• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, November 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Gjatë karrierës së tij afro 40 vjeçare, ai ushtroi detyra të ndryshme në disa institucione me rëndësi në Kosovë, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe komunën e Tuzit…”/ Historia e panjohur e Prof. Dr. Nikoll Ujkaj

Nga Gjekë Gjonaj

Memorie.al / Më 16 janar të këtij viti, janë mbushur gjashtë vite të ndarjes nga jeta, në moshën 92-vjeçare të bashkëvendësit tim, Prof. Dr. Nikollë Ujkaj, njëri ndër pedagogët më të njohur nga Malësia e Madhe, në Universitetin e Prishtinës. Për punën e tij të palodhur shumë produktive, shkencore dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm  dhe të çmuar në qarqet shkencore në Kosovë dhe më gjerë, për fat të keq dihet fare pak, ashtu siç ndodh me shumë personalitete tjera shkencore nga Malësia, të cilët pjesën më të madhe ose krejt veprimtarinë e tyre, e kanë ushtruar larg vend-lindjes, jashtë Malit të Zi, në Kosovë, Shqipëri e, shtete tjera.

Fatin e hidhur të shumë figurave të shquara shqiptare të cilët që nga fëmijëria e hershme, u detyruan të lënë familjen dhe trojet stërgjyshore të shkollohen, arsimohen dhe të punojnë larg vend-lindjes, e pati edhe Nikollë Ujkaj, i cili u lind në vitin 1926, në fshatin Cem të Trieshit, në një familje të njohur trieshjane (shqiptare) nga fshati Bëkaj, të Trieshit.

Babai tij, Sokol Luci, Ujkaj (1888-1955), ka qenë ndër të rrallët malësorë të shkolluar të asaj kohë. Ai ka kryer shkollën e oficerëve në Cetinë dhe ka pasur gradën kapedan i klasit të parë. Ishte organizator dhe pjesëmarrës i luftës kundër ushtrisë turke në vitin 1912 me malësorët ( shqiptarët) në Malësi, në rrethimin e Shkodrës, në Kosovë dhe vende të tjera.

Gjithashtu mund të lexoni

“Fishta dhe Gjeçovi, ishin dy nga majat e elitës françeskane që krijuan kulmet e korpusit kulturologjik, me ‘Kanunin e Lekës’ dhe ‘Lahutën e Malcis’, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Duke folur për fillesat e fotografisë në Shqipëri, Qerim Vrioni shkruan se; fotografët me intuitë, e kuptuan se arti i tyre komunikonte me…”/ Refleksione rreth librit “Shkrepje të rralla fotografike”

Shkollimi fillor i mesëm dhe universitar

Prof. Dr. Nikollë Ujkaj, u shkollua jashtë vend-lindjes dhe gjirit familjarë. Shkollën fillore e përfundoi me sukses, me rezultate të shkëlqyera, në fshatin Rahojë të Kuçit, në gjuhën jo amtare. Me të njëjtin përkushtim dhe sukses, kreu gjimnazin në Tivar, prej ku vazhdoi mësimet dhe studimet më pas në Prishtinë (Kosovë), në Nish (Serbi), në Shkup (Maqedonia e Veriut), në Beograd (Serbi) dhe në Romë (Itali).

Nga viti 1952-‘54 ai përfundoi studimet si student i gjeneratës në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Nish – dega Gjeografi-Histori. Në vitin 1960, u diplomua në Fakultetin e Shkencave Natyrore, në Shkup, në Katedrën e Gjeografisë. Në vitin 1967, përfundon studimet pas-universitare, në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Beograd, në të cilin mbrojti edhe magjistraturën, në lëmin e turizmit, me temë; “Komuna dhe Turizmi”.

Po në këtë universitet, ai mbrojti tezën e doktoraturës, me titull; “Valorizimi ekonomik i mundësive potenciale, të zhvillimit të turizmit në regjionin e Pejës, në vitin 1973”. Në vitin 1984, qëndroi në Romë të Italisë, si bursist i qeverisë italiane, ku gjurmoi dhe projektoi punimin shkencor; “Zhvillimi i turizmit në Itali dhe mundësimi i planifikimit të ofertës turistike të Jugosllavisë në tregun italian”.

Kontributi dhe aktiviteti i tij profesional dhe shkencor

Prof. Dr. Nikollë Ujkaj, gjatë punës dhe karrierës të tij të suksesshme afro dyzet vjeçare, ka ushtruar detyra të ndryshme dhe ka mbuluar pozita të rëndësishme në disa institucione me rëndësi në Kosovë, Serbi e Maqedoninë e Veriut dhe në komunën e Tuzit (Malësi). Ai ka punuar si sekretar dhe edukator në Gjimnazin e Prishtinës dhe në Drejtoratin Krahinor për Arsim dhe Kulturë.

Ishte njëri prej themeluesve të Bibliotekës Krahinore, e cila me themelimin e Universitetit të Prishtinës, u shndërrua në Bibliotekën Universitare. Ka punuar si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike në Prishtinë dhe në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.

Një vit shkollor, ai ka punuar edhe në Shkollën Fillore, “Mahmut Lekiq” në Tuz, pastaj në Shkollën Fillore “Liria” në Shkup, ndërsa në vitin 1963, zgjidhet si ligjërues në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë dhe pastaj gradualisht avancohet si ligjërues i lartë, prof. inordinar dhe prof. ordinar.

Në këtë universitet, ka dhënë lëndën; “Ekonomika e Turizmit”. Ka qenë shef katedre për degën ekonomike të këtij fakulteti. Njihet si pedagog me kulturë të gjerë dhe njohuri të thella profesionale. Prof. Dr. Nikollë Ujkaj, ka qenë gjithashtu i angazhuar edhe në organizata turistike të Kosovës, Serbisë dhe gjithë ish- Jugosllavisë.

Ai ka qenë anëtar i Lidhjes Turistike të Kosovës, Serbisë dhe i sesionit të punonjësve shkencorë në turizëm, pranë Lidhjes Turistike të Jugosllavisë. Në të gjitha këto detyra me rëndësi shoqërore dhe qeverisëse me përgjegjësi, ai derdhi tërë energjinë e vet intelektuale e kombëtare, e në të mirën e institucioneve ku ka punuar. Ishte autor i afro 50 punimeve shkencore, të cilat i ka botuar në revista të ndryshme më të njohura të asaj kohë, si: “Rilindja”, “Përparimi”, (Prishtinë), “Štampa” e  Beogradit, e të  tjera.

Me punën e tij të palodhur shumë produktive dhe shkencore, me mendjen e tij prodhuese e origjinale të shkencëtarit, la vulën e vet për kohën, në të gjitha vendet ku ka punuar dhe vepruar. Për kontributin e tij të madh në fushën arsimore dhe shkencor, është dekoruar me Medaljen për “Punë me Kurorë të Artë”, nga Kryesia e Republikës Federative Popullore të  Jugosllavisë dhe me “Pllakatën e Artë” nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës .

Largimi nga Universiteti i Prishtinës!

Duke e ditur dhe vlerësuar Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, si institucion të rëndësishëm arsimor, kulturor dhe shkencor në Kosovë, për popullin shqiptar, Prof. Dr. Nikollë Ujkaj, tërë potencialin e vet intelektual, e vuri në shërbim të këtij fakulteti dhe kontribuoi në afirmimin dhe rritjen e tij.

Gjithmonë, që nga ditët e para të punës së tij në universitetin e Prishtinës, qëndroi pranë tij, u ngarkua me punë e obligime, por edhe hapte detyrime e angazhime për të tjerët, me qëllim të përparimit shkencor dhe mbrojtjes së këtij institucionit, të cilin e donte shumë, posaçërisht në periudhën më të vështirë dhe më dramatike të jetës dhe të rritjes së tij.

Siç ishte periudha e pas vitit 1990 e këndej, kur Serbia u vërsul me të gjitha mjetet dhe metodat, për zhbërjen e tij dhe për zhbërjen e arsimit dhe kulturës shqiptare në përgjithësi, siç do ta vërtetojnë ngjarjet në vijim, sidomos dhuna, terrori dhe gjenocidi shtetëror serb i vitit 1998-1999 ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Profesor doktor Ujkaj, sikur të gjithë kolegët e tij shqiptarë në Kosovë, e kishte të qartë se Serbia komuniste ishte duke u përgatitur për një fushatë të egër ndaj shkollës shqipe në përgjithësi dhe Universitetit të Prishtinës në veçanti. Ai përjetoi çaste të vështira nga metodat më të vrazhdëta e brutale të regjimit okupues serb të Millosheviqit, terrorit policor ushtarak mbi rininë shqiptare të Kosovës, mbi shkollën shqipe dhe vlerave të ndritshme të popullit shqiptar.

Në këto rrethana të tmerrshme të dhunës dhe shkatërrimit të të të gjitha themeleve të shkollës shqipe, të cilat ishin bërë halë në sy për forcat pushtuese serbe, të cilat universitetin e Kosovës vazhdonin ta quanin; “bastion, kështjellë dhe vatër e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar”, e përjashtuan atë nga puna, në vitin 1991, bashkë me profesorët e tjerë shqiptarë të Universitetit të Prishtinës.

Pas pensionimit, Prof. Dr. Ujkaj u kthye afër vend-lindjes, në Mal të Zi, në Budvë, bashkë me bashkëshorten, vajzën dhe mbesën. Gjatë qëndrimit të tij në këtë qytet bregdetar, ai angazhohet për të dhënë kontributin e tij profesional e shkencor, në Shoqatën; “Adhuruesit e lumit Cem”, e cila kishte për qëllim mbrojtjen ruajtjen dhe valorizimin e këtij margaritari të natyrës, ku ai ruante kujtimet e para të jetës së tij. Profesor Nikolla vdiq më 16 janar 2028, ndërsa u varros në varrezat familjare, në Cem të Trieshit. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 8 Dhjetor 2024

Next Post

“Pas shembjes së regjimit komunist, ai merrej me të drejtat e studimit të ish-përndjekurve politikë, kur një ditë, në zyrë i trokiti Ibrahimi, njeriu që e kishte denoncuar dhe...”/ Ngjarja e rrallë e vitit 1992

Artikuj të ngjashëm

“Fishta dhe Gjeçovi, ishin dy nga majat e elitës françeskane që krijuan kulmet e korpusit kulturologjik, me ‘Kanunin e Lekës’ dhe ‘Lahutën e Malcis’, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Fishta dhe Gjeçovi, ishin dy nga majat e elitës françeskane që krijuan kulmet e korpusit kulturologjik, me ‘Kanunin e Lekës’ dhe ‘Lahutën e Malcis’, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

November 3, 2025
“Duke folur për fillesat e fotografisë në Shqipëri, Qerim Vrioni shkruan se; fotografët me intuitë, e kuptuan se arti i tyre komunikonte me…”/ Refleksione rreth librit “Shkrepje të rralla fotografike”
Personazh

“Duke folur për fillesat e fotografisë në Shqipëri, Qerim Vrioni shkruan se; fotografët me intuitë, e kuptuan se arti i tyre komunikonte me…”/ Refleksione rreth librit “Shkrepje të rralla fotografike”

November 3, 2025
“Karrocieri se dëgjoi lutjen tonë që të ecte më ngadalë, të mos tronditej babai dhe kur shkuam në shtëpi, ai vdiq, për ta varrosur shitëm orën e tij të xhepit…”/ Dëshmia e trishtë e motrës së Arshi Pipës

November 2, 2025
“Mikun gjerman e gostitëm me verë, raki  ‘Moskat’ që pinte Enveri, por në vilën e tij, ai më tha; Ore Belul, kush të tha ta shoqëroje Shtrausin…”?! / Dëshmia e rrallë e ish-kryetarit të Komitetit të Pogradecit

November 1, 2025
“Kur Dhimitri u fut në zyrën e drejtoreshës së ujësjellësit të Kuçovës, ku ndodhej dhe i vëllai i tij, Miltiadhi, me të cilin s’njihej fare, ai…”/Historia e trishtë e dy vëllezërve grekë, që kishin 40 vite pa u takuar!

October 28, 2025
“Kur më arrestuen në tetorin e ’89-ës, në Rragam, tuj dhanë meshë te shpia e mikut tim, Ndrecës, shoferi i Degës së Mbrendshme, një komunist lunatik, u tregu aq i egër, sa…”/ Dëshmia e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
Personazh

“Tina Marleci, kushrina e Dom Ndreut, me vajtimin e saj kishte çu peshë mbarë zemrat e të pranishmëve, pasi duke i zbërthye veladonin në fyt, kishte pa…”/ Refleksionet e publicistit të njohur Frano Kulli

October 28, 2025
Next Post
“Pas shembjes së regjimit komunist, ai merrej me të drejtat e studimit të ish-përndjekurve politikë, kur një ditë, në zyrë i trokiti Ibrahimi, njeriu që e kishte denoncuar dhe…”/ Ngjarja e rrallë e vitit 1992

“Pas shembjes së regjimit komunist, ai merrej me të drejtat e studimit të ish-përndjekurve politikë, kur një ditë, në zyrë i trokiti Ibrahimi, njeriu që e kishte denoncuar dhe...”/ Ngjarja e rrallë e vitit 1992

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme