• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Në burgun e Shkodrës erdhi një oficer dhe pasi na pyeti; kush është Imer e Mal Xhemail Metaliaj, na tha; ua pushkatuam vëllain…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik me origjinë nga Tropoja

“Komunistët na masakruan, sepse kur i pari i fisit tonë e pyeti Fadil Hoxhën: ‘Me kë do mbesë Kosova pas Luftës’, ai i tha…”/ Historia tragjike e familjes së madhe tropojane

Memorie.al / Mal Metalia me origjinë nga rrethi i Tropojës dhe me banim prej vitesh në Mamurras të rrethit të Krujës, u dënua me burg politik, kur ishte akoma fëmijë, bashkë me dy vëllezërit e tij pak më të mëdhenj. Në këtë shkrim ai dëshmon të gjithë historinë e jetës së tij dhe të familjes, me peripecitë që iu desh të përballej dhe të kalonte deri në vitin 1991, kur u shemb regjim i komunist.

Dëshmia e plotë e Mal Metaliaj

Unë jam Mal Xhemail Metalia, me origjinë nga fshati Dragobi i rrethit të Tropojës. Si të gjitha familjet shqiptare, pasi hyri komunizmi, ne na bënë kulak. Familje e madhe prej 70 vetash. Ne na kanë thënë që jemi Metaliaj, por jemi shtëpia e Elezajve të Dragobisë. Na kanë njohur shumë shqiptarë, nga të gjitha krahinat, deri në Kosovë. Që në fillim, familjet e mëdha nuk e donin komunizmin. Gjyshi im thoshte: “Nga na erdhën këta komunistë”?!

Nejse, na bënë kulak… shtëpi e madhe, na morën pasurinë, na dogjën shtëpinë. Regjimi komunist, axhën e babait tim, Asim Jakën, një burrë i fortë, i njohur, e marrin e pushkatojnë në mes të qytetit, në vitin 1946. E pushkatojnë pa gjyq. Familja jonë ishte familje kundër komunizmit. Axha im, kishte bërë burg. Ndërkohë, Mustafë Salihit, i futën edhe dy axhët e tjerë në burg. Jakup Salihin, e dënuan 20 vjet burg politik dhe i kanë konfiskuar gjysmën e pasurisë. Mustafë Salihi, sa u fut në burg, u arratis. Pa kaluar një vit, vijnë të na marrë neve. Në Dragobi, kufiri është afër me Malin e Zi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ne i shpjeguam qëllimin e vizitës sonë, Mao Ce Duni na tha; E ç’vlerë mund të kenë për popullin shqiptar citatet e mia, të cilat bazohen mbi jetën dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-përkthyesit Myfit Mushi

“Takimi ynë me Mao Ce Dunin u zhvillua më 16 gusht 1967 dhe zgjati plot 90 minuta, gjë jo e zakonshme për Maon, ku ai na foli me hollësi për…”/ Dëshmia e rrallë e ish-përkthyesit Myfit Mushi

Ne u bëmë gati. Na thanë vendin ku do të dilnim. Kur vijnë spiunët e Sigurimit të Shtetit, kishin marrë vesh se kishin ardhur për të na marrë ne edhe babain tim. Ata bien në përpjekje me ushtarët e, me forcat e Kufirit. Pasi bien në përpjekje, ne, tre vëllezërit ngelim aty në stan. Na kishin thënë të dilnim këtu. Këta kishin rënë në përpjekje, ata ikën e morën babain edhe u kthyen mbrapsht. Aty na rrethuan shtëpinë, na morën, na lidhën, mua, Riza Xhemailin rahmet pastë edhe Imer Xhemailin. E morën vesh, gjithë familjen tjetër prej 60-70 vetëve, i hipin në makinë dhe i nisin për Lushnje.

Në birucë na mbajtën një muaj. Vinte hetuesi edhe na pyeste për babain: “Keni ditur për babain, keni treguar rrugën se ku rrinë rojet”? Unë dhe vëllai, Riza Xhemaili, Imer Xhemaili, Mal Xhemaili, kemi thënë: “Po të tjerët e kanë ditur? Ne e kemi ditur se kemi dashur të ikim. Por nuk kemi thënë se ku rrinë rojet, kemi dashur të ikim në atë rrugë, jo se donim të dilnim në pritë për të vrarë askënd”! Hetuesia na çoi në gjyq në Bushat të Shkodrës, pas një muaji.

Cili ishte hetuesi juaj?

Hetues, në atë kohë kur më morën në Shkodër në Degën e Brendshme, ishte një Sadik Pema. Kudo ku ka qenë ky, ka lënë shembuj të këqij.

Si ju trajtuan në hetuesi?

Në hetuesi na kanë trajtuar shumë keq. Unë isha i ri. 15 ditë nuk na kanë lënë të flinim, vetëm që të pranonim që gjoja i kemi thënë babait, ku janë rojet. Përditë, deri sa kemi dalë në gjyq ku kemi thënë se nuk e kemi ditur se ku janë rojet. Kemi dalë për t’u arratisur edhe të shkonim tek axha.

Sa vite ju dënuan?

Filloi gjyqi. Pretenca ishte: Riza Xhemaili dënohet me vdekje, pushkatim. Imer Xhemaili, vëllai i dytë, 17 vjeç, dënohet me 25 vjet burg. Mal Xhemaili dënohet me 8 vjet. Vendimi i gjykatës u dha për Riza Xhemailin, dënohet me vdekje, pushkatim, edhe ashtu e lanë. Imer Xhemaili meqë ishte nën moshë, e lanë 12 vjet. Unë, Mal Xhemaili, dënohet me 5 vjet. Pasi mbaruam gjyqin, na kanë lënë të flisnim jashtë, me gjithë vëllain që e dënuan, nja 10 minuta. Pas 10 minutash, nuk e kemi parë më vëllain.

Çfarë ndodhi me vëllain e madh?

Në burgun e Shkodrës, ishin birucat për të dënuarit me vdekje. Ne ishim në një dhomë të madhe të lartë, me shumë anekse, me 200 burra. Kishte 60 metra vend për të fjetur. Na futën brenda, na kanë lëshuar pak vend ata burrat. Janë çuar në këmbë dhe na kanë marrë me të mira. Vëllain e dinim se ishte në birucë, kur dilnim në pajtoz, por ne nuk mundëm ta shikonim asnjëherë.

Pas 17 ditësh, vjen një oficer edhe çohemi në këmbë ne të burgosurit në atë dhomë. – “Kush është Imer Xhemaili, Mal Xhemaili”? – thotë oficeri i shërbimit. – “Unë jam Ymeri”, – tha Ymeri. Unë thashë që jam Mali. – “Jua pushkatuam vëllain”, tha ai i ngazëllyer. Ne qëndruam, nuk bërtitëm fare. Na i kishte lënë amanet vëllai. U çuan ata burrat na pajtuan, na ngushëlluan. Ishin rreth 200 burra, nga të gjitha krahinat. Akt-akuza ishte: “tentativë për arratisje”, ndërsa ne ishim pa dalë nga dera e shtëpisë, por e pushkatuan 19 vjeç. Një djalë dy metra i gjatë, shumë i ri, në atë moshë! Unë dhe Imeri, mbetëm në burg.

Pas dy muajve, vjen auto-burgu edhe do na çonin diku. Hipëm në automjet të mbuluar, s’kishim ardhur ndonjëherë, vetëm vëllai kishte ardhur njëherë në Kurbin te axha. “E kaluam Mamurrasin”, tha Ymeri. Na çuan në Tiranë tek Kombinati i Mishit. Kishte qenë kampi i madh aty që punonin të burgosurit. Kombinati i Mishit ishte një frigorifer i madh. Aty na kanë futur brenda, kemi qenë 1000 burra. Na kanë dalë para si djem të rinj që ishim dhe na kanë marrë, na kanë përgëzuar, na i kanë lënë bukën e ushqimet, edhe nisëm jetën e burgut në kampin e punës.

Aty Ymeri u bë gati 18 vjeç, i ri dhe i simpatik, e çuan të bëjë beton, punën më të rëndë. Unë të them të drejtën, disa muaj, nuk isha në punë. Ka burra që janë gjallë sot dhe nuk dua të shtoj asgjë. Edhe sot jam me ta, me Mark Alinë, me shumë burra prej Shqipërie. Nuk më kanë nxjerrë në punë nja 6 muaj. Pastaj, një burrë nga Mokra, më thotë: “A po vjen të të mësoj si hekurkthyes, me mua”? Pa i bërë 16 vjeç, më kanë marrë me të mira, më kanë bërë hekurkthyes, më kanë dhënë zanat. Ymeri ka vuajtur më shumë, ka punuar në punë të rëndë, me beton, karrocë.

Si ishin kushtet në fjetinat e të dënuarve?

Ne që ishim të rinj, regjimi na kishte bërë një kapanon më vete. Rininë e çuan në një dhomë më vete. Aty kam ndenjur sa u lirova.

Si ishin sjelljet e drejtuesve të kampit ndaj jush?

Nuk ishin të këqija. Për regjimin komunist, vetëm po të bëje sherr, të doje të ikje, dënoheshe me birucë. Policët ushtarakë ishin të mirë. Na thoshin: “Hë o derëzi, rrini mirë se mbase liroheni”.

Sa vjet burg bëre?

Bëra dy vjet e gjysmë. Pas dy vitesh, u bë një amnisti. Kush ishte nën 18 vjeç, që ishte dënuar 25 vjet, do të lirohej. Unë u bëra 17 vjeç, po dhe mua më kapi amnistia. Kur vjen dreka, thirrën emrat. Kam dalë tek telat, “Artizanati” i thoshin aty. Erdha te axha, shkova në Degë të Brendshme këtu, u paraqita e më kanë thënë të shkoja në Tropojë. Por pastaj, më thanë: “Ty nuk të lejohet të shkosh në Tropojë”. Më dhanë një letër që isha liruar nga burgu, edhe më thonë: “Nuk ke të drejtë të kalosh urën e Matit, asnjëherë”. Më dhanë një letër, shkova mora pasaportën, ndenja një vit tek axha. Fillova të kërkoja punë. Axha kishte shumë të njohur, të çonte të punoje edhe në privat.

Sa vite burg bëri vëllai juaj?

Ymeri bëri 9 vjet. Përpara se të dilte Ymeri, mua më morën edhe ushtar. I bëra dy vjet ushtri në Zall-Her, Martanesh. Pastaj u lirova, erdhi dhe Ymeri pas nëntë vjetëve. Të dy ishim beqarë. Bëmë një shtëpi të vogël, aty ku kisha kasollen. I blemë të dy. Ymeri ishte usta, mjeshtër, edhe unë punoja në ndërtim. U martuam. Një plak i vjetër, Hysen Takuti, ma dha një vajzë mua. Avdi Berisha ia dha vajzën Ymerit. Jetuam, punuam, silleshim mirë. Kemi lënë katër fëmijë.

A morët ndonjë lajm nga babai juaj?

Me babain, nuk kemi mundur të marrim ndonjë letër. Ka ndenjur në Kosovë, pastaj iku në Amerikë me gjithë vëllain e vogël. Deri në vitin 1990-të, nuk kemi marrë as letër, asgjë. Kur ka vdekur babai, në 1980-ën, pas tre muajve kemi marrë vesh që ka vdekur babai në Amerikë./ Memorie.al

Marrë nga Kujto.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ganimeti, nuk zgjodhi të largohej me burrin e vet dhe që kontaktin me të e mbante me veshjet e hijshme të kohës së paktë martesore, apo...”/ Refleksione mbi librin “Eleganca e lotëve”, të Iris Halilit

Next Post

“Ndryshe nga fotografi i njohur zviceran, Fred Boissonnas, që do të fotografonte Epirin dhe jugun shqiptar, Eugène Pittard vinte në Shqipëri, me...”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Kur ne i shpjeguam qëllimin e vizitës sonë, Mao Ce Duni na tha; E ç’vlerë mund të kenë për popullin shqiptar citatet e mia, të cilat bazohen mbi jetën dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-përkthyesit Myfit Mushi
Intervista

May 23, 2026
“Takimi ynë me Mao Ce Dunin u zhvillua më 16 gusht 1967 dhe zgjati plot 90 minuta, gjë jo e zakonshme për Maon, ku ai na foli me hollësi për…”/ Dëshmia e rrallë e ish-përkthyesit Myfit Mushi
Intervista

“Takimi ynë me Mao Ce Dunin u zhvillua më 16 gusht 1967 dhe zgjati plot 90 minuta, gjë jo e zakonshme për Maon, ku ai na foli me hollësi për…”/ Dëshmia e rrallë e ish-përkthyesit Myfit Mushi

May 23, 2026
“Oficeri që më dha ‘Dëftesën e Lirimit’, në kampin e Rinasit, më tha se, gjatë dhjetë viteve të burgut, kisha fitue 1200 lekë dhe kur e pyeta; a mund t’i marr…”? / Dëshmitë e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja
Intervista

“Nuk lashë fjalë pa e sharë Enver Hoxhën, por komandanti i burgut, Xh. C., nuk më denoncoi dhe kur e takova pas viteve ’90-të, më tha; po të kisha pasur koburen me …”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 19, 2026
“Si mund të mendojë mbreti Nikollë i Malit të Zi, të imponojë me armë dhe me dhunë konvertimin fetar të myslimanëve shqiptarë…”/ Intervista e panjohur e Ismail Qemalit për gazetarin italian, prill 1913

May 18, 2026
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Intervista

“Unë kam denoncuar disa herë sjelljen e hetuesve N. Gjikopulli dhe K. Gazeli, të cilët më kanë gjakosur dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Pas ’90-ës, hetuesin tim e dërguan diplomat…!

May 21, 2026
“Me përjashtimin e dy apo tre vetëve, 22 që u pushkatuan, kishin njohje personale me Enver Hoxhën, kurse me nënën time, ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, Gëzim Peshkëpia
Intervista

“Me përjashtimin e dy apo tre vetëve, 22 që u pushkatuan, kishin njohje personale me Enver Hoxhën, kurse me nënën time, ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, Gëzim Peshkëpia

May 19, 2026
Next Post
“Ndryshe nga fotografi i njohur zviceran, Fred Boissonnas, që do të fotografonte Epirin dhe jugun shqiptar, Eugène Pittard vinte në Shqipëri, me…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur

“Ndryshe nga fotografi i njohur zviceran, Fred Boissonnas, që do të fotografonte Epirin dhe jugun shqiptar, Eugène Pittard vinte në Shqipëri, me...”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme