrës dhe arsyes, midis dashurisë dhe detyrës, pikërisht në emër të kësaj dashurie”. Elsa: “Mbase është një marrëzi e madhe dashuria ime për ty, që e do aq shumë lirinë, të udhëtosh, t’i biesh botës qark, tek do ndryshimin, jetën pa halle, pa telashe”.

Mid’hati ishte një qytetar  i lirë evropian, ndaj përpiqej jo pa dilema, që pasioni dhe jeta familjare të mos ia pengonin dashurinë e madhe ndaj atdheut dhe detyrën ndaj çështjes kombëtare, si edhe të mos lëndonin njerëzit e dashur.

Mid’hati pati një letërkëmbim të pazakontë, nga përmbajtja e thuktë, por edhe nga shumësia e letrave, që arrijnë në mijëra e mijëra. Të habit fakti që ku e ka gjetur kohën të shkruajë letra pa fund, kur ka pasur një veprimtari tejet intensive atdhetare, politike, diplomatike, pedagogjike, kulturore, studimore, albanologjike, kritike, botuese, letrare, memoriale, bibliografike dhe përshkrime udhëtimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ai ka shkruar dhe këmbyer letra nga nevoja e kohës, me personalitete, por edhe njerëz të thjeshtë të botës shqiptare si; Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Mehmet Konica, Kristo Luarasi, Gaetano Petrota, Dr. Ibrahim Temo, Dr. Mihal Turtulli, Fan Noli, Sulejman Delvina, Shtjefën Gjeçovi, Gjergj Fishta, Gjergj Pekmezi, Ahmet Zogu, Sotir Kolea, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Dhimitër Berati, Aqif Pashë Elbasani, Eshref Frashëri, Pandeli Evangjeli, Arif Dino, Asdreni, Kolë Tromara, Kostë Çekrezi, Mihal Grameno, Avni Rustemi, Samin Visoka, Branko Merxhani, Mirash Ivanaj, Seit Kemal, Hil Mosi, Kolë Kamsi, Karl Gurakuqi, Musine Kokalari, Emine Frashëri, Abaz Kupi, Dhimitër Falo, Safet Butka, Sali Mani etj.;

por edhe me personalitete te shquara të politikës e diplomacisë botërore, si presidenti Wilson, Lord Robert Cecil, kryetar i Konferencës së Paqes në Paris, Jules Cambon, kryetar i Konferencës së Ambasadorëve, Eric Drumond, sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve, D’Estornuelles de Constand, Lloyd George, Aristide Briand, Aubrey Herbert, Edit Durham, Justin Godart, Baron Hayashi, Telford Erickson, Jean Pelissier, I. S. Barnes, Morton Eden, A. J. Balfour, Rene Vivian, K. Ishii, Bill Maklin, Alexandër Kirk, Julian Emer etj., si edhe ministra, deputetë, këshilltarë, ambasadorë, shkrimtarë, kryeredaktorë agjencish, gazetash e revistash, miq dhe armiq të Shqipërisë dhe të Mid’hat Frashërit.

Po ashtu, pati letërkëmbim me personalitete te shkencës  evropiane si; M. Shuflai, G. Weigand, E. Pittard, M. Roques, M. Tomasie, H. Pedersen, N. Jokli, Prof. Meillet, E. Legrand etj. Letërkëmbimi është hulumtuar dhe nxjerrë në Arkivin Qendror të Shtetit, Arkivin e Ministrisë së Jashtme dhe  arkivat e bibliotekat e Turqisë, Francës, Britanisë së Madhe, SHBA-së, Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë, Zvicrës, Gjermanisë, Italisë, etj., kryesisht në gjuhët shqip, frëngjisht, anglisht. Ky letërkëmbim, është ngërthyer tek vëllimi VI dhe VII i kolanës “Mid’hat Frashëri”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ju parashtroj me gëzim se dhoma e karantinës, kulla e sahatit dhe posto-blloku i skelës së qytetit të Durrësit, janë...”/ Ku ishte dhe si u zhduk objekti kryesor i qytetit bregdetar në 1907-ën?

Next Post

“Kështu Fishta kritik, bëhet edhe filozof i veprës së artit; por jo vetëm filozof, bëhet edhe filolog i saj, edhe historian, edhe psikolog i saj...”/ Refleksione e studiuesit të njohur të letërsisë shqipe

Artikuj të ngjashëm

“Në kamp erdhi kapiten Nuri Huta, pjesëtar i misionit ushtarak shqiptar në Bari, i cili u takua me Mit’hat Frashërin dhe Vasil Andonin, …”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana
Personazh

“Në Shqipëri mbretëron uria dhe frika, që nga dita fatale, kur një grup agjentësh të ekzaltuar, hipotekuan Shqipërinë në kadastrën e Beogradit e Moskës…”! / Fjalimi i panjohur i Hasan Dostit në BBC, në 1950-ën

February 12, 2026
“Ali Xhunga, shefi kryesor i hetuesisë te Burgu i Kishës n’ Shkodër, kur e mori vesh se mua, s’më vinte kurkush në takim dhe s’kishim asnjë ushqim, më tha…”/ Dëshmia e trishtë e fratit të famshëm
Personazh

“At Zef Pllumi, i fundmi ndër etërit e vërtetë të Kishës Katolike, konsekuent në bindjet e veta, që nuk i tradhtoi e nuk i mohoi kurrë, e për këtë e pësoi dhe …”/ Refleksione për fratin e famshëm

February 11, 2026
“Dijetari rumun T. Kapidan, mendonte se; krimi mund të jetë kryer në marrëveshje midis Fanarit dhe Jelldizit, pasi vrasja e Naum Veqilharxhit ndodhi në…”/ Ana e panjohur e vdekjes së patriotit të famshëm
Personazh

“Dijetari rumun T. Kapidan, mendonte se; krimi mund të jetë kryer në marrëveshje midis Fanarit dhe Jelldizit, pasi vrasja e Naum Veqilharxhit ndodhi në…”/ Ana e panjohur e vdekjes së patriotit të famshëm

February 9, 2026
“Në librin e tij ‘Gjashtë muaj histori të Shqipërisë’, koloneli francez Dekon, pranoi propozimet e Sali Butkës për shpalljen e Vetëqeverimit shqiptar të Korçës dhe…”/ Refleksionet e studjuesit dhe historianit të njohur
Personazh

“Safet Butka, kur ishte inspektor i Arsimit në Tiranë në vitet 1935-’37, i pajisi shkollat e kryeqytetit me foto të patriotëve të Rilindjes, si Koto Hoxhin dhe…”/ Historia e panjohur e “pionierit” të arsimit

February 8, 2026
“Në gusht 1914, rebelët, nën drejtimin e Haxhi Demirit dhe shehut të Çorushit, pasi dogjën pallatin e Aziz Vrionit në Berat e, dëbuan gratë nga shtëpitë…”/ Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati
Personazh

“Në gusht 1914, rebelët, nën drejtimin e Haxhi Demirit dhe shehut të Çorushit, pasi dogjën pallatin e Aziz Vrionit në Berat e, dëbuan gratë nga shtëpitë…”/ Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati

February 6, 2026
“Libraria e tij në ‘Qafën e Pazarit’, ku mblidheshin profesorët, doktorët, artistët, krijuesit e, sa e sa intelektualë të qytetit të gurtë, ishte kthyer në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për librin “Alizot Emiri”
Personazh

“Libraria e tij në ‘Qafën e Pazarit’, ku mblidheshin profesorët, doktorët, artistët, krijuesit e, sa e sa intelektualë të qytetit të gurtë, ishte kthyer në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për librin “Alizot Emiri”

February 1, 2026
Next Post
“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta

“Kështu Fishta kritik, bëhet edhe filozof i veprës së artit; por jo vetëm filozof, bëhet edhe filolog i saj, edhe historian, edhe psikolog i saj...”/ Refleksione e studiuesit të njohur të letërsisë shqipe

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme