• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, November 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kur luajtëm me Kelnin në Gjermani, unë takova një shqiptar të arratisur dhe kur i tregova oficerit të Sigurimit që na shoqëronte, ai më…”/ Dëshmia e rrallë e Todo Vasos, legjendës së futbollit korçar

Memorie.al
Memorie.al
“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit
“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit
Memorie.al
“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit

Nga Rajmonda Moisiu

Pjesa e tretë

Memorie.al / E kush nuk do të dëshironte sot të kthehej ndër ato vite të shekullit të kaluar, të sillte panoramën- kujtesë, mbresëlënëse dhe historike, elitën e shquar të sportit shqiptar, ata që bënë historinë e futbollit shqiptar, futbollistët legjendë dhe heronj të kohës që jetonin, të cilët me inteligjencë, pasion, talent e profesionalizëm, arritën të shkruanin historinë në nivel kombëtar, europian  e botëror. Disa prej tyre prehen në paqen e amshuar, disa prej tyre janë aty edhe sot –fisnikë e krenarë, idhuj e legjenda, ata janë e do të mbeten figura madhore,  jo vetëm për gjeneratën që i përkisnin dhe të ardhmes, por edhe për ata ëndërrimtarët, sportistët e rinj, që dëshirojnë t’iu ngjajnë atyre; që bënë epokën! Ndër ta është edhe legjenda, ikona e futbollit korçar dhe atij shqiptar – i pakalueshmi, – Teodor Vaso – një figurë sportive dominuese në ndeshjet kombëtare e ndërkombëtare, që  i dhanë famën dhe historinë e një futbolli  më profesional, spektakolar, historik e mitik, të shekullit të kaluar! 

 Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur i kërkuan Mihallaq Ziçishtit që, të më lejonte të luaja me ‘Partizanin’, ai u tha; ‘sa të më punojë patllakja, që më ka dhënë Enver Hoxha, ti Vaso…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit korçar

“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit

Z. Vaso, si ishin marrëdhëniet tuaja, kur humbnit apo fitonit me skuadrën kundërshtare? A kishte ndonjë qejf mbetje?

Pyetësori kërkon karakteristika të edukatës, kulturës, por dhe dukuritë e përmbajtjes etike të lojërave, për një kohë tjetër të kaluar. Atëhere dhe tani, dy janë faktorët, që ndikojnë në pastërtinë etike të lojërave sportive; edukata dhe kultura e lojtarëve që përbëjnë ekipet, e dyta, disiplinimi i veprimeve sportive në lojë dhe ambientet rrethues të saj. Ky faktor kushtëzohet nga zbatimi i rregulloreve sportive dhe detyrimeve ligjore, që aplikon shteti për mbarëvajtjen pa incidente dhe akte të dhunshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Lojtarët me stafin e ekipit, FSHF-ja, gjyqtarët, dhe organet policore të ruajtjes së rendit në mënyra dhe forma të ndryshme veç e veç dhe bashkërisht, sipas funksioneve dhe detyrave, që kanë,  krijojnë kushte të rregullta apo probleme në zhvillimin e ndeshjeve.

Marrëdhëniet lojtar -lojtar dhe lojtar- trajner në lojë dhe jashtë saj, me përjashtime të rralla, ishin korrekte. Ato, jo vetëm krijonin situata të një luftë sportive të ndershme, por përcillnin dhe në publik mesazhe edukative, për miqësinë ndërmjet klubeve dhe qyteteve. Rivaliteti sportiv në fushën e lojës i nxirrte marrëdhëniet e lojtarëve nga lidhjet vëlla, shok apo mik. Lidhjet në një masë të konsiderueshme ishin aq të sinqerta dhe të natyrshme, sa krijonin miqësi familjar, të cilat i kemi edhe sot.

Në funksionin e katërshes në atë kohë përveç punës së organeve sportive në mbarëvajtjen e zhvillimit të ndeshjeve, angazhoheshe dhe shteti, i cili në situata të veçanta merrte dhe masa drastike. Në Kampionatin Kombëtar të vitit futbollistik 1966-‘67-ë, për një lojë jo korrekte, (me shfaqje të huaja, sikurse thuhej në atë kohë), gjatë ndeshjes “17 Nëntori”–“Partizani” u dënuan të dy ekipet, dhe me këtë masë, “17 Nëntori”, që po shkonte drejt sigurimit të titullit kampion, e humbi atë dhe u shpall kampion ekipi i “Dinamos” së Tiranës.

Ju keni dalë edhe jashtë vendit në atë kohë. Që do të thotë; se ju shihnit vendet me demokraci të zhvilluar, në një kohë kur populli shqiptar ishte i izoluar nga bota perëndimore. Çfarë ke menduar për Shqipërinë e asaj kohe? A vije re ndryshimin?

Më duket më favorshme ta përcjell përshtypjen, ashtu sikurse e kam jetuar pa frazeologjizma. Perëndimorët e futbollit (për klubet), për herë të parë zbritën në Shqipëri nga vendet Skandinave me 1962-in, ishte “Norçepingu” e Suedisë. Dy vjet më vonë, në 1964-ën, gjermanët e “Këlnit” (Republika Federale Gjermane) mbërritën në Tiranë bashkë me kuzhinën e tyre të kompletuar. Lajmi shkaktoi konfuzion në qeveri. Ministri i Mbrojtjes, të asaj kohe, gjeneral-leitnant Beqir Balluku, një nga udhëheqësit e kupolës së lartë të shtetit shqiptar dha porosi urgjente në drejtorinë e hotel ”Dajti”, që në menynë e ekipit gjerman, të mos mungonte asgjë.

“Nëse nuk ka në kuzhinën e ‘Dajti’-it, porosia të plotësohej duke dërguar avionin qeveritar në Itali” –kishte urdhëruar ai. Kuzhina e restorantit të hotel “Dajtit” afronte me ato të lokaleve evropiane, sepse aty qëndronin edhe të huajt me qëndrim në Shqipëri apo kalimtarë. Informacionet që dilnin nga jeta që bënte populli, krijonin përshtypje shqetësuese, veçanërisht për trajtimin e një ekipi kampion, që kërkonte kushte speciale.

Nisur nga ky opinion i diskutueshëm, gjermanët e “Kelnit” erdhën në Tiranë me një bagazh ushqimor, për të plotësuar nevojat e ekipit deri në largimin e tyre, dhe me asortimentet, që në tregun shqiptar të kohës, në të vërtetë mungonin. Porosia shqetësuese e Zv.kryeministrit ishte metaforike, që të alarmonte se; “edhe qumësht dallëndysheje të kërkojnë gjermanët, ta sillni nga Italia”! Sa e vërtetë është kjo ndodhi, aq e vërtetë është që kushtet (me përjashtime të vogla), të Hotel “Dajti” (dhe kuzhinës) ishin superklas.

Ato bënin diferencë te dallueshme jo vetëm me kuzhinën e jetesës familjare shqiptare, por dhe me lokalet më të mira të kohës, që quheshin Hotel Turizmi. Në banketin brenda hotel “Dajti”-t, që u bë mbas ndeshjes, në mbrëmje u dha shfaqje nga një grup i vogël i Teatrit të Operës dhe Baletit, me pjesëmarrjen dhe te këngëtarit, Xhoni Athanas. Presidenti i Klubit të “Keln”-it,  u shpreh në atë banket mbresëlënës: “Jemi shumë të kënaqur nga pritja juaj!

Andaj pyes veten, se a do të jemi në gjendje ne, që në Gjermani t’i përgjigjemi kaq mirë, mikpritjes suaj”? Domosdo ligjërata e tij kishte tepër modesti dhe gjithashtu komplimenti ndoshta ishte pasojë e opinionit të trazuar, që kishin dëgjuar para nisjes për vendin e shqiponjave. Në dt. 12 shtator të 1964-ës, gazeta e vetme sportive, “Sporti Popullor”, shkruante për ndeshjen “Partizani”– “Këlni” (0–0).

Rezultati i Tiranës na mbante me shpresë. U përgatitëm dhe u nisëm për në Europën Perëndimore, që ishte udhëtimi i parë për një skuadër klubi, pas ndeshjes në një nga vendet skandinave, që bëri “Partizani” në Suedi. Në tokën gjermane po hynim nga ajri. Avioni i afrohej Këlnit nga një afërsi e vogël. Në rrugën Bruksel–Këln, poshtë nesh, lëviznin dy fije të zjarrta kundrejt njëra- tjetrës. Nga lart, ato dy fije të stërzgjatura, e të shëndrritëshme, jepnin një bukuri përrallore. Dukuri të tilla i kishim parë vetëm nëpër filma. Avioni dukej sikur përtonte të shkonte në qytet. Fluturonte drejt aeroportit shtruar.

Të bënte të mendoje, se dikush e kishte porositur, të ulej ngadalë që pasagjerët, të soditnin qytetin në perëndim të RFGJ-së, afër kufirit me Belgjikën. Tashmë, para nesh ishte gjithë Bota e Perëndimit. Mbrëmja ishte shumë e bukur. Këlni nga lart, me një bukuri përrallore të mrekullueshme, të hutonte. Gjermania e famshme, Gjermania naziste e Luftës së Dytë Botërore, Shteti që u bë tmerri Europës dhe më tej, vendi i famshëm i racës ariane, u shpalos para syve tanë nën vezullimin e dritave. Shikonim një qytetërim kapitalist. Një javë më vonë u ktheva në qytetin tim.

Më dërguan fjalë, se më kërkonte mjeku i famshëm, Sotir Polena, i bërë mit për shpëtimin e një raprezaljeje të qytetit në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët po largoheshin nga Korça. Në dhomën e mjekut e mbushur plot, Dr. Polena më pyet: -“Vaso, si t’u duk Gjermania? Duhej të vendosje veshjet anti plumb?  Gjermania kapitaliste”! – “Jo, jo, – të kuptova doktor, ju nuk e kini për marrëdhëniet në prodhim”. Ai buzëqeshi dhe më tha:” Qyteti!! Kur isha me studime në Austri, shkonim aty në fundjavë për pushime”!

Pra ajo që mua më impresionoi e çuditi se, 20 vjet pas luftës, gjermanët në një kohë shumë të shkurtër, kishin ngritur mbi gërmadhat, një mrekulli. 80% e qytetit u bombardua nga aviacioni aleat. 20% ishin vetëm kishat, spitalet dhe shkollat e dallueshme. Nga një vend, si i yni, ku ndriçimi natën ishte një ngjyrësh, pamja magjepsëse e ndriçimit shumë ngjyrësh të qyteteve perëndimore, natën, të hutonte; lumë makinash dhe mizëri njerëzish nëpër trotuare nxitonin drejt stadiumit të Këlint, që u mbush me mbi 50.000 spektatorë. Udhëtonim në qendrën e qytetit.

Gra e vajza të bukura, fytyra me lëkurë të praruar, veshje firmato, këpucë llustrafinë. Duke parë nga xhami i autobusit, meditoja teksa shikoja kualitete modern, jo vetëm veshjet, modën e flokëve, karficat, syzet, vathët, çantat, lidhëset, rripat, byzylykët, format, ngjyrat, stilet, – aty shikoja diferencën luksoze dhe moderne nga tonat. Aty- këtu shikimet që kapnin flamurin Kuq e zi në xhamin përpara autobusit, dërgonin përshëndetjen; “Partizan – Tirana”. Kishte shumë shqiptarë nga treva të ndryshme të Shqipërisë.

-A ju survejonte Sigurimi i Shtetit? Sa ishit të lirë të dilnit jashtë hotelit?

Sa më shumë ta kontestosh, ta shash atë që përkon me dëshirat dhe interesat e përkatësisë të interesuar, je i drejtë, je realist, ashtu sikurse përkatësia tjetër, që kontestimin e konsideron jo të drejtë, nuk e pëlqen ndoshta dhe të urren. Pyetja për saktësinë e përgjigjes së saj, gjendet në dy të vërteta. Të vërtetën e plotë e dinë vetëm ata, që i organizonin ato punë. E dyta, ata që ishin dëshmitarë mund të tregojnë vetëm ç’kanë jetuar. Unë jam një nga ata.

Në të gjitha ndeshjet jashtë Shqipërisë, ekipet e futbollit, Zv/përgjegjësin e ekipit, e kishin oficer të Sigurimit të Shtetit dhe kjo dihej nga të gjithë anëtarët e ekipit. Informatorë dhe persona të tjerë me detyra të veçanta në të gjitha kohët dhe kudo, nuk bëhen kurrë prezent. Ekipi i futbollit nuk ruhej dhe as mund të ruhej nga brenda, në konceptin për të ruajtur të gjithë pjesëtarët e ekipit, sepse është praktikisht e pa mundur. Lëvizjet e lojtarëve me përjashtim të realizimit të programit të ekipit, nuk bëheshin kurrë në bllok monolit.

Kishte vetëm këtë porosi: “Mos dilni kurrë vetëm, por mbi dy shokë, sepse qytetet e mëdhenj kanë probleme dhe mund të ketë dhe të papritura. Kur të takoheni me njerëz të ndryshëm, veçanërisht me shqiptarë, duhet t’i njihni origjinën e tyre, sepse mundet të komprometoheni pa dashje”. Ata që e njohin mirë çështjen në fjalë, e dinë shumë mirë që survejimet e tilla bëhen nga njerëz jashtë ekipit, të cilët shteti i kishte apo i ka në detyrë jashtë vendit të tij. -Sa ishim të lirë të dilnim jashtë hotelit..?

Në RFGJ, në 1971-in, në ndeshjen Gjermani –Shqipëri, jam shoqëruar me një zotëri shqiptar të arratisur nga Shqipëria, në vitin 1950-ë, korçarin Mysledin Glina, i cili jetonte në Gjermani. Ai vetë e ka treguar këtë ngjarje pas 1990-ës, në Korçë. Historinë e tij ma bëri të qartë vetëm ditën e fundit, para se të ndaheshim. Nuk më pyeti kush, askush nuk dha ndonjë shenjë për atë histori.

Kur ja bëra prezent ngjarjen oficerit të Sigurimit, më tha; “këto lloj historish, janë të zakonshme”, sepse personi e dinte shumë mirë, që po qe se do të tregonte të vërtetën, që në fillim ti nuk do ta shoqërojnë dhe do të humbiste rastin, për të biseduar me një korçar si vetja. Sa mund t’i qaset temës, nuk e di, por për kuriozitet të lexuesve po them; nga ekipet e futbollit, janë arratisur tre lojtarë: dy lojtarë, Bahri Kavaja dhe (Muhamet) Bule Vathi, u larguan nga ekipi ne vitin 1950-të nëpërmjet Dardaneleve në Turqi dhe Qemal Vogli, nga ekipi i “Dinamos” në 1956-ën, në Republikën Federale Gjermane.

– A i ndiqni zhvillimet në sportin shqiptar, ç’mund të na thoni për futbollin sot në Shqipëri? Po, për skuadrën “Skënderbeu” c’mund të na thoni?

Regresi i sportit në Shqipëri është më i dukshëm dhe më i ndjeshëm në diferencë nga ai i kohës para vitit 1990-të. Këtu bëhet fjalë në raportet ndërmjet zhvillimit dhe mangësive, që u krijuan në krahasim me sportin e kohës që lamë pas. Dukuria është në dy aspekte; në cilësi dhe në masivitet. Në cilësi tre ekipet e lavdishme të futbollit të kryeqytetit, tashmë nuk krahasohen kurrsesi me cilësinë e dikurshme, por në një regres shumë të dukshëm, janë dhe dy ekipet e dikurshme – elite- “Vllaznia” dhe “Flamurtari”, që janë larg madhështisë së tyre të dikurshme.

Për sportet e tjera mjafton të cilësojmë gjendjen e ekipeve të lojërave me dorë të Skënderbeut të Korçës, që jo vetëm nuk krahasohen, por as nuk i afrohen shkëlqimit të lojërave të viteve para 1990-ës. Fatkeqësia më e madhe, shumë shqetësuese vijon tek disa sporte të tjerë, të cilët nuk ekzistojnë më, në shumë qytete të mëdhenj e të rëndësishëm në Shqipëri si; Korça, Elbasani, Vlora, Shkodra, Durrësi, Fieri, ku edhe nëse ndonjë prej tyre ka ekipe të sporteve të rënda, apo atletikë, në disa të tjerë nuk ka fare, mundja, çiklizmi, gjimnastika, shahu, qitja, pingpongu, etj.

P.sh., në Korçë janë fshirë si sporte. Filozofia ka shumë deviza për të qartësuar thelbin e një çështjeje apo problemi. Ajo thotë: dy të vërteta nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, apo edhe kur janë më shumë dhe kur bëjnë fjalë për të njëjtën çështje. Sot futbollistët kanë më shumë fanella, këpucë, topa futbolli, të cilat janë më të bukura e të forta, profesionale, kanë kushte më moderne në ambientet sportive. Tek ne ekipet e futbollit kanë dhe një sasi të vogël fusha tapeti, që janë më cilësore se fushat e dikurshme.

Por saktësisht me gjithë këto të vërteta dhe disa të tjera, trajneri modern i aktualitetit dhe shumë rezultativ, Murinjo, ka deklaruar në media, me frazën bombastike: “Futbolli sot nuk është emocional, sepse futbollistët luajnë me para”. Më sipër cilësuam të vërtetat produktive të kohës, por njëherësh me to, ka dhe mjaft mangësi. Shumë ekipe të tjera stërviten në fusha më keq se 50 vjet përpara, kësisoj nuk mund të ketë cilësi me një masivitet cilësor të shkallës më të ulët, kur masiviteti mazhoritar stërvitet në kushte të këqija. Elementi i talentuar është i reduktuar, sepse një sasi e madhe fëmijësh, nuk kalojnë stërvitje profesionale, se nuk kanë mundësi financiare, për të paguar  stërvitjet dhe lëvizjet me ekipin. Për të gjithë futbollin në Shqipëri, sot e kësaj dite shprehem: nuk më pëlqen futbolli i sotshëm shqiptar.

Domosdo, shprehja nuk i adresohet maksimalisht të gjithë përmbajtjes së futbollit të sotëm, prandaj do të cilësoja: Futbolli i ynë i sotëm ka më shumë mangësi në raport me kohën që ai jeton, prandaj në këtë konceptim më e plotë për të dhënë idenë, duhet të kujtoj titullin e një artikulli, që  kam botuar para do kohe në shtyp, me titull: “Fabrika e futbollit shqiptar është e vjetruar”.

Nëse bëhet fjala më konkretisht duhet të kujtojmë, që në mjaft ekipe të klubeve tona, stërvitjet janë të vjetruara, jo nga ana figurative. Metodat stërvitore janë empirike e cila nuk mbështetet në kërkesa teorike shkencore. P.sh., mungojnë testimet fiziko -teknike, matjet fiziologjike gjatë stërvitjes në ndeshje dhe stërvitja e forcës muskulore etj. Futbolli i sotëm nuk më pëlqen, sepse ai është futboll i kategorisë së dytë (me emërtimet e vjetra i kategorisë së parë).

Rreth 200 futbollistë shqiptarë të përgatitur në ekipet tona luajnë jashtë Shqipërisë, nëse do të ishin këtu, do të mund të bënim kampionatin e kategorisë së parë me 10 ekipe, me nga 20 lojtarë. Në shtypin e shkruar, ka pak ose aspak shkrime analitike të interpretuara me treguesit e futbollit bashkëkohor. Kjo gjendje dhe dukuri përbën atrofizim të analizave profesionale të cilat ja lenë zhvillimin e futbollit aktual, spontanitetit.

E keqja e madhe qëndron, se në atë kohë një pjesë e këtyre kërkesave, ishin në funksion, prandaj me gjithë kushtet deficitare materiale të asaj kohe, ekipi ynë kombëtar, barazoi me një lojë brilante me kampionët e botës, si RFGJ-ja, dhe e eliminoi atë me një lojë më shumë se të barabartë. Kjo pikë referimi ka vlera të jashtëzakonshme, kur në vitet që jemi duke jetuar, nuk matemi dot me një vend të vogël si Islanda. Një ëndërr që nga “lashtësia” e futbollit në Shqipëri (78 vjet përpara).

Në pritje pa fund nga viti 1933–e, për t’u ngjitur në krye të skuadrave shqiptare, “Skënderbeu” i dytë (sepse i pari është kampion në vitin 1933), rifitoi titullin kampion Kombëtar në 2011-ën. Ka ëndërruar, ka luftuar, ka protestuar, ka rivalizuar, por do t’i duhej mbi treçerek shekulli, që të ngjitej aty ku mendonte, se e meritonte.

“L’argant fait tout, l’argant fait la guerre” (Paraja i bën të gjitha, paraja e bën dhe luftën)- është një shprehje e vjetër franceze. Ekipi i “Skënderbeut” (të dytë), që në titullin e parë kampion (2011-të), u financua nga një bord financuesish, që i krijuan ekipit mundësitë më të larta nga ekipet e tjera, në Shqipëri për të konkurruar në futbollin shqiptar, me në krye Presidentin Agim Zeqo, dhe tanimë me Presidentin tjetër, Ardjan Takaj. / Memorie.al

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Rrugës nga Elbasani për në Liqenin e Ohrit, sheh policë dhe më shumë gomerë të ngarkuar, sesa ‘Xhip’-a, kurse kopetë me dele...”/ Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën

Next Post

“Stalini këtu është njeriu më i nderuar dhe fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në hollin e Muzeut kombëtar e.../ “Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën

Artikuj të ngjashëm

“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit
Intervista

“Kur i kërkuan Mihallaq Ziçishtit që, të më lejonte të luaja me ‘Partizanin’, ai u tha; ‘sa të më punojë patllakja, që më ka dhënë Enver Hoxha, ti Vaso…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit korçar

November 11, 2025
“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit
Intervista

“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit

November 12, 2025
“O Zot, ç’vend ideal për t’u arratisur ndonjë natë me shi e furtunë’! – më përpiu kjo ide dhe shtanga në vend. Si duket, mendimi mërgoi në kryet e Myftarit nga Dibra…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit të Spaçit
Intervista

“Për daljen nga miniera ku më dërguan për riedukim pas Festivalit të 11-të, Kadareja ndërhyri me forcë te kryesia e Presidenca e asaj kohe dhe tek Sekretari i parë në Gjirokastër, por…”/ Dëshmia e rrallë e Sadik Bejkos

November 9, 2025
“Kur ishte në Sanatorium, hetuesi Thoma Th., e thirri përsëri, por ai e kuptoi se do ta ri dënonin dhe doli në katin e gjashtë…”/ Vdekja tragjike e Ibrahim Tërshanës në 1960-ën, pasi vuajti tetë vite burg
Intervista

“Kur ishte në Sanatorium, hetuesi Thoma Th., e thirri përsëri, por ai e kuptoi se do ta ri dënonin dhe doli në katin e gjashtë…”/ Vdekja tragjike e Ibrahim Tërshanës në 1960-ën, pasi vuajti tetë vite burg

November 9, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Intervista

“Kur kisha çuar dy libra në Ndërmarrjen Botuese ‘Naim Frashëri’ dhe nuk m’i pranonin, Kadareja që m’i kishte botuar poezitë e para dhe kishte shkruar mirë, u tha…”/ Dëshmia e rrallë e poetit Sadik Bejko

November 8, 2025
“Kur u mor vesh se, ne gratë e personelit të ambasadave të huaja në Tiranë, kishim organizuar një llotari, më thirri në zyrë shefi i madh dhe…”/ Historia e lotarive klandestine, që shteti i dinte, por s’i ndaloi dot kurrë!
Intervista

“Kur u mor vesh se, ne gratë e personelit të ambasadave të huaja në Tiranë, kishim organizuar një llotari, më thirri në zyrë shefi i madh dhe…”/ Historia e lotarive klandestine, që shteti i dinte, por s’i ndaloi dot kurrë!

November 4, 2025
Next Post
“Stalini këtu është njeriu më i nderuar dhe fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në hollin e Muzeut kombëtar e…/ “Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën

“Stalini këtu është njeriu më i nderuar dhe fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në hollin e Muzeut kombëtar e.../ “Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme