• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, November 28, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Tre muaj pas mbarimit të filmit ‘Fije që priten’, ku mua më dhanë rolin që kishte pasur Bert Ndrenika, u takuam bashkë te lulishtja para ‘Dajti’-t dhe ai…”/ Dëshmia e e rrallë aktorit të teatrit e kinematografisë

“Jo komunistët, por unë i hodha në erë depot e Rradhimës që i’u bë filmi ‘Në fillim të verës’ dhe pas aksionit, Hysni Kapo më tha…”/ Dëshmia e ballistit të riatdhesuar

Nga Leonard Veizi

Pjesa e parë

Memorie.al / Me mbi 80 role si aktor në teatër e kinema, ai është dhe regjisor i 25 premierave në teatër dhe estrade, autor komedie, drame i dhjetëra skeçeve. Astrit Çerma thotë se gjithsesi: “ia ka bërë ‘hallall’ Teatrit “Skampa” gjithçka: rolet, regjtë, shkrimet, sukseset, por edhe dështimet e marrëzitë”. Ndërsa për tetë vitet kur ishte drejtori i tij, thotë se e mbajti gjalle atë teatër. “Unë e di ç’kam hequr për 8 vite. Edhe skenograf, dramaturg, balet maestro, punëtor skene, sherrxhi, llafazan, jam zënë grushte, edhe shtëpinë e braktisa, për atë teatër… Megjithatë, teatrin “Skampa”e kam dashur dhe e dua”. Kjo eshët gjithçka mund të thotë një njeri që ia ka kushtuar jetën teatrit. Për më tej, në një interviste me plot të papritura, Astrit Çerma rrëfen ekskluzivisht në këtë shkrim.

Z. Astrit, a ishte e vështirë të bëje art në një vend me kufizime si Shqipëria?

Gjithashtu mund të lexoni

“Deri në ’96-ën, që isha deputete, shkoja me biçikletë në Parlament, pasi fillimisht nuk kishim rrogë dhe vazhdoja të punoja në spital e, kur mbaroja…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur

“Në ’91-in, replikova me Haxhi Lleshin, se qëlloi me armë një person që u fut te vila e tij, më pas, më këcënuan pesë herë me vdekje, aq sa Azem Hajdari…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur

Natyrisht, që të vlerësosh apo zhvlerësosh artin dhe kulturën e 45 viteve monizëm, nuk mund të mos marrësh parasysh kufizimet e atij pushteti. Por, mbi çfarë konkretisht kanë rënduar kufizimet? Tani dalin estetë, kritikë, analist, studiues që në shumë fusha të artit e kulturës i tjerrin dhe ç’tjerrin vitet e pas çlirimit e, deri në demokraci, jo vetëm për kufizime por edhe për shkatërrime, sakatime, izolime, ndalime.

Madje sot është bërë “mode” që në biografitë e krijimeve dhe krijuesve të stampohet vend e pa vend brenda “persekutimit”, titulli “i persekutuar”, edhe për të nderuar e respektuar të asaj kohe, qoftë me poste e detyra, qoftë me tituj e ndere.

Çuditërisht askush nuk bën analizë se çfarë arti e kulture profesioniste trashëgoi vendi ynë nga thellësia e viteve e, deri me 1945? E vërteta është: Përjashto disa individë të shquar, kryesisht në pikturë e muzikë, gjithë tjetra ishte një amatorizëm arkaik.

Të gjitha institucionet dhe formacionet profesioniste u ngritën në vitet 1945-‘85; dhe të gjithë u ngritën mbi bazat institucioneve e formacioneve të vendeve të Lindjes, kryesisht të Bashkimit Sovjetik.

Edhe drejtuesit në drejtim të krijimit e ekzekutimit, u arsimuan dhe u përgatitën po nga Lindja. Ndoshta ky ishte kufizimi i parë. Por edhe kufizim s’mund ta quash sepse arti i atyre vendeve edhe sot e kësaj dite, gëlon dhe vlerësohet. Atëherë?

Më thoshte Kadri Roshi: “Astrit. E kam mësuar notin në oqean unë, e jo si ju në pellgje e përrenj”! E kishte fjalën tek “oqeani” për kryeveprat botërore që Teatri Popullor (edhe teatro të tjerë), vunë në skenë gjatë atyre viteve dhe në “pellgjet e përrenjtë”, për ato palo drama që u vunë në skenë sidomos pas viteve ‘74.

Këtu po. Le te flasim për kufizimet, madje, për… shabllonizimet! Politika dhe pushteti ndërhynte dhe impononte me forcë tek teksti por, ishte inkurajues dhe kërkues për interpretimin. E dinte shume mirë se “pamfletet politike” thitheshin nga publiku nëpërmjet interpretimit të lart.

Unë vetë e kam marr titullin “Artist i merituar” në 1992, por e them me bindje të plotë se titujt para ’90-ës, vërtetë nuk janë dhënë aty ku politikisht, pse jo dhe moralisht, nuk i kanë shërbyer pushtetit por, kurrë, e theksoi kurrë, nuk janë dhënë vetëm për vlera politike dhe morale. Më thoni; cili nga ata që e ka marr, nuk e ka merituar titullin dhe nderin?

Kështu shpjegohet që brenda kufizimeve të kohës u krijuan vepra me vlera artistike, që sot e kësaj dite janë të pëlqyeshme jo vetëm nga “nostalgjiket” por edhe nga shumë të rinj. Shpërthyen talente që mbeten e do mbeten të papërsëritshëm për krijimet e tyre në tërësi e veçanti.

Sa ndërhynte politika në një film, në skenar, regji e montazh, pasi filmi shikohej nga Këshilli Artistik?

Ndërhynte deri në bllokim të filmit. Në teatër, deri në ndalim të shfaqjes. Me detaje për ndërhyrjet në filma, s’mund të flas, sepse si çdo aktor tjetër në Kinostudio, isha “i jashtëm”. Vinim nga teatrot, xhironim, dublonim e ktheheshim prapë në teatër. Por as nuk diskutohej që gjatë montimit të filmave; “vlonte gërshëra”. Di që filmi “Thirrja”, është shkurtuar thuajse në një të treten e tij.

Një nga skenarët letrar ndër më të bukurit që kam lexuar ka qenë “Ata ishin 4”, mirëpo; “u bënë vërejtjet”, u futen duart dhe përfundimi, ai që është…! Çdo gjë kalonte në sitat ideologjike. Këto sita fillonin nga vetë krijuesi dhe ekzekutuesi, tek këshilli artistik, kolektivi, drejtoria dhe përfundonin deri në Komitetin Qendror të Partisë.

Ndërsa në teatër, pothuajse të gjitha shfaqjet, rrallë janë thënë për publikun pas premierës, ku asistonte këshilli artistik, aparatçikët e partisë së rrethit dhe “kontrolli i klasës punëtore”. Dy-tri ditë, ka pasur raste edhe me jave, janë rregulluar “gabimet”. Madje për një periudhë mbas shfaqjeve, aktorët, ashtu siç ishin, me grim e të veshur sipas karaktereve, dilnin në skenë dhe prisnin “vërejtjet” e publikut.

Filloi të mos qëndrojë publiku dhe u hoq dorë…! Pushteti i kohës, natyrisht për qëllimet e tij, investonte jo pak për artin dhe kulturën. Ai pushtetet e kishte zbërthyer dhe mëshiruar saktë idenë e tregimit të famshëm të Mark Tuenit, për dështimin e pushtimit të vendit me 5000 avionë, 5000 tanke e 5000 ushtarë. Në fund mjaftuan 5 këngëtarë…!

Ishte e vështirë të luaje hetuesin tek “Fije që priten”? Keni pasur një model për t’u mbështetur?

Ku kisha kohe unë për “model”?! Në këtë film, nuk kisha kohë të mësoja tekstin e, jo më të krijoja mbi të. Filmi “Fijet…” kishte mbaruar me kohë, ishte shfaqur për kolektivin krijues të Kinostudios e për disa institucion përkatëse, nga ku kishte marrë vlerësimet më të mira. Madje për vlerat e tij, ishte vendosur të jepej si “film-premier” me rastin e mbylljes se Festivalit të Parë të Filmit Shqiptar, që do te zhvillohej nga data 2-11 prill.

Ishte fundi i muajit mars. Në teatrin e Elbasanit u vu dhe po jepej me sukses drama e shkruar nga unë, “Hakmarrja e madhe”. Një natë, pas shfaqjes, shoh drejtorin e filmit Josif Kromidha që kishte ardhur urgjent nga Tirana, për të më marrë. “Ç’ne”?! Siç më thanë, filmin “Fijet…”, me që ishte me temë nga “Sigurimi i Shtetit, e kishte parë “Drejtoria e Dytë”, dhe… urdhër: “Robert Ndrenika në rolin e hetuesit te zëvendësohet, sepse ka vëllanë të arratisur”!

Këto lloj urdhrash në atë kohë as mos të shkonte ndërmend t’i diskutoje. Atëherë stafi i filmit më kërkoi mua për zëvendësimin! Dhe duhej zëvendësuar për një javë, për festivalin. Dhe më e bukura: Drejtoria e teatrit, për aq kohë sa ishte reklamuar shfaqja premiere, nguli këmbë që për pesë ditë të shkoja e të vija nga Tirana, sepse nuk kisha dublant. Për arsye kohe dhe për të më “orientuar” për rolin, më dhanë për të parë filmin!!!

Ç’të shihja! Ku “zëvendësohej” Berti? Rrolin, siç i thonë, e kishte “qarë”. Ju pyesni për modelin e “figurës”?! Edhe kostumi që kam veshur i Bertit është. Tre triko vishja që ta mbushja. “Ti ke prerë dhe ke qepur një kostum të bukur – i thashë Muharremit, regjisorit të filmit, – por ai fatkeqësisht diku t’u gris. Do s’do, do të vësh një arnë dhe arna jam unë.

Të përpiqemi që këtë arnë mos e dallojnë të tjerët, se ti gjithmonë do ta dish që kostumin e ke me arnë, dhe unë gjithmonë do di se në këtë kostum jam arnë”! Mbas tre muajsh rastësisht u takova me Bertin tek lulishtja para hotel “Dajtit”. U ulem në stol dhe pimë disa cigare radhazi. Ç’të bënim tjetër?!

Keni pasur rast kur keni dashur një rol dhe s’ua kanë dhënë, apo keni marrë një rol dhe ua kanë hequr?

Tani, disa të vërteta tingëllojnë, si sajime, por…! Unë vetëm në tre filma kam shkuar me dëshirë “Brazdat”, “Në fillim të verës”, “Ilegalet”. Kam dashur edhe tek filmi “Tokë e përgjakur”, ku do te interpretoja dy role; babanë dhe djalin, por për arsye se xhirimet e filmit ishin njëkohësisht me “Ilegalet”, zgjodha këtë të dytin. Në të gjithë filmat e tjerë, kam shkuar me urdhër. Po, po… urdhër.

Tani t’i hyj historive si e qysh, s’ka vlerë. “Në Kinostudio nuk kam hyre duke i lëpirë këmbët njeriu dhe nuk kam ndërmend të qëndroj duke lëpirë këmbët” – ia “përplasa” një herë një regjisori që kishte mbaruar jashtë shtetit një kurs dy vjeçar për… operator.

Më shumë në këtë drejtim, mund t’ju flas i nderuari Faruk Basha. Me të dhe Demir Hyskien, shpesh “qaja hallet”. Minella Borova thoshte: “Ore shoku regjisor, ty nuk të lejohet të mendosh si do të dalë filmi. Ti ke për detyrë të bësh filmin. Pastaj, filmit, po t’i dojë b…., del mirë, po të mos i dojë, del keq. Është punë e filmit, s’është puna jote”.

Natyrisht ishte shaka e tij, por që kishte diçka të vërtet. Dikush shkroi për mua se pas viteve ’80-të, “u zhduka”! Natyrisht nuk kam shkuar nëpër filma, megjithëse gjithmonë më kërkonin. E para që nuk shkoja, ishte se më pëlqente më shumë teatri. Ne teatër, unë çdo natë krijoja, kurse në film, më dukej dhe se çdo gjë ishte e stamposur. Sandër Prosi thoshte gjithmonë: “Mjeshtëria e aktorit blihet në teatër dhe shitet në kinematografi”.

Siç duket mua nuk më pëlqente “tregtia”. Por ishin edhe kushtet familjare dhe ekonomike. – “E, mo. Edhe këtë nuk ka kandar ta mbaj byrazer – më thoshte Jani Riza – 110 lekë dietë për një kalë në ditë dhe 13 lekë për një aktor…”?! (Kaq thoshin e kishte dietën ditore kali i bardhë i Petrit Dumes). Vetëm 2% të rrogës merrnim dietë, asgjë tjetër.

Më pyet një amerikan: “Sa njerëz të kanë parë nëpër filma”? Demek: sa i njohur je dhe sa para ke fituar? Iu përgjigja: “Në atë kohë s’kishte aktor amerikan të ma kalonte, se me kanë parë një miliard kinezë. Sa për para, as një lypsi s’ia kaloj dot…”! / Memorie.al

                                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Përpjekjet e Qeverisë së Vlorës, s’mund të kishin sukses pa një figurë me ndikim diplomatik që drejtonte delegacionin shqiptar, siç ishte Princi i Egjiptit, pasi...”/ Historia e panjohur e patriotit Sotir Kolea

Next Post

“Sipas Ismail Qemalit, Shqipëria do të ndahej në tre kantone, me kryeqytete Shkodrën, Durrësin, Vlorën, që do qeveriseshin nga Preng Bibë Doda, Esat Pasha...”/ Refleksionet e historianes së njohur

Artikuj të ngjashëm

“Deri në ’96-ën, që isha deputete, shkoja me biçikletë në Parlament, pasi fillimisht nuk kishim rrogë dhe vazhdoja të punoja në spital e, kur mbaroja…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur
Intervista

November 25, 2025
“Në ’91-in, replikova me Haxhi Lleshin, se qëlloi me armë një person që u fut te vila e tij, më pas, më këcënuan pesë herë me vdekje, aq sa Azem Hajdari…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur
Intervista

“Në ’91-in, replikova me Haxhi Lleshin, se qëlloi me armë një person që u fut te vila e tij, më pas, më këcënuan pesë herë me vdekje, aq sa Azem Hajdari…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur

November 26, 2025
Si mundëm ta shpëtonim anijen tonë ‘Korabi’ në në Bari të Italisë në vitin 1973, ku u mbytën 95 marinarë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e navigatorit të Flotës Tregtare, për tragjedinë e 52 viteve më parë

November 23, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Intervista

“Në burgun e Shkodrës erdhi një oficer dhe pasi na pyeti; kush është Imer e Mal Xhemail Metaliaj, na tha; ua pushkatuam vëllain…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik me origjinë nga Tropoja

November 15, 2025
“Ndaj Gjermanisë Perëndimore në 1967-ën, ku ne barazuam, 0 me 0, u tha se luajtëm për Jugosllavinë dhe se Ramiz Alia para ndeshjes….”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit korçar, Todo Vaso   

“Gjatë intervistës në RTV Beogradi, vëllai im, Iliri tha: ‘edhe gjakun do e ndërroj, kurse Enver Hoxhës…”! /Dëshmia e rrallë e Nasi Pavllos, që u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’84-ën, me katër të tjerë

November 14, 2025
Next Post
Memorie.al

“Sipas Ismail Qemalit, Shqipëria do të ndahej në tre kantone, me kryeqytete Shkodrën, Durrësin, Vlorën, që do qeveriseshin nga Preng Bibë Doda, Esat Pasha...”/ Refleksionet e historianes së njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme