• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, October 29, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ai u akuzua nga jugosllavët edhe si organizator i një takimi, Noli-Aleksandrov, dhe pas pak muajsh, agjentët jugosllavë, arritën të vrasin krerët e VMRO-së…”/ Misteri i vrasjes së Zija Dibrës, janar 1925

“Ai u akuzua nga jugosllavët edhe si organizator i një takimi, Noli-Aleksandrov, dhe pas pak muajsh, agjentët jugosllavë, arritën të vrasin krerët e VMRO-së…”/ Misteri i vrasjes së Zija Dibrës, janar 1925
“Çfarë më tha Mbreti Leka i I-rë, për historianin e gazetarin e njohur Fatos Baxhaku, pas takimit të parë me të dhe…”?! / Dëshmia nga Firenze, e veteranit të gazetarisë sportive
“Gjatë audiencës me parinë e Vlorës, Mbreti Zog u tha; nuk kemi as armë, por këto që kemi, për trimat vlonjatë, kam dhënë urdhër që t’ju japin 1.200 copë dhe…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
Koha e artë e Monarkisë së Zogut, kur fermerët dhe artizanët shqiptarë, konkurronin me sukses prodhimet e tyre në Panairin e Barit
“Gjyshi im, ish-kryeministri Pandeli Evangjeli, u dha partizanëve faturat e shtëpisë që nga 1914-ta dhe ata s’na e sekuestruan…” Dëshmia e rrallë e mbesës
“Gjyshi im, ish-kryeministri Pandeli Evangjeli, u dha partizanëve faturat e shtëpisë që nga 1914-ta dhe ata s’na e sekuestruan…” Dëshmia e rrallë e mbesës

Nga FATOS BAXHAKU

Memorie.al / Një të diel të janarit të vitit 1925, gazeta “Indipendenca Shqiptare” lajmëronte në faqen e saj të parë: “Zija Dibra u vra. Ish-kapiten Zija Dibra, ministër tjetër herë në kabinetin e Pandeli Evangjelit, i akuzuar për çështje bolshevike, tek internohej në Berat, duke kaluar katundin Harizaj të Qarkut të Kavajës, u mundua të arratisej e t’ikë prej duarsh nji aspiranti, i cili e shoqnonte deri në Berat. Kështu, duke qenë i hypur në kalë, atë e ngau me gjithë fuqinë, përpara. Aspiranti i bërtiti nja dy herë të qëndronte, por mbasi s’e dëgjoi, e qëlloi në kokë dhe e rrëzoi të vrarë prej kalit”.

Zija Dibra, figurë e njohur e politikës shqiptare të fillim-shekullit XX u vra në të njëjtën ditë kur në Tiranë shpallej republika me president Ahmet Zogun tashmë të kthyer triumfator nga Jugosllavia. Vetëm pakkush e besoi versionin zyrtar të vrasjes. Zija Dibra, njihej si kundërshtar i vendosur i Ahmet Zogut, ai vetë kishte marrë pjesë si ushtarak në kryengritjen e drejtuar nga Hasan Prishtina në 1921.

Në 1923-in, bënte pjesë në një organizatë antizogiste të themeluar në Vjenë, nga Aqif Pashë Elbasani. Në qershor të 1924-ës, kishte luftuar me armë në dorë, në krah të kryengritësve, pastaj ishte vendosur në garnizonin e Shkodrës. Në vitin 1924, Noli e kishte dërguar Zija Dibrën, për t’i mbushur mendjen Elez Isufit, që të mos bashkohej me Zogun.

Gjithashtu mund të lexoni

“Vasil Gjymyshana nga Berati tregonte; Enveri është sjellë ndaj meje si prind, përzemërsia dhe dashuria e madhe që tregonte për mua, shtëpinë e tij e kisha si…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969

“Regjimi i Enver Hoxhës përballet me lëvizjet kundërshtare me masa represive, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje, që operojnë në…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Dibra ia arriti t’i mbushte mendjen Elez Isufit, duke u kujtuar dibranëve armiqësinë e kahershme me serbët dhe duke përdorur edhe një shumë të majme parash. Njerëzit e Zogut, i kishin të gjitha arsyet për ta hequr qafe, por jo vetëm se ishte fanolist…!

Një pikëpyetje e madhe?

Si shumë politikanë të tjerë të përzier me ngjarjet e Qershorit 1924, edhe Zija Dibra ishte nisur për në udhën e mërgimit. Në 23 janar 1925, ishte parë duke udhëtuar mbi një kamion me targa të Durrësit, së bashku me Sulejman Delvinën dhe Sejfi Vllamasin, i pari ish-ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa i dyti, anëtar i Këshillit të Lartë.

Vllamasi kujton ta ketë pyetur, nëse do të shkonte bashkë me ta matanë detit, apo do të qëndronte në Shqipëri. “Jo nuk do lëviz, për jetën time, më ka dhënë garanci Myfit bej Libohova”. Kështu Zija Dibra nuk shkoi në Itali si qindra të tjerë, por përfundon, nuk dihet sepse, në Vlorë. Myfit bej Libohova, po marshonte në Jug, për t’u ardhur në ndihmë forcave të Zogut, që zbrisnin nga Veriu.

Pikërisht këtu Zija Dibra arrestohet dhe niset i shoqëruar me një xhandar, për në Berat, ku do të mbahej i internuar. Se çfarë ka ndodhur saktësisht, atë ditë të ftohtë në afërsi të Harizajt të Kavajës, këtë e dinte vetëm xhandari “pa emër”.

Krerët kosovarë dhe Ahmet Zogu

Zija Dibra, ishte shumë i lidhur me figurat drejtuese kosovare, si; Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Bedri Pejanin, Hoxha Kadrinë, me ata që përbënin zemrën e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me qendër në Shkodër.

Pesë vjet para vrasjes së Zija Dibrës, në vitin 1920, poeti dhe politikani italian, Gabriele D’Anuncio, organizoi në Trieste një mbledhje, të të gjitha organizatave nacionaliste, popujt e të cilëve, kishin mbetur nën sundimin serb, tashmë në Jugosllavinë e porsakrijuar.

Përfaqësues i kosovarëve dhe i Komitetit të Shkodrës, sipas Eqrem bej Vlorës, në këtë takim, ishte “atdhetari i vjetër Beqir Vokshi”. Në këtë mbledhje, D’Anuncio u premtoi kosovarëve armatim, me qëllim që këta të nisnin “çlirimin e Kosovës”, duke sulmuar nga ana e Kukësit.

Vapori me armë mbërriti në Shëngjin, në verën e vitit 1920. Asokohe Lufta e Vlorës, ishte në kulmin e saj. Ushtria jugosllave, u bë gati për ndërhyrje në anë të Bunës. Ahmet Zogu, ministër i Brendshëm në atë kohë, ishte kundër shkarkimit të armëve të D’Anuncios, në Shqipëri.

Ai, por jo vetëm, mendonte se një sulm i kosovarëve ndaj Jugosllavisë, do ta vinte Shqipërinë e brishtë, në konflikt të hapur me Jugosllavinë, një luftë të cilën, sigurisht Shqipëria nuk ishte e gatshme ta përballonte, në atë kohë, por me sa duket edhe më vonë.

Për ta zgjidhur çështjen, Zogu dërgon në Shkodër, Sejfi Vllamasin dhe Xhemal Naipin. Me vete kishin edhe 20 mijë franga ari. “… Në orët e vona – kujton Vllamasi – u takuam me Bajram Currin, për ta bindur atë, pasi ishte më i arsyeshëm se të tjerët. E diskutuam çështjen, nga çdo pikëpamje, por nuk mundëm ta bindnim Currin, pasi influencohej nga Bedri Pejani, që ishte në favor të shkarkimit të armëve.

Atëherë po atë natë, shkuam në prefekturë, ku na prisnin, ndihmës-prefekti Sulçe Bushati, me komandantin e Xhandarmërisë, Malo Bushati, për të marrë vesh përfundimin e bisedimeve. Pasi të gjitha përpjekjet me anë bisedimesh dështuan, u vendos për masa ushtarake. Malo Bushati, nën komandën e kapiten Hasan Bushatit, dërgon një forcë xhandarësh në Shëngjin, për ta ndaluar me forcë shkarkimin e armëve…”!

E çara e parë e fortë mes krerëve kosovarë dhe Ahmet Zogut kishte ndodhur.

Zinxhiri i vrasjeve

Zija Dibra, shërbente si ndërlidhës mes liderëve kosovarë dhe krerëve nacionalistë maqedonas, të VMRO, Teodor Aleksandrov dhe Petar Çaulev. Në vitin 1924, konsulli jugosllav në Shkodër, i kishte raportuar disa herë Beogradit, mbi planet për të sulmuar Jugosllavinë. Çaulev, kishte takuar Hasan Prishtinën, ndërsa Aleksandrov, Bajram Currin.

Zija Dibra, madje u akuzua nga jugosllavët edhe si organizator i një takimi Noli-Aleksandrov, por ky takim u përgënjeshtrua nga Tirana zyrtare. Brenda pak muajsh, agjentët jugosllavë, arritën të vrasin krerët e VMRO-së, Aleksandrovin, në gusht të 1924 dhe Çaulevin, në dhjetor të 1924-ës, teksa e kishin ndjekur deri në Milano, pas kthimit të tij nga Shqipëria.

Një tjetër nacionalist anti-jugosllav, që kishte lidhje me kosovarët e Shkodrës, ishte malazezi Marko Raspopoviç. Ky bashkë me dy malazezë të tjerë, kishte marrë pjesë, madje me armë në dorë, në ngjarjet e Qershorit të 1924-s. Në fillim të 1925-ës malazezët ishin ende në Shkodër. Një dëshmitar i kohës, Asim Kopliku, ka rrëfyer:

“Mua më thirrën në konsullatën jugosllave të Shkodrës. U paraqita te konsulli jugosllav, i cili më kërkoi t’u dorëzoja Raspopoviçin, bashkë me dy malazezët, që kisha nën komandë. Konsulli tha se tre malazezët, ishin armiq të rrezikshëm të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë…! Në kazermë, bisedova gjatë me Marko Raspopoviçin.

Ai e fliste mirë shqipen. I tregova rrezikun që e kanoste dhe ramë dakord, që unë ta nxirrja nga Shkodra, ta përcillja deri në Bërdicë e, pastaj të shkonte në Shëngjin, e të hidhej në Itali. Por në Shëngjin, Marko Raspopoviçin e kapën. Treshja malazeze iu dorëzua Ceno bej Kryeziut, i cili e vari Marko Raspopoviçin, në Krumë”!

Pak muaj më vonë, Ceno bej Kryeziu, do t’i deklaronte një gazete të Beogradit: “Unë e kam zënë dhe unë e kam vrarë armikun tuaj, Marko Raspopoviç. Unë kam vrarë Zija Dibrën, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, për paqen tuaj e tonën…”! Të ketë qenë një deklaratë e sinqertë, apo vetëm një mburrje në ngazëllim e sipër?! Historia nga një here, nuk është edhe aq e qartë, sa do të donim.

Në vitin 1925, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, nuk ekzistonte më praktikisht. Një pjesë e liderëve u vranë, pjesa tjetër, u fsheh në emigracion. Memorie.al

(Për këtë shkrim u përdorën materiale nga: Eqrem bej Vlora, Kujtime, vëllimi II, SHLK, Tiranë 2001; Bernd J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Çabej, Tiranë 1984; Hazis Gjergji, Myslim Peza, dëshmitar dhe protagonist 1912-1939, Tiranë 2008; Sejfi Vllamasi, ballafaqime politike në Shqipëri, Neraida, Tiranë 2000).

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Xhaf tironsi, qejfliu më i madh i rakisë, më tregoi se e kishte ‘korruptu’ polic Jakun, që i dha një gastare, për një unazë floriri, kuptova habinë e Cezarit dhe thikën e Brutit...”/ Dëshmia e rrallë, e ish-të burgosurit të Spaçit

Next Post

“Kur dy policët roje, dëgjuan alfabetin ‘mors’; Këtu komanda e Flotës së VI-të Amerikane, po ju presim për të marrë Tiranën…, në burg u dha alarmi dhe…”/ Historia tragjikomike në kampin e Kripores së Vlorës

Artikuj të ngjashëm

“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t
Dossier

“Vasil Gjymyshana nga Berati tregonte; Enveri është sjellë ndaj meje si prind, përzemërsia dhe dashuria e madhe që tregonte për mua, shtëpinë e tij e kisha si…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969

October 28, 2026
“Regjimi i Enver Hoxhës përballet me lëvizjet kundërshtare me masa represive, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje, që operojnë në…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Regjimi i Enver Hoxhës përballet me lëvizjet kundërshtare me masa represive, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje, që operojnë në…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 28, 2026
“Mehmet Shehu e Hysni Kapo, me forcat që komandonin, filluan veprimet luftarake me sulmin ndaj Dukatit…”/ Historia e panjohur e masakrës ndaj fshatit “Ballist” në nëntor ’43, e njohur si “Nata e Shën-Bartolomeut”
Dossier

“Mehmet Shehu e Hysni Kapo, me forcat që komandonin, filluan veprimet luftarake me sulmin ndaj Dukatit…”/ Historia e panjohur e masakrës ndaj fshatit “Ballist” në nëntor ’43, e njohur si “Nata e Shën-Bartolomeut”

October 28, 2026
“Goni Treska tregonte për Enver Hoxhën, që merrte dollarë të Zogut si dylber i një kasapi me emrin ‘Kia’, raportet me vajzën fisnike Gallata, për gratë e ‘Grupit Komunist’ të Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Dossier

“Foto Bala tregonte se Enveri, shkonte në sallën ‘Le Jardin de l’esplanade’ ku jepte konferenca Partia Komuniste franceze, më kish thënë edhe mua, por unë…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969

October 27, 2026
“Pak para se të arratisej, ai ishte shumë i shqetësuar, dyshonte për vdekjen e vëllait dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gruas së Panajot Plakut, ish-ministrit dhe gjeneralit që u arratis në Jugosllavi
Dossier

“Sipas informacioneve tona, në mes të vitit 1948, raportohet se kundërshtimi i heshtur ndaj regjimit të Enver Hoxhës, mbizotëron në rreth 80% të popullatës, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 29, 2026
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
Dossier

“Drama ku Enveri luante rolin e Zylyftar Podës, u dha në sallën e liceut në korrik 1928 dhe të ardhurat nga biletat shkuan për statujën e Çerçiz Topullit…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969

October 27, 2026
Next Post
“Kur dy policët roje, dëgjuan alfabetin ‘mors’; Këtu komanda e Flotës së VI-të Amerikane, po ju presim për të marrë Tiranën…, në burg u dha alarmi dhe…”/ Historia tragjikomike në kampin e Kripores së Vlorës

“Kur dy policët roje, dëgjuan alfabetin ‘mors’; Këtu komanda e Flotës së VI-të Amerikane, po ju presim për të marrë Tiranën…, në burg u dha alarmi dhe…”/ Historia tragjikomike në kampin e Kripores së Vlorës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme