• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Tragjedia e Fekenit ku humbën jetën 11 shokët tanë dhe u plagosën shumë të tjerë, ndodhi se komandanti i shkollës, Rustem Peçi, dha urdhër që…”/ Dëshmia e rrallë e ish-studentit që mbeti i paralizuar

Nga Mira Zenati

Memorie.al / Prej shumë vitesh, karroca me rrota, është bërë gjëja e tij më e shtrenjtë. Jeta e tij do të merrte rrjedhë tjetër, që nga mëngjesi i 6 shkurtit të vitit 1981. Asokohe, Përparim Veliu nga Saranda, ishte student i Shkollës së Bashkua të Oficerëve “Enver Hoxha” (sot Akademia Ushtarake),  dhe ndodhej në fushim dimëror, në fshatin Feken. Por orteku do të priste në mes ëndrrën, për të qenë një ushtarak i devotshëm, pasi ai mbeti i paralizuar. Tani, gati katër dekada më pas, ai nuk ka asnjë përkrahje nga shteti shqiptar, edhe pse u paralizua teksa ishte në stërvitje me shkollën. Përparimi jeton me nënën dhe babanë e tij, një ish-oficer karriere për vite e vite me radhë. Prindërit e tij janë të dy të moshuar.

“Forca për t’i shërbyer djalit dhe për të mos e lënë atë të mërzitet, më jep edhe mua forcë”, na thotë nëna e Përparimit. Duke u kthyer shumë vjet në kohë, Përparimi, na tregon me lot në sy për atë ditë e fillon të tregojë dhe për jetën e tij të tanishme natyrisht të vështirë.

Z. Veliu, si e kujtoni ditën kur u ndodhi fatkeqësia?

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

Ishte duke u gdhirë 6 shkurti i vitit 1981. Ishim në fushim dimëror në Feken. Po binte shumë dëborë. Duhej të rreshtohej shkolla, por shkolla nuk rreshtohej, sepse i ftohti i madh na pengonte. Atëherë, duke parë se studentët po thyenin disiplinën, komandanti i shkollës, Rustem Peçi, na nxjerr në oborr dhe jep urdhër për detyrë luftarake, për të kapur majën e Meçekut. Them se kjo gjë, nuk ndodhte shpesh, por duhet të ketë qenë një rastësi.

Sepse gjithmonë kur binte dëborë, nuk na çonin asnjëherë për të arritur në majë, na zbrisnin poshtë, në një rrugë mbi kampin e punëtorëve. Ishim studentë ushtarakë, të vitit të tretë. Për shtatë ditë mbaronin dhe 6 shkurti, ishte dita e parafundit. Ne u nisëm për të filluar ngjitjen drejt majës së Meçekut. Pranë kisha një shokun tim të ngushtë, Gjovalin Kola, nga Kukësi. Një vit më parë në të njëjtin vend, por në kushte të tjera, toga jonë bënte ngjitje në orën e fizkulturës në atë vend, por atë ditë, terreni ishte i ngrirë.

Nuk ecëm shumë, megjithëse unë isha shkëputur disi nga grupi i shokëve, se isha andej nga fillimi i kolonës. Mbaj mend mirë, se pak para se të ndodhte ngjarja, i them Gjovalinit: “Çudi, në të njëjtin vend, jemi rrezikuar edhe vjet, nuk e di nëse e mban mend”. Pas kësaj, unë nuk ndjeva absolutisht asgjë. Kaq mbaj mend. Jam përmendur tri ditë më vonë dhe pashë se ndodhesha në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Shokët më kanë treguar, se si rrodhën ngjarjet.

A mund të na thoni, se si të kanë gjetur shokët?

Më kanë gjetur mbi dëborë. Aleko Gjoni, nga Gjirokastra, vdiq vetëm sepse, nuk e gjetën në kohë. Në ortekun e parë, kishte nga ata që erdhën për të shpëtuar shokët e tyre. Kur më kanë ndihmuar mua, më kanë vendosur trupin mbi pelerinën time dhe më kanë zvarritur për rreth 1 km. e ca rrugë. Nuk di se si. Aq dinin shokët e mi. aq bënë. Shkolla qe e papërgatitur për ngjarje të tilla, nuk kishte barela, për transportimin e të sëmurëve rëndë.

Njëri nga shokët më ka treguar më vonë, kur jam përmendur pas katër ditësh në spital, që kam thënë: “Avashni mor, çfarë më bëni”. Kjo sepse, edhe në gjendje kome, unë kisha dhimbje të tmerrshme në trupin tim. Prandaj, them që edhe nga goditja, por ndoshta edhe zvarritja, ka ndikuar në mbetjen e këmbëve të mija, siç janë tani të palëvizura, të paralizuara.

Pra unë dhe shoku im, Luan Muço, mbetëm siç më sheh sot, të paralizuar për tërë jetën. Pas katër muajsh lufte në Spitalin Ushtarak në Tiranë, mua me Luanin, na çuan në Hungari. Katër muaj në Spitalin Ushtarak, kam luftuar me jetën, se temperatura e lartë, nuk më iku asnjëherë. Pas katër muajsh, na çuan për mjekim të specializuar në Hungari.

Si është gjendja e sotme e Përparimit?

Pasi u ktheva nga Hungaria, gjendja shpirtërore e imja ishte shumë e rëndë. Qava e qava shumë, për jetën, por e pashë se çdo gjë ishte e kotë. Sa erdha në Sarandë, u përballa me probleme të domosdoshme për jetën time: me të drejtë fitova një pension prej 4.300 lekësh, flasim për vitet 1982. Se fillimisht më thanë se; “Nuk të takon pension, se ke qenë student”. Por kur u thashë se kam bërë stash, duke ndërtuar qendra zjarri, atëherë munda të fitoja të drejtën për pension.

Një ndihmë të madhe më ka dhënë edhe inxhinier Mane Lula dhe ish-kryetari i Komitetit Ekzekutiv, Stefan Qiriako, që më ndihmuan, duke më bërë një garazh dhe një rrugë me pjerrësi, për të lëvizur me karrocë. Nuk harroj të them edhe atë që në vitin 1991, më dhanë edhe një dekoratë trimërie.

Dhe më asgjë. Erdhi pluralizmi dhe akoma kishte një farë harrese të plotë. Nuk e di se kush i ka nxitur, por aty rreth viteve 1999, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka, së bashku me qeverinë e asaj kohe, i shpallën 11 shokët tanë, të mbetur të vdekur në ngjarjen e 6 shkurtit, “Dëshmorë të Atdheut”, ndërsa për mua dhe Luanin, nuk u bë asnjë gjë.

Them se nuk është shumë për jetën tonë. Nëse them për pension të posaçëm, sinqerisht kërkoj të thuhet i tillë edhe sikur të mos më jepet fare shpërblim, në vlera monetare. Pra, një gjë është e qartë, që vepra ime, them se nuk është vlerësuar fare nga askush ,në tërë këto vite. Pra, për shtetin ne kemi qenë dhe jemi, një hiç.

A është kujtuar kush nga shkolla ku keni qenë ju, të vijë t’ju shohë a të interesohet për tërë këto vjet?

Veç një takimi që kemi bërë si togë, që kemi qenë më të prekur në ngjarjen e 6 shkurtit, askush tjetër nuk ka pyetur për ne.

Si është një ditë e zakonshme për Përparimin?

Çohem në mëngjes, bëj fizkulturë, dal e pi kafe, kthehem në shtëpi, si zakonisht dreka, pastaj vazhdoj përsëri me fizkulturë, lexoj shumë libra artistikë, por ndjek edhe emisione televizive të ndryshme.

  Si ndodhi ragjedia e 6 shkurtit 1981?

Më 6 shkurt 1981, gjatë një stërvitjeje dimërore në lartësinë e malit të Meçekut, 11 studentë, bashkë me pedagogët e tyre, humbën jetën. Përkujtimi i ngjarjes tragjike të Fekenit, ka përmasa e emocione të forta, edhe pse ka shumë kohë që ka ndodhur, gati katër dekada më parë, më 6 shkurt 1981, ishte ditë e premte. Mali i Meçekut me lartësi 1872 m., ishte mbuluar nga dëbora e madhe. Qendra stërvitore e Fekenit, kishte “mysafirë” studentët e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”.

Ata ishin miqësuar me ambientin, pasi çdo vit në këtë qytezë ushtarake, të ndërtuar nën këmbët e malit të Meçekut, pritej dhe përcillej rinia studentore ushtarake, stërvitjen e tyre do ta ndiqte dhe një grup ushtarakësh të lartë nga Tirana. Rrëshqitja (orteku) i dëborës “zgjodhi”, oficerët Nikollaq Bero, Dushan Shameti e Çlirim Pula, si dhe studentët; Pëllumb Rrapo, Qemal Lika, Nexhip Çopa, Ilir Gramatiko, Bujar Aga, Bilibil Pasha, Aleko Gjoni e Besnik Shehu. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kërkoni liri, hë? Doni demokraci? Neve na del e tepron popullorja, juve do t'ju blatojmë në gropat e gjirizit! Donit edhe Shqipërinë, në Helsinki...”?! / Dëshmia e rrallë e ish-protagonistit të Revoltës së Spaçit

Next Post

Kalendari Historik 5 Tetor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Intervista

“Kur e njoftuan me radio Bab Myslymin, se ishte vrarë Mustafa, ai tha; do e bëj  gjakun deri në gju të kalit, por s’bëri asgjë, sepse, Gogo Nushi i tregoi kush e vrau…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së Gjinishit

March 29, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2024

Kalendari Historik 5 Tetor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!