• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Gazetat jugosllave raportonin gjendjen kritike në qytetin Shkodrës pas protestave popullore atje dhe masave të sigurisë rreth ‘Bllokut’ të udhëheqjes në Tiranë, ku…”/ Shkrimi i New York Times, janar ‘90

“Në hotelin ‘Theresa’ në ‘Harlem’, Fidel Kastro pati ‘vizitore’ një bionde të kolme bukuroshe, kurse Mehmet Shehu…”/ Historia e panjohur e liderëve komunistë botëror, në OKB, shtator 1960
“Ja ku dhe për çfarë do kërkoni për Enver Hoxhën në Francë e Belgjikë” / Letra sekrete e Ministrit Malile në ’87-ën, për ambasadën në Paris…
“Zoti Kadare, jam i lumtur t’ju kem pranë në festimet e 200-vjetorit të Francës” / Letra e ’89-ës e Presidentit Mitterand, që kishte ftuar 35 kryetar shtetesh dhe “harruar” Ramiz Alinë
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91
Akuzat e Ramiz Alisë: “Natën që vrau veten Mehmeti, shoferi i Kadriut tha që; e mora nga zyra ministrin dhe me makinë e çova te Blloku, ku ai…”/ Mbledhja e Byrosë, 12 shtator ‘83
Kur kongresmeni amerikan, Joseph Kennedy, biri i kandidatit për president të SHBA-ve, debatonte me ambasadorin Pitarka, që s’i jepte vizë për Shqipëri…/Dokumentet e panjohura të ’89-ës

Nga PAUL LEWIS

                                -Skenari që solli në Shqipëri kreun e OKB-së, Perez De Cuellar-

Memorie.al / Zyrtarë dhe diplomatë të Kombeve të Bashkuara, thanë sot se sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka rënë dakord parimisht të vizitojë Shqipërinë, bastionin e fundit të stalinizmit në Europë, një vend të akuzuar për abuzimet serioze me të drejtat e njeriut. Sekretari i Përgjithshëm, Javier Perez de Cuellar, ishte ftuar nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Reis Malile, kur ai kishte marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në muajin tetor. Është hera e parë që Shqipëria fton kreun e OKB-së, që të bëjë një vizitë zyrtare.

Ftesa për kreun e OKB-së

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Ftesa do t’i bëhet z. Perez de Cuellar, një nga zyrtarët e huaj më të moshuar, që Shqipëria ka pranuar kohët e fundit. Përfaqësuesi i Shqipërisë në OKB, Bashkim Pitarka, konfirmoi ftesën dhe pranimin e saj nga sekretari i Përgjithshëm, duke thënë se ftesa pasqyron “vlerësimin e lartë që qeveria shqiptare ka për z. Perez de Cuellar dhe dëshirën e saj, që të “bashkëpunojë shumë ngushtë me të gjitha strukturat e Kombeve të Bashkuara”.

“Ende nuk ka një datë fikse, por “vizita mund të jetë në muajin maj, kur edhe sekretari i Përgjithshëm ka parashikuar të udhëtojë në Çekosllovaki dhe Hungari”, – thanë zyrtarët e OKB-së.

Refuzimi i demokratizimit

Ofrimi i ftesës së Shqipërisë për sekretarin e Përgjithshëm, bëhet përpara refuzimit të hapur të ndryshimeve gjithëpërfshirëse demokratike në Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore, në fillim të këtij muaji dhe deklarimit se ato mund të vazhdojnë të jenë besnikë të rrugës së tyre, të marksizmit shtypës.

Ftesa vjen gjithashtu pas publikimit të raporteve të fundit, se autoritetet kanë shtypur brutalisht të gjitha trazirat dhe demonstratat e frymëzuara nga ndryshimet politike në Europën Juglindore.

Një fjalimin e tij me rastin e Vitit të Ri, udhëheqësi shqiptar, Ramiz Alia, tha se kryengritjet popullore që kanë përfunduar kundër Partive Komuniste në Europën Juglindore, nuk do të ndikojnë në vendin e tij, sepse qeveria i shërben në mënyrë strikte linjës marksiste. “Prandaj, si dje, dhe sot, por edhe në të ardhmen, ne do ta ndjekim atë besnikërisht”, – tha ai.

Kur Shqipëria kremtoi ditën e saj kombëtare të 11 Janarit, gazeta e përditshme e Partisë Komuniste, “Zëri i Popullit”, akuzoi shqiptarët në ekzil për shprehje pakënaqësie dhe thoshte se ata janë duke u përpjekur, që të rikthejnë monarkinë.
Gazeta nuk pranon që të cilësohet “rrëshqitje në rrugën kapitaliste, perestrojka dhe reformizmi borgjez”, thirrje këto “të paperceptueshme për partinë dhe njerëzit tanë”!

Raportimet për trazira

Përpara këtij muaji, gazetat jugosllave raportonin se një gjendje kritike është deklaruar në qytetin verior të Shkodrës, pas protestave popullore atje dhe masave të sigurisë që ishin marrë rreth e rrotull vendit të qëndrimit të liderëve komunistë në kryeqytet. Një roje kufitare shqiptare, ishte arratisur në Greqi javën e kaluar.

Po ashtu raportohej se ushtria dhe policia, kishin hapur zjarr mbi demonstruesit në Shkodër dhe që trazira të ngjashme ka gjithashtu edhe në Korçë dhe Sarandë. Shqipëria është nën vëzhgimin e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

Ekspertët e të Drejtave të Njeriut, thonë se për më tepër, ndryshimet kundër qeverisë mund të ndodhin këtë vit, si rezultat i trazirave të kohëve të fundit.

Diplomatët perëndimorë besojnë se vendimi i Shqipërisë për të ftuar sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, për më tepër shënon rritjen e hapjes graduale në drejtim të botës, që ka qenë në rrugën e vendit më të izoluar të Europës, që prej vdekjes së udhëheqësit të linjës së ashpër, Enver Hoxhës, në vitin 1985.

Disa lidhje të reja tregtare

Pasi nuk ka patur kontakte me pjesën më të madhe të shteteve të botës për shumë vjet, Shqipëria ka nisur të zhvillojë disa lidhje të kufizuara tregtare, me Austrinë, Italinë, Gjermaninë Perëndimore dhe Britaninë. Janarin e kaluar ky vend ishte pritës i një takimi të zëvendësministrave të jashtëm të shteteve të Ballkanit.

Gjatë këtij viti, ministrat e Jashtëm të shteteve të Ballkanit, Greqisë, Turqisë, Bullgarisë, Jugosllavisë dhe Rumanisë, do të takohen në Tiranë.

Kur mbajti fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme në muajin tetor, ministri i Jashtëm Malile, shprehu qëndrimin e tij, që ai e quajti “procesi i bashkëpunimit të Ballkanit”, duke thënë se Shqipëria tani dëshironte të krijonte lidhje të ngushta me fqinjët e saj. Por ai i kushtoi shumë rëndësi në fjalën e tij mësymjes jugosllave, për persekutimin e shqiptarëve etnikë (në Kosovë, – shën. Red).

Shqipëria ka ftuar edhe disa nga krerët e agjencive të specializuara të Kombeve të Bashkuara, që të vizitojnë vendin vitet e fundit, përfshirë dr. Nafis Sadik, që drejton Agjencinë e OKB-së për Planifikimin Familjar dhe Edouard Saouma, drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për Bujqësinë dhe Ushqimin.

Memorie.al

Artikulli është publikuar në “New York Times”, më 19 janar 1990

Titulli është redaksional

Përgatiti për botim, Albert Gjoka

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“O shokë-ë, ç'rrotë qenka qy patrilla im, dashka edhe fakte, pa le! S'e ditke ti, që gjykatat i kemi rrecka, për të fshirë...’, më tha hetuesi im Thoma Tutulani dhe...”/ Dëshmia e ish-burgosurit të Spaçit!?  

Next Post

“Plazhi i Durrësit ishte i shkretë dhe kishte pamjen e kohës së Monarkisë, por kreu i Komitetit të Partisë, dha urdhër që çamët të largoheshin prej andej, sepse...”/ Dëshmia e rrallë e profesorit nga Çamëria

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Një çift i ri gjermano-perendimor që kishin “penetruar’ në Hotel ‘Adriatiku’, ku nga kati i dytë, Sigurimi i Shtetit vëzhgonte me dylbi, mahnitën….”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit

“Plazhi i Durrësit ishte i shkretë dhe kishte pamjen e kohës së Monarkisë, por kreu i Komitetit të Partisë, dha urdhër që çamët të largoheshin prej andej, sepse...”/ Dëshmia e rrallë e profesorit nga Çamëria

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!