• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, June 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Shqipëria e gjorë, ka rënë në dorë të një përbindëshi, tinëzar, hakmarrës, egoist megaloman, kumarxhi, gënjeshtar që, kur studioi jashtë, mbeti kabareve dhe fëlliqi botën me…”/ Letra për Musine Kokalarin

“Shoqja ime e ngushtë më pat treguar, edhe pse e kishte kushëri, Enver Hoxha i kish kërkuar të martohej me të, por ajo e quante…”!/ Rrëfimi i rrallë ish-nxënëses së “Nana Mbretneshë”!
“Në kampin e Tepelenës ra një sëmundje, që brenda një muaji, mori 300 jetë njerëzish, aq sa në varreza s’kishte më vend dhe të vdekurit…”/ Dëshmia tronditëse e ish-të internuarës politike
“Pasi vuajta 15 vite burg, shkova në shtëpi, por vetëm djali i madh më takoi, kurse gjashtë fëmijët e tjerë, m’u…”! / Historia rrëqethëse e ish-të dënuarit nga Erseka
Memorie.al
Memorie.al

Nga Drita Siliqi

                                   Vështrim mbi librin “Sonata e Hënës”, të Eglantina Mandisë

Memorie.al / Musine Kokalari është figura më interesante dhe më tragjike midis shkrimtarëve të viteve ’30-të. Më interesante sepse, ndonëse jetoi në një periudhë jo shumë të favorshme, për zhvillimin e gruas intelektuale shqiptare, arriti të fitojë, për hir të talentit dhe kulturës së saj, admirimin e shumë dashamirësve e studiuesve të shquar të kulturës dhe kombit shqiptar, siç qe albanologu Maksimilian Lambertz, i cili shkruante: “Me dhuntinë e një talenti të gjithanshëm si ai i Kokalarit (duke i u referuar veprës se saj), është dhënë një tablo piktoreske e një gjuhe me ngjyra të gjalla të mrekullueshme”. Ndërsa Talavini, mbasi vlerëson stilin dhe gjuhën e veprës së saj, konkludon: “Mund t’ju them se, ju jeni bërë e njohur prej kohësh, si një zë krejt i veçantë”

Kështu u vlerësua Musinea, edhe nga personalitete të tjera, brenda e jashtë vendit. Figura e saj u bë edhe me tragjikja, sepse iu desh të përjetojë dhimbje të padurueshme, tortura të paimagjinueshme, izolimin dhe vetminë vrastare e, megjithatë, u ngrit mbi këto stoike e u bë simbol i pastërtisë, ndershmërisë, forcës morale të gruas shqiptare.

Gjithashtu mund të lexoni

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë…” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut

Jeta e Musinesë ishte shumë e shkurtër, po të numërosh çastet e pakta të lumturisë që provoi dhe shume e gjate, po te kujtosh ankthet, vuajtjet, mundimet, që përjetoi deri në fund të jetës. Pikërisht për këto arsye, shkrimtarja Eglantina Mandia, e njohur nga publiku për romanet tregimet, publicistikën, ku me mjaft ngrohtësi, krijoi portrete interesante të grave pjesëmarrëse në lëvizjen për liri e pavarësi (1878-1939). Në vijim të kësaj pune të suksesshme, shkruajti edhe biografinë e letrarizuar të Musine Kokalarit, me titull “Sonata e Hënës”.

Si letrare, Eglantina Mandinë e tërheq njeriu, personaliteti mendjendritur i shkrimtares së re, që kërkonte me këmbëngulje të vërtetën e jetës, për ta bërë thelbin artistik të veprës së saj. Atë e intereson talenti artistik i njëzetvjeçares, e cila që në skicat e para të botuara, zbulon qartë intuitën krijuese, spontanitetin, dashurinë për njeriun e veçanërisht për gruan shqiptare.

“MUZA”, pseudonimi i Kokalarit, që në shkrimet e saj të para, zbulon idetë e veprave të ardhshme, idealet e një shkrimtareje që priret drejt hapësirës dhe emancipimit të shoqërisë së ardhshme shqiptare.…! Dhe pikërisht tani, vjen midis nesh me këtë botim të Eglantina Mandisë, si një premtim i realizuar, si një dhuratë e shumëpritur, ajo grua fisnike, që nuk rreshti gjatë gjithë jetës së ëndërruari dhe shpresuari për popullin e saj.

Jeta e Musine Kokalarit, kësaj intelektualeje të shquar e martire, jep mundësi për të trajtuar vepra interesante, por u desh këmbëngulja në zbulimin e trajtimin e dokumentacionit, simpatia dhe interesi për këtë figurë, talenti i Eglantina Mandisë, si një gjurmuese e palodhur, pasioni i saj, që shkrimtarja të na japë një vepër sa dinjitoze, aq edhe të frymëzuar.

Ja shkurt disa nga meritat e saj:

Eglantina Mandia arriti të grumbullojë një material të pasur faktik, që konsiston në trashëgimin letrar të botuar të Musinesë, në dorëshkrimet, të cilat ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit, në dëshmitë e bashkëmoshatarëve dhe bashkëpunëtorëve të saj, në botimet vlerësuese, në shtypin e kohës, si Lasgush Poradeci, Sotir Kolea, etj.

Këtë material faktik, autorja e zgjodhi, e seleksionoi me kujdes dhe na krijoi përmes tij, atmosferën shoqërore dhe politike, që zotëronte në Shqipëri në ditët e vështira që po kalonte kombi ynë, në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe vitet e para të vendosjes se regjimit totalitar të diktatorit Enver Hoxha.

“I gjithë populli po përjetonte ditë të vështira, por si thonë fjalës, dinim ç’kishim provuar në vorbullën e luftës që përfshiu gjithë botën, po nuk e dinim se ç’fat na priste në të ardhmen”.

Sa kuptimplotë është dokumenti autentik, letra e shkruar nga Mumtaz Kokalari, vëllai i Musinesë, në vigjilje të çlirimit të Tiranës, ku ai, si një vizionar, parashikon dhe trembet nga e keqja që po i vjen Shqipërisë; “nga bashtua i Gjirokastrës”, Enver Hoxha.

“Fatkeqësia e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, – shkruan ai, – është se ka rënë në dorë të një njeriu përbindësh, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar e kur, qe jashtë për studime, nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove, etj., fëlliqi botën me borxhe. Ne intelektualet gjirokastritë, i a dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë”! (Nxjerrë nga gazeta “Luftëtari i Lirisë”, 27 Nëntor, 1994).

Ky parashikim u vërtetua. Pa mëshirë u goditën, u vranë e u burgosën shokët e tij të fëmijërisë, të rinisë, të studimeve, që ia njihnin jetën intime, dy vëllezërit Kokalari, Dr. Enver Sazani, Ing. Sulo Klosi, Sabiha Kasimati, shumë të tjerë.

Dhe Musinea pagoi haraçin e intelektualëve të papërthyeshëm. Ndryshe nuk ka si të kuptohet ajo hakmarrje e zezë, cinike, çnjerëzore, ai persekutim 40 vjeçar. Burgim, internim, izolim, survejim i plotë, vetëm e vetëm që të mos shkruante, që truri t’i mpihej, që jeta t’i tretej në vetminë e plotë.

Po aq autentik, është edhe dokumenti tjetër, fletë nga korrespondenca e Musine Kokalarit, me drejtorinë e spitalit onkologjik, tri letra të shkruara në periudhën tetor-dhjetor 1981, ku Musinea kërkon vetëm kaq, të zbatohet data e parashikuar nga komisioni mjekësor, për operimin e saj. Të lejohej të shtrohet në spital pasdite, sepse në Tiranë, nuk ka ku të rrijë dhe nuk mund t’i përballojë shpenzimet e hotelit. Letra që mbeten pa përgjigje.

…Dhe shkrimtarja Eglantina Mandia, vetëm me këto tri letra, me të vërtetën që rrezatojnë ato për mos interesimin që u tregua ndaj Musinesë nga “mjekësia falas”, e regjimit komunist të asaj kohe, sjell pa komente në epilog fundin tragjik të kësaj martireje.

Këto e të tjera dëshmi, i shërbejnë autores të japë të plotë figurën e Musinesë, si intelektuale e kompletuar, patriote sypatrembur, idealiste, largpamëse, mbledhëse e pasionuar e folklorit dhe shkrimtare e talentuar, përfaqësuese e denjë e së resë shqiptare, që po merrte pjesë, ndonëse me gjysëm zëri, në jetën kulturore e shoqërore shqiptare të viteve ’30-të.

Duke u mbështetur në rrëfime të shoqeve të saj dhe bashkëvuajtëseve, në ditarin intim të vetë Musinesë, të momenteve më tronditëse të jetës, shkrimtarja Mandia, zbulon me mjeshtëri botën e pasur shpirtërore të Musinesë: çiltërsinë prej fëmije, butësinë prej femre, krenarinë dhe forcën e karakterit, cilësi që i dhanë mundësi të përballojë, gjithë stuhitë e jetës. Është meritë e Mandisë, që na zbuloi anë shumë të qenësishme të karakterit të saj.

Ndonëse një grua në dukje shumë e brishtë, ajo përballoi me një forcë të admirueshme karakteri, të gjitha kobet që i ranë mbi krye, duke ruajtur të papërlyer shpirtin e saj, duke mos bërë asnjë lëshim në rrugën e zgjedhur. Me aftësi, autorja thur materialin autentik me trillimin. Kjo vepër është një biografi e letrarizuar;

Mandia rrëfen për një jetë të jetuar me shumë ëndrra, shumë dashuri (mbi të gjitha për atdheun dhe popullin), shumë brenga e shumë vuajtje, duke qëndruar mbi të vërtetën historike, por duke e pasuruar me ndërhyrjet e saj me takt, pa e deformuar këtë të vërtetë.

Ata që e kanë njohur Musinenë, e gjejnë, pas leximit të këtij libri, ashtu siç qe; ata që s’e kanë njohur, e gjejnë ashtu siç do ta donin. Në “Sonata e Hënës”, të bie në sy një stil i larmishëm, që autorja e ka përshtatur në vartësi me momentet e jetës së Musinesë.

Nga lirizmi i frymëzuar, plot dritë i viteve të fëmijërisë, kalohet në analizën e imtë të kërkimeve plot mëdyshje dhe ankthe të heroinës, në përpjekjet e saj për të gjetur të vërtetat e në vitet e universitet; më tej, në një stil konçiz lakonik, të prerë, ku më tepër flet dokumenti për ato momente vendimtare, ku ajo e cakton pozicionin e saj politik midis atyre, që mendojnë e luftojnë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Dhe në fund, një grua fatkeqe, që më kot u ndesh me trazitë e jetës, në epilogun tragjik të veprës. Për figura aq tragjike e njerëzore si Musine Kokalari, është nder e detyrë të shkruhet. Eglantina Mandia ka meritën, ta ketë realizuar këtë peng nderi, me frymëzim e dashuri. Memorie.al

Tiranë, 14 maj 1996

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjatë gjyqit tim në Korçë, kur u ngrit motra ime, Ivana, e filloi të akuzojë dëshmitarët e rremë, gjykatësi e urdhëroi të ulet, por ajo vazhdoi akuzat, duke...”/ Dëshmia e shqiptaro-maqedonasit

Next Post

“Si punova për vite me radhë me të internuarit politikë në kampet e Myzeqesë dhe ata që njoha nga afër, si; familja Merlika, Ndreu, Kola, Vrioni, etj., të cilët...”/ Refleksionet e studiuesit nga SHBA-ja

Artikuj të ngjashëm

  MOS ZBUKURONI FERRIN!
Art & Kulture

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

June 4, 2025
“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë…” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut
Art & Kulture

“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë…” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut

June 4, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“I ‘infektuar’ nga ‘Lufta e Trojës’, nga Homeri dhe Eskili, shkrimtari Kadare, me ‘Përbindëshin’, shënoi ngjitjen në nivelin më të mirë të letërsisë europiane, pasi…”/ refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës.

June 3, 2025
“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm
Art & Kulture

“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm

June 2, 2025
“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur
Art & Kulture

“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur

June 2, 2025
“Todi Thanasi ishte mjaft kërkues për rritjen e shkallës së aktrimit dhe për të realizuar rolet, ai studionte më parë…”/ Historia e aktorit e regjisorit që iku i ri, por la gjurmë në teatrin e Durrësit dhe në kinematografi
Art & Kulture

“Todi Thanasi ishte mjaft kërkues për rritjen e shkallës së aktrimit dhe për të realizuar rolet, ai studionte më parë…”/ Historia e aktorit e regjisorit që iku i ri, por la gjurmë në teatrin e Durrësit dhe në kinematografi

June 1, 2025
Next Post
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan

“Si punova për vite me radhë me të internuarit politikë në kampet e Myzeqesë dhe ata që njoha nga afër, si; familja Merlika, Ndreu, Kola, Vrioni, etj., të cilët...”/ Refleksionet e studiuesit nga SHBA-ja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!