• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, November 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Në vitin 1982, Nënë Tereza vizitoi famullinë e Zllakuqanit dhe Prend Buzhala ka publikuar fotografi të bëra me atë rast, ku Lugu i Drinit mbaron…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Mirdita

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
“Nëse do ta kundrosh Shqipërinë së epërmi, është Macukulli, fshati ku na magjepsin lulet e kumbullave, por njeriu ia ka kthyer shpinën kësaj perle…”/ Reportazh nga fshatrat e braktisur të Matit dhe Mirditës
“Katerina Josipi, një ‘primadonë të teatrit shqiptar’ dhe ‘ikonë e skenës në Kosovë’, si një motër e madhe e Bekim Fehmiut të paarritshëm, me të cilin…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
Kalendari Historik 15 Janar 2023
“Rreth Prishtinës, ka mbi 5 mijë të vrarë, fshatrave shqiptare ju vihet zjarri, banorët qëllohen për vdekje si minj dhe kjo gjueti njerëzish, thuhet me gëzim nga serbët…”/ Shkrimi i gazetarit danez, Fritz Magnussen

Nga NDUE DEDAJ

Memorie.al / Drini është “Danubi” shqiptar, që përshkon 335 kilometra gjatësi, i përbërë nga Drini i Zi që rrjedh nga Struga (Ohri) e Drini i Bardhë nga Peja. Ky lumë idilik, profetik nuk mund të mos rridhte njëherësh nga Jugu dhe Veriu i trojeve shqiptare. Edhe kur kufijtë mes shqiptarëve ishin të mbyllur, Drini ishte i vetmi që nuk mund të pengohej nga qeveria e ish – Jugosllavisë, ta kalonte kufirin amë. As-njëlloj dige politike e Fuqive të Mëdha apo federative, nuk mund ta ndalte turrin e tij drejt Adriatikut. Banorët e dy anëve të Drinit, e kanë patur lumin pjesë të ekzistencës së tyre. Ai është vetë historia e tyre e pakëputur, që nuk mén asnjëherë.

Nga “Adriatiku në Drin të Zi” është libri i një udhëtari evropian në fillimet e shekullit XX-të, inxhinierit Karl Shteinmetz. Janë shkruar po ashtu shumë poezi për Drinin nga bregdrinasit, lugdrinasit, anëdrinasit, por vlen mbase sa të gjitha distiku lasgushian: “Duke nisur udhëtimin mes-përmes në Shqipëri/ Drini plak e i përrallshëm po mbron prej Shën Naumi”. Lumi e ka lënë emrin e tij në disa toponime trojesh e trevash, duke filluar nga Lugu i Drinit e Podrimja në Rrafshin e Dukagjinit, te Zadrima e Balldreni (Balli i Drinit) në rajonin Shkodër-Lezhë.

Ishte koha e kryengritjeve të mëdha të Pavarësisë në Kosovë e, Isa Boletini promotori i lëvizjes kombëtare në ato anë. Kronikat shënojnë se nga Lugu i Drinit u mblodhën 400 vullnetarë, të cilëve iu priu At Engjëll Palaj. Nuk ishte hera e parë që një meshtar vishte rrobën e luftëtarit të lirisë e, nuk do të ishte as e fundit. Rrethanat historike kishin qenë të atilla që këtë fat kishin patur dhe Pjetër Bogdani, Prend Doçi, Nikollë Kaçorri etj. Shqiptarët pavarësisht besimit ishin bashkë përballë pushtuesve. Edhe një emër tregon shumë, Lisi i Haxhi Zekës, në oborrin e kishës së Zllakuqanit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aksioni kombëtar i Fishtës ndaj shqiptarit të kohës, ishte i trefishtë: të zbulonte rrënjët identitare, të spastronte nga të këqijat, veset dhe…”/ Refleksionet e poetit dhe shkrimtarit të njohur Sadik Bejko

“Hysen Devolli u dallua për trajtimin e kompozimeve me tematikë historike, por edhe një gamë e gjerë bocetesh të emisioneve filatelike…”/ Historia e panjohur e “Aristokratit të Skenografisë” shqiptare

Ishte vendosur ndërtimi i kishës së re në vitin 1897, por nuk linin qeveritarët turq. Atëherë kësaj pune i del për zot kreu i lëvizjes atdhetare Haxhi Zeka, duke deklaruar se do të ndërtohej ai tempull i shenjtë dhe se do ta mbronte ai me luftëtarët e tij. Bash për këtë mirësi besimtarët katolikë mbollën lisin në emrin e tij. Drurët simbolikë i kanë ndjekur gjithnjë njerëzit në zë të kombit, ata kanë gjethuar dhe kur ata vetë kishin vdekur. Në emrin e Haxhi Zekës së Kuvendit të Pejës, është kulla e tij e gurtë, një mulli i mortshëm pejan e deri Universiteti i Pejës në ditët e sotme.

Një tjetër figurë e përmendur e atyre kohëve është ajo e bajraktarit Sadik Rama nga Gjurgjeviku, për të ardhur më vonë te luftëtari Ndue Përlleshi i Klinës etj. Lugdrinasit rrëfejnë me emocion për pajtimin e gjaqeve në hijen e Lisit të Haxhi Zekës në Zllakuqan, në Lug të Beranit, Verrat e Llukës etj. Këtu u falen 36 gjaqe, paçka besimit fetar të atyre që falnin, pasi pajtimi ishte ideal kombëtar. “Erdhën dhe nga Drenica e Rugova e, bënë pajtimin këtu në Zllakuqan”, – tregon Antoni, njëri nga veprimtarët e pajtimit të ‘90-s. Është një histori për të cilën ata nuk mund të flasin pak.

Përmendin emra, data dhe vende pajtimi. Anton Çeta, Ramiz Këlmendi, Dom Lush Gjergji. Ndër ngjarjet e bujshme ka qenë ajo e faljes së disa gjaqeve nga familja e nderuar Demaj (Klinë), ku luajti rol dhe profesori Marjan Demaj, sot rektor i Universitetit të Prishtinës. Fshati Zllakuqan (me gjasë nga: Zalli i Kuq) është dhe qendra historike e Lugut të Drinit të Bardhë, i përbërë nga disa fshatra të komunës së Klinës. Diku në bllokun tënd të shënimeve ke shkruar: “Sa herë shkon mes krijuesve, studiuesve dhe arsimtarëve të Lugut të Drinit, është e pamundur të kthehesh pa një dorë libra dhuratë, një zakon i hershëm ky i njerëzve të letrave”.

Por në këtë anë të Drinit, ky gjest ka një kuptim të dyfishtë, jo vetëm të leximit, por dhe të nderit të librit. Na tregojnë se në dekadën e fundit të shekullit XX-të, libri ka qenë heroi i rezistencës së këtij vendi. “Disa kamionë me libra në gjuhën shqipe u ngarkuan në libraritë e Lugut të Drinit dhe u dërguan në fabrikën e letrës në Lipjan”. Nuk ishte hera e parë që shqiptari gjendej i kërcënuar me zhbimjen e kujtesës së tij të shkruar. “Të digjet çdo letër në gjuhën shqipe”, – ishin dikur fermanët e pushtuesve otomanë.

Është data 25 korrik 2017. Njerëzit e Lugut të Drinit janë mbledhur në një manifestim përkujtimor të veçantë. Kremtohet 120-vjetori i hapjes së shkollës shqipe të Zllakuqanit nga At Shtjefën Gjeçovi, asokohe famullitar i ri. Zbulohet me këtë rast një memorial në gur kushtuar shkollës pioniere të kohës së Rilindjes, në gjurmë të shkollave mesjetare të Stubllës së Karadakut, Gjakovës, Prizrenit etj. Të gjithë duan të thonë diçka në këtë ditë të shënuar.

Artistët përmes aktrimit poetik, studiuesit përmes dëshmive të arkivave, rapsodët me anën e një këngë te re kushtuar “Pjetër Bogdanit”, fëmijët duke kërcyer ritmet e valleve popullore të trevës. Shkrimtari dhe studiuesi i njohur i letërsisë Prend Buzhala, 65-vjeçar, arsimtar i devotshëm që ka mbajtur në duar prangat serbe, është gjithnjë pikë referimi për organizimet kulturore në Klinë e më gjerë.

Ai e mirëpriti propozimin e profesorit të gjimnazit të Klinës, Pal Canaj, për ta përkujtuar shkollën e dikurshme dhe kështu rrethi i të interesuarve për këtë veprimtari u zgjerua me studiuesin Mikel Gojani, veprimtarin Dodë Ndrecaj, publicistin Lekë Mrijaj, veteranin e UÇK-së Nik Frroku, poetin Don Bardhec Zymi, meshtarin e Gllogjanit Don Pal Tunaj, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të famullitarit të Zllakuqanit Dom Izak Doda, pasardhës i At Gjeçovit në kishën ku frati i shquar shërbeu atë fund shekulli XIX-të.

Drejtori i Zyrës për Arsim i komunës së Klinës, poeti Hajdin Morina, në kumtesën e mbajtur në sesionin jubilar të organizuar me këtë rast, paraqiti kronologjinë dramatike të shkollës shqipe në kësaj treve përgjatë 120 viteve. Kumtuan dhe studiues të ardhur nga Prishtina, Tirana, Mirdita etj. Shumë “fise” të këtushme, na thonë, kanë lidhje të hershme gjaku me mirditorët, duke mbajtur të njëjtët mbiemra, aq sa Klina thirret ndryshe “Mirdita e Vogël”.

Prekë Gjeta, historian dhe ish – kryetar i komunës, flet rreth këtij migrimi të ndërsjellë të Rrafshit të Dukagjinit me Mirditën etj. “Ishim tanët, të shtëpisë, sikur venim nga Klina e Gjakova e ngulnim në Orosh, Fan, Kaçinar etj., sikur vinim nga andej e ngulnim në këto anë”. 32 mijë banorë ka komuna e Klinës dhe vitet e fundit e ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën e qytetit dhe të fshatrave që lidhën me Pejën. Komuniteti lugdrinas bën një jetë kulturore aktive, falë dhe klubit të letrarëve “Vorea Ujka”, kryetar i të cilit është poeti Gjon Gjergjaj, i cili kullën e vjetër të familjes së tij në Krushë të Vogël, e ka kthyer në një muze të rrallë të sendeve antike.

Piktori Idriz Berisha hap ekspozita në Prishtinë, Lezhë etj., por nuk e lëviz studion e tij nga vendlindja. Ismet Krasniqi nuk i ndahet dramës dhe teatrit, pasionit të tij të hershëm, si dhe shkrimit të librave. Suzana Gergji, zyrtare komunale e Arsimit, kohë më parë ka qenë në një veprimtari në Rrëshen, kushtuar Ndrecë Ndue Gjokës, ‘normalistit’ të Elbasanit, i cili në vitin 1941 emërohet mësues i shkollës së Zllakuqanit, ndër rreth 200 arsimtarë të ardhur nga Shqipëria, njeriu që pas Luftës do të bëhej i njohur për hapjen e 50 shkollave në vendlindjen e tij, Mirditë.

Dikush kujtohet për arsimtarin veteran Frrok Gojani. Dikush tjetër për Dom Pjetër Berishën. Ngjarjet që i bëjnë krenarë njerëzit fisnikë të Lugut të Drinit nuk kanë të mbaruar. Në vitin 1982, Nënë Tereza viziton famullinë e Zllakuqanit dhe Prend Buzhala ka publikuar fotografi të bëra me atë rast. Lugu i Drinit mbaron dikur si shtrirje, por Drini nuk ndalet në rrugëtimin e tij nëpër Rrafshin e Dukagjinit, drejt Prizrenit. Si një kalorës i përjetshëm shtegtimtar mes Sharrit dhe Pashtrikut.

Ti e ndjen se të duhet dhe një ndalesë tjetër gjeçoviane. Prej 45 vitesh në Zym organizohen çdo vit “Takimet e Gjeçovit”, nismë e gazetarit e shkrimtarit Frrok Kristaj, së bashku me studiuesin vendas Nikollë Kërhanaj dhe famullitarët e kohëpaskohshëm. Zymi gjithashtu ka një obelisk të gurtë me mbishkrimin “Abetarja e Zymit 1900”. Abetarja unike ruhej në Tiranë në Arkivin e Shtetit dhe falë interesimit të këtyre intelektualëve, është botuar në vitin 2013. Jehonat e largëta të buzëdrinasve vijojnë të dëgjohen, aq më tepër ato bashkëkohore. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sami Repishti shkroi edhe për dy antifashistët vlonjat, Hamdi Gjoni dhe mësuesin Bego Gjonzeneli, që u burgosën e i torturuan komunistët...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

Next Post

“Komisioni vendosi qitjen jashtë Tirane dhe të kihet kujdes që asnjë anëtar i këtyre familjeve...”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 500 familjeve “reaksionare” që u përzunë nga Tirana, më 7 nëntor 1946

Artikuj të ngjashëm

“Nuk na bëjnë më përshtypje të rikthyerit e mëdhenj, si; Fishta, Konica, etj., por ende i rrimë larg Koliqit, Mustafa Krujës, Anton Harapit, Mit’hat Frashërit, edhe pse ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Aksioni kombëtar i Fishtës ndaj shqiptarit të kohës, ishte i trefishtë: të zbulonte rrënjët identitare, të spastronte nga të këqijat, veset dhe…”/ Refleksionet e poetit dhe shkrimtarit të njohur Sadik Bejko

November 5, 2025
Art & Kulture

“Hysen Devolli u dallua për trajtimin e kompozimeve me tematikë historike, por edhe një gamë e gjerë bocetesh të emisioneve filatelike…”/ Historia e panjohur e “Aristokratit të Skenografisë” shqiptare

October 16, 2025
“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur
Art & Kulture

“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur

October 13, 2025
“Si për ta bërë edhe më brilante dhembjen, njëri nga miqtë e tij tha, se kishin të drejtë të akuzonin J. Gërvallën, se kishte përgatitur ai vetë vrasjen e…”/ Refleksione mbi veprën e Kadaresë   
Art & Kulture

“Si për ta bërë edhe më brilante dhembjen, njëri nga miqtë e tij tha, se kishin të drejtë të akuzonin J. Gërvallën, se kishte përgatitur ai vetë vrasjen e…”/ Refleksione mbi veprën e Kadaresë  

October 10, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Kadare ka përdorur edhe armën e artit për ndonjë koleg, madje i ka shndërruar në personazhe të koduar, që bartin tipare të atyre që e kishin zhgënjyer, si p.sh….”/ Ana e panjohur e shkrimtarit të famshëm

October 6, 2025
“Enver Hoxha i lodhur nga sëmundja, ka nevojë për Kadarenë, që t’u japë jetë kujtimeve të tij, por, në të njëjtën kohë ai, e sheh atë si një…”! / Refleksionet e shkrimtarit të njohur Sulejman Mato   
Art & Kulture

“Enver Hoxha i lodhur nga sëmundja, ka nevojë për Kadarenë, që t’u japë jetë kujtimeve të tij, por, në të njëjtën kohë ai, e sheh atë si një…”! / Refleksionet e shkrimtarit të njohur Sulejman Mato  

October 4, 2025
Next Post
“Kur erdhën për ta marrë nga qelia, Xhemili, u tha policëve; s’dua të vdes nga plumbat tuaj dhe pasi ngriti këmishën, me një mjet prerës…”/ Dëshmia rrëqethëse e ish-të dënuarit që vuajti 19 vjet burg

“Komisioni vendosi qitjen jashtë Tirane dhe të kihet kujdes që asnjë anëtar i këtyre familjeve...”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 500 familjeve “reaksionare” që u përzunë nga Tirana, më 7 nëntor 1946

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme