• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, March 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Raporti sekret nga Vjena: “Policia austriake ka arrestuar për kontrabandë cigaresh, diplomatin tonë…”/ Historia e panjohur e nipit të Hysni Kapos

Raporti sekret nga Vjena: “Policia austriake ka arrestuar për kontrabandë cigaresh, diplomatin tonë…”/ Historia e panjohur e nipit të Hysni Kapos
Raporti sekret nga Vjena: “Policia austriake ka arrestuar për kontrabandë cigaresh, diplomatin tonë…”/ Historia e panjohur e nipit të Hysni Kapos
Raporti sekret nga Vjena: “Policia austriake ka arrestuar për kontrabandë cigaresh, diplomatin tonë…”/ Historia e panjohur e nipit të Hysni Kapos
Raporti sekret nga Vjena: “Policia austriake ka arrestuar për kontrabandë cigaresh, diplomatin tonë…”/ Historia e panjohur e nipit të Hysni Kapos
Raporti sekret nga Vjena: “Policia austriake ka arrestuar për kontrabandë cigaresh, diplomatin tonë…”/ Historia e panjohur e nipit të Hysni Kapos
Raporti sekret nga Vjena: “Policia austriake ka arrestuar për kontrabandë cigaresh, diplomatin tonë…”/ Historia e panjohur e nipit të Hysni Kapos
Raporti sekret nga Vjena: “Policia austriake ka arrestuar për kontrabandë cigaresh, diplomatin tonë…”/ Historia e panjohur e nipit të Hysni Kapos
Raporti sekret nga Vjena: “Policia austriake ka arrestuar për kontrabandë cigaresh, diplomatin tonë…”/ Historia e panjohur e nipit të Hysni Kapos
Raporti sekret nga Vjena: “Policia austriake ka arrestuar për kontrabandë cigaresh, diplomatin tonë…”/ Historia e panjohur e nipit të Hysni Kapos
Raporti sekret nga Vjena: “Policia austriake ka arrestuar për kontrabandë cigaresh, diplomatin tonë…”/ Historia e panjohur e nipit të Hysni Kapos
Raporti sekret nga Vjena: “Policia austriake ka arrestuar për kontrabandë cigaresh, diplomatin tonë…”/ Historia e panjohur e nipit të Hysni Kapos
Raporti sekret nga Vjena: “Policia austriake ka arrestuar për kontrabandë cigaresh, diplomatin tonë…”/ Historia e panjohur e nipit të Hysni Kapos
0
Shares
3.7k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

pjesa e parë

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerr nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që mban siglën “sekret” dhe i përket vitit 1987, ku ndodhet një raport-informacion i ambasadorit shqiptar Idriz Bardhi që asokohe shërbente në Vjenë, i cili informon eprorët e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, lidhur me incidentin që i kishte ndodhur diplomatit të ambasadës shqiptare në Pragë, Vullnet Thanasi, që ishte arrestuar nga ana e autoriteteve policore austriake, pasi ishte kapur në një nga doganat e kufirit Austrinë, me 3.000 paketa cigaresh të markës “Marlboro” që po përpiqej t’i kalonte kontrabandë. Historia e panjohur e nipit të Hysni Kapos, i cili në fundin e viteve ’70-të, kur shërbente si oficer i Sigurimit të Shtetit, me anë të një letre dërguar Enver Hoxhës, e akuzonte eprorin e tij, zv/ministrin e Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, që ishte njëkohësisht edhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit, si agjent i UDB-së…!? Shkarkimi i tij nga detyra, pas asaj letre dhe dërgimi si punonjës i thjeshtë në burgun e Bulqizës, ku punoi deri në vitin 1982 që u arrestua Feçor Shehu dhe dërgimi i tij në ambasadën shqiptare në Pragë, ku dhe u arrestua për “kontrabandë cigaresh”, e pasi tre sampistët e ‘Repartit 326’ e sollën në Tiranë, përfundoi përsëri në burg, por kësaj radhe me pranga në duar, si i dënuar politik…!?

Në fundin e gushtit të vitit 1987, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, me anë të një telegram shifër, me siglën “Tepër sekret’, mbërriti një raport-informacion i pazakontë. Ambasadori shqiptar në Vjenë, Idriz Bardhi, informonte eprorët e tij në Tiranë, për një ngjarje tejet të rëndë, që kishte ndodhur më datën 21 gusht, në kufirin midis Austrisë dhe Çekosllovakisë. Në raport-informacion në fjalë, ai përshkruante me hollësira dhe detaje lidhur me arrestimin e diplomatit shqiptar Vullnet Thanasi, nga ana e autoriteteve policore austriake, të cilët e e akuzonin atë për “kontrabandë cigaresh”, pasi e kishin kapur në flagrancë, me 300 steka cigaresh, që i’a kishin gjetur në makinën e tij me targa diplomatike.

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Sipas ambasadorit Bardhi, lidhur me këtë ngjarje kishin shkruar dhe gazeta austriake, “KURIER”, kopjen e së cilës ai ia kishte bashkangjitur, raport-informacionit në fjalë, që kishte dërguar me urgjencë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kush ishte Vullnet Thanasi, cila ishte e kaluara e tij, si ishte rekrutuar ai në radhët e shërbimit diplomatik shqiptar dhe çfarë pasojash pati ai nga ajo ngjarje, kur edhe pasi u lirua nga arresti (pas pagesës së majme që u bë nga pala shqiptare në një marrëveshje “xhentëlmenësh” me autoritetet zyrtare austriake), ai u hodh nga makina, pasi kishte goditur me grusht kolegun e tij diplomat (Kujtim Myzyri) dhe u arratis në drejtim të kufirit çekosllovak?!

Lidhur me këto, si dhe ngjarja e arrestimit të tij të mëvonshëm nga shërbimet sekrete çekosllovake dhe sjellja në Tiranë, nga ish-kolegët e tij të shërbimit sekret shqiptar (Sigurimi i Shtetit dhe ato të Forcave Speciale RENEA), janë gjëra krejt të panjohura, pasi nuk janë bërë kurrë publike pas viteve ’90-të dhe për to nuk ka asnjë rresht të shkruar?! Kjo edhe për faktin se personalisht vetë Vullnet Thanasi, apo dhe ish-kolegët e tij, nuk kanë pranuar kurrë ta bëjnë publike këtë gjë, duke e mbështjellë gjithnjë e më shumë me mister atë ngjarje të largët të 33 viteve të shkuara?! (Ndoshta dhe për faktin se ai e “pagoi” atë gabim që bëri duke vuajtur burgun në Qafë-Bari?!)

I vetmi që ka shkruar disa radhë lidhur me ngjarjen në fjalë të Vullnet Thanasit, është Hil Lushaku, (ish-komandant për vite me radhë i Forcave Speciale, Reparti 326 i Ministrisë së Brendshme), i cili në librin e tij “SPECIALET, ELITA E POLICISË SHQIPTARE” (Botime Mirgerealb, Tiranë 2015, fq. 354), midis të tjerash në portretin që i bën kolegut të tij, Labo Gani Çapo, shprehet: “Duke kujtuar stërvitjen dhe shërbimet e asaj kohe, ai (Labo Çapo), sjell në vëmendje një shërbim të “posaçëm” të kryer me sukses nga një grup sampistësh të përzgjedhur (Muharrem Abazi në krye), të cilët shkuan në Pragë dhe shoqëruan në Shqipëri një diplomat shqiptar, i thirrur Vullnet Thanasi,”.

Raport-informacioni i ambasadorit Idriz Bardhi në Vjenë, për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë

AMBASADA E REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE

TE SHQIPERISE

NE AUSTRI

Nr. 183 Prot.                                                                                     Vjenë më 26.8.1987

                                                  MINISTRISË SE PUNËVE TE JASHTME

    T i r a n ë

Bashkëngjitur po ju dërgojmë informacionin në lidhje me incidentin që ndodhi me Vullnet Thanasin, si dhe kopjen e gazetës “Kurier” të datës 24 gusht 1987 për këtë ngjarje.

 

A M B A S A D O R I

  (Idriz Bardhi)

                                                            I N F O R M A C I O N

Më datën 21.81987 rreth orës 16.00, dezhurni i ambasadës Arben Iliriani, u njoftua nga Dogana qendrore e Vjenës se në pikën kufitare midis Çekosllovakisë dhe Austrisë, pranë qytetit austriak Hallabrun, ishte kapur për kontrabandë cigaresh, diplomati shqiptar i Ambasadës së Pragës, Vullnet Thanasi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet doganore dhe do të sillej në Vjenë për të bërë hetime të mëtejshme. Nëpunësi i doganës i tha dezhurnit emrin e mbiemrin e personit, numrin e pasaportës dhe targën e makinës me të cilën ai udhëtonte. Ai gjithashtu kërkoi që një përfaqësues i ambasadës sonë në Vjenë të ishte i pranishëm gjatë procesit hetimor.

Menjëherë dezhurni njoftoi Petrit Bushatin, i cili mori në telefon Doganën qendrore për të pyetur se si qëndronte puna. Nënpunësi i Doganës konfirmoi edhe njëherë ato që kishte thënë në dezhurnit dhe tha se ende nuk kishin një informacion të plotë rreth ngjarjes, duke kërkuar përsëri që kur Vullnet Thanasi të mbërrinte në Vjenë, një përfaqësues i ambasadës të ndodhej në doganë për të sqaruar më tej çështjen. Nga ne, i’u tha nëpunësit të doganës, se kjo nuk ishte e mundur dhe se do të ishte bërë ndonjë gabim ose do të kishte ndonjë keqkuptim.

Para se të shkonim në zyrat e doganës, për të verifikuar çështjen, duke menduar se mos ishte ndonjë keqkuptim apo provokacion, morëm në telefon ambasadën tonë në Pragë, shokun I. Dhrami, i cili na tha se Vullnet Thanasi duhej të ishte në Pragë, sepse paradite ishte larguar nga ambasada për të kryer disa punë dhe se pasaportën e tij diplomatike e kishte në Ambasdadë.

Rreth orës 18.00 në zyrat e doganës shkuan shokët P. Bushati, I. Çepani dhe K. Brati, ku u takuan me nëpunësin e doganës, me të cilin biseduan në telefon. Ai u tha se nëpunësit doganierë akoma nuk e kishin sjellë Vullnet Thanasin në Vjenë  dhe pritej që ai të vinte pas një ore. Ai u bëri të qartë shokëve se i lartë përmenduri ndodhej nën arrest dhe se për lirimin e tij të përkohshëm me kusht duhej paguar një kaucion (garanci) prej 70.000 shilingash. Ndërkohë shokët u kthyen në Ambasadë ku u konsultuan edhe me shokun Idriz Bardhi, i cili sapo kishte mbërritur nga Tirana. U vendos që çështja të trajtohej me urtësi e gjakftohtësi dhe të bëhej përpjekje që Vullnet Thanasi të lirohej nga arresti, duke argumentuar se ka imunitet diplomatik dhe në bazë të konventës përkatëse, nuk mund të mbahej i arrestuar dhe se ambasada merrte përsipër për të sqaruar më mirë çështjen pasi të lirohej Vullnet Thanasi.

Rreth orës 20, të tre shokët e ambasadës sonë shkuan përsëri në zyrat e doganës, ku pas dhjetë minutash tre nëpunës të doganës, njeri prej tyre i armatosur, sollën Vullnet Thanasin, të cilin e kishin vënë në mes.

Inspektori i Seksionit të trafikut të paligjshëm të duhanit, Zips, i ftoi shokët tanë që të shkonin në zyrën e tij për të sqaruar më tej çështjen. Ai, atje u tha se në praninë tonë dhe të Vullnet Thanasit, do të hartohej një proces-verbal, në të cilin do të shkruheshin rrethanat e ngjarjes dhe thëniet e të kapurit në faj. Ai na sqaroi gjithashtu se, sipas udhëzimeve që kishte dogana, në raste të tilla thirreshin për të qenë të pranishëm vetëm përfaqësues të disa ambasadave të caktuara, në të cilat përfshihej edhe Shqipëria dhe kjo bëhej për të krijuar rrethana lehtësuese e për të gjetur rrugëzgjidhje të përshtatshme. Pastaj ai lexoi një proces që ishte mbajtur në kufi ku thuhej:

Në orën 15.30 të datës 21.8.1987, në pikën kufitare midis Hallabrunit, qytet austriak, dhe Znajmit, qytet çekosllovak, u ndalua makina e tipit “Lada” me targë diplomatike të Pragës. Doganieri austriak i kërkoi Vullnet Thanasit nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar në doganë dhe ai u përgjigj se nuk kishte ndonjë gjë. Doganieri e pyeti përsëri nëse kishte cigare dhe Vullnet Thanasi i tha se kishte vetëm një stekë (10 paketa) cigare “Marlboro”, të cilën e kishte në ndenjësen e parë të makinës. Doganieri e pyeti nëse mos kishte të tjera dhe Vullnet Thanasi i tha se nuk kishte të tjera, duke i ofruar doganierit dy paketa cigare nga steka që kishte në ndenjësen e parë. Atëhere doganieri i kërkoi atij të bënte kontrollin e imët të makinës, por i lartë përmenduri e kundërshtoi, duke i thënë se gëzon status diplomatik. Atëhere Vullnet Thanasi i tha se nuk kuptonte gjermanisht dhe biseda u zhvillua në anglisht, të cilën ai e fliste dhe e kuptonte mirë. Pasi doganieri insistoi që të hapej bagazhi i pasmë i makinës, në të u konstatua se në një çantë të madhe të zezë ndodheshin 300 steka (3.000 paketa) cigare të markës “Marlboro”. Kur u pyet nga Dogana se për kë i kishte këto cigare dhe se ku donte t’i çonte, Vullnet Thanasi tha se i kishte për disa shoferë shqiptarë në Vjenë. Pastaj në proces thuhej se në bazë të ligjeve austriake trafiku i paligjshëm i duhanit që është monopol shtetëror ishte i ndaluar, prandaj arrestohej Vullnet Thanasi.

Pasi lexoi këtë proces-verbal, inspektori Zips, pyeti nëse ne pranonim që të ishim si ndërmjetës dhe përkthyes për të sqaruar çështjen.

Sh. Petrit Bushati i tha se para se të fillonte hartimi i një proces-verbali të dytë, si përfaqësues të Ambasadës shqiptare në Austri, kërkojmë që të lirohet nga arresti Vullnet Thanasi dhe më pas jemi të gatshëm që të sqarojmë më tej rrethanat e ngjarjes. Ju tha se nuk mund të mbani nën arrest një diplomat, pavarësisht se përse akuzohet ai. Dhe se në bazë të të konventës për imunitetin diplomatik, ai duhej të lirohej ose të shpallej person i padëshirueshëm në Austri dhe të urdhërohej të largohej sa më parë.

Inspektori Zips, pas kësaj ndërhyrje e lexoi ligjin austriak, në bazë të të cilit gëzojnë imunitet diplomatik vetëm diplomatët e akredituar në Austri dhe ata diplomatë që janë caktuar në një vend tjetër dhe gjatë shkuarjes në detyrë, kalojnë transit nëpër Austri. Atëhere shoku Petrit Bushati, pyeti nëse ky ligj është zbatuar ndonjë herë tjetër në ndonjë rast të ngjashëm dhe nëpunësit e doganës, i thanë se këto janë raste të rëndomta dhe se shumë diplomatë të vendeve të tjera që janë kapur në raste futjesh mallrash të paligjshëm në Austri, janë arrestuar dhe janë liruar vetëm pasi është paguar gjoba ose garancia në të holla. Petriti tha se çështja nuk është e qartë nëse këtu kemi të bëjmë vërtetë me një rast kontrabande, sepse Vullnet Thanasi thotë se nuk është marrë vesh me doganierët në kufi.

Vjenë, 25.8.1987                                          A M B A S A D O R I

                                                                           (Idriz Bardhi)

Vullnet Thanasi, ish-oficeri i Sigurimit që i shkroi një letër Enver Hoxhës, ku akuzonte eprorin e tij, Feçorr Shehu, si agjent të UDB-së

Jo vetëm ngjarja e largët e vitit 1987 e cila ka qenë ë mbuluar me mister për vite me radhë, por dhe vetë biografia e Vullnet Thanasit, pothuajse është krejtësisht e panjohur! Sipas disa dëshmive të ish-kolegëve të tij, rezulton se Vullnet Thanasi është nipi i Hysni Kapos (djali i motrës) dhe ai ka lindur në fshatin Tragjas të Vlorës, prej nga ishte dhe origjina e babait te tij. Ai pasi studioi dhe u diplomua në shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, (Sauk), në mesin e viteve ’60-të (dega Sigurim), për disa vjet me shërbeu si oficer i Sigurimit të Shtetit dhe në vitin 1969-’70, kreu dhe një kurs kualifikimi për “oficer zbulues” po në Sauk. Karriera e tij në ato organe vazhdoi deri nga fundi i viteve ’70-të, kohë në të cilën thuhet se ai pati një përplasje, apo më saktë një konflikt me eprorin e tij, Feçorr Shehu, dhe si rezultat, ai u detyrua që t’i bënte një letër në adresë të Enver Hoxhës, ku në mes të tjerash thuhet se e akuzonte Feçorr Shehun, (asokohe Drejtori i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), edhe si agjent të UDB-së…! Gjë e cila si duket solli dhe shkarkimin e tij nga detyra e Oficerit të Sigurimit, dhe dërgimin e tij si punonjës kartoteke në disa kampe burgje (Institucione të Riedukimit të Veprave Penale), si Bulqizë etj. Kjo “masë e lehtë” ndaj tij, thuhet se u ndërmor, edhe për faktin se ai ishte, nipi i Hysni Kapos?! Në atë pozicion pune, Thanasi e ushtroi detyrën e tij deri nga viti 1982, kohë në të cilën u arrestua Feçorr Shehu me akuzën si “armik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Kadri Hazbiut dhe Mehmet Shehut”. Pas kësaj ngjarje, “fatlume” për Vullnetin, pasi i doli “profecia” e tij, sepse Feçorr Shehu u akuzua vërtet si “agjent” i UDB-së, Thanasi u rehabilitua dhe u dërgua me shërbim si “diplomat” në ambasadën shqiptare në Pragë. (Në emërimin e tij, ndikoi edhe kursi një vjeçar si “oficer zbulimi” që Vullnet Thanasi kishte kryer në Sauk të Tiranës në vitin 1969 – ‘70të). Në atë funksion, Vullneti shërbeu deri në fundin e gushtit të vitit 1987, kur i ndodhi ngjarja me “kontrabandën e cigareve”, për të cilën bën fjalë dhe dokumenti arkivor që publikohet për herë të parë ekskluzivisht nga Memorie.al në këtë shkrim./Memorie.al

                                                                 Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Kur i’a tregova profesor Çabejt për togerin britanik që merrej me toponiminë e Dibrës dhe hartën ku shkruhej, ‘Pellazgë-mal’, ai...”/ Kujtimet e panjohura të mikut të Haxhi Lleshit

Next Post

“Streha e Manekinëve” botohet romani më i ri i shkrimtarit Halit Shamata, nga Shtëpia Botuese “Fan Noli”

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
“Streha e Manekinëve” botohet romani më i ri i shkrimtarit Halit Shamata, nga Shtëpia Botuese “Fan Noli”

“Streha e Manekinëve” botohet romani më i ri i shkrimtarit Halit Shamata, nga Shtëpia Botuese “Fan Noli”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!