• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 24, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Zbulohet vendimi i qeverisë së Zogut në ’39-ën për dhënien e vizave izraelitëve dhe letra e konsullit Rauf Fico: “Kurrnji çifut s’asht kthye në Gjermani, se do internohej në Dachau e Buchenwald”

Qazim_mulleti
Th. Luarasi ambasd
rauf_fico
hebre
0
Shares
1.5k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/ publikon disa dokumenta arkivore të panjohura të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, të cilat tregojnë për vendimin e marrë nga ana e qeverisë mbretërore të Monarkisë së Zogut e kryesuar nga kryeministri Koço Kota, në muajin shkurt të vitit 1939, mbi dhënien e vizave turistike të hebrenjve që jetonin në shtete të ndryshme të Europës, që kërkonin të vinin në Shqipëri. Si dhe korrespodencën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, e kryesuar prej ministrit, Ekrem bej Libohova, me disa nga konsullatat e Mbretërisë Shqiptare të akredituara në vende të ndryshme të Europës, si Berlin, Zagreb, Beograd, etj., të kryesuar nga diplomatët e njohur, Rauf Fico, Tahir Shtylla, etj., lidhur me qarkoren e lëshuar nga kabineti i Koço Kotës, për lehtësirat që u duheshin krijuar izraelitëve që kërkonin të vinin në Shqipëri dhe mos kthimin e tyre në Gjermani, pasi internoheshin menjëherë në kampet e Dachau e Buchenwaldit.

                                  Vendimi i Këshillit të Ministrave për dhënien e vizave turistike izraelitëve

                                                          K Ë SH I LL I   M I N I S T R U E R

Gjithashtu mund të lexoni

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

                                                               V E N D I M

Këshilli Ministrurer në mbledhjen e Tij të sotshme të mbajtun nën kryesinë e Z. Koço Kota, Kryeministër e Zav. Ministër i P. Botore, me anëtar Z. Faik Shatku, Ministër i Drejtësisë, Ekrem Libohova, Ministër i Punëve të Jashtme, Musa Juka, Ministër i Punëve të Brendshme, Kol Thaçi, Ministër i Financave, Abdurrahman Dibra, Ministër i Arsimit, Rrok Gera, Ministër i Ekonomisë Kombëtare, në vijim të vendimit të tij Nr. 118 datë 28.I.1939,

                                                            V e n d o s i

 Që izraelitët, për me mujt me marrë vizë me ardh në Shqipni në formë Turizmi, duhet të kenë edhe këto kondita:

  1. Për çdo person, duhet të jetë e shënueme në pasaportë se ka me vehte të paktën 500 fr. Ari për t’i bamë ballë me këtë shumë, shpenzimeve të qëndrimit në Shqipni për një muej kohë, konform me vendimin e sipërshënuem. Me fjalën, çdo person, kuptohet se kur vjen këtu një familje, duhet se çdo pjesëtar i saj të ketë secili nga 500 fr. Ari, tue shënue në pasaportë:
  2. Gjithashtu duhet të jetë e shënueme në pasaportën, pranon kthimin po n’atë shtet mbas një mueji qëndrimi në Shqipni, të çdo personi a familje izraelite, ose të ketë në pasaportë shënjimin e nji të tillë pranimi të ndonjë Shteti tjetër (affidavis).

Po nuk kjenë plotsue këto dy kondita, përfaqësitë diplomatike e konsullore të Mbretnisë s’onë, mos të lëshojnë vizë pasaporte për Shqipni.

                                                                                                                        Sekretari i Përgjithshëm

                                                                                                                               Izedin Beshiri

KRYESIJA E KËSHILLIT MINISTRUER                                                           Tiranë, 27.2.1939

            Nr. 26/22

                                                          Ministrisë së P. të Jashtme

                                                                        T i r a n ë

Për dije dhe veprim ju dërgohet kopja e mësipërme e vendimit të Këshillit Ministruer.

                                                                K R Y E M I N I S T R I

                                                                        Koço Kota

Letra e ambasadorit shqiptar në Beograd, Tahir Shtylla, për Ministrinë e Jashtme në Tiranë

DELEGATION ROYALE D’ALBANIA                                               Belgrad, më 22 Fruer 1939

         BELGRADE

Nr. 101/18.           Tepër urgjente

SHKURTIMI: Mbi akordimin e vizave turistike të izraelitëve

 Zoti Ministër

Në lidhje me qarkoren e saj P.T. Ministrie me Nr. 637/67 e datës 8.2.1939, përkatëse me lëshimin e vizave turistike për një muaj izraelitëve që dëshirojnë të shkojnë në Shqipëri, kam nderin t’i parashtroj Ekselencës s’Uaj, se Konsullata Nderi të Mbretnisë që kanë marrë edhe ato qarkoren e sipërme, do t’i japim një aplikim të gjerë kësaj, duke akorduar fare kollaj viza turistike izraelitëve që kërkojnë refuige në vendin t’onë. Kështu Kryekonsullata jonë në Zagreb, titullari i së cilës favorizon izraelitët, sepse është vetë izraelit, me këtë qarkore do t’i ketë duart e lira dhe do të mbushë Shqipërinë me izraelitë.

Prandaj e shoh të udhës që për të evituar një inkonvient të tillë, të kufizohet aplikimi i qarkores në fjalë, vetëm për Përfaqësitë e Karrierës  dhe jo ato të Nderit dhe në rast se Ekselenca e j’Uaj, e shifni t’arsyeshme këtë proponim t’em, Ju lutem që, me anën e një qarkoreje tjetër, t’u hiqet Konsullatave Nderi e drejta e akordimit të vizave turistike, të cilat, urdhërore që kanë kërkesa për turistëve të kësaj origjine, le t’i drejtohen kësaj origjine, le t’i drejtohen kësaj Legate ose Konsullatave të Karierës. Duke pritur një përgjigje t’ë Ekselencës s’Uaj, u shkrova Konsullatave Nderi në Zagreb e Split, që të presin udhëzimet e mia për këtë çështje.

Lus, pra, Ekselencën j’Uaj, që të kini mirësinë të më nepni një përgjigje të shpejtë.

Pranoni Ju lutem, Zoti ministër,

Nderimet e mija më të larta.

Tahir Shtylla

Letra e Konsullit të Legatës shqiptare në Berlin, Rauf Fico, për Ministrin e Punëve të Jashtme, Ekrem Libohova, në Tiranë

LEGATA MBRETNORE E SHQIPNISË                                                    Berlin, më 10 mars 1939

        BERLIN

Shkurtimi: Njoftohet marrja e qarkores,

Nr. C.V. 637/75

Zoti Ministër,

Kam nderin t’i parashtroj asaj P.T. Ministrie marrjen e qarkores Nr. C.V. 637/75 me datën 4 Mars 1939.

Me këtë detyrohem t’u parashtroj si kjo qarkore ndalon krejtësisht dhënien e vizave turistike për izraelitët, për arsye se kush nuk mundet që të qisi nga Gjermania më tepër se 10 marka. Sa për izraelitët edhe marrja e devizave, është e pamundur. Çifutët, parat e duhura, i sigurojnë mbasi të dalin nga Gjermania, pra asnjeri nuk mund të sigurojë se disponoin 500 fr. Ari.

J’u lutem Shkëlqesë pranoni nderimet e mia të nalta.

                Rauf Fico

            Shkëlqesisë së tij

            Zotit Ekrem Libohova

       Ministër i Punëvet të Jashtme

                      T I R A N Ë              15 MARS 1939-1 PRILL 1939

 Letra e Konsullatës Mbretrore Shqiptare në Vjenë, për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë

      KONSULLTA MBRETNORE E SHQIPNISË NË VJENË

              Vjenë, më 13 mars 1939

                        Nr. 138/II

Shkurtimi: Gjegja e Qarkores Nr. C.V.617/75. Datë 4.3.1939. Mbi vizën turistike për izraelitët

      Së ndershmes

                                          Ministri Mbretnore të Punëve të Jashtme

                                                                                                                             në Tiranë

Kemi nderin të njoftojmë, se muarmë shënim mbi sa përmendet me Qarkoren në fjalë për vizën turistike t’izraelitëve.

Nji që e njeh mirë gjendjen e izraelitëve të këtushëm, e kupton mirëfilli, se në themel të Vendimit të Këshillit Ministruer Nr. 210. (datë 25 të m. të k.) nuk do të jet ma kurrsesi e mundur për nji emigrant, me pasë vizë turistike për Shqipni për arsye se:

  1. Nuk mund të marrë me vete ma se RM 10, përveç biljetave t’udhëtimit.
  2. Megjithëqë zyrtarisht nuk asht ndalue e kthymja e izraelitëve në Gjermani, eksperienca e nji motmoti na tregon, se kurrnji çifut, nuk asht kthye deri më sot këtu. Riatdhesimi i tyne do të kishte për konsekuencë internimin në Dachau apo Buchenëalde.

Në këtë rasë po njoftojmë për rregullim, se nga ata 48 emigrantë për të cilët u autorizuam telegrafisht brenda muejit të k.m. me u lëshue viza turistike për nji muej, kanë marrë deri tash 23 veta viza, ndërsa resti; d.m.th. 25 nuk kanë edhe pasaporta. Pra për t’evitue çfarëdo mosmarrëveshje, lutemi të na njoftohet sa ma parë a me u lëshue këtyne të fundit viza turistike, apo jo./Memorie.al

                                                                                                                      Me nderime të posaçme

                                                                                                                                      Konsulli

                                                                                                                                     Rauf Fico

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 4 Nëntor

Next Post

Fillimet e përballjes me tregun e lirë dhe ekonominë e tregut në Shqipëri

Artikuj të ngjashëm

“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
Next Post
Çmimi Nobel në ekonomi përballë sfidave të qeverisjes dhe ekonomisë shqiptare

Fillimet e përballjes me tregun e lirë dhe ekonominë e tregut në Shqipëri

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!