• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, September 20, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kur Kadri Hazbiu e njoftoi Enver Hoxhën në një nga mbledhjet e Byrosë Politike, se; vdiq Tuk Jakova, Enveri shpërtheu në të bërtitura dhe i tha…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka

“Në hetuesi më takuan me gruan time polake dhe duke qarë, ajo më tha: ‘E shikon atë njeri atje’, dhe vështroi nga Ferhat Matohiti, ai…”/ Dëshmia tragjike e vëllait të aktorit dhe regjisorit të famshëm
“Në maj 1972, pas një stërvitje në Durrës, në prani të anëtarëve të Byrosë Politike dhe të drejtuesve të Ushtrisë, Enveri e mbuloi me puthje Gjergj Titanin dhe…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Sipas porosisë së Enverit, Kadri Hazbiu më dërgoi në Shkodër për të goditur Klerin Katolik, por në dosjet e tyre…”/ Dëshmia e ish-nënkolonelit të Sigurimit
Dhora Leka
“Enver Hoxhën unë e kam njohur shumë herët, në vitet e luftës, por nuk e mendoja kurrë, që do të shndërrohej në diktator, kurse për portretin e tij…”/ Dëshmia e rrallë, e kompozitores së njohur, Dhora Leka
“Me Beqir Ballukun, kishim miqësi të ngushtë familjare dhe kur babai e mësoi për vrasjen e tij, na tha për Enverin…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së gjeneralit rus, dy herë “Hero i Bashkimit Sovjetik”
“Feçori na urdhëroi të zbulonim vajzën nga Elbasani, që i shkoi në shtëpi infermieres së Enver Hoxhës dhe i tha; ‘Unë jam bija e jote, nga lidhja jashtë martesore…”/ Zbulohet dokumenti i bujshëm, 20 tetor ‘82
Raporti sekret i Mine Gurit për Komitetin Qendror: Ja kuadrot e Sigurimit të Shtetit që janë të implikuar në akte imoraliteti dhe…

Nga Prof. As. Dr. Gjergj P. Titani

Pjesa e pestë

Memorie.al / Në këtë shkrim po publikojmë një intervistë të gjatë me “Artisten e Popullit” dhe “Mjeshtren e Madhe të Punës”, kompozitoren e shquar Dhora Leka. Biseda me të ka filluar shumë kohë me parë, por nuk është botuar pothuajse asgjë, sepse dëshira e saj ka qenë që të përfundonte kujtimet, duke i përmbledhur në një libër të veçantë me titull; “Çaste dhe mbresa nga jeta ime”. Libri është ripunuar disa herë dhe është ballafaquar si me dokumente arkivore ashtu dhe të arkivin personal të familjes së saj. Sot po botojmë prezantimin e parë me kompozitoren e shquar, e cila do të vazhdojë disa numra. 

                                                          Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Im at ishte në Komitetin Qendror, por pas përplasjeve me Hysni Kapon, e dërguan në ndërmarrjen e këpucve, ku…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së Adil Çarçanit, që shpërndante veprat e Enverit në botë

“Në presidiumin e mbledhjes, qëndronte hijerëndë Sekretari i I-rë për Beratin, Piro Gusho dhe turma thërriste; Në burg, në burg, armiken e popullit…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka

                                       ARTISTJA E FAMSHME QË U DËNUA ME VDEKJE

Zonja Dhora, po me nënën tuaj, ç’bëhej?

Një ditë pas disa muajsh që isha internuar, më sjellin nga Berati nënën time, 80-vjeçare. Ja ç’kishte ndodhur! Asaj i kërkonin dhomën ku banonte dhe së fundi ia morën. – “Po punë është moj bijë, – më tha nëna kur e përqafova.

– “Mua plakën, 80-vjeçare, duan të më hedhin në rrugë. Ata moj bijë nuk pyesin fare se kam qenë nëna e katër partizanëve dhe kam strehuar në shtëpinë time, gjithë ata që janë sot edhe të mëdhenj. Po ku t’i gjej, t’i pështyj”?!

Pra, nënën ma hodhën në rrugë të madhe dhe i thane; “shko bano atje, ku ke çupën tënde”. Dhe kështu indirekt e internuan edhe nënën. Kështu, me ardhjen e nënës, u ndava nga Xhina e mirë dhe shkova në një barakë tjetër, karshi ndërtesës së vetme shumë katëshe. Gjithsesi, pavarësisht nga puna e rëndë fizike, gjeja forca të thurja vargjet rebele të revoltës. Të nesërmen e largimit tim nga Berati, nëna e terrorizuar i dogji të gjitha poezitë e mia.

M’I DOGJËN “VARGJET REBELE”

M’i dogjën “vargjet rebele”

një natë mizore

që u gdhiva në qeli.

Nënë ngrata e dinte

ç’më priste

për “Vargjet rebele”

(po t’binin në dorë)

më bënin mua fli…!

Por lajmi i djegies

më i rëndë se plumbi

më shpoi në gji!

 

Eh,nënë!

Nënë ngrata

se ç’krim ti ke bërë

këtë Ti se kupton,

se di

 

E dogje “Harlemin”,

“zallishten e heshtur”

për jetë e le

“sikierosit” PORTRETIN

përgjysmë ia le,

E dogje “Makbethi”

“Këmbanat” don-s’don

s’do dëgjohen,

i dogje të gjitha,

oh vargjet kushtrim

që dot s’numërohen…

Kujtesën e lodh

tash natë e ditë

që vargjet rebele

t’i nxjerr prapë në dritë

por “Lumi i Vdekur”

ku unë jetoj:

– Mos humb kohë

më thotë

Shkruaj, vargje të reja

dhe më rebele

unë të diktoj”.

                                                 Internim Seman, Qershor 1968

A duhen vallë fjalë të tjera për të shpjeguar çfarë kishte ndodhur, sigurisht JO.

A u hidhëruat që nëna juaj erdhi tek ju?

Pyetje është kjo?! A ka vallë fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen dhe gëzimin bashkë!? Jo! Nuk, ka! Nëna na kishte rritur, na kishte ndjekur në luftë, në internime, ajo ishte shoqja ime e pandarë, e palodhur, trime dhe e sakrificave, që më shoqëroi edhe në këtë barakë, që ç’binte jashtë hynte brenda.

Pra isha edhe e revoltuar edhe e gëzuar njëherazi. Nëna ishte me mua, kjo ishte kryesorja. Ajo ishte qetësia, kurajoja, mbështetja, ngushëllimi, pra ishte gjithçka.

Pas Semanit të Ri, ku ju dërguan?

Persekucioni im mesa dukej, duhej t’i provonte të gjitha format “e larmishme” të tij. Nga Semani më caktuan të jetoja si e dëbuar, në qytetin e Fierit. Kushtet e banimit ishin relativisht më të mira. Me punë më caktuan në rrobaqepësi. Vitet rrodhën njëri pas tjetrit.

“Nën peshën e dhunës”, siç e përshkruan saktësisht miku im i viteve të rinisë, Todi Lubonja, në shkrimet e tij, deri sa në shkurt të vitit 1973, me një shpërblim minimal prej 3.500 lekësh, dola në pension.

Kisha mbushur plot 50 vjeç, por pa përfituar asgjë nga shpërblimi i veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, sepse sipas ligjit të atëhershëm si “armike e popullit”, nuk e përfitonim. Vërtet isha 50 vjeçe, por punën krijuese, nuk e ndërpreva kurrë.

Gjatë kohës që ndodhej në Fier, krijimtaria ime kryesore në muzikë, krahas poezive, ka qenë opera “Maleve për liri”, kushtuar “Heroinës së Popullit”, Zonja Çurre.

Gjithsesi nuk m’u ndanë kurrë të papriturat. Vitet që banuan së bashku me nënën në Fier, kanë qenë relativisht vitet më të lehtë të persekutimit tim të gjatë. Me këtë rast dua të përmend një shprehjen time metaforike se: “Kur retë e zeza mbulonin qiellin e Tiranës, furtunat dhe rrufetë shpërthenin kudo”. Furtunën që kishte shpërthyer në Tiranë, e ndjeva edhe unë në Fier.

Ishte dhjetori i vitit 1982, kur vorbulla e tmerrshme e krimeve të diktaturës, nuk kurseu as Mehmet Shehun. Në 13 janar të vitit 1983, më internuan në Sheq-Marinëz. Në të njëjtën ditë ishte marrë e njëjti internim edhe për internim për në Sheq-Marinëz, edhe për motrën time, bashkë me fëmijët. Tuk Jakova prej 24 vjetësh kishte vdekur në spitalin e burgut të Tiranës, në rrethana tepër misterioze. Në Sheq-Marinëz, me motrën dhe fëmijët, qëndruam deri në përmbysjen e diktaturës.

Nga Sheq-Marinasi, çfarë mbresash keni?

Jeta ime në internimin e Sheq-Marinës, kishte po ato siklete si internimi në Seman. Tashmë familja ishte shtuar. Unë dhe motra ime, ishim pianiste. Fëmijët ishin rritur. Djemtë dhe nuset punonin në punë të rënda bujqësore. Në familje na lindën edhe fëmijë. Dhe nuk ka dhimbje më të madhe, se të shohësh fëmijët e fëmijës, të trajtoheshin mizorisht.

Dhe fëmija të provojë peshën e dhunës. Më kujtohet një ditë, vjen nipi, Lulëzim quhet. Erdhi duke qarë: – “Moj nënë, pse fëmijët e fshatit më thërrasin; ik ore nip i tradhtarit?! Ti na ke thënë që gjysh Tuku ka qenë partizan. O sa shumë e dua gjyshin! Po me Lilën ç’patën, a e di se ç’i bënë? Aman moj nënë i futën m… në gojë”!?

Fliste fëmija me ngashërim dhe lotët i rridhnin pa pushim. A thuhen, ç’ju thuhej fëmijëve?! Ç’faj kishin ata që lindën në internim dhe trajtoheshin si të tillë?! Asnjë faj! Nuk ishte asgjë dhimbja përpara fyerjes. Nuk e kam ndierë veten më të vrarë shpirtërisht dhe moralisht, kur kaloja përbri shkallës dhe fëmijët duke kënduar këngën time, “Ato maja rripa rripa”, më qëllonin me gurë, duke bërtitur fort; “moj plakë, moj plakë e internuar, armike, balliste, e qelbur”, etj.

E çfarë faji kishin këta fëmijë e ç’faj kishin prindërit e tyre, ç’faj kishin mësuesit që i sakatuan shpirtrat e tyre në këtë mënyrë?! Ata nuk kishin asnjë faj! Faji i madh dhe i pafalshëm rëndon mbi diktaturën dhe diktatorët. Nuk ka përse të zgjatemi më tej për internimin në Sheq-Marinës. Internimet në Shqipëri gjatë diktaturës, ishin një vuajtje pa fund. Që t’i përshkruash duhen vëllime, shumë vëllime. Më 13 janar 1988, kur prisnim lirimin, m’u komunikua nga Dega e Punëve të Brendshme e Fierit, edhe një 5-vjeçar tjetër.

Po sot pas kaq vjetësh…?

Sot spekulohet shumë në mediat e shkruara dhe ato televizive mbi rrjedhën e ngjarjeve dhe personave konkretë. Më shumë se kushdo, këto spekulime i ndiejnë ata njerëz që kanë kaluar nëpër kalvarin e mundimshëm të diktaturës mbi 50-vjeçare. Ata janë janë dëshmitarët autentikë të këtij holokausti.

Dhe është një përkushtim qytetar, një detyrë e domosdoshme që me këto shtrembërime të inskenuara nga organet e specializuara të dhunës, të mos cënohet e drejta e atyre që kanë vuajtur dhe të hidhet drita e së vërtetës, sidomos në proçeset gjyqësore. Dosjet e proçeseve gjyqësore, janë autentike. Do t’iu flas për një rast konkret që ka ndodhur me mua në proçesin e gjykimit të “Grupit armiqësor” të Kadri Hazbiut. Ja si është e vërteta!

Ishte ende fillimi i internimit tim në Sheq-Marinëz, në vitin 1983. Më pas mësova se ishte arrestuar Kadri Hazbiu. Që nga dita kur vdiq Tuk Jakova, burri i motrës sime, në rrethana aq enigmatike, të gjithë të afërmeve të tij, na mundonte ky fakt. Dhe vazhdimisht përpiqeshim të gjenim të dhëna për ta zbukuruar këtë enigmë dhe sinjalizimet nuk munguan.

Në çastin e vdekjes, Filip Jakova, i vëllai i Tukut, i internuar në ishullin e Zvërnecit, më tha: – “Dëgjo Dhora, unë po vdes, por po të lë një amanet të madh, që ka ndodhur vite më parë. Tuku nuk ka vdekur në spital nga apendesiti. Kështu thuhet, por e vërteta është krejt ndryshe.

Një ditë mua më erdhi në zyrë një oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që shërbente ato ditë në spitalin e burgut dhe pasi mbylli derën, më tha; “Në besën e burri-burrit, po të them se Tuku, nuk ka vdekur thjesht nga apendesiti, por atë e kanë helmuar me injeksion.

Dhe pasi e kanë dërguar në morg, Kadri Hazbiu që ishte në atë kohë ministër i Punëve të Brendshme, ka shkuar ta shohë personalisht kufomën e tij. Në atë çast ka thënë: Ja se si përfundove more qen!!!

Ti Dhorë, këtë të dhënë, mos e harro kurrë! Unë thënies së oficerit i besova, sepse ai ishte malësor nga veriu ynë dhe dialektin e kishte të tillë. ‘Besën e burri-burrit’, ai ma kërkoi dhe pikërisht për këtë gjë, unë kam heshtur deri në çastin tim të fundit.

Kur vdiq Tuku, Kadri Hazbiu e njoftoi Enver Hoxhën, kur ai ndodhej në një nga mbledhjet e Byrosë Politike dhe i tha: ‘Shoku Enver, sot vdiq Tuk Jakova, në spital nga një apandesit akut’. Enveri nga ky lajm shpërtheu me të bërtitura dhe tha: ‘Dëgjo Kadri, do të na akuzojnë neve, se e kemi vrarë Tuk Jakovën, si mund të vdesë njeriu kështu në spital nga një apandesit fare i thjeshtë”?!

Por mesa dukej, kjo ishte loja aktoreske, që ai dinte të bënte mjaft mirë, përpara anëtarëve të tjerë të Byrosë Politike. Megjithatë, këtë amanet të Filipit unë e kam ruajtur gjatë, sepse amanetin nuk e tret as dheu, madje nuk ia kisha thënë as motrës sime. Ajo u trondit jashtëzakonisht, kur e mori vesh këtë.

Më konkretisht…?

Vazhduam bisedën gjithë natën. Renditëm të gjitha të dhënat që kishim mësuar rreth vdekjes së Tukut. Si përfundim unë i thashë motrës sime, se dua ta nxjerr në dritë këtë fakt dhe kam vendosur ta denoncoj në procesin gjyqësor. – “E bën këtë gjë moj motra ime”?! – “Po, – i thashë. E bëj. Kam kurajo ta bëj, sepse ia kam borxh Tukut. A të kujtohet se ç’më ka thënë në Berat, kur përfunduam pastrimin e shtëpisë”?

“Faleminderit Dhora, shumë faleminderit, kurrë nuk e prisja nga ty. Sa isha atje, dhe bëri me dorë lart, kurrë nuk të bëra ndonjë të mirë. Më vjen keq, që mbase do kesh ndonjë kusur të hidhur…”! Dhe pas këtij çasti tronditës, u përqafuam dhe e përlotur ajo më puthi.

Flasim pak për ju, si shkuat te gjyqi ndaj Kadri Hazbiut?

Në ditët e proçesit gjyqësor të Kadri Hazbiut, mora leje nga Dega e Punëve të Brendshme e Fierit, shkova në Tiranë dhe kërkova të takohem me personin që kishte të bënte me procesin e Kadri Hazbiut, duke i thënë se; “kam diçka shumë serioze për të denoncuar”.

M’u paraqit Shkëlzen Bajraktari dhe më tha se; ishte hetuesi i çështjes. Pasi më pyeti përse kisha ardhur, unë i tregova arsyet që i shpjegova më lart dhe ai më tha: – “Po mund të vish! Në një nga ditët e gjyqit më njoftuan edhe mua, dhe unë me dëshirën time për të dëshmuar dhe akuzuar për krimin e rëndë, ndaj Tuk Jakovës.

Gjyqi zhvillohej në burgun e Tiranës, (Reparti 313), në një sallë të improvizuar. Posaçërisht për ne të jashtmit, për të mbërritur deri atje, duhej të kalonim disa porta të hekurta, të ruajtura me roje dhe të mbyllura me çelës.

Mbaj mend, që në fjalën time para trupit gjykues, kam parashtruar ato që kam treguar më lart gjatë bisedës. E mbylla akuzën time duke iu drejtuar Kadri Hazbiut…..; “Pavarësisht çfarë i keni ngarkuar Tuk Jakovës, ti nuk kishe të drejtë t’i merrje jetën…”!

Kryetari i Gjyqit Special, Arianit Çela, iu drejtua Kadri Hazbiut, duke e pyetur: “Ç’ke për të thënë i pandehur”? Kadri Hazbiu u ngrit në këmbë dhe nuk tha, as po, as jo, për fjalët e mia. Tha vetëm këto fjalë: “Të verifikohet”, dhe u ul. Aranit Çela pas kësaj m’u drejtua mua dhe më pyeti: – “Ç’kërkon ti me këto që the këtu”? – “Asgjë! Kam ardhur të denoncoj një krim”.

Pas kësaj kryetari bëri shenjë që unë të dilja nga salla e gjyqit. Në të gjitha rastet, kur janë botuar ose janë shfaqur filmat televizivë, për proçeset e grupit të Kadri Hazbiut, filmi ose shkrimi është ndërprerë, pikërisht, kur unë me zë të lartë, kam thënë: “Se kam ardhur këtu, për të denoncuar një krim”!

Duke u nisur nga rasti im konkret, jam e bindur se ky rast pasaktësie, ose shtrembërim, nuk është i vetmi për çka jam tej mase e indinjuar. / Memorie.al

                                                                 Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Im at ishte në Komitetin Qendror, por pas përplasjeve me Hysni Kapon, e dërguan në ndërmarrjen e këpucve, ku...”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së Adil Çarçanit, që shpërndante veprat e Enverit në botë

Next Post

“Shqipëria duket pa dritë, pa qëllime të caktuara, ku cilido lëfton për ‘kockën’ e tij, ku poshtërsia dhe balta bërtasin se janë të larta...”! / Refleksionet e studiuesit të njohur, mbi librin e përfolur të Konicës

Artikuj të ngjashëm

“Feçori vlerësonte romanin ‘Dimri i vetmisë madhe’ të Kadaresë, duke thënë se autori paraqet me vërtetësi rininë e ‘Rrugës së Dibrës’, e cila është si ajo e Bashkimit Sovjetik…”/ Dëshmia në hetuesi, ish-drejtorit të Albimportit
Intervista

“Im at ishte në Komitetin Qendror, por pas përplasjeve me Hysni Kapon, e dërguan në ndërmarrjen e këpucve, ku…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së Adil Çarçanit, që shpërndante veprat e Enverit në botë

September 18, 2025
“Në presidiumin e mbledhjes, qëndronte hijerëndë Sekretari i I-rë për Beratin, Piro Gusho dhe turma thërriste; Në burg, në burg, armiken e popullit…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka
Intervista

“Në presidiumin e mbledhjes, qëndronte hijerëndë Sekretari i I-rë për Beratin, Piro Gusho dhe turma thërriste; Në burg, në burg, armiken e popullit…”! / Dëshmia e rrallë e kompozitores Dhora Leka

September 18, 2025
“Dyshekët e burgut ishin me lecka dhe më takoi të flija në një shtrat dykatësh, ku poshtë meje kisha Musine Kokalarin, e cila sa herë vinte ndonjë malësore, ajo…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës
Intervista

“Dyshekët e burgut ishin me lecka dhe më takoi të flija në një shtrat dykatësh, ku poshtë meje kisha Musine Kokalarin, e cila sa herë vinte ndonjë malësore, ajo…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës

September 19, 2025
“Në korrikun e 1943-it, në Voskopojë, u takova për herë të parë me Enver Hoxhën, ai binte në sy nga tjerët, se ishte i veshur shumë mirë, dhe tepër simpatik, por…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës!
Intervista

“Në korrikun e 1943-it, në Voskopojë, u takova për herë të parë me Enver Hoxhën, ai binte në sy nga tjerët, se ishte i veshur shumë mirë, dhe tepër simpatik, por…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës!

September 18, 2025
“Enver Hoxhën unë e kam njohur shumë herët, në vitet e luftës, por nuk e mendoja kurrë, që do të shndërrohej në diktator, kurse për portretin e tij…”/ Dëshmia e rrallë, e kompozitores së njohur, Dhora Leka
Intervista

“Enver Hoxhën unë e kam njohur shumë herët, në vitet e luftës, por nuk e mendoja kurrë, që do të shndërrohej në diktator, kurse për portretin e tij…”/ Dëshmia e rrallë, e kompozitores së njohur, Dhora Leka

September 17, 2025
“Dramën ‘Shtëpia nr. 1961’, Shpëtimi ma dha vetë për ta lexuar, por ndodhi fatkeqësia dhe lajmin për vdekjen e tij, unë…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit të njohur për dramaturgun e talentuar!
Intervista

“Dramën ‘Shtëpia nr. 1961’, Shpëtimi ma dha vetë për ta lexuar, por ndodhi fatkeqësia dhe lajmin për vdekjen e tij, unë…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit të njohur për dramaturgun e talentuar!

September 15, 2025
Next Post
“Shqipëria duket pa dritë, pa qëllime të caktuara, ku cilido lëfton për ‘kockën’ e tij, ku poshtërsia dhe balta bërtasin se janë të larta…”! / Refleksionet e studiuesit të njohur, mbi librin e përfolur të Konicës

“Shqipëria duket pa dritë, pa qëllime të caktuara, ku cilido lëfton për ‘kockën’ e tij, ku poshtërsia dhe balta bërtasin se janë të larta...”! / Refleksionet e studiuesit të njohur, mbi librin e përfolur të Konicës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme