• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, October 25, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Shkolla shqipe e viteve ‘20-‘30-të, krahas dijeve, i vinte rëndësi të dorës së parë edukimit të karakterit njerëzor, kurse ajo socialiste…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA

Shëmbet shkolla bujqësore amerikane “Charles Telford Erickson”
“Shkolla shqipe e viteve ‘20-‘30-të, krahas dijeve, i vinte rëndësi të dorës së parë edukimit të karakterit njerëzor, kurse ajo socialiste…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA
“Komunizmi vret e masakron elitën e një kombi, keqtrajton mesatarët dhe ngre lart inferiorët e mediokrit, pasi…”/ Refleksione të studiuesit të njohur nga SHBA-ja
Shëmbet shkolla bujqësore amerikane “Charles Telford Erickson”
“Pasi u diplomuan në Stamboll, shërbyen si ekonomistë, ushtarakë, doganierë, mësues, administrator dhe klerikë myslimanë…”/ Historia e panjohur e familjes shkodrane Boriçi, në 12 breza
“Enver Hoxhën unë e kam njohur shumë herët, në vitet e luftës, por nuk e mendoja kurrë, që do të shndërrohej në diktator, kurse për portretin e tij…”/ Dëshmia e rrallë, e kompozitores së njohur, Dhora Leka

Nga Dr. Thanas L. GJIKA

                                             – Esse për Dr. Iliaz Gogaj, me rastin e 75-vjetorit të lindjes –

Memorie.al / Studiuesi i pasionuar i historisë së arsimit shqiptar Dr. Iliaz Gogaj me botimin e dymbëdhjetë veprave studimore dhe të qindra artikujve për historinë e Arsimit tonë të viteve 1900-1939, ka zënë kryet e vendit në këtë fushë të studimeve shqiptare. Shkrimet e tij bien në sy për shfrytëzimin e burimeve të shumta nga një literaturë e gjerë, për analizat objektive dhe konkluzionet e matura. Mirëpo, për shkak të “kokës” së fortë, pra, se nuk u bë servil i asnjë qeverie, as i asaj moniste, që e qarkulloi në Fier për disa vjet, e as i këtyre postkomuniste të quajtura pluraliste, që e nxorën me vrap në pension, sapo shkeli të gjashtëdhjetat, ky studiues nuk është vlerësuar me titullin Profesor, siç e meriton, të cilat, presidentët tanë të nderuar, ua kanë shpërndarë me bollëk mjaft kolegëve të tij, me konrtibut shumë më të vogël.

Pozita dhe opozita nuk kanë në programet e tyre synime kulturore, duke vlerësuar punonjësit e shkencës e të artit, por kanë programe shumë të pasura për të sulmuar, sharë e fyer njëra tjetrën dhe për të organizuar demonstrata për marrje pushteti.

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhaxhai ynë i madh Fasllia, e akuzoi publiksht Enver Hoxhën, se e kishte tradhtuar Kosovën dhe vetë luftën, pasi ai dhe tre vëllezërit…”/ Historia e panjohur e familjes Buçpapaj dhe përplasjet me regjimin

“Ajo u kthye pas 54 vitesh për të puthur tokën: Drita Ivanaj (e bija e Martin Ivanajt), zbriti në Rinas, por pa…” / Rrëfimi i panjohur i trashëgimtares

Ishte viti shkollor 1963-‘64 kur e njoha nga afër në konviktet e Fakultetit Histori Filologji studentin tepelenas, që ishte rritur në Fier. Ai kishte punuar nja pesë vjet mbas shkollës së mesme. Në dhomën e vogël ku banonte me Ali Dhrimon, kishte shumë libra. Trupi i tij i madh, balli i gjerë, pamja serioze dhe mosha më e madhe se e studentëve të tjerë, më bënë të mendoja se ishte ndonjë nga pedagogët e rinj, që banonte në konvikt.

Në gusht të vitit 1966 u emërova redaktor në Radio Tirana. Nevoja për të përgatitur emisionet historike, bëri që t’i shtoja kontaktet me Iliazin, tashmë punonjës në Arkivin e Shtetit, në sektorin e dokumentacionit midis dy luftërave. Ishte martuar me një vajzë tiranase, mësuesen Liri Osmanlliun, që kishte mbaruar për matematikë.

Gjatë vizitave në dhomën e tyre të vetme të një shtëpie përdhese ku i kishte strehuar xhaxhai i Lirisë, karshi gjimnazit “Sami Frashëri”, e gjeja Iliazin ulur para tavolinës, të mbushur plot skeda. Qindra e qindra skeda të vendosura në disa kuti të bëra vetë prej kartoni.

Sa herë i kërkova bashkëpunim për emisione të ndryshme, nuk ma ktheu kurrë e, nuk e shkeli afatin. Me bashkëpunëtorë si ai, unë nderohesha. Për fat të keq edhe sot Iliaz Gogaj, ky autoritet në studimet shqiptare për Arsimin, jeton po në ato kushte strehimi.

Si të mos mjaftonin vështirësitë e përditshme, shtatorin e kaluar disa banditë e helmuan e i plaçkitën dorëshkrimet dhe paret, por shyqyr Zotit shpëtoi gjallë. Policia nuk mundi t’i gjente dot banditët…!

E me gjithë mos vlerësimin dhe politikën mospërfillëse të politikanëve, Dr. Gogaj nuk e humb durimin dhe kurajën, duke sfiduar moshën dhe sëmundjet që nuk i mungojnë, vijon të punojë me ritmet e zakonshme, duke na dhënë gati çdo vit vepra të reja…!

THEMELET E ARSIMIT: FORMIMI I KARAKTERIT

Në veprën studimore të Dr. Gogajt, bie në sy synimi për të nxjerrë në dritë e për të analizuar vlerat edukative të programeve mësimore të shkollave dhe të mësuesve që ai ka bërë objekt studimi, synimi për të zbuluar karakterin njerëzor që kultivonte shkolla shqipe e viteve 1918-‘39.

Mbas shkërmoqjes së Diktaturës, në vitet e para të tranzicionit, gjatë një bisede me të, i thashë se; sistemi socialist, pra Diktatura Komuniste, mund të mos shahej për Arsimin, për masivizimin e shkollës, për institutet e larta e Universitetin që hapi, etj., Iliazi qeshi e më kundërshtoi, duke ma mbyllur gojën:

– “Shkolla shqipe e viteve ‘20-‘30-të, i vinte rëndësi të dorës së parë edukimit të karakterit njerëzor, krahas formimit të dijeve, kurse shkolla socialiste i dha dërmën edukimit të karakterit. Kjo shkollë na mësoi servilizmin, sesi t’i bindeshim verbërisht politikës së partisë shtet, si të gënjenim për të qenë në përputhje me politikën e ditës dhe jo në përputhje me moralin njerëzor, me të vërtetën.

Nga një shkollë ku nxënësi edukohej të ishte servil i pushtetit, të shkelte autoritetin e edukatorit të vet, si na mësoi shkolla socialiste, nuk mund të dilnin sot kuadro që të qeverisin vendin si duhet. Shiko politikanët e sotëm, pjellat e kësaj shkolle, ata shikojnë si t’i servilosen qeverise për të përfituar e jo për ta ndihmuar, duke kundërshtuar gabime te saj.

Shkolla socialiste pillte kuadro gjysmake edhe ne jemi gjysmakë dhe do te mbetemi te tillë, po të mos luftojmë të ndryshojmë edukatën tone qytetare. Na duhet ta flakim karakterin servil të edukuar nga shkolla socialiste.

Shumë prej nesh synimin kryesor e kemi drejtuar, jo nga të qenët qytetarë të pavarur, por nga interesi, jemi ndarë sipas partive, shikojmë cila parti mund të na shpërblejë më shumë. Shpallja jonë se jemi qytetarë me parime socialiste, ose demokratike, është vetëm demagogji, ne e bëjmë këtë për të fshehur interesat e ngushta.

Intelektualët e vërtetë në çdo kohë janë të pavarur, madje opozitarë me pushtetin, kurse ne jemi edukuar të jemi servilë, i mbajmë anën partisë që sundon sot ose asaj që do të sundojë nesër. E kështu, në vend që të bëjmë lojën tonë të pavarur, bëjmë lojën e partive. Shkollim kemi, por edukata qytetare na mungon.

Pastaj pa zotëruar mirë një gjuhë të huaj të madhe e pa lexuar lirshëm në të, nuk kemi si formohemi profesionalisht. Ata që mbaronin gjimnazin para Luftës, zotëronin si duhej një gjuhë europiane, kurse ne as gjimnazi e, as shkolla e lartë, nuk na e mësoi dot një gjuhë të huaj, që ta flasim e ta shkruajmë normalisht…”!

Pikërisht zbulimi që u ka bërë historiani Gogaj vlerave edukative të programeve të shkollave të para Luftës së Dytë, na bën të admirojmë edukatën që merrnin nxënësit në shkollat shtetërore e ato private të asaj kohe, si dhe punën e personalitetin e mësuesve.

Mbas leximit të shkrimeve e librave të tij, s’ka si të mos admirosh figurat e shquara të Arsimit tonë, si; Skënder Luarasi, Safet Butka, Mirash Ivanaj, Jovan Koliaka, Sotir Papahristo, Sulë Harri, Urani Rumbo, Jani Minga, Ali Cungu, dhe të amerikanëve Harry Fultz, Charls Holingshead, Charles Telford Erickson etj., etj.

Mësuesit e sotëm mund gjejnë modele të shumta frymëzimi për punën e tyre pikërisht në veprat e këtij studiuesi, ku janë dhënë me ngjyra të spikatura jeta, mendimet, puna e edukatorëve më të mirë të viteve ‘20-‘30-të të shekullit XX-të.

SHKOLLAT AMERIKANE MODEL I SHKOLLAVE PROFESIONALE

Midis veprave studimore të Dr. Gogajt, shquajnë dy kryevepra të tij; “Punëtorë të Shquar të Shkollës Shqipe” (2001) dhe “Shkolla Teknike dhe Harry Trevlye Fultz” (2010). Përmes këtyre veprave ky studiues ia ngulit lexuesit vlerat e personaliteteve më të shquar të shkollës sonë, të viteve midis dy luftërave.

Përshkrimet e goditura dhe analizat e thella për punën e palodhur, për pasionin e madh, për karakterin e vendosur, për normat e larta profesionale prej të cilave udhëhiqeshin arsimtarët e atyre shkollave, të mbeten në mendje e të frymëzojnë për të synuar që dhe t’i të jesh për brezin e ri, Njeri dhe Edukator.

Analizat e përmbajtjes teorike të programeve dhe të metodave të mësimit dhe edukimit, të praktikave mësimore të prodhimit bujqësor e blegtoral në ferma, fidanishte dhe ara, të punës së shumanshme jashtëmësimore të nxënësve të Shkollës Teknike Amerikane të Tiranës dhe të Institutit Shqiptaro-Amerikan të Kavajës, të çudisin për pasurinë e madhe të këtyre shkollave.

Pasioni e dashuria e madhe për arsimin bashkë me përgatitjen profesionale dhe përvojën studimore, e kanë ndihmuar studiuesin të kërkojë e të gjejë shtëpi më shtëpi, gazetë më gazetë, dokument më dokument dhe të analizojë si duhet materialet shumë të bollshme.

Në këto vepra gjen gjithçka për formimin e nxënësve nga fillimi i shkollës deri tek diplomimi e punësimi i tyre. Këto vepra e trajtojnë në plotësinë e vet gjithë faktin, se epokën e arsimit politeknik në Shqipëri, e hapën me shumë sukses arsimtarët e devotshëm amerikanë, Harry Fultz dhe Charles Erickson.

Mbasi ka treguar me fakte kompleksitetin e shkollës dhe të formimit të nxënësve të saj, mbasi ka ka treguar gjithë aftësitë e veçanta dhe talentin shumëdimensional pedagogjik të drejtorit të Shkollës Teknike, të Harry Fultz-it, i cili e krijoi këtë politeknikum nga hiçi me punën e vet, të kolegëve dhe të nxënësve të tij, Dr. Gogaj, autori i kësaj vepre monumentale, midis konkluzioneve thekson:

“Gjithë personaliteti i tij si pedagog i dorës së parë, me punën aq të begatë që bëri në Shqipëri, rrezatoi këtë të vërtetë të madhe jetësore që rrjedh nga parimet prijëse të pragmatizmit amerikan: Bota është komplekse, e përbërë nga individë të veçantë.

Nuk mund të ketë rregulla të prera, të cilat mund t’i përshtaten çdo qenieje njerëzore dhe çdo situate. Prandaj çeli mendjes shtigjet për idetë dhe ndikimet e reja. Kombinoi arsyen me imagjinatën dhe integritetin me punën e zellshme”, – si shkruhej në një artikull të revistës së shkollës me titullin “Laboremus”.

Respekti dhe dashuria që fiton mbas leximit të dy veprave për shkollat amerikane në Shqipërinë e viteve ‘20-‘30-të të shekullit XX-të, ta krijojnë bindjen se studiuesi Iliaz Gogaj, është jo vetëm një njohës, simpatizant e mik i madh i shkollës profesionale amerikane, por dhe një propagandist shumë i kualifikuar i saj.

Krahas historisë së arsimit dhe të shkollave Iliazi ka pasur pasion të mbledhë e të vlerësojë dhe një aspekt tjetër të jetës ekonomiko-kulturore e arsimore të shqiptarëve të Rilindjes e të Pavarësisë, atë të mirë-bërjes, të dhurimit për shkollat e arsimin shqiptar. Në këtë fushë, me veprën Mirëbërësit Shqiptarë të Arsimit (2002), ky studiues i ngriti një përmendore shkencore mirë bërësve korçarë të arsimit, të paharruarve Thoma Turtulli, Jovan Banka, Nikolla Lako, etj.

Dr. Iliazi është dhe njeri me kërkesa enciklopedike. Ka lexuar e mbledhur shënime dhe nga fusha të afërta me historinë. Rezultat i kësaj pune janë dy veprat e tij me përkthime e kompilime nga italishtja ‘Kureshti nga Jeta e Njerëzve të Shquar’ (1998) dhe ‘Napoleon Bonaparti’ (2000).

Shtysa për hartimin e botimin e këtyre veprave, ka qenë dëshira humane për të ndikuar në formimin e mëtejshëm të lexuesve me mësime morali dhe njohuri enciklopedike historike. Duke u ngushëlluar, si ngushëllohen idealistët e vërtetë, se më shumë i dha sesa i mori Shqipërisë, jubilari ynë vijon të punojë për një monografi të re, për të nxjerrë në dritë jetën e veprën e mësuesit tjetër idealist, Jani Mingës. I urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe plotësim të planeve të tij studimore! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se...”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme

Next Post

“Daut Gurra strehoi për disa kohë, shtatë partizanë që kishin ngrirë, por pas 1944-ës, familja e tij u masakrua, dy djemtë ia burgosën, ‘për atentat ndaj Hrushovit’ ...”/ Historia e trishtë e fisit nga Librazhdi

Artikuj të ngjashëm

“Xhaxhai ynë i madh Fasllia, e akuzoi publiksht Enver Hoxhën, se e kishte tradhtuar Kosovën dhe vetë luftën, pasi ai dhe tre vëllezërit…”/ Historia e panjohur e familjes Buçpapaj dhe përplasjet me regjimin
Personazh

“Xhaxhai ynë i madh Fasllia, e akuzoi publiksht Enver Hoxhën, se e kishte tradhtuar Kosovën dhe vetë luftën, pasi ai dhe tre vëllezërit…”/ Historia e panjohur e familjes Buçpapaj dhe përplasjet me regjimin

October 24, 2025
“Ajo u kthye pas 54 vitesh për të puthur tokën: Drita Ivanaj (e bija e Martin Ivanajt), zbriti në Rinas, por pa…” / Rrëfimi i panjohur i trashëgimtares
Personazh

“Ajo u kthye pas 54 vitesh për të puthur tokën: Drita Ivanaj (e bija e Martin Ivanajt), zbriti në Rinas, por pa…” / Rrëfimi i panjohur i trashëgimtares

October 23, 2025
“Ndërsa prej dekadash maqedonët kanë brenda Universitetit të Stambollit, në ‘Edebiyat Fakultesi’, bustin e një rilindasi të tyre, Shqipëria, për Tahsinin e Naim Frashërin…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

“Ndërsa prej dekadash maqedonët kanë brenda Universitetit të Stambollit, në ‘Edebiyat Fakultesi’, bustin e një rilindasi të tyre, Shqipëria, për Tahsinin e Naim Frashërin…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

October 23, 2025
“Partizanët shqiptarë të Enver Hoxhës, nuk e kanë ndihmuar Kosovën, kam pa me sytë e mi, t’i drejtojnë nagantin në kokë atij që fliste keq për Titon dhe…”/ Dëshmia e plakut kosovar që erdhi në ’98-ën në Shqipëri
Personazh

“Pasi filluan të shtënat e para nga jashtë, mbetën shumë të vrarë, por edhe dikush mundi të largohej…”/Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të ‘Masakrës së Tivarit, që vdiq 91 vjeç, në Mejë të Gjakovës

October 21, 2025
“Në ‘Zosimea’, apo në konsullatën franceze të Janinës, Naim Frashëri mori nga albanologu francez, August Dozon, porosinë për të mbledhur fjalë të urta në…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

“Në ‘Zosimea’, apo në konsullatën franceze të Janinës, Naim Frashëri mori nga albanologu francez, August Dozon, porosinë për të mbledhur fjalë të urta në…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

October 21, 2025
“Kur komandanti i kampit, në prezencë të grupit që e shoqëronte, i tha gazetarit të dënuar; pse e paske ndërruar këtë profesion të bukur, me vagonin e Spaçit, ai…”/ Historia e panjohur e 10 janarit 1983
Personazh

“Kur komandanti i kampit, në prezencë të grupit që e shoqëronte, i tha gazetarit të dënuar; pse e paske ndërruar këtë profesion të bukur, me vagonin e Spaçit, ai…”/ Historia e panjohur e 10 janarit 1983

October 20, 2025
Next Post
“Daut Gurra strehoi për disa kohë, shtatë partizanë që kishin ngrirë, por pas 1944-ës, familja e tij u masakrua, dy djemtë ia burgosën, ‘për atentat ndaj Hrushovit’ …”/ Historia e trishtë e fisit nga Librazhdi

“Daut Gurra strehoi për disa kohë, shtatë partizanë që kishin ngrirë, por pas 1944-ës, familja e tij u masakrua, dy djemtë ia burgosën, ‘për atentat ndaj Hrushovit’ ...”/ Historia e trishtë e fisit nga Librazhdi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme