• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Zef Gjeto Pllumbi, xhakua, ka krye të tretin kurs Theollogjik, ka t’ekzekutuar, Mark Mirin e Zef Mirin dhe t’arrestuar, djalin e dajës…”/ Zbulohen dokumentet e gjyqit të fratit të famshëm

“Një nga meritat kryesore të kujtimeve të At Zef Pllumit, të qëndruarit besnik ngjarjeve në pasqyrimin e tyre, si p.sh., takimi me Mehmet Shehun dhe…”/ Refleksione për veprën “Rrno vetëm për me tregue”
Imzot Frano Gjinin
“Zef Gjeto Pllumbi, xhakua, ka krye të tretin kurs Theollogjik, ka t’ekzekutuar, Mark Mirin e Zef Mirin dhe t’arrestuar, djalin e dajës…”/ Zbulohen dokumentet e gjyqit të fratit të famshëm
“Zef Gjeto Pllumbi, xhakua, ka krye të tretin kurs Theollogjik, ka t’ekzekutuar, Mark Mirin e Zef Mirin dhe t’arrestuar, djalin e dajës…”/ Zbulohen dokumentet e gjyqit të fratit të famshëm
“Në krye të njerëzve të Sigurimit që më arrestuan, ishte Çesk Shoshi, kurse prokurori, Aranit Çela, dha 11 dënime me vdekje për…”/ Dëshmia e ish pjesëtarit të organizatës
“Zef Gjeto Pllumbi, xhakua, ka krye të tretin kurs Theollogjik, ka t’ekzekutuar, Mark Mirin e Zef Mirin dhe t’arrestuar, djalin e dajës…”/ Zbulohen dokumentet e gjyqit të fratit të famshëm
“Zef Gjeto Pllumbi, xhakua, ka krye të tretin kurs Theollogjik, ka t’ekzekutuar, Mark Mirin e Zef Mirin dhe t’arrestuar, djalin e dajës…”/ Zbulohen dokumentet e gjyqit të fratit të famshëm
“Zef Gjeto Pllumbi, xhakua, ka krye të tretin kurs Theollogjik, ka t’ekzekutuar, Mark Mirin e Zef Mirin dhe t’arrestuar, djalin e dajës…”/ Zbulohen dokumentet e gjyqit të fratit të famshëm
“Për 25 vjet, kam qenë në Çekosllovaki, Austri, Francë, Belgjikë e Itali, i dërguar nga Sigurimi, për vrasje të emigrantëve shqiptarë dhe…”/ Dëshmia e bujshme e ish-të burgosurit politik

Nga Leonora Laçi

Pjesa e parë

-Dosja e rrallë e gjyqit të 10 priftërinjve; si u pushkatuan 4 prej tyre dhe dënimi i parë i At Zef Pllumit e, fjalët e fundit para ekzekutimit-

Memorie.al Për herë të parë, publikohet e plotë dosja gjyqësore e një prej proceseve më të bujshme të diktaturës komuniste, ajo e Monsinjor Frano Gjinit. Ky proces, dënoi Monsinjor Gjinin dhe 3 priftërinj të tjerë, me vdekje dhe 6 të tjerë, me burgim dhe me punë të detyruar. Me i riu ndër ta, At Zef Pllumi, mori dënimin e parë në vitin 1948, në këtë proces gjyqësor, duke e dënuar me 3 vjet heqje lirie dhe punë të detyruar. Proces-verbalet e plota, janë marrë nga dosja e gjyqit të Mons. Frano Gjinit, e gjetur në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dokumentet janë përshkruar siç ndodhen në versionin origjinal të tyre në dosjet përkatëse.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

Vendimet e gjykatës për dënimin e 11 klerikëve katolik

Vendimi që u mor në fillim të marsit të 1948, ishte; Për Monsinjor Frano Gjinin, Dom Nikoll Deden, Padër Mati Prendushin dhe Dom Tom Lacen, dënim me vdekje. Për Padër Gjon Karmën me 20 vjet privim lirie e, punë e detyruar, për Dom Ndoc Sahatçin, me 15 vjet privim lirie e punë të detyruar, për Padër Mhill Miraj-n me 10 vjet privim lirie e punë e detyruar. Ndërsa për të pandehurin Zef Haxhia dhe Dom Nikoll Shelqetin, me nga 5 vjet privim lirie e, punë të detyruar. Për Atë Zef Pllumin, me 3 vjet privim lirie e punë të detyruar.

Kjo dosje, përmban procesin, nga akuzat e Prokurorit ushtarak Namik Qemali dhe vendimin e gjykatës, me kryetar Misto Bllaca dhe anëtarët; Anastas Koroveshi dhe Xhemal Bejtja. Përmes një procesi dhe akuzash të pabaza, proces-verbalet, japin dinamikën e plotë të dënimit kriminal, të françeskanëve shqiptarë si dhe fjalën e tyre të fundit në gjyq, kundër procesit politik ndaj tyre.

                         Dosja e plotë;

                  Shkodër me 2/I/ 1948

                         Akt-akuzë

                     Gjykatës Ushtarake

Këtu

Siç rezultonte dhe nga aktet që bashkangjitur po u paraqesim të pandehurit:

  1. Monsinjor Gjini,
  2. Dom Nikoll Deda,
  3. Pader Mati Prendushi,
  4. Dom Tom Laca,
  5. Zef Haxhija,
  6. Dom Ndoc Sahatçija,
  7. Pader Gjon Karma,
  8. Pader Mhill Miri,
  9. Xhakojt; Zef Pllumbi dhe Dom Shelqeti, akuzohen se:

Kanë punuar për ardhjen e fashizmit dhe për okupacionin e vendit t’onë, nga imperializmi Italian. Qysh para okupacionit, kanë qenë agjentë politikë dhe spiunazhi t’imperializmit Italian. Gjatë okupacionit, kanë punuar për fashizmin e vendit.

Kanë punuar për të legalizuar okupacionin armik. Me anë të agjitacionit e të propagandës fashiste, janë përpjekur të shuajnë ndjesitë patriotike dhe nacionale të popullit. Kanë qenë pengës serioze e Luftës Nacional-Çlirimtare.

Kanë punuar për eliminimin e kësaj lëvizje. Kanë ndihmuar dhe kanë bashkëpunuar me gjithë organizatat kriminale gjat okupacioneve. Kane përkrahur dhe ndihmuar tërë qeveritë kuislinge të kohës okupacioneve si dhe politikën e tyre renegate. Kanë praktikuar të gjitha mjetet e mundshme dhe çdo lloj metode, për të shuar ose penguar deri në fund, rezistencën e popullit.

Gjat okupacionit Gjerman, janë bërë agjentë të Gestapos, duke denoncuar në zyrat sekrete të saj, militantët e L.N.Ç. Kanë ndihmuar repartet dhe formacionet armike e, bashibozuke kur shkonin nder krahina, për të luftuar partizanët.

Mbas çlirimit të Shqipërisë, të tmerruar nga Pushteti në dorë te popullit, hidhen me egërsi dhe ma me tërbim, kundër popullit dhe Pushtetit. Me qellim që ta godasin Pushtetin ma me forcë, ja fillojnë organizmit të tyre, përbrenda Klerit Katolik nën kryesin e Monsinjor Gjini, të Dom Nikoll Dedës, Padër Mati Prendushi, të Monsinjor Volaj, etj., krerë klerikal.

Organizmin e tyre, e fillojnë duke e transformuar gjithë klerin katolik, në një organizatë fashiste, të quajtur Demokristiane. Zgjedhin Komitetin Qendror, me elementët e sipërpërmendur, si; Monsinjor Gjini, Monsinjor Volaj, Dom Nikoll Deda, Padër Mati Prendushi, etj., si dhe civilët Zef Haxhija me shokë.

Në vendimet e Komitetit Qendror, kanë specifikuar formimin e Komiteteve e N/Komiteteve të kësaj organizate, ndër famullia të ndryshme, nder krahina. Lidhjen me t’arratisur, brenda dhe jashtë shtetit, si dhe me çdo organizatë terroriste, brenda Shtetit. Lidhjen me imperialistët e huaj dhe me çdo armik të vendit t’onë. Koordinimin e luftës kundër Pushtetit, me çdo kundërshtar të Pushtetit. Pregatitjen e një kryengritje imediate, t’armatosur, për kundër Pushtetit.

Të gjithë këto vendime, të pandehurit bashkë me shokët e tyre, kanë vënë në zbatim, duke u lidhur me t’arratisurit, duke dërguar memorandume imperialistëve të huaj. Formuan Komitetin e Përbashkët t’organizatës terroriste për Shkodrën, duke u përfaqsuar në ketë organizatë terroriste për Shkodrën, duke u përfaqësuar në këtë organizatë, nga Dom Nikoll Deda. Kanë zhvilluar propagandë të gjerë për formimin e kryengritjes, kundër Pushtetit (karakteristik), përpjekja e 9 Shtatorit ‘46.

Nga të pandehurit, Zef Haxhija, ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Demokristianes. Ka tradhtuar besimin e popullit, si përfaqësues i popullit, në Kuvendin Popullor, duke u lidhur me organizatat terroriste fashiste, e profashiste, të cilat ishin për rrëzimin me dhune te Pushtetit Popullor. Faje këto, që parashikonin prej nenit 2,3, pikës 1,2,4,6,7, 8 e 14 dhe nenit 4 të Ligjës Nr. 372, mbi fajet penale, kundra Shtetit dhe Popullit.

                               Prokurori Ushtarak i Z.U.SH

                                        Kapiten

                                      Namik Qemali

                                                           Proces-Verbal

Prokuroria Ushtarake e Zonës Ushtarake të Shkodrës, me akt-akuzën e sajë, me Nr.2 datë 2/I/1948, i solli kësaj gjykate aktet hetimore, të rrjedhura kundra të pandehurve: Monsinjor Gjini, Dom Nikoll Deda, Padër Mati Prendushi, Dom Tomë Laca, Zef Haxhija, Dom Ndoc Sahatçija, Padër Gjin Karma, Padër Mhill Miraj, Xhakoj, Zef Pllumbi dhe Dom Shelqeti, për fajin se:

Kanë punuar për ardhjen e fashizmit dhe për okupimin e vendit t’onë, nga imperializmi Italian. Qysh para okupacionit, kanë qenë agjentë politike dhe spiunazhi t’imperjalizmit Italian. Gjat okupacionit, kane punuar për fashistizimin e vendit.

Kanë punuar për të legalizuar okupacionin armik. Me anë të agjitacionit dhe të propagandës fashiste, janë përpjekur të shuajnë ndjesitë patriotike dhe nacionale të popullit. Kanë qenë pengës serioze e L.N.Ç. Kanë punuar për eliminimin e kësaj lëvizje.

Kanë ndihmuar dhe kanë bashkëpunuar me të gjith organizatat kriminale, gjate okupacioneve. Kanë përkrahur dhe ndihmuar terë qeveritë kuislinge të kohës okupacioneve, si dhe politikën e tyre renegate. Kane praktikuar të gjitha mjetet e mundshme dhe çdo lloj metode, për të shuar ose penguar deri në fund, rezistencën e popullit.

Gjat okupacionit Gjerman, janë bërë agjentë të Gestapos, duke denoncuar në zyrat sekrete të saj, militantët e L.N.Ç. Kanë ndihmuar repartet dhe formacionet armike e bashibozuke, kur shkonin ndër krahina për të luftuar partizanët. Mbas çlirimit të Shqipërisë, te tmerruar nga Pushteti në dorë të popullit, hidhen me egërsi dhe ma me tërbim, kundër Popullit dhe Pushtetit.

Me qellim që të godasin Pushtetin, ma me forcë, i’a fillojnë organizmit të tyre, për brenda Klerit Katolik, nën kryesin e Monsinjor Gjinit, Dom Nikoll Dedës, Patër Mati Prendushit, Monsinjor Volaj, etj., krerë klerikale. Organizmin e tyre, e fillojnë, duke transformuar gjithë Klerin Katolik, në një organizatë fashiste, të quajtur Demo-kristjane.

Zgjedhin Komitetin Qendror, me elementët e sipërpërmendur, si Monsinjor Gjini, Monsinjor Volaj, Dom Nikoll Deda, Padër Mati Prendushi, etj, si dhe civilët Zef Haxhija, me shokë.

Në vendimet e Komitetit Qendror, kanë specifikuar formimin e Komiteteve e N/Komitete të kësaj organizate, nder famullia të ndryshme ndër krahina. Lidhjen me t’arratisur, brenda dhe jashtë shtetit, si dhe me çdo organizatë terroriste, brenda shtetit. Lidhjen me imperialistët e huaj dhe me çdo armik të vendit t’onë. Koordinimin e luftës kundër Pushtetit, me çdo kundërshtar të Pushtetit.

Përgatitjen e një kryengritje imediate t’armatosur, për kundër Pushtetit. Të gjith këto vendime, të pandehurit bashkë me shokët e tyre, i kanë vënë në zbatim, duke u lidhur me t’arratisurit, duke dërguar memorandume imperialistëve të huaj.

Formuan Komitetin e Përbashkët t’organizatës terroriste për Shkodrën, duke u përfaqësuar në këtë organizatë, nga Dom Nikoll Deda.

Kanë zhvilluar propagandë të gjerë për formimin e kryengritjes kundër Pushtetit (karakteristik përpjekja e 9 shtatorit 46’). Nga të pandehurit, Zef Haxhija, ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Demo-kristjanes.

Ka tradhtuar besimin e Popullit, si përfaqësues i popullit në Kuvendin Popullor, duke u lidhur me organizatat terroriste fashiste, e profashiste, të cilat ishin për rrëzimin me dhunë të Pushtetit Popullor.

Faje këto, të parashikuara prej neneve 2,3 (pikat 1,2,4,6,7,8 e 14) dhe nenit 4  te Ligjit Nr.372, mbi fajet penale kundra Shtetit dhe Popullit.

Këto akte, mbasi u regjistruan nën Nr.17 te Radhorit Themelor, për ditë gjyqi, u caktua data 6 Janar 1948, ditën e Martë, ora 10 para dreke, Shkodër, me 2/I/ 1948.

Ditën dhe orën e sipërme, trupi gjykues, u formua si vijon:

Kryetar          Kapiten I-rë             Misto Bllaca

Antar            N/Toger               Anastas Koroveshi

Antar            N/Toger                Xhemal Bejtja

Duke qenë gadi Prokurori, Kapiten Namik Qemali dhe Sekretari i Gjykatës, Shaban Qamil Dautaj.

U suallën të pandehurit nga burgu:

U pyet, identiteti i tyre dhe thanë se quhen:

Monsinjor, Frano Pjeter Gjini, i biri i Pjetrit dhe i Dranes, vjeç 62, shqiptar i pa martuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjia, me profesion Ipeshkv, lindur në Shkodër dhe banues në Shkodër, i rreshtuar me datën 15/XI/ 1946.

Dom Nikoll Zef Deda, i biri Zefit dhe i Ages, vjeç 58, i pa martuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjin, famullitar, ka vëllaun në burg dhe një vëlla t’ekzekutuar, lindur në Shkodër dhe banues në Hajmel, i rreshtuar me datën 13/X/1946.

Padër Mati Prendushi, i biri i Kolës dhe i Prendës, vjeç 66, i pa martuar, i pa dënuar, shqiptar i varfër, prift, ka mbaruar Theollogjinë n’Austri, në burg ka nipin e tij Paolin Prendushin, lindur dhe banues në Shkodër, i rreshtuar me datën 15 /XI/1946.

Dom Tom Laca, i biri Palokës dhe i Dranes, vjeç 51, i pa martuar, i pa dënuar, nga gjendja ekonomike të mesme, ka mbaruar Theollogjin në Romë, me profesion prift, në burg ka djalin e motrës Zef Palin, nga Shkodra, i rreshtuar me datën 14/X/1946.

Zef Kol Haxhija, i biri Kolës dhe i Gjystes, vjeç 58, i martuar me 8 fëmij, i varfër, ka mbaruar shkollën Teknike Tregtare, mandej ka vazhdue Gjimnazin Ushtarak Turqisht, nga Shkodra, i pa prekur nga reforma, ish deputet, i rreshtuar me datën 20/XI/1948.

Dom Ndoc Sahatçija, i biri i Rrokut dhe i Nushes, vjeç 41, i pa martuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjinë, me profesion Ipeshkv, lindur ne Breg te Matës, i rreshtuar me datën 26/6/ 1947.

Pader Gjon Karma, i biri Franos dhe i Diles, vjeç 52, ka mbaruar Theollogjin në Austri dhe Romë, i pa martuar, i padënuar, shqiptar, me profesion famullitar, lindur në Gur i Zi, i rreshtuar me datën 10/XI/1946.

Dom Nikoll Shelqeti, i biri Hilës dhe i Diles, vjeç 55, i pa martuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theologjin dhe fillosofin në Austri, me profesion prift e famullitar, lindur në Shelqet, i rreshtuar me datën 20/XII/46.

Padër Mhill Miraj, i biri Pjetrit dhe i Prendës, vjeç 39, shqiptar i pa martuar, i padënuar, i varfër, ka mbaruar Theologjin në Rome, ish-profesor e zëvendës famullitar, nga Shkodra, i rreshtuar me datën 20/X/1946.

Zef Gjeto Pllumbi, i biri i Gjetos dhe i Lukes, vjeç 22, i pa martuar, i pa dënuar, lindur ne Bogë të Koplikut dhe banues në Mal të Rencit, me profesion xhaku, ka krye të tretin kurs Theollogjik, ka t’ekzekutuar, Mark Mirin e Zef Mirin, dhe t’arrestuar, djalin e dajës, i varfër, i rreshtuar me datën 15/X/1946.

U kandua akt-akuza e Prokurorisë, përmbajtja e së cilës është përshkruar në parathanjen e këtij procesi. Memorie.al

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes, kur Mehmeti kundërshtoi Enverin, për shkarkimin e Bejto Isufit, në kulmin e nervozizmit, Hoxha i tha...”/ Kujtimet e ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë

Next Post

Kalendari Historik 16 Qershor 2023

Artikuj të ngjashëm

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 18, 2025
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Dossier

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 19, 2025
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
Dossier

“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

May 19, 2025
“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit
Dossier

“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72

May 19, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Qershor 2023

Kalendari Historik 16 Qershor 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!