• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“U arratisëm në Jugosllavi, pasi Mehmet Shehu me dy kolonelët rus stërviti 6 mijë trupa dhe …”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, Ndue Mëlyshi, ish-diversant parashutist

“Përse s’firmosa për vrasjen e Bardhok Bibës dhe si u hodha dy herë me parashutë nga CIA …”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, Ndue Mëlyshi

“Na spiunoi njeriu i Bardhok Bibës dhe Sigurimi na rrethoi te Ura e Karmës, ku luftuam 8 orë e vramë…”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, ish-diversantit parashutist
“Në bazën e CIA-s na dërgoi Blloku Indipendent ku ishte dhe Ernest Koliqi, por piloti gaboi…”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, ish-diversantit parashutist
“Misionet tona sekrete në Shqipëri nga Italia e Jugosllavia, ishin të miratuara prej …”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, ish- diversantit parashutist
“Përse s’firmosa për vrasjen e Bardhok Bibës dhe si u hodha dy herë me parashutë nga CIA …”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, Ndue Mëlyshi
“Përse s’firmosa për vrasjen e Bardhok Bibës dhe si u hodha dy herë me parashutë nga CIA …”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, Ndue Mëlyshi
“Në bazën e CIA-s na dërgoi Blloku Indipendent ku ishte dhe Ernest Koliqi, por piloti gaboi…”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, ish-diversantit parashutist
“Pasi u stërvita nga amerikanët në periferi të Romës, u hodha me parashutë në Shqipëri në një mision sekret për…”/Kujtimet e panjohura të “diversantit”
“U arratisëm në Jugosllavi, pasi Mehmet Shehu me dy kolonelët rus stërviti 6 mijë trupa dhe …”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, Ndue Mëlyshi, ish-diversant parashutist
“U arratisëm në Jugosllavi, pasi Mehmet Shehu me dy kolonelët rus stërviti 6 mijë trupa dhe …”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, Ndue Mëlyshi, ish-diversant parashutist

Dashnor Kaloçi

Pjesa e pestë

Memoria.al publikon historinë e panjohur të Ndue Mëlyshit me origjinë nga Mirdita, ku i ati i tij, Gjoni, ishte bajraktar i Kthellës, ndërsa i vëllai, Nikolla gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut shërbeu si ushtarakë në Gardën Mbretërore, kurse djali xhaxhait të tyre, Frroku, në armën e Xhandarmërisë. Si u ndanë përkohësisht rrugët në mes dy kushërinjve gjatë periudhës së pushtimit të vendit, pasi Frroku luftoi kundër forcave partizane në Jug të Shqipërisë dhe në përfundim të Luftës, u bashkua me Gjon Marka Gjonin në qytetin e Shkodrës, duke marrë hakun për vrasjen e nënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit), nga komunistët. Nikolla doli partizan, u inkuadruar me Brigadën e VII-të Sulmuese të komanduar nga Gjin Marku, Ramiz Alia dhe Adil Çarçani, luftoi deri në Vishegrad të Jugosllavisë. Dëshmia e Ndue Mëlyshit se si u detyrua ai të dilte në arrati në vitin 1947, së bashku me vëllanë e tij kapiten Nikoll Mëlyshin, babanë e Pal Mëlyshit, pasi komunistët i’u dogjën kullat e tyre dhe ja internuan të familjen në kampet e Krujës, Beratit, Tepelenës etj. Zbarkimi i Ndues me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë dhe endja nëpër malet e Mirditës e Pukës deri në 1952-in, kur u largua përfundimisht nga Shqipëria, për në Itali, Gjermani dhe SHBA-ës, ku ai jetoi deri në vitin 1992, pasi u rikthye në atdhe pranë familjes së tij (duke jetuar në qytetin e Shkodrës pranë së bijës së tij, Bardha Mëlyshi ) deri sa ndërroi jetë më 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare .

                                                  Vijon nga numri i kaluar  

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Zoti Ndue, ngjarja  që ju ishit të rrethuar dhe ratë në përpjekje me armë me Forcat e Ndjekjes, bëri bujë në popull?

Si zakonisht, komunistët ato ngjarje ku pësonin disfata dhe humbje të mëdha në njerëz, nuk i popullarizonin dhe mundoheshin me i mbajtë sekret e sa më të fshehta dhe kështu bënë edhe me atë ngjarje ku na mbajtën ne të rrethuar. Të nesërmen e asaj dite pasi kanë bërë tërheqjen e të vrarëve dhe të plagosurve, forcat komuniste kanë shkuar prap në vendin e ngjarjes dhe e kanë rrethuar atë me patrulla dhe forca të shumta, duke mos lënë me u afrua asnjë njeri në atë zonë në një perimetër të largët.

Forcat e Ndjekjes më pas u vunë në kërkimin tuaj?

Forcat e Ndjekjes pasi janë kthyer në vendin e ngjarjes ku na kishin mbajtur ne për më shumë se tetë orë të rrethuar dhe kanë bërë kontrolle të imta duke ndjekur njollat e gjakut të plagosurit tonë, Ndue Nikollit, në ato kërkime ata kanë gjetur radion që e kishim fshehur ashtu me të shpejtë. Po kështu ata nuk i kanë hequr pritat e tyne, por i kanë mbajt ato të fshehta duke mendu se ne do të ktheheshim përsëri aty për me marrë ndonjë gjë që kishim lënë aty për ngut në ikje ne sipër, për t’i shpëtu zjarrit të armëve të tyne. Dhe kështu ndodhi vërtetë.

Pse, ju u kthyet përsëri në atë vend?

U kthyem pasi aty kishim lënë radion dhe pa atë, ne nuk mund të kryenim asnjë lloj misioni. Ne jemi kthyer pas nëntë ditësh, në mbrëmjen e datës 29 mars, aty nga ora gjashtë pasi kishte filluar me u err dhe grupi përbëhej prej Ndue Pjetër Gjonmarkaj, Llesh Marka Doda, Gjon Marka Çupi, Nikoll Frrok Zefi dhe unë.

Ç’ndodhi pasi grupi juaj shkoi aty?

Kur kemi shkua aty ne nuk i kemi pa Forcat e Ndjekjes, pasi ata kanë qenë nëpër pozicione duke na prit prej ditësh dhe ata na kanë lënë të futemi brenda rrethimit të tyne. Në momentin që ne kemi shku tek vendi ku kishim m’shef radion dhe kemi pa se aty s’kishte gjë, kuptum se atë e kishin gjet forcat komuniste. Në atë moment ka plas zjarri i tyne në të katër anët dhe ne nuk kemi dit nga me u mbrojt.

Si mundët të shpëtonit?

Ashtu duke luftu me bomba dore dhe duke qëllu ndaj tyre kemi mbërrit me e ça atë rrethim dhe kemi dalë të pestë pa pësu asnjë dam. Si duket, forcat komuniste duke pas frikë në humbje të tjera njerzore që kishin pësu aty para disa ditësh, nuk kan lujt nga pozicionet dhe kjo gja si duket na ka favorizu ne me u largu prej atij rrethimi.

Ku shkuat pasi dolët nga ai rrethim?

Pas largimit prej aty ne jemi largu pa asnjë lloj orientimi pasi mungesa e radios na kishte ndërprerë ndërlidhjen me jashtë dhe na kishte paralizu keqas, sa nuk mundeshim me ba asnjë lloj organizimi. Pasi jemi sjell disa dit nëpër male, më datën 10 prill ne kemi mujt me ba një mbledhje në fshatin Bukmir të Mirditës, ku kemi bisedu të gjithë pjestarët e grupit, duke dhënë gjithsecili mendimin e tij se çfarë do bënim në atë situatë gati të pashresë. Ndodheshim në një gjendje të vështirë, pasi pothuaj të gjithë ne që ishim aty kishim pësuar humbje jetësh nga familjet tona dhe po ashtu edhe ata që na kishin strehu e mbajt me buk, kishin pësu damtime në njerzit e tyne, me burgosje, internime dhe pushkatime. Përveç kësaj, situata dukej e pashpresë edhe sepse qeveria komuniste e Tiranës kishte dërgu forca të mëdha ushtarake që thuhej se përbaheshin prej rreth 6000 ushtarë e oficerë, të cilat pasi ishin stërvit në një kurs special tre mujor në Tiranë nga dy kolonel rus nën kujdesien e vetë Mehmet Shehut që ishte ministër i Punëve të Brendshme atëherë. Këta pastaj i kanë shpërnda në mënyrë të organizume në Brigada Specjale në zonat e Krujë-Kurbinit, Mirditës, Matit, Lezhës e Pukës, ku veprojshin grupet tona të rezistencës antikomuniste. Kështu që qëndresa jonë në ato kushte, bahej gjithnjë e më e pashpresë dhe pothuj e pamundun.

Çfarë vendosët në atë mbledhje?   

Ne vendosëm që të shpërndaheshim në grupe të vola në mënyrë që të manovronim më mirë shmangnim sadopak rrezikun nga forcat komuniste. Por pas ngjarjes së vrasjes së Bardhok Bibës në gushtin e vjetit 1949, qëndrimi ynë në Shqipni u ba i pamundur për shkak të ndjekjeve të forcave komuniste dhe duke dasht të mos e damtonim ma shumë popullin, ne një grup prej 53 vetash, kemi dalë prap në Jugosllavi, siç ju thash pak ma nalt.

Nga Jugosllavia, si mundët të largoheshit?

Nga Jugosllavia ne u larguam se fituam azilin politik, kush për në Itali, kush për në Bruksel, Gjermani etj., e deri në SHBA-ve. Për të gjitha këto ne kemi pas ndihmën e “Bllokut Kombëtar Indipendent”, me në krye Gjon Marka Gjonin e Kol Bib Mirakajn që ishte në Itali dhe kishte lidhje të ngushta me anglo-amerikanët. Azilin politik për në shtetet Perëndimore dikush e fitoi më shpejt e dikush më vonë dhe kështu disa prej grupit tonë duke mos e duru dot jetesën e vështirë në Jugosllavi, pas vitit 1949 jan detyru dhe kan hik fshehurazi në Itali dhe vende Perëndimore, duke përdor dhe dokumente fallso.

Pse edhe pas vitit 1949 kur Tirana zyrtare e Enver Hoxhës i prishi marrëdhëniet me Beogradin e Josif Broz Titos, nuk ndryshoi trajtimi që u bëhej emigrantëve politik shqiptar?  

Jo vetëm që nuk ndryshoi, por mund të them se trajtimi dhe gjendja e emigrantëve u bë akoma dhe më e vështirë e të gjithë prisnin me padurim që të fitonin azilin politik me hik në shtete të ndryshme të Europës Perëndimore dhe Amerikë. Por padurimi i emigrantëve me shku në shtetet Perëndimore, shtohej ma shumë edhe për shkak të ndjekjeve, survejimeve e presioneve që i’u bënte UDB-ja jugosllave kudo që të ndodheshnin ata. Gjithkund kemi qenë nën kontrollin e rreptë të UDB-së sa kemi jetu në Jugosllavi.

Edhe pas vitit 1949 kanë vazhduar survejimet e UDB-së ndaj emigrantëve politikë shqiptarë në Jugosllavi?

Ndjekjet e survejimet e UDB-së ndaj emigrantëve shqiptarë kanë vazhdu pa ndërprerje deri sa është shemb Jugosllavija pas vitit 1990. Deri nga fillimi i viteve ’50 që kam qenë vetë në Jugosllavi, këtë gjë e kam provu vetë dhe shumë prej nesh i mbante frika se do të na kthenin përsëri në Shqipëri, siç i patën kthy disa. Shumë prej atyre që u kthyen por edhe shumë të tjerëve që kaluan në shtete Perëndimore, u patën kërku me i përdor si bashkëpunëtorë me punu për ta dhe kur ata s’kan pranu, i kan kthy në Shqipni. Gjatë asaj kohe që ne emigrantët ishim në pritje të azilit, nga ana e shtetit jugosllav na ofrohej ndonjë punë me rrogë dhe strehim ashtu si të gjithë shtetasve të tyn e, por përsëri jetesa ishte shumë e vështirë. Na mungonin mjetet elementare të jetesës, si ushqimi e veshmbathja dhe nisur nga kjo gjendje tepër e vështirë ku ndodheshim, disa nga këta të grupeve tona, shokë tanët, jan lidh me vajza jugosllave dhe kanë bashkëjetu me to, duke jetu në familjet e tyne, apo duke vënë kunor me to, si p.sh. Zef Luka, Martin Camaj etj.

E keni njohur personalisht Martin Camaj?

E kam njohur që kur ai u arratis dhe doli në Jugosllavi në vitin 1947 me disa shok të tij nga Shkodra, por ndonjë miqësi shumë të madhe nuk kam pas me të. E kujtoj si djal shumë inteligjent, por Ndue Pjetër Gjomarkaj me Preng Grudën e Zef Shllakun, e kan njoft më mirë Martinin, pasi ata kan kry bashkë shkollat e nalta në Jugosllavi, në Beograd dhe më pas prej aty kan dal në shtetet Perëndimore. Për Martinin më ka pas fol mirë edhe Zef Luka mik im i ngushtë, kur ishim bashkë në kampin e CIA-s në periferi të Romës që stërviteshim më hi në Shqipni me misione sekrete si parashutistë. Zefi, jo vetëm se e ka pas mik të ngushtë Martin Camajn (dhe atë miqësi e kan vazhdu deri sa kan qenë gjall), por e ka pas edhe kumar kur është martu në Romë në vjetin 1956 me një vajzë jugosllave me emnin Bojana. Zefi ka pasë shumë miqësi me Ernest Koliqin që ka qenë me “Bllokun Indipendent” dhe bashkë me Martin Camajn e kanë rujt miqsinë gjatë gjithë kohës së emigracionit. Të gjitha këto Zefi i ka shkrujt edhe në kujtimet e tij që m’i ka pas dhanë mu s’parit pasi i ka botu. Ja tek e kam librin “Një qind shqipe që erdhën me prue lirin” (na e tregon librin) dhe shikoni ku është dhe në foto Zef Luka me gruen e djal të tij, si dhe me dy kumart, Prof. Dr. Martin Camaj e Prof. Lin Shkrelin, piktor. Kan dal në Itali në vjetin 1956.

Zoti Ndue, nga sa po shikojm tek ky libër me kujtime i mikut dhe bashkëluftëtarit tuaj, Zef Luka, në faqen 210 ku është titulli “Formohet Komiteti i Apostol Tenefit me në krye Dushan Mugosha” ndërmjet të tjerash në fq. 103, ai shkruan: “Zef Luka e Pjetër Gjoci, bashkë me Bardhok Shkurtin me të hollat e misionit, festuan 28 nëndorin e vitit 1951 në Hotel “Metohija” Pejë. Bardhok Shkurtit i besojshim se vëllanë ja kishin vra komunistët në mal. Kur skuadra e futbollit e Pejës do të shkote me lujt në Prishtinë, patëm mendu me shkue edhe na me to. Kështu edhe tue shkue me ta do të vritshim Apostol Tenefin që ishte kryetar i Komitetit të Dushanit”. Ju e keni njohur personalisht Apostol Tenefin dhe keni dijeni rreth kësaj çka ka shkruar miku juaj Zef Luka këtu?

E kam njohur shumë mirë Apostol Tenefin, pasi ai kryesonte Komitetin e Prizrenit që ishte formue nga Dushan Mugosha, që ka pas formu Partinë Komuniste këtu në Tiranë me Enver Hoxhën. Ma ka pas tregu Zefi kohë më pas kur kemi qenë në Amerikë, lidhur me atë plan që kishte bë me ata shokt e vet nga Shkodra si Martin Camaj etj., për me vra Apostol Tenefin, por nuk ja kishin m’rrijt dot qëllimit, se s’ishte fort kollaj, por me sa dij edhe e kan tradhtu nga brenda, madje nji mirditor, e ka shkrujt vetë Zefi në libër.

Përse donin ta vrisnin?

Po Tenefi kryesonte atë Komitetin e Prizrentit që ishte formue prej Dushan Mugoshit që ishte antishqiptar i tërbuem dhe ky Apostoli me njerzit e vet i ndiqte këmba këmbës të gjithë emigranta politik, shokët tanë, duke u kërku disave dhe me bashkëpunu me të. Shikoni kujtimet e Zef Lukës aty, sepse ai tregon se Apostol Tenefi i ka ndjek ata deri ditën e fundit që kan dal nga Jugosllavija, për me mujt me i rekrutu.

A pati ndonjë që u vu në shërbim të tij?

Ka pas posi, rrallë ndonjë, por ka pas. Unë nuk mund t’ju them emra, pasi as në kujtimet e mia që kam botu nuk i kam përmend me emra, por shikoni atë libër se Zef Luka edhe ka përmend ndonjë me emër. Por duhet me kuptu se ata që kan pranu me bashkëpunu, nga zori e kan ba, kanë qenë të detyru se i kanë shtërngu shumë, por edhe sepse regjimi komunist i Tiranës u ka pas vra dhe burgos e internu njerzit e tyne.

Këtu në libër, Zef Luka midis të tjerash (fq. 108) shkruan edhe për disa pagesa në vleftën 3000 dinar që u janë bërë nga UDB-ja jugosllave disa emigrantëve shqiptarëve. Keni dijeni rreth kësaj?

Pagesa në 3000 dinarë ishte asistenca sociale që u jepej nga ana e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Jugosllavisë të gjithë emigrantëve shqiptarë që ishin në atë kohë në Jugosllavi, në bazë të ligjit për emigracionin që ata kishin. Edhe unë e Zefi kemi marrë atë asistencë prej 3000 dinarë, por më shumë nuk na e jepnin, sepse abuzohej nga ana e atyre që e kishin detyrë për me na e dhënë atë shumë. Ajo asistencë prej 3000 dinarësh ishte fare e pakët dhe nuk na mjaftonte as për dy tre ditë, por në atë gjendje të mjeruar që ishim ne, na dukej shumë. Këtë shumë e përfitonin edhe të gjithë ata emigrant shqiptarë që vazhdonin shkollat e larta si student në Beograd e çdo vend tjetër ku ishin në Jugosllavi. Shikoni librin e Zef Lukës, ai ka shkruj për të gjitha këto që po themi.

Kur u vendosët përfundimisht në SHBA-ës dhe ku keni jetuar e punuar gjatë gjithë asaj periudhe që keni qenë atje.

Në vitin 1957 kam shkuar në SHBA-ës dhe jam sistemuar në Buffalo ku kam punuar në një spital të madh si teknik i mirëmbajtjes në sektorin e radiologjisë. Në vitin 1992 kam ardhur për herë të parë në Shqipëri ku kam takuar familjen time që nuk e kisha parë që nga viti 1947 kur kisha dalë në mal në arrati. Jam kthy prap në Amerikë dhe në vitin 2014 jam kthy përfundimisht në Shqipni, e kam jetu me bijën time, Bardha Mëlyshi, këtu në këtë shtëpi ku jemi dhe këto vite janë vitet ma të gëzume të gjithë jetës sime./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 06 Gusht

Next Post

Kalendari Historik 07 Gusht

Artikuj të ngjashëm

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
Next Post

Kalendari Historik 07 Gusht

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!