• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, September 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kryetari i Degës së Beratit në atë kohë, B.L., u godit me gurë nga tifozët në fytyrë dhe aty pastaj forcat e rendit…”/ Historia e panjohur e ndeshjes në “Qytetin Stalin”, me “Dinamon”, 5 qershor 1988

“Në hetuesinë e Beratit, pashë mbi 50 tifozë të arrestuar, që i mbanin me një këmbë dhe…”? Dëshmia e rrallë e arbitrit të “betejës” ‘Dinamo’ – ‘Naftëtari’, e 5 qershorit ’88, që alarmoi Tiranën

Nga BESAR BOZGO

Memorie.al / Besnik Duli është një prej ish-lojtarëve të Naftëtarit, që e ka përjetuar revoltën popullore në Kuçovë, më 5 qershor 1988 pas sfidës me “Dinamon” e Tiranës. Duli nuk luante në atë takim, pasi ishte i dënuar, por ka qëndruar në stol dhe në dhomat e zhveshjes. Në një rrëfim ekskluziv, Duli rrëfen çfarë ndodhi në Kuçovë dhe rrezikun se tifozët mund t’i vendosnin zjarrin godinës së dhomave të zhveshjes. Disa vite më parë, kur ishte trajneri i “Veleçikut” (Koplikut të Malësisë së Madhe), u takuam me të dhe na tregonte se pas një jave të asaj ndeshje me “Dinamon”, ai kishte dasmën, ndërsa në ato orë tmerri, rrëfen ankthet dhe panikun që ka ndier.

Duli, më 5 qershor të këtij viti, u mbushën më se tre dekada e gjysëm nga revolta që shpërtheu në Kuçovë pas ndeshjes “Naftëtari”-“Dinamo”. Ju keni qenë pjesë e skuadrës kuçovare në atë kohë. Si mbërriti “Naftëtari” deri në atë ndeshje shtesë dhe a ishit në fushë në atë takim?

Në atë vit, “Naftëtari” ishte në një rinovim total. Brezi i mëparshëm ku spikasnin Prifti, Koroveshi, Hazizi apo Gega, e kishin lënë futbollin. Vetëm Koçi kishte mbetur nga brezi i vjetër, ndërsa ne të tjerët, të gjithë ishim 25, 26 apo 27-vjeçar. Voda, Fraholli, Makashi dhe Meta, ishin akoma më të rinj nga 21, 22 vjeç. Ishte një ekip premtues.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në hotelin ku ishim akomoduar, erdhi një ansambël nga Meksika me vajza të bukura e, djemtë tanë u dashuruan me to dhe një natë, ata…..”! / Aventura e panjohur e futbollistëve shqiptarë në Pekin

“Përplasjen e parë me Enver Hoxhën, im atë e ka pasur menjëherë pas Luftës, për instruktorët jugosllavë në rradhët e Ushtrisë sonë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të gjeneral-leitnant, Spiro Moisiut

Në rregulloren e FSHF-së, thuhej që dy ekipet e para në Kategorinë e Dytë, ngjiteshin në të Parën, “Traktori” i Lushnjës dhe “Naftëtari”. Fillimisht, në sfidën e parë mes “Traktorit” dhe “Naftëtarit”, fitoi skuadra lushnjare, 3-0.Në atë takim, trajneri i kuçovarëve, Fatbardh Deliallisi, bëri shumë ndryshime në formacion dhe skuadra në fushë nuk iu përgjigj.

Në kampionat luhej me një formacion tjetër, ndërsa në atë takim u bënë shumë ndryshime që sollën edhe humbjen. Më vonë marrim vesh që do bëhej ndeshje “play-off”-i me “Dinamon”. Në atë takim nuk kam qenë në fushë, pasi isha i dënuar, por qëndrova në stol, pasi në atë kohë lejohej të rrije në stol.

Kishte tension përpara fillimit të ndeshjes?

Gjatë të gjithë javës përpara ndeshjes, në Kuçovë të gjithë thoshin, “ose fitore me ‘Dinamon’, ose skandal”. Tifozët ishin shumë dyshues, duke parandier se do të favorizohej skuadra dinamovite. Tensioni u krijua artificialisht nga forcat e shumta policore që mbërritën në Kuçovë që të shtunën, një ditë përpara ndeshjes.

Ata e acaruan më shumë situatën në atë qytet. Gjatë të gjithë javës, të gjithë e dinin se arbitër do të ishte Arsen Hoxha, bashkë me Plarent Kotherjen dhe Dhori Priftin, të cilët ishin arbritrat më të mirë të kohës. Por, çuditërisht, përpara ndeshjes, u shfaq Besnik Kaimi dhe aty mësuam se ajo ndeshje do të gjykohej nga ai arbitër.

Si nisi loja dhe kujtoni ndonjë moment të veçantë në pjesën e parë?

Më kujtohet që e ngacmoja shokun tim, Ilir Bozhiqin, i cili luante portier me “Dinamon”. Shkoja mbrapa portës së tij dhe e ngacmoja, pasi në atë takim e shpëtoi skuadrën e tij nga 3-4 raste flagrante. Në pjesën e parë, “Dinamo” ishte inekzistente në fushë, ndërsa arbitrimi korrekt.

Një prej komandantëve të Gardës së Republikës që më njihte, më kërkoi që të ulesha në stol, ndërsa Bozhiqi nuk u mërzit nga ato që i thashë, pasi e kisha mik dhe qëndruam gjatë edhe pas ndeshjes. Pjesa e parë përfundoi 0-0.

Çfarë ndodhi në pjesën e dytë?

Duhet thënë se gjithçka ishte normale në stadium. Në pjesën e dytë, gjyqtari Besnik Kaimi, nisi ta ulte shumë tempin e lojës me ndërhyrjet që bënte. Madje, kur e kam takuar më vonë që ishte vëzhgues nëpër ndeshje, i kam thënë: “Nuk bëre ndonjë gjë të madhe. Ti bëre atë që bën çdo gjyqtar në ndeshje të mëdha”. I uli tempin “Naftëtarit” me faullet që akordonte që, në shumicën e rasteve ishin të paqena.

“Naftëtari” vazhdoi me presion edhe në pjesën e dytë. Në një kundërsulm të “Dinamos”, i sapo futuri në lojë, Ben Vila, shënoi një “eurogol” nga një distancë e largët, ku topi rrafsh me tokën përfundoi në rrjetë. Aty vdiq çdo gjë për “Naftëtarin”. Megjithatë, përpara se të shënonte skuadra kryeqytetase, u hap lajmi sikur është plagosur një tifoz.

Në minutat e fundit, policët kaluan nga brenda fushës që ndodheshin në mes të tifozëve. Loja u ndërpre 2-3 herë. Kishte edhe 3-4 minuta lojë, ndërsa gjyqtari Kaimi i ra bilbilit, duke sinjalizuar fundin e ndeshjes, me idenë që të shmangte revoltën që dukej se do të shpërthente.

Cila ishte shkëndija që ndezi revoltën në fund të ndeshjes?

Ishte diçka shumë e shpejtë. Kryetari i Degës së Brendshme të Beratit në atë kohë, Bardhosh Lamçe, u godit me gurë nga tifozët që e gjakosën në pjesën e sipërme të buzës. Gurët vërshonin nga të gjitha anët, ndërsa nisën të ndërhyjnë forcat e rendit.

Në fushë vërshuan tifozët, ndërsa të gjithë lojtarët hynë në dhomat e zhveshjes. Kujtoj që 2-3 lojtarë të “Naftëtarit” që ishin në fushë, i shkuan arbitrit. Dhe të gjithë hymë në dhomat e zhveshjes.

Çfarë ndodhi brenda tyre dhe kur dolët prej aty?

Në dhomat e zhveshjes ishim të gjithë dhe kujtoj që kam qëndruar me Agim Canajn, Topçiun, Rudi Vatën, etj. Brenda dhomave kishte shumë frikë dhe panik. Dëgjuam që tifozët do t’i vendosnin zjarrin të gjithë godinës. Të gjithë ishin të irrituar.

Ndjetë frikë për jetën në ato orë?

Sigurisht, kisha shumë frikë. Këtë ma shtonte më shumë fakti që fiks pas një jave, kisha dasmën time. Madje, mbi tavolinën e dhomës së zhveshjes, kisha edhe ftesat e dasmës që do t’i shpërndaja. Madje, atë ditë përpara ndeshjes kisha transportuar rrobat dhe disa gjëra të tjera, nga shtëpia e nuses te e imja.

Isha përgatitur për festë për ditën më të rëndësishme të jetës. Në ato momente në dhoma më kalonin qindra mendime në kokë. Nga dhomat e zhveshjes kemi dalë në orën 11 të natës. Kur kemi parë rrugën e mbushur plot me gurë dhe makinat me xhama të thyer dhe të përmbysura, jemi çuditur.

Më pas, në orën 12 të natës, nisi aksioni policor ku rreth 100 persona, që ishin më aktivët gjatë revoltës, u shoqëruan në komisariatin e Policisë. Madje, policia arrestoi edhe tre lojtarë të “Naftëtarit”, Koçin, Makashin dhe Metën.

Ka shumë diskutime nëse ishte një revoltë e menduar kundër sistemit apo, ndodhi aty për aty? Sipas perceptimit tuaj, si ishte?

Duke parë atmosferën dhe thirrjet gjatë ndeshjes, mendoj se gjithçka ishte spontane aty për aty dhe nuk kishte lidhje me politikën. Tifozët shpërthyen ndaj padrejtësive të arbitrit dhe favorizimit që po i bëhej “Dinamos”. Mendoj se nuk e besonte njeri se ajo revoltë, do të merrte përmasa të tilla.

Shpëtuam paq nga e gjithë ajo histori që mund të kishte përfunduar në tragjedi për ne që u ndodhëm atë ditë në stadiumin e Kuçovës. Që nga ajo ndeshje, “Naftëtari” nuk ka arritur të ngrihet më në nivele të larta. Mungesa e portierit dhe e imja në atë takim, besoj se kanë ndikuar, duke ditur që ishim lojtarë formacioni. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Para fillimit të luftës italo-greke, qeveria e Metaksait internoi mijera burra dhe djem çamë në ishujt e Egjeut, ku atje ata.../Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi

Next Post

“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke...”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!

Artikuj të ngjashëm

“Në hotelin ku ishim akomoduar, erdhi një ansambël nga Meksika me vajza të bukura e, djemtë tanë u dashuruan me to dhe një natë, ata…..”! / Aventura e panjohur e futbollistëve shqiptarë në Pekin
Intervista

“Në hotelin ku ishim akomoduar, erdhi një ansambël nga Meksika me vajza të bukura e, djemtë tanë u dashuruan me to dhe një natë, ata…..”! / Aventura e panjohur e futbollistëve shqiptarë në Pekin

September 4, 2025
“Përplasjen e parë me Enver Hoxhën, im atë e ka pasur menjëherë pas Luftës, për instruktorët jugosllavë në rradhët e Ushtrisë sonë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të gjeneral-leitnant, Spiro Moisiut
Intervista

“Përplasjen e parë me Enver Hoxhën, im atë e ka pasur menjëherë pas Luftës, për instruktorët jugosllavë në rradhët e Ushtrisë sonë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të gjeneral-leitnant, Spiro Moisiut

August 26, 2025
“Enver Hoxha porositi të zbulohej me çdo kusht nëndetësja e huaj, kurse Kadri Hazbiu, urdhëroi të hapnim zjarr…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Flotës, për ngjarjen e 13 tetorit 1981, që alarmoi Tiranën!

August 22, 2025
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Intervista

“Gjatë hetuesisë, më torturuan me hekura, shpuarje me gjilpëra, rrahje, futje në arkivol etj., dhe kur më dënuan me vdekje, më dërguan gjoja për të më pushkatuar, ku…”/ Intervista e panjohur e Pjetër Arbnorit

August 17, 2025
“Lule’ dhe ‘Ditari Shqiptar’ i At Fabian Barcata, mbetën ndër dëshmitë e kërkuara për Shqipërinë, prej njohjes së thellë dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për priftin austriak që shërbeu në Rubik

August 20, 2025
“Minimi i Gjirit të Sarandës, u vendos nga Tito dhe Enveri, më 16 gusht 1947, në Bled të Sllovenisë dhe motovedeta ‘Mujo Ulqinaku’, ku ishte Spiro Kote…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zv. komandantit të Forcës Detare

August 8, 2025
Next Post
“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke…”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!

“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke...”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme