• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Më 21 shkurt 1991, kur Nexhmija i shkoi në zyrë Ramiz Alisë dhe i tha; si nuk u vra një njeri, për të mbrojtur monumentin e Enverit, ai iu përgjigj…”?! / Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë

“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
“Më 21 shkurt 1991, kur Nexhmija i shkoi në zyrë Ramiz Alisë dhe i tha; si nuk u vra një njeri, për të mbrojtur monumentin e Enverit, ai iu përgjigj…”?! / Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
“Më 21 shkurt 1991, kur Nexhmija i shkoi në zyrë Ramiz Alisë dhe i tha; si nuk u vra një njeri, për të mbrojtur monumentin e Enverit, ai iu përgjigj…”?! / Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë

Nga Aristir Lumezi

Pjesa e tretë

Memorie.al / Ish-sekretari personal i Ramiz Alisë, Guro Zeneli, në një intervistë të gjatë hedh dritë mbi komunikimin e ish-udhëheqësit të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë, me Mikhail Gorbaçovin, në lidhje me strategjinë e vendosur në mbledhjen e partive komuniste në Katovicë të Polonisë. Sipas Zenelit, Ramiz Alia, dikur student në Fakultetin e Filozofisë në Moskë me Gorbaçovin, edhe pse ishte ftuar që të merrte pjesë në këtë mbledhje, nuk shkoi, por atij i dërguan në Tiranë materialin e kësaj mbledhjeje dhe vendimet e marra atje. Zeneli, i cili ka qenë pranë Ramiz Alisë, deri në momentet e fundit të jetës, tregon se pasi Ramizi u njoh me dokumentin e Gorbaçovit, e diskutoi atë me Foto Çamin dhe nisi një reflektim të thellë bazuar në të, duke zbutur luftën e klasave, akuzat ndaj fesë, mosmarrjen më në mbrojtje të figurës së Stalinit dhe të diskutojë më hapur për ekonominë e tregut.

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Ish-sekretari i Presidentit Ramiz Alia, Guro Zeneli, rrëfen marrëdhëniet e prishura të Alisë, me të venë e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxhën. Sipas Guro Zenelit, miqësia e tyre u thye pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, në shkurt 1991, për të cilin Nexhmija, pretendonte se pushteti duhet ta mbronte me çdo kusht.

Në rrëfimin e tij, Zeneli shprehet se; reagimi i Ramiz Alisë ndaj Nexhmije Hoxhës, ishte ngushëllues, por dhe qetësues, duke i thënë se; mbrojtja me forcë e monumentit, mund të sillte viktima të mëdha, deri në një luftë civile. Por duket se marrëdhënia e prishur mes Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, është përkeqësuar edhe me arrestimin dhe dënimin me burg të bashkëshortes së udhëheqësit komunist.

Më pas, marrëdhënia e tyre ka qenë totalisht e prerë, dhe pse pas daljes nga burgu, Ramiz Alia i ka dërguar Nexhmijes, një mik të përbashkët, i cili do të ndërmjetësonte që ata t’i riktheheshin miqësisë së vjetër. Por Nexhmija, e ka refuzuar këtë përpjekje të Ramizit, duke i lënë marrëdhëniet mes tyre, të ngrira. Guro Zeneli, njeri i afërt në familjen Alia, kujton se në ceremoninë mortore të Ramizit, asnjë nga familja Hoxha, nuk ka marrë pjesë në të, përveç mbesës së Ramiz Alisë, Teutës dhe bashkëshortit të saj, Ilir Hoxhës.

Z. Guro, kur ka ndodhur “thyerja”, mes Ramizit dhe Nexhmijes?

Ditën që u rrëzua shtatorja e Enverit, Nexhmija e mërzitur i ka shkuar Ramizit në zyrë dhe i ka thënë: “More shoku Ramiz, si nuk u vra një njeri për Enver Hoxhën, mijëra njerëz, janë betuar me emrin e tij, që do të falnin jetën, vetëm ai të rronte sa malet…”?!

Si u përgjigj Ramizi?

Ramizi i tha: “Nexhmije, mos u shqetëso, nuk është rrëzuar Enveri, u rrëzua vetëm bronzi”. Ramizi i tha; të mos shqetësohej, se bustin e ngremë përsëri, por po të vritej një njeri, do të vriteshin edhe njëqind dhe ajo që ne po përpiqemi të bëjmë, është që të shmangim luftën civile, që të huajt po mundohen të nxisin, me çdo kusht. Nexhmija, iku nga zyra e Ramizit, duke qarë dhe që atëherë, marrëdhëniet e tyre nuk ishin si më parë.

Po reagime të tjera për rrëzimin e bustit të Enverit, pati?

Në mbledhjen e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme, iu lëshuan Ramizit, duke i kërkuar rolin e partisë, për të mbrojtur monumentin e Enverit. Ramizi i tha: “Ka ikur koha, kur Partia ishte kërthiza e botës”. Në këtë mbledhje, Ramizi ka thënë që; asnjë të mos shqetësohet; pse u rrëzua shtatorja e Enverit, sepse ne buste dhe shtatore, mund të ngremë përsëri.

Gazetari amerikan, për të cilin fola edhe më lart, Devid Baider, që mbulonte çështjet e Ballkanit, është shprehur se: “Ramiz Alia, mund të ketë shumë gabime, por Ramiz Alia, nuk është vrasës. Ai shmangu me shumë mjeshtri, përplasjen civile në Shqipëri, gjatë ndërrimit të sistemit komunist”.

Si kanë qenë marrëdhëniet e tyre, pra Nexhmijes me Ramizin, pas rrëzimit të monumentit të Enverit?

Kanë qenë marrëdhënie të prishura, ishte një “bukë e thyer”. Por Ramizi e ruajti Nexhmijen, duke i dhënë asaj mbështetje politike. Në Kongresin e 12 qershorit 1991, të PPSH-së, kur u krijua Partia Socialiste, Ramizi nuk e përjashtoi Nexhmijen. E gjithë Byroja Politike, u përjashtua. Por ajo që di, është se; që pas rrëzimit të monumentit të Enverit, Nexhmija dhe Ramizi, nuk kanë pasur më shkuarje dhe ardhje.

Ju thoni se mes Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, nuk ka pasur komunikim. A ishte Nexhmija në vdekjen e Ramizit dhe ceremoninë e varrimit të tij?

Jo, jo, nuk ka qenë, as edhe ndonjë nga fëmijët e saj. Nuk e mbaj mend të kenë qenë, as për ngushëllim më pas. As telefonatë ngushëllimi, nuk u ka bërë fëmijëve të Ramizit, përveç Ilirit, që është dhëndër, te vëllai i Ramizit. As Ramizi, nuk i ka shkuar Nexhmijes pas burgut. Por Ramizi, bëri një përpjekje, për të përmirësuar marrëdhëniet me Nexhmijen.

Përmes një miku të përbashkët, i çoi Nexhmijes një mesazh, ku i kërkonte, që të linin pas mëritë e së shkuarës dhe të vijonin të ishin miq, për kujtimet e mira që kanë pasur bashkë, që nga koha e Luftës e, gjatë viteve të socializmit, por Nexhmija, nuk e pranoi këtë mesazh, duke i thënë që; nuk pres asnjë mesazh nga Ramizi. Duket se Nexhmija, nuk e kuptoi deri në fund Ramizin, i cili gjatë gjithë jetës, kishte shmangur përplasjen e fortë, në çdo moment.

Pas burgut që bënë byroistët, u duk njëlloj ftohjeje e tyre, ndaj Ramiz Alisë, madje ata e cilësonin edhe tradhtar. Kanë komunikuar më mes tyre?

Jo, pati njëlloj ftohjeje, një tërheqje të tyre, ndaj Ramizit.

Keni pasur ju dijeni, për kërkesë të Ramizit që Nexhmije Hoxha dhe fëmijët e saj, të largoheshin nga Shqipëria?

Liljana Hoxha dhe fëmijët e saj, kanë ikur jashtë shtetit, ndërsa Nexhmija, nuk ka lëvizur dhe nuk ka dashur të lëvizë. Ishte një ide, që familja e Enverit, të shkonin në Kanada, se i priste Partia Komuniste e Kanadasë. Nexhmija, nuk ka dashur të ikte. Nuk kam dijeni që Ramizi, t’i ketë kërkuar Nexhmijes, të largohet me gjithë fëmijët, jashtë shtetit.

Arrestim i Nexhmije Hoxhës, kishte të bënte me një lloj kompromisi, për të shpëtuar rënien e qeverisë së stabilitetit?

Në fakt ka qenë një kusht i demokratëve për burgosjen e Nexhmijes dhe shkarkimin e drejtorit të Televizionit që të mos binte qeveria e stabilitetit.

Ramizi e pranoi në heshtje?

Ramizi nuk kishte se ç’të bënte, e pranoi në heshtje, për hir të stabilitetit të vendit, sepse, nuk dihej se çfarë kolapsi dhe pasojash mund të krijonte rënia e qeverisë së stabilitetit, në atë gjendje që ishte ekonomia e vendit.

Ramizi, firmosi?

Jo, jo. Ramizi nuk ka firmosur arrestimin e Nexhmijes. Madje, Ramizi pas burgut të tij, kishte një merak. Më ka kërkuar mua, që të gjej dike, që të sqarohej ai vetë, se kush kishte dhënë urdhër për arrestimin e Nexhmijes. Unë i sugjerova Fadil Canin, që ta takonte. Shkova me Fadilin në shtëpinë e Ramizit, i cili e pyeti, se si është zhvilluar ngjarja e arrestimit të Nexhmije Hoxhës.

Ramizit i kishte ngelur një barrë e madhe në opinion, arrestimi i saj, pasi e kishin cilësuar byroistët edhe si tradhtar, që lejoi arrestimin e bashkëshortes së Enver Hoxhës. Fadili i tregoi Ramizit, se Nexhmija u arrestua me urdhër të Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Nuk dihet qartë, se çfarë roli ka luajtur Ylli Bufi, që në atë kohë ka qenë Kryeministër. Por si i tillë, ai duhet të ekzekutonte pushtetin që i jepte ligji.

Gjatë kohës që Nexhmije Hoxha. ishte në burg, pati ndonjë vizitë apo, ndonjë të dërguar për të sqaruar këtë keqkuptim, mes Ramizit dhe saj. Ju, keni shkuar ta takoni në emër të Ramiz Alisë, Nexhmijen në burg?

Asnjëherë, as Ramizi dhe as unë. Madje dhe kur Ramizi ishte në burg, unë nuk i vajta asnjëherë. Unë pyesja vajzën e tij, Zanën, se kur mund të shkoja ta takoja në burg. Ai i kishte thënë të bijës, që nuk dua të më vijë njeri. Ishte shumë i vrarë shpirtërisht dhe nuk donte që unë, apo të tjerë, që kishin punuar me atë si president, ta shihnim në qeli. Nuk i vajta asnjëherë, sepse edhe ai nuk donte.

Nuk i shkoi askush. Në fillim të burgut, qeveria i bëri një izolim total Ramizit. Nuk i lejonin as libra, as laps të shkruante, as fletore, asgjë, as komunikim me të burgosurit e tjerë. Por ka dhe një histori njerëzore, burgu i Ramizit. Drejtor i burgut ishte Tanush Mulleti, nipi i Qazim Mulletit. Ai kishte një histori interesante me Ramizin.

Në 1942, kur ishte bërë një demonstratë në Tiranë dhe Ramizi ishte arrestuar, bashkë me një shok, te prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti, kishte ndërhyrë një mik nga ana e gruas së Qazimit dhe Ramizi, bashkë me të arrestuarin tjetër, u liruan me firmë të tij. Pas çlirimit, Ramizi kishte pushtet dhe ia ktheu këtë nder që i bëri Qazim Mulleti, familjes së tij. Nuk e di saktë se në ç’mënyrë. Kur Ramizi ishte në burg, e ka ndihmuar shumë Tanushi, në mënyrë njerëzore, në kundërshtim me urdhrat për izolim, që ishin dhënë ndaj Ramizit.

Madje kur u shpërbë burgu në 1997, nga frika dhe kaosi që ishte përfshirë vendi, sepse ishte dhe rreziku se mund ta eliminonin fizikisht, Tanushi e mori nga burgu me makinën e vet dhe e dërgoi në shtëpi Ramizin. Këtë fakt, Ramizi e kujtonte vazhdimisht, duke evidentuar anën njerëzore, edhe pse Tanushi dhe Ramizi, i përkisnin klasave të ndryshme shoqërore.

Kishte një lloj diferencimi në marrëdhëniet e brendshme të familjes Hoxha, sepse një nga nuset e djemve, Teuta, ishte mbesa e Ramizit, ndërsa Liljana, nuk kishte një prejardhje të tillë. Ndikonte ky fakt, në një lloj xhelozie të brendshme?

Unë mendoj se balancat në atë familje, i ka prishur Liljana. Nuk e di nëse ka pasur ndonjë gërr-vërr, por di që Liljana, ishte më e përkëdhelur nga Enveri, ai e mbante më afër. Nuk mund të them se çfarë vlerësimi ka pasur Nexhmija, për Liljanën, por në atë kohë, flitej se Nexhmija, nuk ka dashur që ajo, të ishte nusja e djalit. Por, ka qenë Enveri, si më parimor, që të pranonte vajzën, që dashuronte djali i tij.

Si kanë qenë marrëdhëniet e Ramizit, me Liljana Hoxhën?

Marrëdhënien jo të mire, mes Liljana Hoxhës dhe Ramiz Alisë, unë e kam vënë re, edhe gjatë kohës kur Ramizi ishte kryetar i Kuvendit Popullor dhe Liljana, ishte nëndrejtoreshë e Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Ramizi, më kërkoi të shkoja në ATSH dhe të merrja lajmet për përdorim të brendshëm, që qarkullonin në nivelin e lartë të aparatit shtetëror, ishin informacione të një rëndësie të veçantë, që ATSH i përpunonte dhe ua shpërndante drejtuesve të shtetit.

Takova drejtorin, dhe ai më tha se me to merrej Liljana. Unë me Liljanën nuk kishim njohje, por përshëndeteshim nëpër korridoret e institucioneve. Pra, nuk isha i panjohur. I trokita në zyrë Liljanës dhe i kërkova lajmet me porosi të shokut Ramiz. Liljana me një ton të çuditshëm më tha: “Ç’ju duhen ju këto lajme”?! Unë i thashë që; ne na duhet, aq sa ju duhen edhe ju.

Kjo ndodhte pas vdekjes së Enver Hoxhës?

Po, po, Enveri kishte vdekur në atë kohë. Mua më bëri përshtypje për tonin që ajo përdori, një lloj toni shpërfillës. Unë di që Liljana trajtohej nga ana mjekësore në atë kohë, kishte një lloj problemi, që unë nuk e di se nga i buronte. Ndoshta nga emri i madh që kishte marrë, pasi ishte bërë nusja e djalit të Enver Hoxhës dhe nuk e përballonte dot këtë peshë…?!

A shprehej Ramizi ndaj sulmit që i bëhej nga Liljana Hoxha?

Jo, jo, asnjëherë nuk e kisha dëgjuar të shprehte diçka ndaj Liljanës. Unë e njihja shumë mirë Ramiz Alinë, ai nuk mund të ulej kurrë në nivelin e akuzave të Liljanës. /Memorie.al

Marrë nga Panorama.com.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ’76-ën, detar i anijes sonë ‘Durrësi’, F. Z., nga Vlora, më tha: Makso, hap sytë, mos u shoqëro me Aladin Kapon se, jo vetëm që merret me kontrabandë, por ai...”/ Rrëfimi i ish-të burgosurit politik

Next Post

“Ali Xhunga, shefi kryesor i hetuesisë te Burgu i Kishës n’ Shkodër, kur e mori vesh se mua, s’më vinte kurkush në takim dhe s’kishim asnjë ushqim, më tha...”/ Dëshmia e trishtë e fratit të famshëm

Artikuj të ngjashëm

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
Next Post
“Ali Xhunga, shefi kryesor i hetuesisë te Burgu i Kishës n’ Shkodër, kur e mori vesh se mua, s’më vinte kurkush në takim dhe s’kishim asnjë ushqim, më tha…”/ Dëshmia e trishtë e fratit të famshëm

“Ali Xhunga, shefi kryesor i hetuesisë te Burgu i Kishës n’ Shkodër, kur e mori vesh se mua, s’më vinte kurkush në takim dhe s’kishim asnjë ushqim, më tha...”/ Dëshmia e trishtë e fratit të famshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!