• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë, të cilët…”/ Letrat e harruara të Dom Lazër Shantojës për Imzot Mjedën, thesar i fshehur i letërsisë shqipe dhe një zë i mbytur në errësirën e diktaturës!

“Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë, të cilët…”/ Letrat e harruara të Dom Lazër Shantojës për Imzot Mjedën, thesar i fshehur i letërsisë shqipe dhe një zë i mbytur në errësirën e diktaturës!
“Kur Pader Aleksi, i tha në shqip Nanë Terezës; Do të hapim edhe kishën e fretenve këtu në Shkodër, ajo u pergjigj; Kishat i hapim na, ju shtini njerëzit mbrendë…”! / Refleksionet e studiuesit të njohur
“Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë, të cilët…”/ Letrat e harruara të Dom Lazër Shantojës për Imzot Mjedën, thesar i fshehur i letërsisë shqipe dhe një zë i mbytur në errësirën e diktaturës!
“Në 1966-ën kur u suprimua Ministria e Drejtësisë, që sipas Mehmet Shehut, ishte e panevojshme, Aranit Çela, porosiste gjyqtarët; kodet futini në sirtar dhe nxirrni …”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
“Dom Mark Gjani vdiq nga torturat i varun nder shpatulla, Dom Zef Simonit i’a hodhën trupin qenve e mbeturinat e tij i lëshuan në…”/ Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit, Dom Zef Simoni

Nga Kolec ÇEFA

Memorie.al / Një prirje e brendshme, pothuaj, e papërmbajtshme, impulsonte Shantojën drejt artit epistolar ku shprehu qartë atë intimitet të sinqertë shantojan, plot shkëndija artistike, me merita njohëse, letrare, edukuese, ku shpesh vetëtinë ndonjë kritikë, satirë a sarkazëm për shoqërinë e kohës e për njerëzit e politikës, ndriçuar me humor të këndshëm, qesh e ngjesh. Në këtë epistolar lexuesi shijon meditacion e ndjenja të autorit, kontribut letrar e lexon për jetën e tij të trazuar si rrallëkush, se qe viktimë e fatit, e më shumë viktimë e armiqësisë politike dhe e veqilëve të diktaturës. Për fat të keq, letërkëmbimi i tij është i pa mbledhur, i panjohur, i pa hulumtuar, bile rezulton mjaft i humbur. 

Prandaj, na mungon ky letërkëmbim plot mall mërgimi, plot dëshirë të kthejë në atdhe, plot panorama të gjelbërta letrare, të këtij stilisti të rrallë, që vuajti e vuajti jo pak, deri për bukën e gojës; i shqetësuar prej thashethemeve; i torturuar në mënyrë çnjerëzore; i pushkatuar e mbetur ende pa varr. “Një libër kujtimesh, – shkruante Shantoja, – ka gjithherë… duken e një autobiografie”.

Me zemër të thyer e me dëshira të vrara braktisi zyrën, iku nga atdheu, “Kjeçë i shternguem me lanë atdheun e zyrën”; e jetoi me dhimbën e mërgimtarit e me shpresën e kthimit. Vokacioni i vërtetë “Unë jam e do të vdes meshtar”, e dashuria e ndezur i frymëzuan forcë të gjallë e shpresë të ngulur me mbajt vuajtjet në dhe të huaj, për të duruar nëpërkëmbjet e të huajit, mallin e njerëzve të dashur. “Kam shpresue se ma, apo vjen koha me kthye në atdhe të dashun e, me marrë aty shërbimin fetar tash sa vjet të këputun”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Vuajti për bukën e gojës, se nuk mund të merrte famulli pa ndërruar nënshtetësi e duroi pa ndërruar. (“Nji jetë e papunë kenka puna ma e merzitshme që mund t’jetë”). I kërkoi leje Imzot Mjeda, me ndërhye te Mbreti, ta lejojë me kthye në atdhe ose shpërblim për të nxjerrë dokumente jashtë shteti për Shqipëri. Nuk u përgjigj, por shkroi: “Lus Zotin që t’agojë shpejt ajo ditë e lume, kur të mundem me kthye n’atdhe në mjes të vllazënve të mij e, përkrah t’Argjipeshkvit t’em, me punue për të mirën e lulzimin e atdheut”.

Sa arriti në Itakë (La Motte) hodhi tharmin në brumin e kujtimeve. Përktheu “Hermandi e Dorotea” e vazhdoi veprimtarinë për famullinë e vet e për letërsinë kombëtare. Zëri i emigrantit filloi të dëgjohej përsëri ndër “Kujtime mërgimi”, ndër memuare “Kujtime françeskane” e ndër letra të hapura, letrare. Mjafton të përmendim “Letër e hapun”, drejtuar Fishtës, (1932) botuar nga Koliqi, që e quajti “margaritar i çmueshëm”.

Jetoi shije-prishur mes ëndrrës joshëse e realitetit të hidhur e shkroi: “As n’qiell, as n’tokë”; provoi mungesën e bukës së përditshme e mungesën e veprimtarisë shoqërore, duke kujtuar vargjet e poetit të pavdekshëm: “S’ka dhimbë ma të madhe se me kujtue kohën e lumtun, kur t’jeshë n’mjerim e n’vaj”. Mos e pastë kush fatin e tij!

Letra e Dom Lazër Shantojës nga Vjena për Imzot Mjedën

Vjenë, 31.I.1928

Fort i Përndritshmi e i dashuni Emzot

Edhe dy muej mbushen 3 vjet q’se kjeqë i shternguem me lanë atdhenë e zyrën që aty ushtrojshe. Gjasa për kthim asht tue u ba për ditë edhe ma e vështirë dhe e largët për mue. Unë, derisa të vijojë në Shqipni regjimi i soçem, e kam damun mos m’u kthye në asnjë konditë e me kurrnji garanci. Preferoj ma mirë me dekë rrugash se me kthye aty ku e dij se çka më pret. Nga ana tjetër, edhe kjo jetë që jam tue ba, asht tepër e rrezikshme, si për shpirt, ashtu për korp.

Nji luftë ma e gjatë kundër Zogut, po më duket tash krejt pa qellim, sidomos kur të konsideroj se kush, në rasën e fitimit tonë, do t’ja xanë vendin…! Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë. Diziluzionet e mija janë kaq të mëdhaja e kaq të rranjosuna, që kam damun m’u shporrë fare prej politiket. Mendoj me lakmi të madhe rahatinë e pagjen që kam gëzue në Pulaj e në Sheldi. Shkëlqesi, do të keni ndie ndoshta gjithfarë lajmesh mbi jetën teme këtu.

Me ket letër nuk vi m’u rrëfye, por po i diftoj Shkelqesis s’Ue sa ma parë ket nderë e, do të më shkrueni nëpërmjet konsulatës italjane në Shkodër. Kur një D.N.T. ka gjetë famulli… kujtoj se mundem edhe unë me e pasë ket nderë? U lutem mos m’u mundue me më mbushë menden m’u këthye e me marrë ndonji deçizion tjeter, pse asht kot. Në kjoftë se Shkelqesia Juej, nuk doni me më dhanë dokumentat kishtare të nevojshme me ushtrue zyren t’eme atje, unë kam me kenë i ngushtuem, me shkue edhe pa ta. Kini dhimbë per nji që u ka nderue, u ka çmue, u ka dashtë e ka kenë dhe asht Jueji.

U puth unazën me poni

  1. L. Shantoja

(AQSH, F.132/A, D.15, v.1928)

Letra e Imzot Mjedës nga Shkodra dërguar Dom Lazër Shantojës në Vjenë

Dom Lazer Shantojës në Vjenë

Shkodër, 22.II.1928

Fort i Nderti Zotni

E kam marrë letrën t’Uej të shkrueme me 31.I.1928. Po Ju diftoj që bukur fort më ka permallue; e më gëzoi fjala që po u hiqshi prej politiket; m’idhnoj fjala që kishit da me u nisë për Amerikë. Sado që më shkrueshi mos me u mundue, me ja u mbush mendjen, për ndryshej, nuk po mund të ndalem pa Ju shfaqun mendimin t’em.

Unë nuk jam tue Ju thanë që të këtheni tash njiherë, pse e di që e keni të vështirë, veç po Ju them që, para se t’a bani, peshoni mirë hapin që doni me ba. Prandaj kishe me Ju këshillue që perpara, se të dani menden, të ndryheni per do ditë në ndonji shpi jezuitësh e të bani ushtrimet e shpirtit tue e lutë Zotin, me ja u shndritë menden me punue si të jetë ma mirë.

Unë e di se Ju më doni, por shpresoj se edhe Ju e besoni se unë Ju kam per zemer, prandaj këshillet e mija e si mik e si i parë i Jueji lypet të kenë fuqi per drejtim t’Uejin. I pshtetun ktij mendimi unë po Ju diftoj se të shkuemit t’Uej në Amerikë, mue më duket krejt jashta vendit. Atje shqyptarë katolikë nuk ka pasë, ndoj koket të tretun e të hupun, per ke pra me vojtë aq larg?

A thue se nuk mundeni me gjetë sherbim nder qytete ma të mirat e Europës. Po, padyshim. Në dëshironi me u permirësue nder këndime në universitete, shpresoj se Ju gjindet vendi, por edhe në dishruet me kthye në gjendjen e perparshme si sherbtuer i shpirtenve, prap vendi mundet me Ju gjetë pa tretë aq larg. Kam të njoftun me Ipeshkvin e Paritones (?) e m’rrenë mendja që kishe me Ju shti në punë….! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Postrribasit e filluen kryengritjen me shpresën dhe besimin se pushkës së tyre fshatrat përreth e Shkodra do t’u përgjigjej me pushkë, por kishin gabue, pasi...”! / Kujtimet e ish-të burgosurit politik

Next Post

“Sipas Dr. Teodor Kareco, ish-funksionar i Partisë Punës, por studiues objektiv i Luftës, numri i dëshmorëve partizanë e nacionalistë, është 3442 vetë...”/ Refleksionet e historianit të njohur, për librin e Dr. Uran Butka

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati

“Sipas Dr. Teodor Kareco, ish-funksionar i Partisë Punës, por studiues objektiv i Luftës, numri i dëshmorëve partizanë e nacionalistë, është 3442 vetë...”/ Refleksionet e historianit të njohur, për librin e Dr. Uran Butka

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!