• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, July 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Tragjedia e Terezinës: Kur xhelati Hilmi Seiti e paraqiti Palin përballë dritares së saj…”/Historia e panjohur e një vajze italiane në Shkodër

“Tragjedia e Terezinës: Kur xhelati Hilmi Seiti e paraqiti Palin përballë dritares së saj…”/Historia e panjohur e një vajze italiane në Shkodër
“Tragjedia e Terezinës: Kur xhelati Hilmi Seiti e paraqiti Palin përballë dritares së saj…”/Historia e panjohur e një vajze italiane në Shkodër
Hilmi Seiti
Memorie.al

Nga Luljeta Progni

– Në murin e Akademisë Ushtarake në Modena në Itali, është e ekspozuar “Medalja e Artë”, e Pal Thanit, por nuk e ka ende një varr, ku familjarët ta qajnë e, t’i vendosin lule.-

Memorie.al / Në nëntor të vitit 1991, një delegacion nga ministria e Jashtme e Italisë, ishte vendosur në hotel “Dajti” në Tiranë. Ishte koha kur vendet e Perëndimit po përpiqeshin të mbështesnin Shqipërinë, në rrugën e re drejt demokracisë. Pjesë e delegacionit italian, ishte edhe një zonjë me emrin Ksandra Tani (Thani). Përveçse pjesë e  misionit diplomatik, ajo kishte një amanet për të kryer në Shqipëri. Bashkëshorti i saj, Franco Tani (Thani), i kishte dhënë një numër telefoni me prefiksin e Shkodrës dhe emrin e Terezina Pali Zorba. Ksandra, do t’i telefononte Terezinës, për të lënë një takim në hotel “Dajti”, atje ku ishte vendosur delegacioni italian.

Vizita në Shqipërinë e sapo dalë nga diktatura, por më shumë takimi me Terezinën, do ta shënjonte jetën e Ksandrës, e cila gjithsesi dinte pak më shumë se kolegët e saj diplomatë, për të kaluarën e Shqipërisë komuniste. Franko, bashkëshorti i saj ishte një shqiptar, i biri i major Pal Thanit dhe Xhuljetës së tij, sopranos së bukur nga Modena.

Gjithashtu mund të lexoni

“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe…”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!

“Pas gafës që bëri Dr. Loci, një mjek i paaftë dhe aventurier, Dr. Shiroka i tha; unë s’të lejoj të bësh eksperimente te shqiptarët, siç keni bërë në…”/ Historia e panjohur e legjendës së mjekësisë shqiptare

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur në Romë kishin nisur bombardimet, Major Pal Thani dhe bashkëshortja e tij italiane, Xhuljeta, u nisën drejt Shqipërisë. Pal Thani, djali shkodran që kishte shkëlqyer në Akademinë Ushtarake të Modenës, me “Medalje Ari”, prej dashurisë me sopranon italiane, kishte vendosur të qëndronte në Romë, por lufta ua ndryshoi tërësisht fatin e jetës.

Xhuljeta ishte shtatzënë dhe udhëtimi nuk ishte aq i thjeshtë në kohë luftë. Pas një udhëtimi të lodhshëm, mbërrijnë në Shkodër dhe u vendosën në banesën e tyre, te nëna Katrinë. Pas pak muajsh, në vjeshtën e vitit 1942, lindi djali, Franko dhe jeta po vazhdonte qetësisht në qytetin e lindjes së Palit. Brenda pak kohësh në Shqipëri, do të vendosej diktatura komuniste dhe Pali bashkë me familjen e tij, as që e kishin menduar fatin tragjik nën regjimin komunist.

Në vitin 1945, nisi përndjekja e kundërshtarëve të regjimit komunist dhe në këtë listë, padyshim që do të ishin të gjithë intelektualët. Këtu do të përfshiheshin dy djemtë e familjes Thani, major Pal Thani dhe kolonel Mark Thani, të dy studiuar në Modena në Itali. Shumë prej intelektualëve të Shkodrës, u arratisën ose u fshehën nëpër male, me shpresë se situata do të përmirësohej. Pali qëndroi në banesën e tij, i fshehur në bodrum bashkë me bashkëshorten.

Ai qëndroi aty për shkak të bashkëshortes dhe djalit të mitur, duke marrë parasysh se ajo ishte një shtetase e huaj dhe qëndrimi e izoluar pa bashkëshortin, do të ishte mjaft i vështirë. Djali i tyre Franko, ishte vetëm 3 vjeç. Me kalimin e ditëve, përndjekja po ashpërsohej dhe Pali detyrohet të largohet nga banesa, për t’u fshehur diku në një mal’ afër Shkodrës.

Vajza e Marijes, motrës së Palit, Terezina, një gjimnaziste ekselente, që ishte angazhuar në Lëvizjen Antikomuniste, do të bëhej mbështetja kryesore për Palin dhe Xhuljetën. Lidhja e Terezinës me dajat e saj dhe veçanërisht me Palin, ishte shumë e rëndësishme, për shkak se ajo ishte rritur në banesën e dajave të saj dhe ata kishin ndikuar në edukimin e saj.

Pas largimit të Palit në Mal, Terezina do të ishte mbështetja kryesore për italianen, që po jetonte ditët më të errëta të jetës, e ngujuar në një bodrum, me frikën se do të vinin ta arrestonin e, pa ditur fatin e bashkëshortit. Por nuk do të kalonin shumë ditë dhe Sigurimi i Shtetit, do të arrestonte Terezinën, por edhe Xhuljetën, për ta çuar në burg bashkë me Frankon, 3-vjeçar.

Kur Pali mori vesh, se bashkëshortja ishte në burg, u dorëzua. Pas dorëzimit, Sigurimi e liroi nga burgu bashkëshorten e tij dhe djalin, por nuk e liroi nga burgu, mbesën, Terezinën. Për rreth një vit e gjysëm, oficerët e Sigurimit përdorën torturat më të ashpra mbi trupin e Palit. Nën tortura do të ishte vazhdimisht edhe Terezina.

Një ndër momentet më tragjike të jetës së Terezinës, do të mbetej dita kur xhelati Hilmi Seiti, e kishte sjellë Palin para dritares së qelisë së Terezinës dhe atje e torturoi mizorisht, duke llahtarisur të gjithë të burgosurit. Terezina do të rrëfente shumë vite më vonë, se kurrë nuk do t’i harronte ulërimat e dhimbjes së dajës së saj, kur xhelati i Sigurimit të Shtetit, dhunonte pa mëshirë trupin e tij.

Sipas dëshmitarëve të kohës, Pal Thani vdiq në tortura. Sigurimi i Shtetit, lajmëroi familjen se Pal Thani, kishte vdekur nga një sulm në zemër, por refuzuan t’ia dorëzojnë trupin familjes. Tragjedia kishte pllakosur familjen e Palit dhe veçanërisht Xhuljetën, e cila me një fëmijë të mitur, tre vjeç, endej rrugëve të Shkodrës, në kërkim të trupit të bashkëshortit, a një shpjegimi për fatin e tij.

Kur kuptoi se ishte një betejë e humbur, Xhuljeta u këshillua nga familjarët e Palit, që të merrte të birin Frankon dhe të nisej drejt Italisë. Nuk ishte e thjeshtë, sepse Xhuljetës i lejohej të kthehej në atdheun e saj, por të birin, nuk do t’ia lejonin, sepse Franko ishte me shtetësi shqiptare. Familjarët e Palit, gjetën një mundësi klandestine, përmes një anije që nisej atë vjeshtë të vitit 1946, nga Durrësi, drejt Italisë.

Xhuljeta me të birin, e shoqëruar nga e ëma e Palit, Katrina dhe të tjerë të afërm, qëndrojnë pak ditë në një hotel në Durrës. Atje kishin mundur të siguronin përmes disa të afërmve, një leje-kalimi dhe Xhuljeta bashkë me të birin hynë në anije, gjithnjë me frikën se po të zbuloheshin, Sigurimi i Shtetit, do t’i merrte djalin.

Fati e deshi që të mos zbuloheshin dhe Xhuljeta bashkë me të birin Frankon, ia dolën të mbërrijnë shëndosh e mirë në Itali. Ajo u kthye tek familja e saj. Franko u rrit mes dashurisë së gjyshërve, ndërsa Xhuljeta kaloi të gjithë rininë, me kujtimin e dashurisë që pati atë fund tragjik. Në dhomën e zbrazur të Xhuljetës, gjendej vetëm fotografia e Paulos (Pal Thanit), ku ajo zgjohej çdo ditë, me përshëndetjen e përhershme: “Il mio Paulo…”!

Në dhomë ishte gjithmonë edhe një qiri, ku Xhuljeta lutej për shpirtin e tij. Brenda hapësirave që kishte lënë regjimi, Xhuljeta mbante korrespondencë me Terezinën, mbesën e Palit, e cila ishte liruar pas disa vitesh. Ato shkëmbenin letra e kartolina, në raste festash. Terezina ruajti ne arkivin e saj te shtrenjte, fotografitë që i dërgonte Xhuljeta dhe Franko. Njëra prej fotografive është e vitit 1960, kur Franko ishte 18 vjeç. Pas fotografisë, është edhe dedikimi për kushërirën, Terezinë.

Xhuljeta u nda nga jeta, para se të rrëzohej diktatura komuniste. Ndërsa i biri, Franko, mbajti lidhjet me Terezinën dhe familjen e saj. Terezina Zorba, vizitoi Frankon në Itali, në vitin 1992, ndërsa Franko, nuk erdhi asnjëherë në Shqipëri. Mesa duket ai, nuk ka dashur ta shohë kurrë me sy atë skenë, ku u luajt tragjedia e dashurisë së prindërve të tij.

Fundi tragjik i Pal Thanit, është një ndër 6 mijë historitë e shqiptarëve, që u vranë padrejtësisht nga regjimi komunist dhe u zhduken varret e tyre, me qëllim. Në murin e Akademisë Ushtarake në Modena në Itali, është ende e ekspozuar “Medalja e Artë”, e Pal Thanit, por nuk e pati kurrë një varr, ku familjarët ta qajnë e t’i vendosin një lule.

Shënim: Historia bazohet në dëshminë e Elena Zorbës, vajza e Terezina Zorbës, e cila e rrëfeu gjithë kalvarin e vuajtjeve në diktaturë, vajzave të saj. Terezina Zorba, është bashkëshortja e poetit të njohur shkodran, Zef Zorba. Kujto.al, është duke bashkëpunuar me vajzat e Terezina Zorbës, për të sjellë rrëfime e dëshmi autentike të kalvarit të dy familjeve, të Zef Zorbës e Terezina Pali Zorbës, pushkatimet e burgosjet, gjatë diktaturës komuniste. Memorie.al

Marre nga kujto.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Deli Janaqi dhe masakra e Paramithisë: Kush urdhëroi copëtimet dhe plaçkitjet në emër të hakmarrjes?”

Next Post

“Pas aksidentit të sajuar, ku vdiq shefi im, Lym Keta, më afroi Sigurimi, pasi unë dija aventurat e tij dhe disa nga gratë e anëtarëve të Byrosë Politike...”/ Dëshmia e rrallë, e ish-shoferit të “Heroit të Popullit”

Artikuj të ngjashëm

“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe…”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!
Personazh

“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe…”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!

July 30, 2025
“Pas gafës që bëri Dr. Loci, një mjek i paaftë dhe aventurier, Dr. Shiroka i tha; unë s’të lejoj të bësh eksperimente te shqiptarët, siç keni bërë në…”/ Historia e panjohur e legjendës së mjekësisë shqiptare
Personazh

“Pas gafës që bëri Dr. Loci, një mjek i paaftë dhe aventurier, Dr. Shiroka i tha; unë s’të lejoj të bësh eksperimente te shqiptarët, siç keni bërë në…”/ Historia e panjohur e legjendës së mjekësisë shqiptare

July 24, 2025
“Në librin e tij ‘Gjashtë muaj histori të Shqipërisë’, koloneli francez Dekon, pranoi propozimet e Sali Butkës për shpalljen e Vetëqeverimit shqiptar të Korçës dhe…”/ Refleksionet e studjuesit dhe historianit të njohur
Personazh

“Kur mjekët italianë këmbëngulën që operimi i syrit të tij, s’mund të bëhej pa narkozë, ai u tha…”! / Historia e panjohur e Plakut të Butkës, që “uli në gjunjë” edhe gjeneralët e diplomatët francezë

July 20, 2025
“Me ftesë të Hysni Kapos, Valter Audicio erdhi në Shqipëri dhe u akomodua në një nga vilat e plazhit të Durrësit, ku vinte për ta takuar edhe…”! / Dëshmia e rrallë e përkthyesit të kolonelit që vrau Duçen
Personazh

“Me ftesë të Hysni Kapos, Valter Audicio erdhi në Shqipëri dhe u akomodua në një nga vilat e plazhit të Durrësit, ku vinte për ta takuar edhe…”! / Dëshmia e rrallë e përkthyesit të kolonelit që vrau Duçen

July 20, 2025
“Me Enciklopedinë e tij, Sami Frashëri kërkonte të bënte për Turqinë, atë që bëri Didëroi për Francën në shekullin e XVIII-të dhe pikërisht…”/ Refleksionet e akademikut të njohur, për rilindësin e shquar
Personazh

“Me Enciklopedinë e tij, Sami Frashëri kërkonte të bënte për Turqinë, atë që bëri Didëroi për Francën në shekullin e XVIII-të dhe pikërisht…”/ Refleksionet e akademikut të njohur, për rilindësin e shquar

July 19, 2025
Fotografi me pamje të ndryshme nga Gjirokastra në vitet 1910-1930
Personazh

“Veli Hashorva, si modeli i parë i gazetarit modern shqiptar, shënon në programin e tij, moton bazë të gazetarisë, ku shkruan se…”! / Historia e panjohur e intelektualit atdhetar nga Gjirokastra, që vdiq në Turqi

July 17, 2025
Next Post
“Në kampin e Ballshit, na erdhi kryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Shehu, kunati i Kadri Hazbiut, i cili na thirri mua dhe Aladin Kapon e, na kërkoi që…”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës

“Pas aksidentit të sajuar, ku vdiq shefi im, Lym Keta, më afroi Sigurimi, pasi unë dija aventurat e tij dhe disa nga gratë e anëtarëve të Byrosë Politike...”/ Dëshmia e rrallë, e ish-shoferit të “Heroit të Popullit”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme