• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, July 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shërbimi sekret jugosllav i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i ka ndërtuar me vite të tëra mbështetjen e saj informative në Shqipëri, me anë të konsullatave në…”/ Libri i ri i studiuesit nga Kosova

“Shërbimi sekret jugosllav i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i ka ndërtuar me vite të tëra mbështetjen e saj informative në Shqipëri, me anë të konsullatave në…”/ Libri i ri i studiuesit nga Kosova
“Ahmet Zogun, komunistët shqiptarë, mund të vazhdojnë ta quajnë satrap e tradhtar për interesa të Serbisë, por nga kjo analizë ai nuk rezulton…”/ Libri i ri me dokumente arkivore i studiuesit nga Kosova

“Komandanti i ‘Batalionit Shëtitës’ që neutralizoi kryengritjet antiqeveritare dhe, vdiq duke peshkuar.…”/ Historia e dhimbshme e majorit besnik të Zogut
“Ahmet Zogun, komunistët shqiptarë, mund të vazhdojnë ta quajnë satrap e tradhtar për interesa të Serbisë, por nga kjo analizë ai nuk rezulton…”/ Libri i ri me dokumente arkivore i studiuesit nga Kosova
“Shërbimi sekret jugosllav i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i ka ndërtuar me vite të tëra mbështetjen e saj informative në Shqipëri, me anë të konsullatave në…”/ Libri i ri i studiuesit nga Kosova

Nga Agim Popoci

Pjesa e dytë

Memorie.al / Një analizë e Ministrisë së Jashtme Jugosllave, hartuar në vitin 1952, mbi raportet e shërbimeve sekrete në Shqipëri, botohet për herë të parë, duke hedhur dritë mbi shumë çështje, që lidhen me marrëdhënien mes dy vendeve, por mbi të gjitha parapërgatitjen për atë çka do të ndodhte më vonë në Kosovë. Gazetari Agim Popoci, përkthen dhe përshtat në gjuhën shqipe këtë raport sekret, duke e pajisur me shpjegimet përkatëse nën titullin “Parathënie e terrorit serb ndaj shqiptarëve”, botim i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

Një libër që u vjen në ndihmë historianëve dhe studiuesve për të hedhur dritë dhe qartësuar disa elementë që kanë karakterizuar raportet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, si ka funksionuar agjentura në Shqipëri, si infiltrohej, sa paguhej, si edhe të rrëzojë disa mite në lidhje me disa figura të historisë shqiptare, si për shembull Ahmet Zogu, i cili u kthye në pushtet dhe rrëzoi qeverinë e Fan Nolit, pikërisht me ndihmën e jugosllavëve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit dhe jo në bisedimet zyrtare me kryetarët e delegacioneve, pasi…”/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91

“Ushtarët osmanë plaçkisnin fshatrat, pllajat e malet dhe kapën çdo mashkull e femër, ua dogjën fshatrat dhe shtëpitë e…”/ Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari

                                                                    Vijon nga numri kaluar

Nga dokumenti sekret i Ministrisë së Punëve te Jashtme të Jugosllavisë

Shërbimi jugosllav i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i ka ndërtuar me vite të tëra mbështetjen e saj informative në Shqipëri. Është udhëhequr me përvojën e konsullatave serbe në Maqedoni dhe në Kosovë në periudhën para luftërave ballkanike. Ka shfrytëzuar gjurmët dhe lidhjet miqësore të ushtrisë serbe nga koha e qëndrimit të saj në Shqipëri.

Nga Esad Pasha dhe “esatistët” deri tek emigracioni në vitin 1939 kanë kaluar gati tri dekada, janë ndërthurur shumë detyra, gabime, mossuksese, kanë parakaluar dhe janë formësuar shumë bashkëpunëtorë dhe njerëz besnikë. Në fund, përmes prizmës së kësaj pune shumëvjeçare është kristalizuar edhe një përvojë-çdo herë kemi humbur, kemi humbur jo pse kundërshtari ishte më i fortë se ne, por për shkak të gabimeve tona ose kolonës së pestë të qarqeve udhëheqëse të shtetit.

Gabimet tona kanë buruar në pjesën më të madhe nga përçarja e shërbimit, që në terren ka nxitur egoizmin dhe ambicie të sëmura, prej të cilave shërbimi ka vuajtur seriozisht. Fanatizmi dhe intriga reciproke e organeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Shtabit të Përgjithshëm, e në disa raste edhe MPJ-së në terrenet e jashtme, kanë sjellë deri te rekrutimi dhe ri grabitja e bashkëpunëtorëve dhe njerëzve besnikë. Një punë e tillë, pashmangshmërisht ka shtuar shumë truket e pista, futjet dhe vjedhjet.

Gabimet tona kanë rrjedhur më tej nga paaftësia dhe ndryshimet e shpeshta në qendër, prej të cilave kanë kërcitur në terren, kanë shkaktuar dëme dhe zhdukje nga zhurmues të ndryshëm dhe aventurierë, vetëm me qëllim të kapërcimeve të mëtejme. Dhe në fund, gabimet tona kanë ardhur si pasojë e mendimit që ka mbizotëruar në veçanti në periudhën e fundit të punës, se pozicionet në Shqipëri më mirë mund të mbrohen në Romë, sesa në Tiranë, që ka sjellë paktin e Beogradit, Musolini-Stojadinoviç, në vitin 1937, dhe më tej deri në okupimin e Shqipërisë në vitin 1939.

Shërbimi ynë në Shqipëri në vitin 1924 kishte mjeta të shumta materiale, me një rrjet të mirë njerëzish besnikë dhe bashkëpunëtorësh. Mjetet kryesore ishin përqendruar në Shkodër. Ambasadës në Tiranë i është vënë në dispozicion një kredi, që u quajt e papërcaktuar prej 500 $ në muaj, derisa kredia mujore ishte 200 napolona dhe i paguhej çdo muaj numrit të caktuar të njerëzve besnikë, sipas listës së koduar.

Ambasada synonte kryesisht që të kishte mbështetje të garantuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Prefekturën e Tiranës, xhandarmëri, në doganë në Durrës, Ushtri dhe Postë. Përveç kësaj, ka financuar një berberhane dhe dyqan, si dhe një bujtinë në Tiranë, dy kafe, njëra prej cilave në Portin e Durrësit dhe e dyta në Portin e Shëngjinit.

Kredia e papërcaktuar është shpenzuar kryesisht në shkatërrimin e aksioneve të kaçakëve dhe “Komiteti i Kosovës”, si dhe shpenzime të paparashikuara. Shkodra deri në paktin e Tiranës, ishte qendra kryesore operative e shërbimit tonë, me një rrjet të mirë informativ dhe mjete të bollshme. Dallimi mes punës në Tiranë dhe asaj në Shkodër ishte se Shkodrës i ishte ndarë një kredi, ku shuma të caktuara u ishin dhënë me vite të tëra personave të njëjtë.

Bajraktari i Mirditës, Mark Gjoni, e më pas Gjon Marka Gjoni, ka marrë me vite të tëra 100 napolona si shpërblim “nderi”, e për njerëzit e tij, sipas nevojës dhe zhvillimit të ngjarjeve, 100 mijë franga ari në muaj. Për Shalën, Kelmendin etj., gjithashtu ishte përcaktuar kredia mujore pa kurrfarë obligimi për shfrytëzuesit. Ky ishte një lloj “apanazhi”, me marrëveshje të heshtur që nga natyra është i kuptueshëm, në mënyrë që shfrytëzuesit ta përdorin me detyrimin që të shërbejnë si miq, kur dhe nëse lind nevoja.

Me forcimin e pushtetit qendror shërbimi gradualisht u transferua në Tiranë, por në vitet e para të pasluftës terreni në Shkodër ishte më i favorshëm për punë. Një numër i madh i familjeve serbe në qytet, disa prej të cilave shumë të vjetra dhe me autoritet të madh në mesin e shqiptarëve, me bashkëpunimin patriotik kanë lehtësuar në krijimin e mundësive më të favorshme. Me vite të tëra atje kemi pasur Peshkopin serb, shkollën dhe varrezat e ushtarëve serbë të ruajtura nga klerikët. Fshatin Vrakë afër Shkodrës, kryesisht serbë me kishë dhe shkollë.

