• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, September 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Unë me shoqen time të Konservatorit, ‘Alluçka’, shkuam te presidenti rus, Putin, ku ishte edhe presidenti i SHBA-së Bush, kancelari Shnajder, Shirak etj, dhe i thamë…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës

“Enver Hoxhën unë e kam njohur shumë herët, në vitet e luftës, por nuk e mendoja kurrë, që do të shndërrohej në diktator, kurse për portretin e tij…”/ Dëshmia e rrallë, e kompozitores së njohur, Dhora Leka
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
“Që kur vdiq udhëheqësi stalinist, Enver Hoxha, në 1985, disa ndryshime simbolike ndodhën me Ramiz Alinë, pasardhës i zotit Hoxha, qeveria e të cilit ka ndaluar…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, janar 1990
Shën Tereza e shqiptarëve, Apostull modern i ditëve tona
TAKIMI I PRESIDENTIT RAMIZ ALIA  ME PËRFAQËSUES TË STUDENTËVE
“Në protestat studentore në dhjetorin e ’90-ës, Xhelil Gjoni tha; ne u futëm ca shkopinj bythëve dhe nuk nxorëm tanket , pasi… “/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së

Nga Prof. As. Dr. Gjergj P. Titani

Pjesa e gjashtë

Memorie.al / Në këtë shkrim po publikojmë një intervistë të gjatë me “Artisten e Popullit” dhe “Mjeshtren e Madhe të Punës”, kompozitoren e shquar Dhora Leka. Biseda me të ka filluar shumë kohë me parë, por nuk është botuar pothuajse asgjë, sepse dëshira e saj ka qenë që të përfundonte kujtimet, duke i përmbledhur në një libër të veçantë me titull; “Çaste dhe mbresa nga jeta ime”. Libri është ripunuar disa herë dhe është ballafaquar si me dokumente arkivore ashtu dhe të arkivin personal të familjes së saj. Sot po botojmë prezantimin e parë me kompozitoren e shquar, e cila do të vazhdojë disa numra.

                                                           Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Kadri Hazbiu e njoftoi Enver Hoxhën në një nga mbledhjet e Byrosë Politike, se; vdiq Tuk Jakova, Enveri shpërtheu në të bërtitura dhe i tha…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka

“Im at ishte në Komitetin Qendror, por pas përplasjeve me Hysni Kapon, e dërguan në ndërmarrjen e këpucve, ku…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së Adil Çarçanit, që shpërndante veprat e Enverit në botë

DHORA LEKA; PENGU I 20 SHKURTIT 1991, ÇFARË PËRJETOVA?!

Zonja Dhora, deri sot kemi përshkruar gjithë kalvarin e vuajtjeve dhe sakrificave të jetës suaj, mund të na thoni kur morri fund ai?

Sado e gjatë që të jetë nata, në rastin konkret persekutimi, më në fund dita do të zbardhë. Gjatë gjithë kalvarit të gjatë të rrugës së mundimshme drejt skëterrës, ajo që më ka mbajtur gjallë, jo vetëm mua më mbajti gjallë, por edhe mijëra vetë, që ecën në këtë kalvar. Ajo që të gjithëve na mbajti gjallë e na dha forca në mënyrë që dhimbja mos na mposhtte, ishte shpresa se një ditë këtij kalvari, do t’i vinte fundi.

Ndonëse e izoluar, jehona e ngjarjeve që po zhvilloheshin në Tiranë, nga fundi i viteve ’89, si: shpërthimi i ambasadave, lëvizjet demokratike në Kinostudio, Institutin e Lartë të Arteve e sidomos revoltat e grevat e studentëve të Universitetit Shtetëror të Tiranës, ishin preludi se ditët e shembjes së diktaturës ishin pranë dhe të pashmangshme.

Pika kulminante e kësaj revolte që morri përmasat e një Revolucioni mbarëpopullor, ishte 20 shkurti i vitit 1991, kur më së fundi u përmbys e u shkul nga piedestali, monumenti i diktatorit Enver Hoxha.

E kam peng që nuk u ndodha ato ditë fizikisht në atë revoltë madhështore, por e përjetova sikur të isha atje. Në atë kohë unë ende vazhdoja të isha e ngujuar në Sheq-Marinëz. Ditët që pasuan ishin ditë ankthi, ndaj nuk po zgjatem, pasi ato ngjarje janë të njohura për të gjithë popullin shqiptar. Ishin pikërisht ato revolta masive të udhëhequra nga studentët, që bënë të lindte në Shqipëri pluralizmi.

Si u shpërngulët nga Sheq-Marinëz dhe ku shkuat?

Më së fundi erdhi dita e shumëpritur. Diktatura po shkrëmboqej dhe bashkë me të edhe instrumentet e shtypjes dhe të dhunës. Sistemi ndodhej në krizë, ishte shpërbërë me ligj Komiteti i pamëshirshëm i Dënim – Internimeve, i cili ishte xhelati më i urryer dhe më i turpshëm që kishte shpikur diktatura komuniste. Diktatura u përmbys e bashkë me të i gjithë sistemi politik.

Ne të internuarve e të dëbuarve, nuk na duhej më aprovimi i të plotfuqishmit të Degës së Punëve të Brendshme, për t’i marrë leje që të lëviznim nga “kampi ynë i përqendrimit”, që quhej Sheq-Marinëz. Të gjithë ne familjarisht, mezi pritëm të “fluturonim” në Tiranë.

Ngarkuam atë “këndes plaçkash” që kishim dhe çuditërisht, miqtë e dashamirët tanë, na hapën dyert për të na strehuar. Bashkë me gjithë ndryshimet e transformimet e mëdha demokratike që kishin ndodhur dhe po ndodhnin, u përfshimë të gjithë me gjithë shpirt.

Nipërit e mi dhe mbesa bashkë me familjet e tyre, u rrëmbyen nga vala e fuqishme e emigracionit masiv, që ishte aq karakteristike e atyre ditëve. Ata të gjithë emigruan, në fillim të vitit 1992 për në Greqi. Kurse unë me motrën time dhe vajzën e saj të madhe që kishte pësuar një traumë të rëndë si rezultat i persekucionit të gjatë e të pamëshirshëm diktatorial…!

Po Ju, a u përfshitë në vorbullën e transformimeve të vendit?

Unë prisja me padurim t’i përjetoja fuqishëm me të gjithë larminë dhe madhështinë e këtyre transformimeve demokratike. Më kujtohet si sot aktiviteti im i parë i atyre ditëve, i cili ndodhi me rastin e “8 Marsit” Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Forumi i sapokrijuar i Grave Demokratike të Tiranës, organizoi në sheshin “Skënderbej”, një miting masiv madhështor. Ishte hera e parë pas kaq vitesh, që unë po merrja pjesë në një aktivitet të tillë. Mitingun midis të tjerash e përshëndeta edhe unë që përfaqësoja gratë e persekutuara.

Një fakt i tillë ishte shumë prekës dhe mbaj mend se thashë këto fjalë emocionuese: “Ktheni kohën mbrapa dhe shihni atë vendin bosh, kështu do të përfundojnë të gjithë diktatorët të djeshëm dhe të sotëm.

Ne e duam Shqipërinë pa Ramiz Alinë”, – dhe të gjithë pjesëmarrësit në miting, njëzëri brohoritën: “E duam Shqipërinë, pa Ramiz Alinë. E duam Shqipërinë pa Ramiz Alinë”. Ato ditë vazhdonte fushata parazgjedhore e 22 Marsit 1992.

Po tjetër ç’mund të shtoni?

Në shumë aktivitete kam marrë pjesë, por ai që më ka lënë mbresa më shumë është “Dallëndyshja e parë”, kur koloneli Pandeli Prifti, ish-drejtor i Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, në kuadrin e rubrikës; “Luftëtarë të vendosur për liri e demokraci”, organizoi një mbrëmje kulturore-artistike me titull; “Këngë në shtrëngatë”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë sime muziko-letrare. Kjo ndodhi më 30 prill 1992.

Të shumta kanë qenë aktivitet e mëvonshme të cilat vijuan njëra pas tjetrës, brenda dhe jashtë vendit e që patën jehonë jo të vogël si në SHBA-ës, në takimin me komunitetin shqiptaro-amerikan të Brixhportit, ku mbërriti edhe delegacioni i grave që kishte ardhur posaçërisht nga Bostoni. Po ashtu të tilla mbresa më kanë lënë edhe aktivitet e ndryshme, që kam zhvilluar në Angli, Itali, Greqi, Rusi e Vatikan.

Në dhjetor të ’92-it, kur shkova në Gjermani u takova për herë të parë, pas 40 vjetësh me një shokun tim të klasës, violinistin e shquar Mark Lubockij, i cili me këtë rast kishte organizuar në akademinë “Horshule” të Hamburgut, një takim-koncert, ku merrte pjesë edhe zonja Sybyla Ahlers, presidente e Shoqatës Ndërkombëtare AIDA (Shoqata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Artistëve të Persekutuar).

Ç’ka për vite me radhë, këta dy persona shumë të respektuar për mua, kanë organizuar në qytete të ndryshme të Gjermanisë, koncerte me pjesë nga krijimet e mia muzikore. Dua të theksoj se ajo që më ka bërë përshtypje, koncertet në Gjermani, janë të vetmet ku unë kam marrë honorarë, çka ende nuk e ka patur fatin asnjë nga veprat e mia në vendin tim.

Nga udhëtimet tuaja jashtë shtetit, çka ju ka lënë mbresa më të mëdha?

Mbresat më të mëdha m’i ka lënë pjesëmarrja në Vatikan, ku u zhvillua ceremonia e “Lumturimit të Nënë Terezës”. Emrin e Nënës Terezës dhe jetën e saj, unë i kam njohur që në fillim të viteve ’50-të. Unë hyja e dilja në shtëpinë e nënës së Gonxhe Bojaxhiut, që e kishte diku në “Rrugën e Kavajës”, atje kam njohur edhe motrën e saj, Agen.

Një ditë i gjeta shumë të gëzuara, gjë e rrallë, Ageja më tha se kishin marrë një letër nga Gonxheja, qe një person i panjohur ua kishte sjellë dhe ndër të tjera ajo i njoftonte, se ndodhej në Indi, në Kalkuta.

Me këtë rast më treguan edhe një fotografi ku Nëna Terezë ishte veshur ashtu si ne e njohim dhe ndodhej midis të varfërve indianë. Shpesh për Nënë Terezën bisedonim edhe kur ishte mësuesja ime “Artiste e Popullit”, Marije Kraja.

Pas kësaj mua më internuan. Dhe vetëm kur jam kthyer në Tiranë pas transformimeve demokratike, Maria më tregoi për jetën e vështirë që pati Lokja dhe Ageja, deri në momentin që mbyllën sytë.

Ajo më tregoi se si kishte ruajtur reliket e tyre personale gjithashtu se, qe ajo që ishte kujdesur për varrimin e tyre. Nënë Tereza ka ardhur disa herë në Shqipëri, herën e parë isha në internim në Sheq-Marinëz dhe atëherë shkrova disa vargje:

“SIKUR TA DINTE NËNA TEREZË”?

“Sikur ta dinte nëna Terezë:

Se ç’heqin, në “Shqipërinë e lirë”

njerëzit, si i është trajtuar e motra

si i dridhej Lokes së saj buza,

zemra, ankth-mbërthyer se mos mbetej

cunge te votra. Jo. Kurrë jo, S’do çonte

lule Gonxhaja në varr Enverit, këtij “sinonimi”.

Të dhunës, përvetësimit, tmerrit!

Internim; Sheq-Marinëz, 16 gusht 1989

Vite më vonë, kur u organizua një koncert nga orkestra kombëtare “Madre Tereza” u ekzekutua edhe një “Ode” e imja kushtuar Nënë Terezës, me vargje të profesor Gjergj Titanit, e cila u këndua nga “Artisti i Popullit”, Gaqo Çako.

Isha e lumtur që kisha shkruar këtë ode të bukur dhe nuk kishte emocion më të madh për mua, kur kujtoja çastin që takova Nënën Terezën në Tiranë dhe kur më bekoi, duke më vënë dorën në kokë dhe më tha: “Qoftë i lumnushëm Zoti…”!

I paharruar për mua ka mbetur pjesëmarrja në kremtimin e 60 vjetorit të fitores mbi Gjermaninë naziste, ku ishin të ftuar posaçërisht nga presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Vladimiroviç Putin, në Moskë, në Kremlin.

Në këto festime së bashku me personalitete të tjera, ishte i ftuar edhe Presidenti ynë, zoti Alfred Moisiu. Në pritjen e madhe të shtruar në Kremlin, për të gjithë të ftuarit, ku isha edhe unë, më ndodhi një mrekulli.

Pas 52 vjetësh takova shoqen time të klasës, kompozitoren e shquar ruse, Aleksandra Pahmutova, e cila u përfaqësua në koncertin e madh festiv, me një krijim simfonik, kushtuar Betejës së Stalingradit.

Takimi me shoqen time ose, siç e thërrisnim njëra – tjetrën në vitet studenteske; “Doruçka”, ajo dhe unë “Alluçka”, të zëna përdore shkuam tek presidenti rus, ku përkrah kishte edhe presidentin e SHBA-së Bush, kancelari gjerman Shnajder, presidenti francez, Shirak e, shumë të tjerë.

Ne qëndruam para Putinit që u shtang nga kjo e papritur e sidomos, kur unë i fola rusisht dhe i thashë: “Deri tani z. Putin, jeni përshëndetur me politikanë, diplomatë, kryeministra, etj. Ju përshëndesin dy shoqe klase, që pas 52 vjetësh takohen këtu në Kremlin, duhet të vinte dita e këtij jubileu që të realizohej ëndrra jonë gjysmëshekullore”.

Papritur ma rrëmbeu fjalën shoqja ime, duke i thënë: “Kemi qenë studente në Konservatorin e Moskës ‘Çajkovskij’. Kjo është shoqja ime e dashur Dhora Leka, kompozitore e madhe shqiptare që ka kompozuar këngët partizane gjatë Luftës në Shqipëri”, dhe u larguam nën duartrokitjet e të pranishmëve. Këto imazhe kanë mbetur të fiksuara nga kamerat e televizioneve ruse dhe Radio-Televizionit Shqiptar, etj.

Zonja Dhora, aktualisht me se merreni?

Do të dëshiroja të isha e re, jo 82 vjeçe. Por, zemrën e kam akoma të re, megjithëse peshën e viteve kam filluar ta ndiej mbi shpatulla. Mundohem të mos pajtohem me këtë të vërtetë. Shumë ëndrra dhe dëshira më kanë mbetur pa realizuar. Nëna ime ka jetuar 94 vjet, do të doja shumë t’i ngjasoja asaj, jo vetëm në jetëgjatësi por, edhe në tiparet e karakterit të saj, që i kam shprehur në rrëfenjën; “Nëna ime”.

Gjithsesi çdo e keqe ka edhe të mirat e saj dhe kur rendis në librin tim; “Çaste dhe mbresa nga jeta ime”, dua të mos më shpëtojë asgjë dhe ta pasqyroj drejt bardhë e zi. Qëndrimi im në Gjirokastër, ishte një shkollë e madhe për mua. U dashurova me këngën labe dhe i vura në nota, shkrova këngë, romanca, por mbi të gjitha poemën vokale-simfonike “Mbeçë more shokë, mbeçë” dhe shkrova të parat vargje:

“E MBYLLËN KANARINËN NË KUVLI”

“E mbyllën Kanarinën

në kuvli,- Hesht i thanë,

s’na duhet kënga jote

e molepsur me Liri…

…por këngën e zjarrtë

të mbrujtur me Liri,

s’e ndërpreu Kanarina

edhe: pse e mbyllën

në kuvli!…

Pas 40 vjetëve në qytetin e Gjirokastrës, ku nisi rruga e mundimshme e skëterrës, dirigjenti Roland Çene “Artist i Merituar”, Drejtor i Qendrës Kulturore Gjirokastër, organizoi një koncert me krijimtarinë time, ndërsa bashkia e qytetit më akordoi titullin “Qytetare Nderi” e Gjirokastrës. Gjatë viteve të burgimit, isha e burgosur vetëm fizikisht, por me mendje isha e lirë më e lirë se një qytetar i lirë dhe thurja vargje.

Mbas daljes nga burgu jetova në Berat, por nuk arnoja vetëm thasë, po gjeta forca dhe shkrova ëndrrën time, operën time “Këngë në shtrëngatë”. Dhe në internimet e njëpasnjëshme, veç punës së rëndë fizike që bëja çdo ditë, thurja vazhdimisht vargje.

Në Fier nuk isha vetëm një rrobaqepëse, por gjeta forca dhe frymëzim të kompozoj operën time të dytë; “Maleve për liri”, kushtuar Zonja Çurres. Rrjedhë e çuditshme kjo jeta ime dhe nuk do ta ndërroja me asgjë. Faleminderit fatit që më thuri këtë jetë. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Tufinë takova Abas Kupin dhe i mora një intervistë për çështjen e Kosovës e, këtë shkrim, ma lejoi Qeveria e Rexhep Mitrovicës...”/ Historia e panjohur e gazetarit F. Llagami, që u dënua në Gjyqin Special

Next Post

“Më 2 dhjetor 1949, vetëm tetë javë pas themelimit, Gjermania Lindore vendosi marrëdhënie diplomatike në nivel të dërguarish me Shqipërinë, kurse më 18 mars 1955...”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Kur Kadri Hazbiu e njoftoi Enver Hoxhën në një nga mbledhjet e Byrosë Politike, se; vdiq Tuk Jakova, Enveri shpërtheu në të bërtitura dhe i tha…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka
Intervista

“Kur Kadri Hazbiu e njoftoi Enver Hoxhën në një nga mbledhjet e Byrosë Politike, se; vdiq Tuk Jakova, Enveri shpërtheu në të bërtitura dhe i tha…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka

September 19, 2025
“Feçori vlerësonte romanin ‘Dimri i vetmisë madhe’ të Kadaresë, duke thënë se autori paraqet me vërtetësi rininë e ‘Rrugës së Dibrës’, e cila është si ajo e Bashkimit Sovjetik…”/ Dëshmia në hetuesi, ish-drejtorit të Albimportit
Intervista

“Im at ishte në Komitetin Qendror, por pas përplasjeve me Hysni Kapon, e dërguan në ndërmarrjen e këpucve, ku…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së Adil Çarçanit, që shpërndante veprat e Enverit në botë

September 18, 2025
“Në presidiumin e mbledhjes, qëndronte hijerëndë Sekretari i I-rë për Beratin, Piro Gusho dhe turma thërriste; Në burg, në burg, armiken e popullit…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka
Intervista

“Në presidiumin e mbledhjes, qëndronte hijerëndë Sekretari i I-rë për Beratin, Piro Gusho dhe turma thërriste; Në burg, në burg, armiken e popullit…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka

September 18, 2025
“Dyshekët e burgut ishin me lecka dhe më takoi të flija në një shtrat dykatësh, ku poshtë meje kisha Musine Kokalarin, e cila sa herë vinte ndonjë malësore, ajo…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës
Intervista

“Dyshekët e burgut ishin me lecka dhe më takoi të flija në një shtrat dykatësh, ku poshtë meje kisha Musine Kokalarin, e cila sa herë vinte ndonjë malësore, ajo…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës

September 19, 2025
“Në korrikun e 1943-it, në Voskopojë, u takova për herë të parë me Enver Hoxhën, ai binte në sy nga tjerët, se ishte i veshur shumë mirë, dhe tepër simpatik, por…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës!
Intervista

“Në korrikun e 1943-it, në Voskopojë, u takova për herë të parë me Enver Hoxhën, ai binte në sy nga tjerët, se ishte i veshur shumë mirë, dhe tepër simpatik, por…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës!

September 18, 2025
“Enver Hoxhën unë e kam njohur shumë herët, në vitet e luftës, por nuk e mendoja kurrë, që do të shndërrohej në diktator, kurse për portretin e tij…”/ Dëshmia e rrallë, e kompozitores së njohur, Dhora Leka
Intervista

“Enver Hoxhën unë e kam njohur shumë herët, në vitet e luftës, por nuk e mendoja kurrë, që do të shndërrohej në diktator, kurse për portretin e tij…”/ Dëshmia e rrallë, e kompozitores së njohur, Dhora Leka

September 17, 2025
Next Post
“Më 2 dhjetor 1949, vetëm tetë javë pas themelimit, Gjermania Lindore vendosi marrëdhënie diplomatike në nivel të dërguarish me Shqipërinë, kurse më 18 mars 1955…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Më 2 dhjetor 1949, vetëm tetë javë pas themelimit, Gjermania Lindore vendosi marrëdhënie diplomatike në nivel të dërguarish me Shqipërinë, kurse më 18 mars 1955...”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme