• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ish-aspiranti i Sigurimit, Pjerin Kçira, i’u drejtua kryetarit të gjyqit; Për të mbuluar poshtërsitë tuaja e, të Enver Hoxhës, ju po na dënoni, për armët në kishë…”/ Historia tragjike e pesë shkodranëve, në 1948-ën

“Ish-aspiranti i Sigurimit, Pjerin Kçira, i’u drejtua kryetarit të gjyqit; Për të mbuluar poshtërsitë tuaja e, të Enver Hoxhës, ju po na dënoni, për armët në kishë…”/ Historia tragjike e pesë shkodranëve, në 1948-ën
“Pjerin Kçira, ish-hetues i pushkatuem për shpërndarje traktesh kundra pushtetit, tha në gjyq: ‘armët në Kishë i ka fut Sigurimi…”/ Dëshmia e Padër Leon Kabashit
“Kur udhëtonim me auto-burg, patër Aleksi, me të cilin më kishin lidhur me pranga, më foli për At Zef Pllumin, priftin françeskan me karakter të fortë, por…”! / Kujtimet e ish-të burgosurit, nga Gjermania
“Kur Pal Zefi, tha; ‘a ka mbet ndonjë shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit’, Pavllo Popa dhe Paulin Vata…”/ Refleksionet e gazetarit, në përvjetorin e Revoltës së Spaçit
“Në 1966-ën kur u suprimua Ministria e Drejtësisë, që sipas Mehmet Shehut, ishte e panevojshme, Aranit Çela, porosiste gjyqtarët; kodet futini në sirtar dhe nxirrni …”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
“Pjerin Kçira, ish-hetues i pushkatuem për shpërndarje traktesh kundra pushtetit, tha në gjyq: ‘armët në Kishë i ka fut Sigurimi…”/ Dëshmia e Padër Leon Kabashit
“Ali Xhunga, shefi kryesor i hetuesisë te Burgu i Kishës n’ Shkodër, kur e mori vesh se mua, s’më vinte kurkush në takim dhe s’kishim asnjë ushqim, më tha…”/ Dëshmia e trishtë e fratit të famshëm

Nga Dr. Pjetër Pepa

Memorie.al / Mbi bazën e dokumenteve të arkivit, del e qartë dëshmia e sinqertë e At Çiprian Nikës: “Armët nuk i kam pas vetë. Ishin disa mbeturina të lëna nga gjermanët kohë më parë, që kur ishin strehuar dhe kishin banuar në seminarin tonë”. I shkreti At Çipriani, mendonte se bëhej fjalë, për 3-4 mbeturina rrangallë të mbetura si trofe pas ikjes së gjermanëve, dhe me sinqeritet e thoshte edhe atë, pa e ditur se do të dilte në fotografi, pranë një mori pushkësh fare të reja, që ishin futur një mëngjes në atë kuvend e në atë kishë. “Njeriu e ka për detyrë, të thotë gjithmonë të vërtetën, por jo të thotë gjithë të vërtetat”, – porosit Aristoteli, por ishte koha e Lilo Zenelëve, dhe jo e Aristotelëve. “Gjithë arkivin me vlerë historike, e futëm në dy koshunj të mëdhenj, – dëshmon at Zef Pllumi. – Ishte një pasuri e pamasë dokumentesh të Rilindjes Kombëtare, si dhe shkrimet, letrat, kujtimet e dorëshkrimet e Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Imzot Doçit, Imzot Bumçit, etj. Ishin dhe dokumentet e Gjeçovit, fondi i Fishtës, etj”.

“Dorëshkrimet përgjithësisht i sistemuam në valixhe metalike, që kishin qenë dikur arka municioni dhe ishin lënë bosh nga gjermanët, sepse ishin të përshtatshme, kundër lagështirës. E ironia e dhimbshme konsistonte në faktin se në libra, revista dhe ekspozita nxirrnin fotografitë tona para atyre arkave të shoqëruar me nënshkrimin: ‘Ja municioni i fshehur në kishë, në ato arka që me shkrimet e tyre gjermanisht, kishin diçka të tillë lidhur me municionin…’! Natyrisht, ishte kjo një djallëzi ‘e vogël’ e Sigurimit, e vështirë për ta kuptuar cilido”!

“Ka qenë një vepër e shëmtuar, që na ka kushtuar shumë, – dëshmon At Leon Kabashi. – Më duket, urdhri kishte ardhur nga Tirana. Punonjësit e Sigurimit të Shkodrës, u futën nga oborri i gjimnazit të françeskanëve, u lidhën me një student (xhakua) dhe me ndihmës kuzhinierin, të cilëve me sa duket, i kishin thënë që më parë, se Kleri ka mbaruar, ndërsa ju do të shpërbleheni. At Aleks Baçli, që kishte parë lëvizjet e dyshimta, ndenji gjithë natën nën mbikëqyrje (në sakristi) dhe mundi të shohë hyrjet e daljet e asaj nate në kishë, por ngaqë ishte mjaft larg dhe errësirë, nuk mundi të dallojë saktësisht, se çfarë po bëhej aty”!

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Në të dalë të dritës, – tregon at Zef Pllumi, – forcat e Sigurimit, shpërthyen brutalisht kuvendin, mblodhën gjithë fretërit, organizuan atë ‘kontrollin e imët’, deri ndër altare, dhe në njërin prej tyre, gjetën me shumicë armë…! I nxorën gjithë fretërit në oborr, shumica përfunduan në pranga, shuplakë e pështymë, shkelma e sharje, çka s’ishte parë asnjëherë në asnjë vend të botës. Kuvendi ishte shkelë në atë mënyrë, sa banorët përreth, s’e harrojnë ende sot. S’vonuan shumë dhe ia behën të ftuarit dhe autoritetet. U gjendën menjëherë prezent telekamerat jugosllave, për të dokumentuar këtë ngjarje, zjarri i së cilës sapo ishte vënë”.

E përballë kësaj të vërtete, ja se si bëhej propaganda: “Armët e shumta dhe të llojeve të ndryshme që u gjetën të fshehura në seminar, kuvend e, institucione të tjera, – pohon provinciali françeskan Mati Prendushi, – ne i ruanim me shumë kujdes. Depot me armë, një pjesë të pushkëve, të mitralozave, të bombave dhe mortajave e municionin përkatës, ne i patëm marrë nga ushtria italiane”. (Rakip Beqja, “Veprimtaria armiqësore e Klerit Katolik, 1944-1968”, f. 72).

Në altarin e zemrës së Krishtit, në ish-kishën françeskane Shkodër, sipër dhe në fund të tij janë fshehur armë lufte (fishekë, mitraloza e bomba), për t’u përdorur kundër pushtetit popullor. (Idem. f.80).

“Në altarin e Shën Ndout, në kishën françeskane u gjetën armë brezi. Disa ditë më vonë, edhe në kishën e madhe në Shkodër, u gjetën armë lufte të markës gjermane dhe arka me municion”, – thuhet në një vend tjetër. “Më 16 dhjetor 1946, seksioni i Sigurimit të Shtetit, zbuloi në abacinë e Mirditës, brenda në kishë e në qelë, armë e materiale të tjera komprometuese”, – njofton përgjegjësi i Sigurimit të Mirditës, togeri Bardhok Biba.

“Më 1946 u zbuluan me shumicë armë lufte, pushkë, bomba e mitraloza të fshehura nga klerikët në argjipeshkvinë e Shkodrës… Prifti Donat Kurti, mbasi ka prishur murin e dhomës së tij, tregon vendin ku gjendej depoja e armëve të fshehura, që kleri katolik kishte marrë nga gjermanët”, – thuhej në një vend tjetër.

E përballë kësaj propagande që bëhej në opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar, si mund të zbulohej e vërteta, kur dëshmitar i vetëm ishte Zoti e frat (vëlla) Ndou, portieri i kishës? Ai nuk pranoi të dorëzojë çelësat e, të hapë portën për të futur armët e reja e pa pluhur, pushkët e gjata e mauzerët e llustrosura, rreth orës 4.30 të mëngjesit të asaj dite të zezë. Për këtë veprim, e masakruan si mos më keq!

“Ishim te burgu i Ulqinakut, – kujton Terezina Zorba. – Natën erdhën e morën At Mati Prendushin. Të nesërmen na tregoi se bashkë me At Pal Dodën, Donat Kurtin e Çiprian Nikën, ata i çuan në Kishën e Françeskanëve, hapën elterin e Shna Ndout, u vunë pushkë e mitraloza në krahë dhe i fotografuan disa herë”.

Gjithçka, pra, ishte organizuar e përgatitur si s’ka më mirë. Regjisorët kishin qëlluar specialistë të përkryer…! Ishin nga ata që pyesnin: “Kako si ti Pope…”?! e që drejtonin këtë lojë të dhimbshme. Por, tani le të kthehemi për disa çaste tek përgjigjja që i kishte ardhur lutjes së Imzot Frano Gjinit: Ja shkresa e fundit: Ju njoftojmë se të dënuarit me vdekje: 1. Mons. Frano Gjini, 2. P. Mati Prendushi, 3. D. Nikollë Deda, të gjithë nga Shkodra, u ekzekutuan më datën 11.3.1948, në orën 5 paradite dhe fjala e fundit ka qenë:

– “Rroftë Krishti mbret, Feja katolike dhe katolikët në botë. Rroftë Papa! Gjaku dhe trupi jem mbeten këtu, por shpirti dhe zemra është te Papa! Rroftë Shqipnia”! Mons. Frano Gjini.

– “Jam i pafajshëm; po vdes në krye të detyrës t’eme. Rroftë Krishti mbret! Rroftë Papa! Rroftë Kisha Katolike! Rroftë Shqipnia! Ja baj hallall gjyqit dhe atyne që do të shtinë mbi trupat tonë të pafajshëm”. Patër, Mati Prendushi.

– “Rroftë Shqipnia! Po vritem në punën time! Rroftë Krishti mbret! Rroftë populli shqiptar”! Mons. Nikollë Deda.

P/ Kryetarin e Gjykatës, Kapiten I-rë
Misto Bllaci

11 mars 1948, ora 5 e mëngjesit…! Burgu i fretërve ka lëvizje e zhurmë më shumë se asnjëherë tjetër…! Hekura duarsh e shula dyersh, zhurmë makinash e trokitje çizmesh, përbëjnë sfondin e atij mëngjesi të vrenjtur…! Te vendi tashmë tradicional i pushkatimeve, janë rreshtuar 16 vetë, ndër ta 4 janë klerikët më në zë, Imzot Gjini e Deda, At Prendushi e Nikaj…! 12 të tjerët, janë qytetarë që nga gjyqet e mëparshme, janë dënuar për kryengritjen e Postribës: Abdulla Kazazi e Guljelm Suma, Xhelal Hardolli e Bilbil Hajni, Fahri Rusi e Caf Dragusha, Cin Serreqi e Dulo Kali, Kol Prela e Pjetër Pali, Paulin Pali e Murat Haxhia.

Pra, drejtësia e historia, i është borxh edhe atyre për të provuar përfundimisht të vërtetën e, për të zbuluar pafajësinë e tyre. Ata janë intelektualë e inxhinierë, avokatë e deputetë, por mbi të gjitha, janë patriotë e martirë të demokracisë shqiptare. Një shi i imët i shtohej atij sfondi vajtues në orët e para të mëngjesit…! Ashtu flokëthinjur, të lidhur pranë njëri-tjetrit, klerikë, myslimanë e të krishterë, qëndrojnë para një grope të madhe, që ngjasonte me një gojë të hapur e gatshme, për t’i përpirë. Një heshtje si vetë vendi në të cilin ndodheshin, varret…!

AKTI I DYTË – ZBULOHET E VËRTETA…!

Të vërtetën e dinte vetëm Zoti e, frat Ndou, portieri, të cilit i kishin kërkuar çelësat… por tashti edhe ai nuk mund të fliste, sepse e kishin çuar edhe atë tek Zoti…! Çfarë mund t’i ketë mbetur pa thënë, kësaj drame të përgjakshme? Nuk kanë kaluar as katër muaj nga pushkatimi, dhe një valë e re arrestimesh shpërthen sërish në Shkodër, e bujshme dhe tepër e veçantë, për llojin e saj. E veçanta konsistonte te të arrestuarit. Është një grup tashmë të rinjsh, 20-25 vjeçar, tre nga të cilët, janë jo vetëm anëtarë partie, por edhe punonjës të Sigurimit të Shtetit. Më 28 korrik 1948 do të arrestohen:

  1. Pjerin Kçira – 25 vjeç, anëtar partie, aspirant në seksionin e Sigurimit Shkodër, korrespondent i “Zërit të popullit”.
  2. Gjovalin Mazreku – 20 vjeç, anëtar partie, kapter në seksionin e sigurimit, Shkodër.
  3. Lin Çollaku – 23 vjeç, anëtar partie, kapter në seksionin e Sigurimit, Shkodër.
  4. Zef Bardhoku – 24 vjeç, anëtar partie, nëpunës.
  5. Nush Simoni – 22 vjeç, nëpunës banke.

Edhe për ta – rituali i zakonshëm. Po cila ishte akuza? Natyrisht, do të bëhej shpejt e shpejt edhe për ta një…!

                                                      Proces-verbal

“Prokuroria ushtarake e Tiranës, me funksion në Shkodër, me Akt-akuzën e saj datë 26.5.1949, i sjell për gjykim kësaj gjykate çështjen penale për të pandehurit Pjerin Kçira… me shokë se:

– Kanë qenë anëtarë të një grupi të organizuar në mbledhje të fshehta.

– Kanë bërë agjitacion e propagande me gojë e me shtyp.

– Kanë marrë vendime që të kryejnë atentate kundër funksionarëve të partisë e të pushtetit dhe kanë kërkuar të bëjnë atentat kundër një anëtari të Sigurimit, por që nuk e kanë kryer nga frika se mos diktoheshin… etj”.

Kur u formua dhe çfarë ishte ky grup?

Mbi bazën e dokumenteve rezulton që grupi u krijua më 18 korrik 1948, dhe se në një mbledhje të rregullt me votime kanë zgjedhur kryetar Pjerin Kçirën. “Koçi Xoxe nuk ka dominuar mbi sekretarin e parë të partisë, E. Hoxhën, prandaj ky i fundit, është fajtor e përgjegjës për gjithçka që po ndodhte në Shqipëri”.

Ishte ky mendimi i anëtarëve të këtij grupi, në atë periudhë të turbullt, kur një “tradhti” zbulohej në Shqipëri e, që me vonë (3 mars 1949), u hiqej mandati edhe vetë Koçi Xoxes e Pandi Kristos (Arkivi i Kuvendit Popullor).  Pra, veprimtaria e grupit rezulton të jetë zbuluar në krye të dhjetë ditëve…! Të ishte një armiqësi apo truk që organizonte Sigurimi, i cili nuk kursente as edhe shërbëtorët e vet kur duheshin zhdukur gjurmët…?! Dhe, hetimet do të zgjasin njëmbëdhjetë muaj, e natyrisht edhe torturat me devocion të posaçëm, po i realizonin Ali Xhunga, Kasem Troshani e shumë të tjerë, që deri dje kishin qenë shokë të tyre…!

Madje, gjatë procesit gjyqësor, të pandehurit akuzojnë për këto tortura dhe të mësipërmit detyrohen të vijnë dhe të dëshmojnë në gjyq, siç e ka kërkuar mbrojtja. Por natyrisht, as që mund të ndodhte ndryshe. U provua “katërcipërisht”, se deklaratat e të pandehurve, ishin marrë “pa asnjë detyrim e presion”…! Akuzohen gjithashtu për atentate që kishin dashur të bënin kundër Abaz Lazes, Lilo Zenelit, Ali Begut, etj.

Dhe… një procesverbal tjetër:

“Sot, më datën 28.5.1949, trupi gjykues, i përbërë nga kapiten i parë, Vangjel Kocani, kryetar, dhe toger Haxhi Beqiri, e kapter Ali Tirana, anëtarë, me prokuror, kapiten i parë, Harito Nashi, hapin gjyqin kundër të pandehurve…”!

Për të arritur kështu në pretencën e prokurorit, që dënon Pjerin Kçirën e Nush Simonin, me 20 vjet, Zef Bardhokun me 15 vjet, Gjovalin Mazrekun me 13 vjet, e Lin Çollakun, me 8 vjet. Të nesërmen, më 11.6.1949, pas mbrojtjes formale, gjykata vendos për Pjerin Kçirën; dënim me vdekje, me pushkatim, e gjithçka merr fund. Kjo, së paku zyrtarisht, në bazë të dokumenteve të arkivuara.

Pjerin Kçira, dërgohet tek Zalli i Kirit e pushkatohet, siç ishin pushkatuar shumë të tjerë para tij e, siç do të pushkatoheshin edhe shumë të tjerë, pas tij. Ku qëndron e veçanta?! Fatkeqësisht, dokumentet e arkivit, nuk na ndihmojnë…! Ato ose janë zhdukur, ose me qëllim janë ndryshuar, që të mos përmendet fare ai sekret, që lidh bashkë këto dy akte, të kësaj drame të përgjakshme! Ndoshta e veçanta, kishte filluar që më herët…! Ajo kishte filluar që atëherë kur Pjerin Kçira, nga Antar-Partie, kthehej, në armik i popullit, po me një ndryshim tepër të madh…!

Dikur, anëtar partie me privilegje e favore. Dikur, aspirant i Sigurimit të Shtetit e përgjegjës i Burgut të Kishës. Dikur, hetues i At Mark Harapit, Dom Anton Muzajt e, sa e sa të tjerëve. Dikur, i njohur e i fuqishëm me miq e shokë, oficerë e hetues të Sigurimit. E tashti, përsëri a-p, por me vulën e zezë si armik i popullit. Pra, antipod i asaj çka kishte qenë dikur; nga persekutor, në i persekutuar e, kaq menjëherë e papritmas…!

Për hir të së vërtetës, duhet pohuar që të rinjtë kishin qëlluar trima dhe realizuan një gjyq, që do të kujtohej për shumë kohë për llojin e vet.

Të 16 seancat do të vazhdonin njëra pas tjetrës, për të arritur në pikën kulmore, kur kryetari i gjykatës, do t’i mbyllë gojën Pjerin Kçirës. Ai, për të pastruar ndërgjegjen, nxjerr një sekret që e digjte prej kohësh, por që do të binte si bombë mbi trupin gjykues e mbi të gjithë sallën: “Mos mendo se bën me mua siç kemi bërë me klerikët katolikë, duke ia futur armët në kishë e, duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyret…! Për të mbuluar poshtërsitë tuaja e, të Enver Hoxhës, ju doni të dënoni njerëzit e pafajshëm”!

Natyrisht, kjo shokoi plotësisht kryetarin e trupit gjykues, që deri atëherë me zor po e mbante veten e po zotëronte situatën. Nuk kishte rrugë tjetër. Seanca duhej të mbyllej.

– “Neve, që kishim radhën të gjykoheshim mbas Pjerinit, – dëshmon Ernest Përdoda, – gjyqi do të na bëhej me dyer të mbyllura…! Deklarata e tij për futjen e armëve në kishë i kishte futur frikën…”!

– “Pjerini ka qenë nxënësi im, – dëshmon at Leon Kabashi. – Në vitin 1947, ndërsa torturohesha nga Anesti Kopali, për të vërtetuar akuzat e paqena mbi armët, isha i lidhur për shtyllë pa hëngër, pa pirë e pa fjetë. E pranë meje kalon Pjerini, të cilit iu drejtova me fjalët: A ky është komunizmi i vërtetë, me zhdukë të pafajshmit?! Ai më hodhi një vështrim dhe iku pa fol asnjë fjalë. Mbas pak erdhi roja, me pak ujë e ushqim dhe më zgjidhi…! Munda të kuptoj që ai, diçka ishte rrezikuar. Me fjalën e fundit, ai nxori në dritë të vërtetën e madhe se, armët i kishte futur vetë Sigurimi dhe për këtë u pushkatua, duke u bërë martir i së vërtetës…”!

Ndërsa bashkëvuajtësi i qelisë, zoti Ahmet Bushati, kujton çastet e fundit: – “Erdhën duke kënduar himnin kombëtar e menjëherë sapo e futën në birucë, me sinjalin që kishim filloi menjëherë të më tregojë për qëndrimin e tij dhe vendimin e gjyqit…! U përpoqa t’i mbush mendjen se nuk mund ta pushkatojnë, por ai fare i qetë, m’u përgjigj: – ‘Jo, jo! Që do të më pushkatojnë, atë e di mirë, jam i sigurt, sepse i kam dekonspiruar aty, ku atyre u djeg më fort, por unë e bana timen’. – Të nesërmen ne u ndamë, se Pjerinin e çuan në Burgun e Gestapos”.

– “Ishte viti 1949, – kujton ish-i burgosuri Gjon Ljarja. Gjendesha i arrestuar në burgun e Sigurimit, të quajtur ‘Burgu i Gestapos’. Tek një birucë-nevojtore, ku zakonisht ndrynin të dënuarit me vdekje, ato ditë kishin futur të dënuarin me pushkatim, Pjerin Kçira…! Një paradite dëgjova që u hapën hekurat e dyert dhe dikush u fut tek ai e sapo u largua, Pjerini filloi të këndojë me zë të lartë: ‘Por si fleta e ejllit të Zotit’, e këngë të tjera patriotike…! Nga darka mundi të më tregojë, se i kishin komunikuar pushkatimin, e se në drekë ishte takuar edhe me nënën dhe të fejuarën, për të fundit herë para pushkatimit”.

– “Deshëm t’i japin shpresë, – vazhdon një tjetër dëshmitar, – duke i thënë se kemi ndërhyrë te Tuk Jakova e, se do t’i falej jeta, por përsëri jo! – Gjithçka ka marrë fund! – ishte përgjigjja e Pjerinit, – veç ju lutem më sillni një prift, që të rrëfehem për të fundit herë. E nëse nuk do ta lejojnë si prift, le të maskohet e të veshet si fshatar, e të vijë tek unë, se e pres patjetër për rrëfimin e fundit”.

Më tej zoti Gjon Ljarja vazhdon: – “Rreth orës 22, dëgjuam sërish zhurmë çelësash e dyersh, na e mori mendja. Pjerini filloi të thërrasë me zë të lartë: ‘Lamtumirë, ma bani hallall shokë’! E kështu, doli në oborr, ndërsa zhurma e motorit të një makine që u nis, përfshiu gjithçka. Pastaj, prapë heshtje varri…!/Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2023

Next Post

“Kur erdhi në qytetin e Shkodrës, diktatori Enver Hoxha, i ulur pranë Hrushovit e shoferit, në nji limuzinë të madhe, nuk fliste, as buzëqeshte, por...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Kur erdhi në qytetin e Shkodrës, diktatori Enver Hoxha, i ulur pranë Hrushovit e shoferit, në nji limuzinë të madhe, nuk fliste, as buzëqeshte, por…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja

“Kur erdhi në qytetin e Shkodrës, diktatori Enver Hoxha, i ulur pranë Hrushovit e shoferit, në nji limuzinë të madhe, nuk fliste, as buzëqeshte, por...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!