Në fund, afërsia e kufirit me doganën e korruptuar shqiptare dhe shërbimin kufitar, që e kishin rrugën gati të hapur. Në vitin 1924, në Shkodër ka shërbyer si konsull i Përgjithshëm, Ivo Vukoviç, nëpunës me përvojë dhe i aftë, nga familje e njohur malazeze, Vukoviç, me lidhje të shumta miqësore nëpër bajraqet shqiptare të Shqipërisë veriore. Ndaj tij qëndronte një konsull i përgjithshëm italian i fryrë dhe proteksionist fashist i paaftë, në frikë të përhershme se do të paguhet nëse futet në një shtëpi shqiptare…!

KTHIMI I ZOGUT

Aksioni i armatosur filloi në mbrëmjen e 13 dhjetorit, e Zogu u fut në Tiranë më 24 dhjetor. Për përgatitjet e këtij aksioni janë shpenzuar 30.000 napolona. Shuma e fundit prej 10.000 napolonash, Zogut iu pagua në Dibër, në prag të kalimit të kufirit. Sapo arriti në Tiranë, Zogu kërkoi shumë shuma të tjera. Duke analizuar gjithë punën, nga vendimi për nisjen e aksionit te përfundimi i tij, me futjen e Zogut në Tiranë, Shërbimi për Shqipërinë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme konstatoi disa gabime, nga të cilat pati pasoja të rënda.

Gabimi themelor, sipas vlerësimit, qëndronte në faktin se vëmendja më e madhe ishte përqendruar në drejtimin Dibër-Tiranë, si më i shkurtri dhe më i rrezikshmi për kryeqendrën shqiptare. Shqetësimet dhe përgatitjet rreth drejtimit Prizren-Lumë, iu lanë Ceno Beut, ndërsa Stojan Dajiç ishte ngarkuar të merrej me Muharrem Bajraktarin. Nuk është rastësi që pavarësia dhe iniciativa për punë, i është lënë Ceno Beut. Në qëllimet e asaj kohe të Shërbimit sekret serb, ai duhej të luante rolin përfundimtar. E gjithë familja Kryeziu ishte e gatshme të zhvendosej në Shqipëri.

Cenon me Zogun i lidhte besa e lindur me martesën me motrën e tij. Duhej të bëhej ministër i tij i Punëve të Brendshme. Ceno, nga ana tjetër, ishte në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, sipas traditës familjare që para vitit 1912. Ai e kuptoi rolin që iu përcaktua në Shqipëri, një rol që i kënaqte ambiciet e tij…! Mirëpo, Ceno Beu ishte në Rrafshin e Dukagjinit i njohur në Shqipëri si “kosovar”, për këtë fakt dhe jopopullor, i huaj dhe pak i vlerësuar. Ishte e panevojshme ta popullarizoje, t’i krijoje famën, si me flori, ashtu dhe heroizëm.

Dajiç ishte mësues i vjetër në zonën e Prizrenit, që nga koha e Turqisë. Kishte përvojë në punë, në kuptimin e ngushtë, të afrohet, të informohet dhe të komunikojë të dhënat e mbledhura. Muharrem Bajraktari ishte ambicioz, gjë të cilën Dajiç nuk e dalloi dhe nuk e raportoi. Sikur Muharremi të rekrutohej si komandant, Bajram Curri sigurisht se do ta humbte kokën. Kjo gati sa nuk i ndodhi Ceno Beut. Shumë më vonë, njerëzit e Shërbimit Sekret serb, e kanë takuar Muharrem Bajraktarin në Budapest. I kanë shprehur nderime të mëdha si mysafir që e kishin në “Hungarian Palace”.

E mori këtë në mënyrë shumë të natyrshme, sikur i takon sipas fisit dhe gradës, sikur edhe vetëm kështu duhet të jetë. Vetëm se sytë e tradhtonin, përplot me krenari shqiptare. Gabimi i dytë ishte se Zogu qëndroi shumë në Shkup. Komandanti i Armatës, Bozha Terziç, me kokën e tij arsyetonte se ishte më e lehtë që Zogun ta përqendrojë në afërsi të tij, sesa në Dibër. Njerëzit e Shërbimit me urdhër të Ministrisë së Punëve të Jashtme e kontaktuan Terziçin në Dibër, i kërkuan garanci dhe i dorëzuan 20 qese me flori.

Meqë kishin udhëtuar natën deri në Dibër, e rruga ishte vazhdimisht e kërcënuar nga komitët e VMRO-s, Terziç u dha makinën dhe ushtarët për kthim, por nuk tha asnjë fjalë se Zogu ishte në Shkup. Telegrami i Jelliçit shkaktoi një ngatërresë dhe lëvizje të panevojshme të rrezikshme, si dhe vonesa. Dhe, shërbimi ishte i përçarë. Secili e çonte ujin në mullirin e vet, si Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, ashtu she Shtabi i Përgjithshëm. Konkretisht, në rastin e emigracionit shqiptar, kjo ka shkaktuar pengesa dhe komplikime.

Shefi i qarkut në Gjakovë, për shembull, në mënyrë të pakuptimtë merrte në pyetje emigrantët ‘lidhur e ngjarjet në Shqipëri, për Muharremin’. E të tjerë. Ka ndodhur që organet e Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë të papërgjegjshme, kanë dërguar njerëzit e tyre besnikë, përtej kufirit, për të mbledhur disa të dhëna, në numërim më të madh të rasteve arbitrare dhe të pabaza”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 17 Korrik 2026

Next Post

“Ushtarët osmanë plaçkisnin fshatrat, pllajat e malet dhe kapën çdo mashkull e femër, ua dogjën fshatrat dhe shtëpitë e...”/ Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari

Artikuj të ngjashëm

“Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit dhe jo në bisedimet zyrtare me kryetarët e delegacioneve, pasi…”/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91
Dossier

July 17, 2026
“Ushtarët osmanë plaçkisnin fshatrat, pllajat e malet dhe kapën çdo mashkull e femër, ua dogjën fshatrat dhe shtëpitë e…”/ Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari
Dossier

“Ushtarët osmanë plaçkisnin fshatrat, pllajat e malet dhe kapën çdo mashkull e femër, ua dogjën fshatrat dhe shtëpitë e…”/ Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari

July 16, 2026
“Mospjesëmarrja e z. Nano, ose të ndonjë personaliteti tjetër të lartë shqiptar në Forumin e Davosit, do të jetë me pasoja shumë negative për…”/ Zbulohet telegrami i Misionit Shqiptar nga Gjeneva, maj ‘91

“Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë nga njëra mbledhje në tjetrën, ku…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës
Dossier

“Në korrik 1958, me dekret të veçantë u kalua në ndarjen e re administrative, ku suprimohet njësia qark dhe si njësi më e madhe vendore…”/ Historia e ndarjes së administrative të Shqipërisë, nga 1912-a deri sot

July 15, 2026
“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
Dossier

“Ahmet Zogun, komunistët shqiptarë, mund të vazhdojnë ta quajnë satrap e tradhtar për interesa të Serbisë, por nga kjo analizë ai nuk rezulton…”/ Libri i ri me dokumente arkivore i studiuesit nga Kosova

July 17, 2026
“U takova dhe me drejtorin e thesarit të Ministrisë së Financave të Francës, që tha se Shqipërinë e njihte nga librat e Kadaresë…”/ Zbulohet raporti i panjohur i Fatos Nanos, për Forumin e Davosit, 1 shkurt ‘91
Dossier

“U takova dhe me drejtorin e thesarit të Ministrisë së Financave të Francës, që tha se Shqipërinë e njihte nga librat e Kadaresë…”/ Zbulohet raporti i panjohur i Fatos Nanos, për Forumin e Davosit, 1 shkurt ‘91

July 16, 2026
Next Post
“Ushtarët osmanë plaçkisnin fshatrat, pllajat e malet dhe kapën çdo mashkull e femër, ua dogjën fshatrat dhe shtëpitë e…”/ Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari

“Ushtarët osmanë plaçkisnin fshatrat, pllajat e malet dhe kapën çdo mashkull e femër, ua dogjën fshatrat dhe shtëpitë e...”/ Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme