• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, November 10, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kur ishte në Sanatorium, hetuesi Thoma Th., e thirri përsëri, por ai e kuptoi se do ta ri dënonin dhe doli në katin e gjashtë…”/ Vdekja tragjike e Ibrahim Tërshanës në 1960-ën, pasi vuajti tetë vite burg

“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Ja njerëzit që hyjnë e dalin në shtëpi dhe zyrën e Tukut, kurse shoferi e kuzhinieri i tij, thonë…”/ Denoncimi i Gac Mazit dhe raporti i Zv/Drejtorit të Sigurimit, Zoi Themeli
“Enver, jam kundra jush, jo vetëm se hoqët dorë nga Kosova dhe Dibra, por se Shqipëria është në robëri të Beligradit dhe…”/ Promemoria që çoi në pushkatim Edip Tërshanën
“Edhe pse Doktor Hysenbegasi, i shpëtoi jetën djalit të vogël të Operativit të Sigurimit, me penicelinën e fundit që ja dha një i burgosur, ai…”/ Ngjarja e rrallë në Kampin e Vlashukut
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
“Kur ishte në Sanatorium, hetuesi Thoma Th., e thirri përsëri, por ai e kuptoi se do ta ri dënonin dhe doli në katin e gjashtë…”/ Vdekja tragjike e Ibrahim Tërshanës në 1960-ën, pasi vuajti tetë vite burg

Nga ERMIRA ISUFAJ

Memorie.al / Edhe nëse i kishte kaluar të 70-at, ajo ditë e nxehtë korriku e vitit 1960 vazhdonte t’i shfaqej në kujtime, e zvetënuar në detaje, por e pashlyer në faktet se si Shqipja 16-vjeçare, do të humbte përgjithmonë të atin. Goditja ndaj Ibrahim Tërshanës kish nisur herët, që pas kthimit nga studimet e larta në Stamboll dhe specializimeve të kryera në Firence të Italisë. Por, për pozicionin e drejtorit ekonomik të Bursës së parë shqiptare që kishte mbajtur gjatë periudhës së regjimit Zogist, ai do ta pësonte keq pas vitit 1944 kur erdhën komunistët në pushtet, duke u akuzuar si pjesë e “grupit armiqësor të jugosllavëve” dhe për “agjitacion e propaganda kundër pushtetit popullor”.

Pretenca në daljen e parë në gjyq, ishte masa e dënimit me 20 vite heqje lirie, por për mungesë provash, pas zvarritjesh të gjata në hetuesinë e Tiranës, dënimi u ul në tetë vite. Mes hekurave të burgut dhe kampit të internimit në Malin e Bardhë të Krujës, jeta e Ibrahim Tërshanës do të vështirësohej edhe më, sidomos pas prekjes nga sëmundja e tuberkulozit. E shtrojnë urgjentisht në Sanatoriumin e Tiranës, ndërsa fletë-thirrjet për dëshmi në hetuesi, nisën ta shqetësonin sërish. E kuptoi që synohej rikthimi i tij në burg, ndaj dhe për të shpëtuar familjen nga pesha e persekutimit, vendosi të vetëvritej.

Jo me pak dhimbje, e bija, Shqipe Tërshana tregon ngjarjen. Ajo thotë se gjithçka nisi, pasi djali i xhaxhait, Edip Tërshana, mësuesi i njohur, i diplomuar për Pedagogji në Francë, i shkroi një letër direkte Enver Hoxhës, duke i shprehur hapur se marrëdhëniet e tij me Jugosllavinë, ishin tradhti. Kaq mjaftoi dhe gjithë meshkujt e fisit Tërshana, u “gozhduan” nga regjimi komunist, duke numëruar dy të pushkatuar dhe shumë të internuar. Mes tyre, edhe Ibrahim Tërshana…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Për daljen nga miniera ku më dërguan për riedukim pas Festivalit të 11-të, Kadareja ndërhyri me forcë te kryesia e Presidenca e asaj kohe dhe tek Sekretari i parë në Gjirokastër, por…”/ Dëshmia e rrallë e Sadik Bejkos

“Kur kisha çuar dy libra në Ndërmarrjen Botuese ‘Naim Frashëri’ dhe nuk m’i pranonin, Kadareja që m’i kishte botuar poezitë e para dhe kishte shkruar mirë, u tha…”/ Dëshmia e rrallë e poetit Sadik Bejko

Znj. Shqipe, pas përfundimit të studimeve të larta, babai juaj kthehet nga Turqia në Shqipëri, për të ushtruar profesionin e tij. Cilat ishin fillimet e punës së Ibrahim Tërshanës?

Në vitin 1920, im atë përfundon studimet e larta për Ekonomi në Stamboll të Turqisë, më pas vendoset përreth dy vite në Firence, ku kreu disa specializime për ekonomi dhe financë. Fillimet e punës si drejtor finance i ka pasur në Kukës, nga viti 1927, deri në 1932, për subjektet private këtij qyteti. Më pas e lëvizin në Shkodër, në të njëjtin pozicion pune deri në vitin 1934.

Kthehet në Tiranë sepse e kërkojnë të nisë punë në Bursën e parë shqiptare, që u krijua asokohe gjatë regjimit zogist, dhe babai vjen në pozicionin e drejtorit të Bursës. Punoi me përkushtim disa vite rresht aty, ndërsa pas mbarimit të Luftës, në vitin 1945, e lëvizin nga ai pozicion pune në krye të financës së kooperativës së bashkuar në kryeqytet, kohë kur ndodhi edhe arrestimi i tij.

Përse e arrestuan?

Akuzat ishin direkte, edhe pse shumë vite më vonë, Xhavit Struga, hetuesi i çështjes së babait, na ka shprehur në shtëpinë e tij, se; “Ibrahimin e dënuan sepse nuk bëri atë që i kërkoi Partia”. Në ato vite, babai kishte futur në shtëpi një qeraxhi jugosllav, ndaj kur u mor vesh kjo gjë, ata e akuzuan për moskallëzim dhe agjitacion e propagandë. Në këtë periudhë babai punonte në Bursën e Shqipërisë. Ndërkohë që ndodhi dhe atentati i një grupi inxhinierësh, teknikësh dhe specialistësh jugosllav, që thuhej se donin të hidhnin në erë disa hekurudha të vendit tonë.

Ndaj, gjetën precedentin e qeraxhiut të shtetasit jugosllav që babai kishte në shtëpi dhe e bënë pjesë të grupit armiqësor jugosllav. Prokurori i çështjes ka qenë Josif Pashko dhe ai kërkoi dënimin me vdekje për babanë. Më pas, mes zvarritjeve të shumta në hetuesinë e Tiranës, Prokuroria ia ul masën e dënimit në 20 vite, ndërsa për mungesë provash, vendimi përfundimtar u dha, tetë vite heqje lirie.

Shkonit shpesh për ta takuar babanë gjatë muajve të hetuesisë?

Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të gjithë familjen tonë. Isha rreth 14 vjeçe në atë kohë dhe sigurisht kam çfarë të kujtoj. Shkonim me nënën, Zarifenë, me motrat dhe vëllezërit që t’i dërgonin ushqime në birucat e hetuesisë. Sa vinte dhe dobësohej. Dhe gjithnjë e më i shqetësuar dukej. Nëse nuk i çonim ne ushqim, edhe mund të vdiste, sepse keqtrajtimet që u bënin personave të akuzuar që ishin të izoluar aty, ishin të tmerrshme. Pasi u dha vendimi, babai përfundoi si punëtor në kampin e Urës e Bonës dhe në Beden të Kavajës.

Pas lirimit nga burgu, e dërguan në internim në Malin e Bardhë të Krujës. Edhe ato vite kanë qenë tepër të vështira për familjen, ndërkohë që vëllain e madh, Bardhylin, e përjashtuan nga universiteti, ndërsa mua nuk më dhanë të drejtën e studimit të vazhdoja as shkollën e mesme. Në internim, gjendja shëndetësore e babait do të përkeqësohej shumë, pasi u sëmur edhe nga tuberkulozi në vitin 1960.

Kjo ishte arsyeja pse e shtruan në spital, nga ku nuk doli më i gjallë…?

Vetëvrasja e tim ati është për mua një nga ngjarjet më të trishta në jetë. As nuk e kisha çuar ndonjëherë ndër mend, që edhe pas gjithë atyre vuajtjeve, dyerve të burgjeve e kampeve të internimit, ai do të zgjidhte vetëflijimin. Atë ditë të nxehtë korriku, shkuam si çdo ditë që ta vizitonim babanë në spital, bashkë me nënën. Babai na përcolli te dera. Nuk kam për t’i harruar kurrë sytë e tij atë ditë, aq të vrarë dhe një trup të lënguar. Vetëm kur sapo ishim kthyer në shtëpi, na vjen lajmi që babai ishte hedhur nga kati i gjashtë i Sanatoriumit. Ishte hera e fundit që e pashë babanë…!

Sipas jush, përse arriti deri aty?

Sepse, ndonëse ishte i sëmurë nga tuberkulozi, nga hetuesia nuk e lanë asnjëherë rehat. Sapo morën vesh që babai u shtrua në Sanatorium, hetuesi Thoma Thomai, e kërkonte të shkonte në hetuesi, për pyetje të tjera rreth çështjes së tij. Pastaj ishin shumë fletë-thirrje që i vinin në adresë dhe këto i dhanë të kuptojë që atë donin ta fusnin sërish në burg. Babai një ditë më tha: “Unë i kam parë burgjet, nuk bie më në burg”.

Duke llogaritur edhe faktin që familja do të rrënohej sepse pasojat do të binin edhe mbi ne, internime e persekutime familjare. Ndaj zgjodhi rrugën tjetër, atë të flijimit. Ishte 66 vjeç babai kur u vetëvra. Për vite me radhë mua më mbeti dhimbja më e madhe e jetës, humbja e babait. Ishte një e papritur që ndodhi në jetën tonë. Njeri aq i vuajtur si ai, sakrifikoi jetën për ne fëmijët e tij.

Çfarë ndodhi me familjen tuaj më pas?

Unë isha 14 vjeçe, kur u futa për herë të parë në punë bashkë me motrën, si punëtore krahu te Rrapi i Treshit. Duke qenë me biografi të keqe, nuk më lejuan të vazhdoja shkollën e mesme dhe zgjedhja e vetme që më mbetej, ishte puna e krahut. Nga viti 1953, deri në 1955-ën, punova si punëtore në këtë zonë ushtarake, që ndodhej në hyrje të varrezave të Tufinës. Më hoqën prej andej pas dy vitesh, sepse ndiheshin të kërcënuar nga biografia me cene (me babanë e dënuar politik) dhe më pas përfundova punëtore në punishten e Porcelanit në Tiranë.

Puna që bëja ishte të lëmoja taset me letër zumpara dhe në këtë vend pune qëndrova vetëm pesë muaj. Të gjithë kolegët më shikonin me dyshim, shpesh edhe më provokonim me ndonjë fjalë, por unë bëja punën time. Pas punishtes së Porcelanit, shkova të punoja në rrobaqepësi. Fillimet ishin të vështira, sepse nuk dija të punoja në makineritë e qepjes, por ia mora shpejt dorën. Nuk kisha shumë alternativa zgjedhjeje, sepse fati im ishte paracaktuar, pas gjithë atyre gjërave që i kishin ndodhur babait.

Mendoni se zanafilla e kësaj tragjedie familjare, ka lidhje edhe me kushëririn e babait tuaj, Edip Tërshanën?

Absolutisht që ka një lidhje. Edip Tërshana ishte djali i xhaxhait të tim eti. Është tanimë e njohur historia e mësuesit të diplomuar për Pedagogji në Francë, që u kthye për të dhënë kontributin e tij në vendlindje, por që regjimi komunist e goditi pa mëshirë, derisa e pushkatuan në prag të Vitit të Ri.

Kjo për shkak të letrës që Edipi i shkroi direkt Enver Hoxhës, ku e kritikonte se marrëdhëniet e udhëheqësit me Jugosllavinë ishin tradhti ndaj atdheut dhe, menjëherë pas kësaj, filloi goditja për të gjithë meshkujt e fisit Tërshana. Rifat Tërshanën e burgosën, Remziu gjithashtu u burgos dhe paskëtaj të gjithë meshkujt e fisit Tërshana, u goditën rresht, pa asnjë mëshirë. Mes tyre edhe babai im, i cili duke mbajtur atë mbiemër, pati pasojat e veta.

Letra e Edip Tërshanës për Enver Hoxhën

Më 17 maj 1947, në Dobrovë, shefi i Sigurimit, krimineli Kopi Niko, kryen arrestimin e Edip Tërshanës. Arrestohen gjithashtu edhe Hysni Alimerko, Jani Ikonomi, Alqi Nushi dhe të tjerë. Për t’i detyruar të pranonin akuzat, përdorën mbi ta torturat nga më çnjerëzoret. Në mbarim të periudhës së hetuesisë, Edipin e lejojnë të takojë vajzën dhe djalin.

I kishin sjellë disa ushqime të mbështjella me një gazetë “Bashkimi”. Në anët e kësaj gazete, Edipi shkroi dy letra, njërën për të bijën, Lirinë, kurse tjetrën për diktatorin Enver Hoxha. Pastaj vendosi t’i japë fund jetës, duke prerë damarët. Të mbytur në gjak e gjeti një nga rojet, rastësisht. Ja çfarë i shkruan ai mes të tjerash diktatorit:

“Ideali kombëtar më ka ba qi të jem kundra Lëvizjes Nacionalçlirimtare, unë qi kam qenë krijuesi i saj. Ju, jo vetëm hoqët dorë nga Kosova dhe Dibra, por, sot pushteti juej i quejtun popullor, asht në robni të Belgradit politikisht dhe ekonomikisht. Kjo asht tradhti! Jam kundra për vrasjet me gjyq dhe pa gjyq qi i bahen këtij populli. Jam kundra për burgosjet e 20.000 apo 30.000 shqiptarëve, vetëm e vetëm se nuk janë komunistë. Dhe kjo vetëm pse kështu don sllavi. Kjo asht tradhti”! Më 17 nëntor 1947, filloi gjyqi kundër 12 të akuzuarve dhe më 21 jepet dënimi. Edipi dënohet me vdekje, me pushkatim./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në raportin e plenumit 9-të të PKSH-së, Enver Hoxha deklaroi: thuhet se Kristo Themelko ka vrarë shumë veta me rastin e çlirimit të Tiranës, por ata ishin...”/ Ana e errët e “Luftës Nacionalçlirimtare”

Next Post

“Për daljen nga miniera ku më dërguan për riedukim pas Festivalit të 11-të, Kadareja ndërhyri me forcë te kryesia e Presidenca e asaj kohe dhe tek Sekretari i parë në Gjirokastër, por...”/ Dëshmia e rrallë e Sadik Bejkos

Artikuj të ngjashëm

“O Zot, ç’vend ideal për t’u arratisur ndonjë natë me shi e furtunë’! – më përpiu kjo ide dhe shtanga në vend. Si duket, mendimi mërgoi në kryet e Myftarit nga Dibra…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit të Spaçit
Intervista

“Për daljen nga miniera ku më dërguan për riedukim pas Festivalit të 11-të, Kadareja ndërhyri me forcë te kryesia e Presidenca e asaj kohe dhe tek Sekretari i parë në Gjirokastër, por…”/ Dëshmia e rrallë e Sadik Bejkos

November 9, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Intervista

“Kur kisha çuar dy libra në Ndërmarrjen Botuese ‘Naim Frashëri’ dhe nuk m’i pranonin, Kadareja që m’i kishte botuar poezitë e para dhe kishte shkruar mirë, u tha…”/ Dëshmia e rrallë e poetit Sadik Bejko

November 8, 2025
“Kur u mor vesh se, ne gratë e personelit të ambasadave të huaja në Tiranë, kishim organizuar një llotari, më thirri në zyrë shefi i madh dhe…”/ Historia e lotarive klandestine, që shteti i dinte, por s’i ndaloi dot kurrë!
Intervista

“Kur u mor vesh se, ne gratë e personelit të ambasadave të huaja në Tiranë, kishim organizuar një llotari, më thirri në zyrë shefi i madh dhe…”/ Historia e lotarive klandestine, që shteti i dinte, por s’i ndaloi dot kurrë!

November 4, 2025
“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku
Intervista

“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku

October 11, 2025
“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës
Intervista

“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës

September 25, 2025
“Më kanë quajtur agjent të KGB-së, se jam rekrutuar nga zbulimet e huaja, se më ka errur sytë vajza e bukur e një gjenerali nga Moska, por…”/ Dëshmia e rrallë fshatarit nga Sofratika, që u bë gjeneral në Rusi!
Intervista

“Më kanë quajtur agjent të KGB-së, se jam rekrutuar nga zbulimet e huaja, se më ka errur sytë vajza e bukur e një gjenerali nga Moska, por…”/ Dëshmia e rrallë fshatarit nga Sofratika, që u bë gjeneral në Rusi!

September 24, 2025
Next Post
“O Zot, ç’vend ideal për t’u arratisur ndonjë natë me shi e furtunë’! – më përpiu kjo ide dhe shtanga në vend. Si duket, mendimi mërgoi në kryet e Myftarit nga Dibra…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit të Spaçit

“Për daljen nga miniera ku më dërguan për riedukim pas Festivalit të 11-të, Kadareja ndërhyri me forcë te kryesia e Presidenca e asaj kohe dhe tek Sekretari i parë në Gjirokastër, por...”/ Dëshmia e rrallë e Sadik Bejkos

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme