• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, October 20, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Streha e Manekinëve” botohet romani më i ri i shkrimtarit Halit Shamata, nga Shtëpia Botuese “Fan Noli”

Synopsis

Romani është një projeksion artistik, tragji – komik, i fatit njerëzor nën diktaturë dhe një inerci paradoksale që arrin gjer në ditët tona. Autori ndjek fatin e personazheve që, nga të dënuar me burg, kthehen në “të dënuar me liri”.

Një qytet i vogël dhe i përhumbur, që zor se mund të gjendet në ndonjë hartë, pavarësisht nga shkalla e zvogëlimit, e që quhet “Streha” dhe ku të pastrehët janë një “epidemi urbane”. Metafora e “strehës” më shumë se një çati mbi krye, merr kuptimin e një instituconi, ku ngërthehen familja, qenia, prona.

Jeta dhe qenia shpërfaqen në roman në një deformimin skajor, përmes parodizmit, paradoksit dhe groteskut. Për ironi të fatit qyteza ka një fabrikë që prodhon manekinë për gjithë vendin. Kështu që në roman, manekinë dhe njerëz jetojnë së bashku, ngërthehen format dhe fatet e tyre të përbashkëta, ku njerëzit sillen si manekinë të prodhuar në seri,  ndjehen“skllevër të lumtur” që bëjnë reklamën e sforcuar të regjimit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Hysen Devolli u dallua për trajtimin e kompozimeve me tematikë historike, por edhe një gamë e gjerë bocetesh të emisioneve filatelike…”/ Historia e panjohur e “Aristokratit të Skenografisë” shqiptare

“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur

Bekim Indi,personazhi kryesor i romanit, me profesion skulptor, për rreth e tij sheh njerëz  fytyra të njëjta dhe gjithë qyteti është një fytyrësh. Njerëz të shfytyruar, që kanë humbur fytyrat dhe ndjesitë njerëzore dhe sillen si manekinë të frikshëm

Në roman shpërfaqet ingranazhi i ndryshkur i drejtësisë, ku njerëzit vërtiten për vite me radhë, në një vend ku  drejtësia është kthyer në luks.

Esenca e stilit dhe e estetikës artistike të romanit lidhet me humorin e tragjikes. Kjo ilustrohet në roman përmes ëndrra-zhgjëndrrës së personazhit kryesor të romanit Bekim Indit. Prova e një këmishe, përjetohet si prove në lëkurë.” Bekim Indi po kopsiste ngadalë këmishën e re, si të kopsiste një lëkurë të re. Sa herë ndërron një rrobë të re, provon një lëkurë të re…kam bërë shumë prova me lëkurën time dhe prap se prap nuk më duket lëkura ime, sepse nuk më vjen pas shtatit!” Apo raporti i parodizuar pafundësi-përjetësi: “ Ecte drejt një caku të pafund që vetëm ai e dinte. Drejt pafundësisë, sepse përjetësinë nuk e honepste. S’të lënë rehat kur të bëjnë të pavdekshëm. Vdes për të tjerët, jo për vete! Të ngjallin kur ja do puna dhe të ç’përjetësojnë, kur kthen puna!”

Nga pikëpamja e tipologjisë romani është një vepër e hapur. Si i tillë ai lejon mënyra të shumta leximi, ose më saktë çdo lexues bën një lexim të vetin. Në sentencën fundore të romanit “Epo ja që nuk vdesin kaq kollaj të vdekurit” përmes kësaj mbylljeje( nga autori) dhe “ hapjeje” të veprës nga lexuesi, ofrohet një shumësi kuptimesh, interpretimesh, domethëniesh. Romani na demonstron se interpretimi i veprave letrare, asnjëherë nuk mund të jetë i vetmi dhe përfundimtar.

Botuesi

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Policia austriake ka arrestuar për kontrabandë cigaresh, diplomatin tonë…”/ Raporti sekret nga Vjena

Next Post

Kalendari Historik 13 Janar

Artikuj të ngjashëm

Art & Kulture

“Hysen Devolli u dallua për trajtimin e kompozimeve me tematikë historike, por edhe një gamë e gjerë bocetesh të emisioneve filatelike…”/ Historia e panjohur e “Aristokratit të Skenografisë” shqiptare

October 16, 2025
“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur
Art & Kulture

“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur

October 13, 2025
“Si për ta bërë edhe më brilante dhembjen, njëri nga miqtë e tij tha, se kishin të drejtë të akuzonin J. Gërvallën, se kishte përgatitur ai vetë vrasjen e…”/ Refleksione mbi veprën e Kadaresë   

October 10, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Kadare ka përdorur edhe armën e artit për ndonjë koleg, madje i ka shndërruar në personazhe të koduar, që bartin tipare të atyre që e kishin zhgënjyer, si p.sh….”/ Ana e panjohur e shkrimtarit të famshëm

October 6, 2025
“Enver Hoxha i lodhur nga sëmundja, ka nevojë për Kadarenë, që t’u japë jetë kujtimeve të tij, por, në të njëjtën kohë ai, e sheh atë si një…”! / Refleksionet e shkrimtarit të njohur Sulejman Mato   

October 4, 2025
“Disa varre të vjetër, me krye-shkrime greqishte, na vërtetojnë se popullsisa serbe e Prizrenit, është në realitet, një popullsi shqiptare-rumune…”/ Reportazhi i panjohur i Mitrush Kutelit, në 1943-in

October 5, 2025
Next Post
JANARI

Kalendari Historik 13 Janar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme