• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Si na shpëtoi Dritëro Agolli, kur na dënuan me gjashtë muaj në prodhim, pasi te dokumentari për uzinën ‘Enver’, kishim nxjerrë Fiqret Shehun dhe…”/ Dëshmia e rrallë e spikeres së parë të RTSh-së

“Si na shpëtoi Dritëro Agolli, kur na dënuan me gjashtë muaj në prodhim, pasi te dokumentari për uzinën ‘Enver’, kishim nxjerrë Fiqret Shehun dhe…”/ Dëshmia e rrallë e spikeres së parë të RTSh-së
“Si na shpëtoi Dritëro Agolli, kur na dënuan me gjashtë muaj në prodhim, pasi te dokumentari për uzinën ‘Enver’, kishim nxjerrë Fiqret Shehun dhe…”/ Dëshmia e rrallë e spikeres së parë të RTSh-së
“Si na shpëtoi Dritëro Agolli, kur na dënuan me gjashtë muaj në prodhim, pasi te dokumentari për uzinën ‘Enver’, kishim nxjerrë Fiqret Shehun dhe…”/ Dëshmia e rrallë e spikeres së parë të RTSh-së
“Si na shpëtoi Dritëro Agolli, kur na dënuan me gjashtë muaj në prodhim, pasi te dokumentari për uzinën ‘Enver’, kishim nxjerrë Fiqret Shehun dhe…”/ Dëshmia e rrallë e spikeres së parë të RTSh-së
“Si na shpëtoi Dritëro Agolli, kur na dënuan me gjashtë muaj në prodhim, pasi te dokumentari për uzinën ‘Enver’, kishim nxjerrë Fiqret Shehun dhe…”/ Dëshmia e rrallë e spikeres së parë të RTSh-së
“Si na shpëtoi Dritëro Agolli, kur na dënuan me gjashtë muaj në prodhim, pasi te dokumentari për uzinën ‘Enver’, kishim nxjerrë Fiqret Shehun dhe…”/ Dëshmia e rrallë e spikeres së parë të RTSh-së

Nga Blerina Goce

Memorie.al / Një rrëfim i ish-spikeres së lajmeve në TVSH, e cila më pas u bë kineaste. Veshja “mburojë” nga “imperialistët amerikanë” dhe si shpëtoi grupi i Kinostudios “Shqipëria e Re”, nga riedukimi, pas ndërhyrjes së Dritëro Agollit…?!  Një studim për kineastët shqiptare dhe cikël dokumentarësh për gratë e suksesshme në emigracion. Një prej spikereve të para të lajmeve në Televizionin Shqiptar, Angjelina Xhara, ka qenë vetëm 12 vjeç, kur ka marrë pjesë në emisionet e fëmijëve. Më pas, në vitin e dytë në gjimnaz, ka dhënë lajmet direkt të orës 20:00, në atë që njihej si Revista Radiofonike e Mbrëmjes. Por jeta e Xharës, ishte destinuar të kalonte pas surprizave të njëpasnjëshme.

Në vitin e dytë në Universitet, më 1969-ën, ajo dha lajmet si spikerja e parë e TVSH-së, sepse Vera Zheji, nuk donte të dilte si spikere lajmesh, kështu që në ekran, u shfaq Angjelina me Kiço Fotiadhin. Edhe sot, ajo e kujton me nostalgji këtë periudhë, ku ka qenë krahas spikerëve të mëdhenj.

Por, fati deshi, që të shkëputej nga ekrani i televizionit dhe të shkonte në Kinostudio, për të qenë pjesë e brezit të parë të kineastëve në Shqipëri. Për Xharën, ky ishte një fat i madh, pavarësisht se sa e kuptonte në atë periudhë…! Një fat që do të shënjonte krejt të ardhmen e vazhdon të jetë edhe e sotmja e saj…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Me dhjetëra dokumentarë, mbajnë emrin e Angjelina Xharës (Papalilo), ndërsa ajo, vazhdon të krijojë, të shkruajë e të xhirojë filma të ndryshëm. Së fundi, Xhara i është përkushtuar në mënyrë të veçantë figurës femërore. Është në proces e sipër të shkrimit të një libri, për gratë e kinematografisë shqiptare, ndërkohë që ka filluar të realizojë edhe një cikël dokumentarësh për gratë shqiptare në emigracion…!

Znj. Xhara, ju jeni një nga spikeret e para të Televizionit Shqiptar. Si e kujtoni daljen tuaj të parë në ekran, si spikere e lajmeve?

Kam qenë spikere në Radio Televizionin Shqiptar, për një periudhë të gjatë kohore, nga klasa e shtatë fillore, kur shkova te emisioni i fëmijëve. Në vitin e dytë në gjimnaz, dola në Revistën Radiofonike të Mbrëmjes në orën 20:00, ishte një emision kryesor lajmesh. Isha e vogël fare dhe s’merrja vesh as nga politika.

I lexoja automatikisht lajmet. Por e kisha zërin e mirë, isha nxënëse e mirë, kishin besim tek unë dhe më lejuan që të flisja. Pastaj në TVSH, u zgjodha ndër spikeret e para që fola bashkë me Kiço Fotiadhin. Më pas foli dhe Violeta Kongo dhe Amalia Çala, dy vajza shumë të talentuara dhe, më pas, kur ika nga TVSH, ishte Tefta Radi.

E mbani mend çfarë keni veshur në atë dalje të parë në ekran?

Kur fillova lajmet në televizion, më bënë një fustan të çuditshëm…! Unë isha 20 vjeç, e re fare, kur pashë që fustani ishte i bërë me tyl të zi…! Sigurisht, me një pjesë të brendshme të bardhë. Unë e vesha shumë pak dhe përdora veshjen time… dhe e di çfarë?! Një fustan deve, gri e hapur, me një bolero me vija të bardha, që më kishte ardhur nga një pako e tetos së mamasë sime nga Amerika. Ndërkohë, që ne shanim imperialistët amerikanë, unë e kisha si mburojë atë veshje. Pak e ngatërruar për ta besuar, por ju them ndjesinë time të vërtetë…!

Ju e kujtoni me nostalgji periudhën e kaluar në TVSH. Pse u shkëputët që andej?

Më emëruan në Kinostudio, bashkë me Vllasova Mustën, që e kam pasur shoqe dhe e pata bashkëshoqëruese në Kinostudio. Kemi mbështetur njëra-tjetrën. Fillimisht isha redaktore në Kinostudio, pastaj skenariste dhe punova edhe për Ministrinë e Kulturës për kinematografinë, si shefe e kinematografisë. Demokracia më gjeti të privilegjuar.

Papritur nga një lloj pasigurie që kisha lidhur me biografinë time, që tani nuk më duket e rëndësishme, them se caktimi im në Kinostudio, ishte fat i madh. Te TVSH-ja, do të isha shtrydhur si limoni dhe nuk do të bëja dot ata filma të bukur, që kam bërë e bëj. E falënderoj Zotin dhe njerëzit, që papritur më caktuan në këtë vend.

Çfarë kujtoni nga vitet e kaluara në Kinostudio?

Dua të kujtoj Kristaq Dhamon, një drejtues artistik i mrekullueshëm i Kinostudios. Nuk kishte film dokumentar, që nuk bëhej pa dëshirën e tij. Dua të kujtoj dhe Endri Kekon, por jo vetëm. Unë pak si e nxituar dhe e papjekur, mora një herë një shkrim te “Zëri i Popullit” dhe bëra skenar, për një nënë që kishte 12 fëmijë dhe e mirëpriste dhe të 13-in. Endri më tha: “Angjelina, dokumentari nuk bëhet asnjëherë në bazë të gazetës. Aktin mund ta marrësh, por ta qëmtosh atje, në vend, ku ndodh. Shkuam në Vlorë dhe u bë film i bukur, me përjashtim të tekstit, për të cilin tani, më vjen zor, se teksti atëherë kishte ideologji shumë të madhe.

Sa e keni ndier mbi supe peshën e kësaj ideologjie? Ka pasur raste kur realisht e keni pësuar për shkak të saj?

Në Kinostudio, një herë u mor masa, që të na çonin gjashtë muaj për riedukim. Ishte bërë një dokumentar për Uzinën “Enver” dhe atje doli portreti i Fiqrete Shehut, në një kohë që ajo ishte deklaruar si “armike e Partisë”. Ndërhyri deri kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Dritëro Agolli dhe shpëtuam gjithë grupi i filmit, pa u zbatuar vendimi, sepse filmi, s’kishte dalë ende në kinematë e qytetit.

Ose mbaj mend kur më caktuan në një grup krijues për një dokumentar, për luftë kundër fesë. Unë kam qenë e jam njeri që besoj shumë në Zot, sepse kështu, më ka mësuar nëna ime e mirë. Por filmin e bëra, se ashtu ishte koha. Atmosfera në Kinostudio ishte frymëzuese, megjithatë për tema të caktuara. Artistët e kishin vetë auto-censurën, se kishin parë se ku përfundonin ata që mendonin ndryshe, nga e përgjithshmja socialiste.

Ju keni realizuar me dhjetëra filma dokumentarë e keni botuar edhe libra: monografi për Margarita Xhepën, një roman tuajin, një vëllim poetik… Së fundi, duket se i jeni përkushtuar figurës femërore, në libra dhe në film. Pse?

Ngaqë jam grua vetë, më ka ngacmuar ideja se si gjinia femërore është shpalosur me personalitetin e saj në të gjitha fushat e krijimtarisë në filmat e xhiruar nga Kinostudioja “Shqipërie e Re” dhe për këtë kam bërë një studim të plotë. Ky studim është realizuar në fillim të demokracisë, por them që tani duhet ta rishikoj për ta plotësuar me gjëra të reja, me fenomene të reja, personalitete të reja, me shprehje të reja individualitetesh artistike krijuese në kinematografi edhe këto dy dekadat e fundit.

Është punë voluminoze, e lodhshme, e gjatë dhe them se, megjithëse ka këto vështirësi, duhet bërë, se kështu bën edhe një falënderim për gjithë këtë grup krijues të grave. Dua të theksoj se; unë e kam pasion filmin, e pastaj librin. Libri është më i kollajshëm, se je vetëm me vetveten dhe botuesin, kurse filmi, është art kolektiv, ku duhet të merresh me disa krijues. Zakonisht, kam shkruar skenarin e filmave, por tani kam shkuar edhe te regjia.

Mund të përmendni disa nga kineastët që do të jenë pjesë kryesore e këtij studimi?

Një nga figurat kryesore është Xhanfize Keko, regjisore e famshme e filmave për fëmijë. Është figurë kryesore në këtë botim, që do të bëhet, jo thjesht se është grua që tentoi të konkurronte dhe konkurroi me shumë sukses gjininë mashkullore, por mbi të gjitha, pati një përqendrim shumë të madh dhe të bukur. Ajo pati një gjetje brenda vetes së saj. Nuk u shpërnda në gjëra të ndryshme. Fillimisht, e ka filluar jetën si biletashitëse në një kinema, e dashuruar shumë pas filmave.

Pastaj, pasi studioi në ish-Bashkimin Sovjetik, ku u njoh me regjisorin Endri Keko, jeta e saj u kanalizua përgjithmonë, shpirtërisht dhe krijimtarish në gjininë e filmit. E veçanta e saj ishte, se gjeti filmin artistik për fëmijë. Aty u bë e pakrahasueshme, e patjetërsueshme. Meqenëse pjesën më të madhe të krijimtarisë e kam në regjimin tjetër, them të evidentoj gjërat më të spikatura, rezultatet më të mëdha që kanë arritur gratë në atë kohë, plus në periudhën e tranzicionit.

Por, ndonëse e vetmja në zhanrin artistik, veç Kekos, ka pasur edhe femra të tjera regjisore e skenariste…?

Pas Xhanfize Kekos, mendoj se gruaja, është prezantuar me dinjitet në filmin dokumentar, si regjisore. Do të merrem me figura kryesore të grave, siç janë: Adriana Elini, Vitori Çeli, Marianthi Xhako, Donika Muçi, figura që u evidentuan me vepra të nivelit të lartë artistik. Pati vepra që gjenden në fondin e artë të dokumentaristikës shqiptare.

Por edhe me skenaristet, si: Natasha Lako apo Vasllova Musta. Një vend do të zënë edhe aktoret femra, në filmin artistik. Ato janë një rezultante krijuese fantastike. Figura si: Tinka Kurti, Margartita Xhepa, Drita Pelinku, Behije Çela, Marie Logoreci, Besa Imami, Roza Anagnosti, Marjeta Ljarja, Yllka Mujo, etj.

Femra që kanë përkushtim e nuk kanë llafe. Nuk do të jetë thjesht numërim i filmave të tyre, por ato flasin për çaste emocionale, se si e kanë ndier veten në momente të veçanta nga krijimtaria e tyre, lidhur me filmin. Ta zëmë; Marjeta Ljarja, është martuar me Rikardin kur xhirohej filmi “Në pyjet me borë ka jetë”. Do të ketë disa “zbulime”, megjithëse ne i quajmë pak si tabu gjërat personale. Do të mundohem të ngacmoj gjëra që të jenë me interes edhe në anën personale, me guxim pak më të madh, për të treguar jetën artistike, për t’u çliruar, se në fund të fundit janë pjesë e jetës.

Shumicën e këtyre grave krijuese ju i keni pasur mike, kë do veçonit?

Dua të them se kemi pasur marrëdhënie fantastike në Kinostudio, që të frymëzonte shumë dhe është pikërisht rezultante e kësaj atmosfere krijuese që erdhën ata filma që mund të rishfaqen me kujdes dhe në ditët tona e, nuk konkurrohen dot lehtë. I kam pasur mike dhe kam fotografi me to.

I kam në sirtarin e kujtimeve të mia. Vitori Çeli, për shembull, më thoshte: “Angjelina, mos u lodh të kërkosh gjëra speciale në vazhdimësi. Filmi mjafton për një gjetje artistike. Ajo gjetje do ta mbajë nga ana dramaturgjike. Pastaj, pjesa tjetër do të jetë histori, nuk i shmangesh dot”. Bëmë bashkë filmin, që mori dhe çmim në Festivalin e Filmit, “Prof. Dr. Aleksandër Xhuvani”.

Adriana Elinin e kam pasur mike shumë të ngushtë, të dashur e të padiskutueshme. Me të e ndieja veten shumë të lirshme, nuk kisha stresin e punës. Bashkë me të dhe Agime Fortuzin, kemi bërë “Qilimat tanë”.

Kemi shkuar deri në mes të maleve të Kurveleshit, për të xhiruar dhe mbaj mend se kemi pasur edhe bust të “Karadakut” me vete. Unë isha pas dhe mbaja bustin me vete. Më thoshte Agimja: “Do të shohësh si qethen dhentë e, do të hamë mish të pjekur”. Dhentë, kur shkuam atje ishin qethur dhe mish të pjekur s’hëngra, por u kënaqa me thjeshtësinë e jetës, bukurinë e pritjes të njerëzve të thjeshtë atje e xhiruam ato që mundëm.

Ju nuk kishit bërë shkollë filmi apo jo, si e mësuat profesionin?

Ne e mësuam filmin në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ishte një shkollë e madhe e mësimit të profesionit. Ata që kishin mësuar profesione jashtë shtetit, ishin shumë pak. Për shembull, vetëm Marianthi Xhako kishte mësuar profesionin e regjisores dhe ua jepte të tjerëve. Me të kam disa filma, bashkëpunime të suksesshme si regjisore e unë skenariste, për shembull për revolucionin e ’24-s.

Ndërkohë, ju keni jetuar për disa vite në emigracion dhe po realizoni edhe një cikël filmash dokumentarë, për gra të suksesshme emigrante…?

Nuk di si do ta zgjedh çështjen e financimit të disa filmave, por skenarët i kam gati, për disa figura të shquara në diasporë. Për shembull, kur xhirova në Nju Jork, njoha dy fate grash mahnitëse. Njëra ishte nga e kaluara, e persekutuar, e lodhur nga jeta. Kishte provuar të hidhurat e jetës.

Ishte një nga aktoret e para të filmit shqiptar dhe u fut në burg, pati historinë e hidhur të jetës së saj. Doli nga burgu, u shkëput përfundimisht nga jeta artistike dhe vitet e fundit, i kaloi në SHBA-ës, në vendin ku njeriu është i lirë, merr atë që i takon, në një vend fantastik, që respekton të drejtat njerëzore.

Atje, ajo të paktën, e mbylli jetën pranë familjarëve të dashur. Ajo ka qenë aktore edhe në Itali, shkollën e kishte bërë atje. “Takim në liqen”, është filmi i saj i parë dhe duhet diskutuar me Italinë që të bëhet ky film. Është shumë e bukur, që nusja e saj flet me adhurim të madh dhe kërkon të tregojë këtë histori.

Këtë cikël për gratë, e fillova me filmin dokumentar për Iliriana Sulkuqin, poete emigracioni, ku loti i emigrantit del me përmasat e një oqeani.

Filmi i saj dokumentar, u realizua me Ilia Tërpinin dhe regjisor ishte Kolec Traboini. Kurse tjetër personazh, është Rozi Theohari, grua me personalitet të veçantë, që, ndonëse fillimet i pati në Shqipëri, në 20 vite në SHBA-ës, çau me një personalitet fantastik në krijimtari, me romane e libra, me mënyrën e komunikimit të saj./Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 06 Qershor 2023

Next Post

“Mikrobuzit të RTSH-së i hoqën timonin, operatori Lasku iku nga puset e naftës, burg për futbollistët e ‘Naftëtarit’ dhe...”/ Epilogu i ndeshjes së 5 qershorit ‘85

Artikuj të ngjashëm

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
Next Post
“Në hetuesinë e Beratit, pashë mbi 50 tifozë të arrestuar, që i mbanin me një këmbë dhe…”? Dëshmia e rrallë e arbitrit të “betejës” ‘Dinamo’ – ‘Naftëtari’, e 5 qershorit ’88, që alarmoi Tiranën

“Mikrobuzit të RTSH-së i hoqën timonin, operatori Lasku iku nga puset e naftës, burg për futbollistët e ‘Naftëtarit’ dhe...”/ Epilogu i ndeshjes së 5 qershorit ‘85

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!