• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 27, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Te kaushi i ‘Burgut 313’-të i Tiranës, Fadilin e Vangjelin i nxorën nga rreshti dhe filluan t’i shanin e godisnin me shqelma…”/ Kujtimet e ish të dënuarit politik Gani Ratkoceri

“Te kaushi i ‘Burgut 313’-të i Tiranës,  Fadilin e Vangjelin i nxorën nga rreshti dhe filluan t’i shanin e godisnin me shqelma…”/ Kujtimet e ish të dënuarit politik Gani Ratkoceri
“Te kaushi i ‘Burgut 313’-të i Tiranës,  Fadilin e Vangjelin i nxorën nga rreshti dhe filluan t’i shanin e godisnin me shqelma…”/ Kujtimet e ish të dënuarit politik Gani Ratkoceri
“Te kaushi i ‘Burgut 313’-të i Tiranës,  Fadilin e Vangjelin i nxorën nga rreshti dhe filluan t’i shanin e godisnin me shqelma…”/ Kujtimet e ish të dënuarit politik Gani Ratkoceri
“Te kaushi i ‘Burgut 313’-të i Tiranës,  Fadilin e Vangjelin i nxorën nga rreshti dhe filluan t’i shanin e godisnin me shqelma…”/ Kujtimet e ish të dënuarit politik Gani Ratkoceri
“Te kaushi i ‘Burgut 313’-të i Tiranës,  Fadilin e Vangjelin i nxorën nga rreshti dhe filluan t’i shanin e godisnin me shqelma…”/ Kujtimet e ish të dënuarit politik Gani Ratkoceri
“Te kaushi i ‘Burgut 313’-të i Tiranës,  Fadilin e Vangjelin i nxorën nga rreshti dhe filluan t’i shanin e godisnin me shqelma…”/ Kujtimet e ish të dënuarit politik Gani Ratkoceri
“Te kaushi i ‘Burgut 313’-të i Tiranës,  Fadilin e Vangjelin i nxorën nga rreshti dhe filluan t’i shanin e godisnin me shqelma…”/ Kujtimet e ish të dënuarit politik Gani Ratkoceri
“Te kaushi i ‘Burgut 313’-të i Tiranës,  Fadilin e Vangjelin i nxorën nga rreshti dhe filluan t’i shanin e godisnin me shqelma…”/ Kujtimet e ish të dënuarit politik Gani Ratkoceri
0
Shares
541
VIEWS

Nga Gani Demiri Ratkoceri 

Memorie.al / Gani Demir Ratkoceri u lind në fshatin Llugoxhi të komunës së Lipjanit në Kosovë, më 15. 06.1930. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Kosovë. Në vitin 1951, pasi rrezikon të arrestohej nga regjimi titist i Jugosllavisë së asaj kohe, arratiset dhe vjen ilegalisht në Shqipëri, ku gjatë viteve 1953-1957, kryen studimet e larta në Fakultetin Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tiranës, dega Gjuhë-Letërsi. Pas kësaj ai shërbeu si mësues në disa shkolla të mesme të Tiranës dhe në vitin 1978, kur ishte mësues në rrethin e Mirditës, ai arrestohet nga Sigurimi i Shtetit dhe dënohet me 9 vjet burg politik i akuzuar për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”. Në vitin 1983, pasi ishte goditur i ashtuquajturi “grupi armiqësor i Kadri Hazbiut”, Gani Demiri fiton pafajësinë dhe lirohet nga burgu, duke u konsideruar si “viktimë e Feçor Shehut”! Pas viteve ’90-të, përveç shumë shkrimeve në shtypin e kohës, ai botoi edhe disa libra me studime, kryesisht të karakterit historik si “Kontributi i Ahmet Gashit në arsimin shqip”, etj. Në vitin 1995 është dekoruar me titullin e lartë “Mësues i Popullit”. Shkrimi që po publikojmë më poshtë, është marrë nga kujtimet e Gani Demirit, ku ai përshkruan periudhën që ishte i arrestuar dhe ndodhej në burgun e Tiranës.

QËNDRIMI NË BURGUN E TIRANËS

Pasi më dënuan me 9 vjet burg, gjoja për “agjitacion e propagandë kundër partisë e pushtetit popullor”, përgjegjësi i burgut, Zeqir Lalaj, më tha se të nesërmen do të më çonin në burgun e Tiranës dhe se do të më shoqëronte ai vetë. U nisëm me “Xhip”-in e Sigurimit. Formalisht, Zeqiri m’i lidhi duart përpara dhe i tha shoferit të na çonte në spital. Kur hymë në oborr të spitalit, i tha shoferit të shkonte të blinte diçka për të ngrënë dhe pastaj më pyeti mua se ku e kisha shtëpinë. Ia tregova, pastaj e pyeta:

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

– Ç’të duhet shtëpia ime?

– “Ta lajmëroj gruan që ke ardhë në Tiranë e mos të vijë ma në Rrëshen se mjaft ka ardhë 26 herë…”!

– I paske numëruar?

– “Pothuajse të gjitha i kemi numërue, se na vinte keq prej saj, por s’kishim çka me ba. Tani po ndahemi e ishalla shihemi shpejt në jetë të lirë. Unë, brenda mundësive që kam pasë, jam sjellë mirë me ju”.

– Unë ju falënderoj shumë se jeni sjellë jashtëzakonisht mirë e këtë nuk do ta harroj kurrë e ishalla jua kthej në të mira.

Me të mbaruar falënderimin, për çudi, ai më përqafoi fort, sikur të isha i lirë dhe i’u mbushën sytë me lot.

U hapën me rrapllimë dyert e jashtme të burgut të Tiranës dhe “Xhip”-i hyri me shpejtësi në oborrin e burgut, ku janë torturuar mjaft të dënuar e shumë prej tyre edhe kanë vdekur gjatë hetuesisë. Zeqiri më kapi për krahu dhe u nis të më çonte te dera e burgut, por i doli përpara një polic zeshkan, trupmadh dhe duke i thënë se “isha në dorën e tyre”, m’u afrua e m’i hoqi hekurat e ia dha Zeqirit.

Pastaj m’i vuri një palë hekura të rinj fringo, sikur po i përdorte për herë të parë, megjithëse distanca deri te dera e burgut nuk ishte më shumë se 4 metra. Zeqiri më pa me keqardhje dhe ma ktheu shpinën. Në dorë mbante ata hekurat e rëndë, të vjetër më se 30-vjeçar. Kur i’u afruam derës së kaushës, polici m’i hoqi hekurat e rinj dhe më shtyri me force, gati sa nuk më rrëzoi.

Në kaushën e burgut të Tiranës i grumbullonin të gjithë të burgosurit politikë të Shqipërisë të dënuar nga gjykata. Këtu i mbanin disa ditë dhe bënin seleksionimin si mbas moshave. Ata që ishin të rinj deri në 40 vjeç, i çonin në burgun e Spaçit për të nxjerrë mineral, si në kohën e mesjetës, nga mosha 40 deri 50 vjeç, në ndërtimin e pallateve dhe objekteve industriale, ndërsa mbi 50 vjeç, i ndanin sipas dënimeve.

Ata që ishin dënuar 20-25 vjet burg, i çonin në burgun e Burrelit që ishte si “Ferri” i Dantes. Të tjerët kryesisht në burgun e Ballshit etj. Qeveria komuniste e Enver Hoxhës e quante burg vetëm atë të Burrelit, kurse të tjerët i quante kampe të riedukimit.

Në burgun e Tiranës auto-burgjet punonin natë e ditë, sillnin të burgosur të rinj, merrnin të vjetrit dhe i dërgonin nëpër burgjet e tjera.

Por të kthehem në kaushë. Sa u mbyll dera filluan të më afroheshin kureshtarët që të merrnin vesh kush isha, nga isha, ku kisha punuar e sa isha dënuar. U detyrova t’iu përgjigjesha. Për fat në kaushë gjeta Nikollën e qelisë së Rrëshenit, të cilin e kishin sjellë dy ditë para meje.

Këtë e kishte bërë me qëllim polic Zeqiri që të bisedonte me mua vetëm për vetëm. Edhe Nikolla u gëzua shumë kur më pa. Dalëngadalë u mësova me jetën kolektive në kaushë që ishte një parapërgatitje për burgun e Ballshit e, më vonë edhe për atë të Spaçit.

Në atë sallë të burgut, që quhej kaushë, gjendeshin të gjitha kategoritë shoqërore: malësorë, fshatarë, punëtorë, nëpunës të vegjël, të mesëm, të lartë, oficerë me pozita të ndryshme deri edhe ish-gjeneralë…! Nuk kishte vetëm anëtarë të Byrosë Politike. Me sa duket, ata i mbanin në një kaushë tjetër. Në mes tyre kishte gjëra të përbashkëta, por edhe ndryshime të mëdha.

Të përbashkëta ishin hallet, dënimet e vuajtjet. Ndryshimet qëndronin në karaktere. Shumë prej tyre kishin pranuar fajet që nuk i kishin bërë, me shpresë se do të dënoheshin më pak dhe familja do të kishte më pak pasoja. Kishte edhe asish që nuk kishin pranuar asgjë në hetuesi, por mjaft të pakët. Kishte të tjerë që nga presionet e torturat e mëdha kishin pranuar të bëheshin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Ndryshimi më i madh ishte se ata që kishin qenë anëtarë partie dhe me pozita të mesme e të larta, megjithëse ishin torturuar e dënuar me burgim të rëndë, ende kishin besim te partia e tyre se do t’i trajtonte ndryshe nga ata që s’kishin qenë anëtarë partie. Mbi të gjitha shpresonin se partia e tyre do t’i lironte së shpejti, prandaj shumë prej tyre ishin bërë bashkëpunëtorë të Sigurimit se edhe në burg i shërbenin partisë së tyre.

Po përmend dy anëtarë të Byrosë Politike, ministrat Beqir Balluku e Kadri Hazbiu. Kur Enveri e internoi Beqirin, ky doli me portretin e “shokut Enver” nën sqetull, me shpresë se një ditë ky do ta rehabilitonte. Ndërsa Kadriu, kur i tha Enveri në plenum se, do ta arrestonin, u përgjigj: “S’ka gjë se Partia ime më arreston”, dhe Enveri ia priti: “Po, po, partia jote do të të arrestojë”!

Ata që nuk kishin qenë anëtarë partie, jo vetëm që s’kishin më besim te partia, por e urrenin atë, ani pse nuk guxonin ta shprehnin, se menjëherë i dënonin me nga 10 vjet të tjera.

Një mëngjes, papritur na zgjuan me zhurmë të madhe dhe hynë me rrëmbim nja dhjetë oficerë të Sigurimit. Pa u veshur mirë, na vunë në rresht. Atë natë kishin sjellë dy të burgosur nga burgu i Spaçit. Njëri quhej Fadil Kokomani nga Durrësi dhe tjetri Vangjel Lezho. U rreshtuam sipas urdhrit dhe një oficer madhor filloi të fliste me zë të lartë:

-“Këtu, në mes tuaj, ka armiq të përbetuar (sikur të tjerët ishin miq) të partisë e pushtetit popullor. Këta janë Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho” – dhe i’u bërtiti me zë të lartë:

– “Dilni nga rreshti”!

Të dy i lidhën jo me hekurat e zakonshëm, por me zinxhirë dhe i nxorën nga kausha duke i shtyrë e duke i goditur me shkelma. Pas dy ditësh i pushkatuan. Arsyeja: se i kishin shkruar një letër të gjatë Enver Hoxhës me të cilën kërkonin që ai të largohej si udhëheqës i partisë e, t’ua linte vendin të rinjve!/Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Pjerini mbështeti kokën te gjoksi i vajzës dhe i tha; due me u rrëfye me ty, mos fol, mos më ndërprit, unë me dy shokë, kemi...”/ Historia tragjike e ish-oficerit të Sigurimit nga Shkodra

Next Post

Kalendari Historik 3 Nëntor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin,  kryeinxhinierin e Naftës
Personazh

“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin, kryeinxhinierin e Naftës

March 21, 2023
Next Post
Kalendari Historik 3 Nëntor 2022

Kalendari Historik 3 Nëntor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!