• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Itali, po merren masa për shitjen e pasurive të Sh. Vërlacit, Xh. Ferrës dhe I. Sefës, në Egjipt, të familjes Qorralliu dhe dyqani i Papajt, me vlerë…”/ Dokumentet sekrete të grabitjes së pronave nga regjimi komunist

“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Në Itali, po merren masa për shitjen e pasurive të Sh. Vërlacit, Xh. Ferrës dhe I. Sefës, në Egjipt, të familjes Qorralliu dhe dyqani i Papajt, me vlerë…”/ Dokumentet sekrete të grabitjes së pronave nga regjimi komunist
“Në Itali, po merren masa për shitjen e pasurive të Sh. Vërlacit, Xh. Ferrës dhe I. Sefës, në Egjipt, të familjes Qorralliu dhe dyqani i Papajt, me vlerë…”/ Dokumentet sekrete të grabitjes së pronave nga regjimi komunist
“Në Itali, po merren masa për shitjen e pasurive të Sh. Vërlacit, Xh. Ferrës dhe I. Sefës, në Egjipt, të familjes Qorralliu dhe dyqani i Papajt, me vlerë…”/ Dokumentet sekrete të grabitjes së pronave nga regjimi komunist
“Në Itali, po merren masa për shitjen e pasurive të Sh. Vërlacit, Xh. Ferrës dhe I. Sefës, në Egjipt, të familjes Qorralliu dhe dyqani i Papajt, me vlerë…”/ Dokumentet sekrete të grabitjes së pronave nga regjimi komunist
“Në Itali, po merren masa për shitjen e pasurive të Sh. Vërlacit, Xh. Ferrës dhe I. Sefës, në Egjipt, të familjes Qorralliu dhe dyqani i Papajt, me vlerë…”/ Dokumentet sekrete të grabitjes së pronave nga regjimi komunist

Nga Kastriot Dervishi

                    Pasuritë e shqiptarëve jashtë vendit, në syrin grabitqar të Shoqërisë Komisionare 

Memorie.al / Qysh nga viti 1956, shteti komunist me shoqërinë Komisionare, pasi kishin vjedhur pronarët brenda vendit, nis procesin e gllabërimit për qëllime shitjesh të pasurive të shqiptarëve jashtë vendit. Me prokura të marra në mënyra të dyshimta dhe me detyrim, trashëgimtarët e këtyre pasurive jashtë vendit, por që jetonin në Shqipëri, u vunë përpara detyrimeve të shisnin pronat e tyre, duke sjellë të ardhura që në pjesën maksimale të tyre, i kalonin regjimit komunist. Më 1.VI.1989, Shoqëria Komisionare kaloi nga  varësia e Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës së Shtetit, në atë varësi të Ministrisë së Financave. Shoqëria u jepte 5% të vlerës, pronarëve të pasurive.   

Veprimtaria në vitin 1980

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Sipas raportit të datës 7.8.1980, të ministrit të Financave Qirjako Mihali, të ardhurat nga Shoqëria Komisionare kishin ardhur duke u rritur. Për tre vite, ishin realizuar këto të ardhura:

– Viti 1977: 795 mijë dollar.

– Viti 1978: 815 mijë dollar.

– Viti 1979: 1 milion e 100 mijë dollar.

– Viti 1980 (parashikim): 1 milion e 300 mijë dollar.

Në trajtim ishin 1300 praktika (shumica në Greqi e Turqi), me një vlerë të përafërt, 50 milionë dollarë. Këtë kohë, Shoqëria Komisionare kishte këto çështje:

1 – Në SHBA-ës, ndiqeshin 202 praktika, me rreth 3 milionë dollarë, ku do realizoheshin 500 mijë dollarë në vit. Për gjykata e shteteve amerikane, shënoheshin se kishin hapur probleme të shumta. Ndërhyrja në SHBA-ës, realizohej nëpërmjet qeverisë franceze, por edhe kjo kishte hequr dorë, sepse nuk e shihte me fitim.

2 – Në Australi, në vitet 1978-1979 ishin realizuar 321 mijë sterlina (700 mijë dollarë). ishin në trajtim 41 praktika me vlerë rreth 500 mijë dollarë.

3 – Në Egjipt, kishte pasur shumë probleme. Në vëmendje ishte grabitja e pasurisë së familjes Qorraliu dhe dyqani i Papajt, përkatësisht me vlerë 55 mijë dhe 40 mijë lira egjiptiane (rreth 133 mijë dollarë).

4 – Në Itali, gjendja nuk kish ndryshuar. Po merreshin masa për realizimin e 120 mijë dollarëve (vitet e mëparshme ishin kryer shumë shitje këtu). Po punohej me pronat e Xhemal Ferrës, (Konti Ferra) Shefqet Vërlacit dhe Ismail Sefës.

5 – Në Turqi, raportohej se për shkak të bankave, pasuritë ishin bllokuar. Vlera e tyre, ishte rreth 2.8 milionë dollarë.

6 – Në Jugosllavi, ishin 28 praktika, por puna vazhdonte.

7 – Në Greqi, puna ishte pezulluar, nga problemi i ligjit të luftës.

Duke ndjekur probleme pasurore, si në Kanada, Argjentinë, Francë, Meksikë, ishin realizuar 110 mijë dollarë. Po ashtu ishte punuar në Republikën Federale Gjermane, me të arratisurit.

Po si ishte gjendja e pasurive në vitin e fundit të regjimit komunist? Sipas raportit të datës 13.7.1990, të ministrit të Financave, Andrea Nako, drejtuar Këshillit të Ministrave, nga viti 1956, që ishte krijuar, Shoqëria Komisionare kishte siguruar në valutë, rreth 23 milion dollarë. Struktura e shoqërisë, ishte 7 punonjës, 5 në Tiranë dhe nga një në Korçë e Gjirokastër. Vetëm në vitet 1985-1990, përllogaritej një fitim prej 6 milionë dollarësh.

Për vitin 1990, ishte të plan të sigurohej një shumë prej 2 milionë dollarësh. Veç atyre që përmenden më poshtë, shoqëria po punonte edhe në shtetet si: Australi, Francë, Itali, Kanada, Argjentinë, etj. Ministri rekomandonte një sërë masash për të rritur të ardhurat, e midis të tjerash të nisnin bisedimet me qeverinë greke. Pasuri gjendeshin edhe në Jugosllavi, por procesi ishte ndërprerë, pas vitit 1981.

Vlerësimi i pasurive

1-Në Greqi, gjendeshin pasuri në vlerën 370-400 milionë dollarë, që konsistonin në: 309 shtëpi, godina e apartamente; 62 troje; 66 dyqane, magazina, objekte sociale; 30 mijë hektarë tokë, parcela ara, vreshtari; 65 mijë hektarë pyje; 108 mijë hektarë kullota.

Për pasuritë në fjalë, ekzistonte si pengesë ligji i luftës. Por megjithatë, po bëheshin përpjekje për të shitur pasuritë e shqiptarëve të besimit ortodoks, ndaj të cilëve shteti grek nuk hapte probleme. Kështu për shembull ishte realizuar shitja e një shtëpie në Selanik, në vlerën e 230 mijë dollarëve, si dhe ishin bërë praktika të tjera gati, në Selanik, Janinë, Korfuz, etj.

2-Në Turqi, gjendeshin pasuri në vlerën e 10 milionë dollarëve, por problemi më i madh, ishte vjetërsia e tyre. Pasuritë e identifikuara, ishin: 77 banesa, 49 objekte, 39 parcela bujqësore, 15 troje, etj. Raporti linte të hapur çështjen, se mund të ishin më shumë se kaq pasuri, por që nuk njiheshin dhe ende nuk ishin identifikuar.

Legjislacioni turk po ashtu, nuk kishte qenë i favorshëm për të kryer shoqëria shitjet e saj. Megjithatë, ishte shitur në Stamboll një dyqan, me vlerë 240 mijë dollarë. Theksohej se pasurive u ishte rritur vlera, sepse mund të përdoreshin për sheshe ndërtimi.

3-Në SHBA, Argjentinë, etj., që nga krijimi i Shoqërisë Komisionare, ishin trajtuar rreth 1.500 praktika pasurore, duke arkëtuar rreth 10 milionë dollarë. Në vitet 1985-1989, ishin realizuar çdo vit mesatarisht nga 350 mijë dollarë. Për vitin 1990, parashikoheshin të realizoheshin 400 mijë dollarë. Këtu shënohej se nga emigracioni ekonomik në SHBA-ës, kishin ardhur për të afërmit e tyre në Shqipëri, në 5 vjetët e fundit, rreth 13 milionë dollarë.

4-Në Egjipt, gjendeshin pasuri të identifikuara në vlerën e 5 milionë dollarëve. Shënohej se mund të kishte të tjera. Syri i ishte vënë ish godinës së ambasadës shqiptare atje, në vlerën e 1.3 milionë dollarëve. Godina ishte në pronësi të një shqiptari. Me paratë e siguruara, do blihej një godinë e re në vlerën e 600-700 mijë dollarëve, ndërsa shumë që tepronte, do përdorej “për nevoja të ekonomisë”! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Komandanti, Nazar Demiraj, i cili si gjoja rastësisht, vizitoi qelinë e dy artistët e shprishur dhe mbasi kulloti sytë mbi lëmyshkun e mureve, u tha; Ç'e keni këtë zarbë lakuriqe...”?! / Ngjarja e rrallë, në burgun e Burrelit

Next Post

Kalendari Historik 20 Tetor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2024

Kalendari Historik 20 Tetor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!