• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, July 2, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi: “Historia tragjike e zonjave shkodrane; Vitore Kalaj, Katerina Benusi, Sofie Baja dhe Lenë Pjetri, të cilat…”

Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi: “Historia tragjike e zonjave shkodrane; Vitore Kalaj, Katerina Benusi, Sofie Baja dhe Lenë Pjetri, të cilat…”
Katerina Benusi
Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi: “Historia tragjike e zonjave shkodrane; Vitore Kalaj, Katerina Benusi, Sofie Baja dhe Lenë Pjetri, të cilat…”
Lenë Pjetri
Dëshmitë e panjohura: “Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
Dëshmitë e panjohura: “Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
Dëshmitë e panjohura: “Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
Dëshmitë e panjohura: “Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
Dëshmitë e panjohura: “Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
Dëshmitë e panjohura: “Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
0
Shares
220
VIEWS

Fatbardha Mulleti (Saraçi)

Pjesa e dymbëdhjetë

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri ‘Kalvari i grave në burgjet e komunizmit’, i autores Fatbardha Mulleti Saraçi, (e mbesa e ish-prefektit të famshëm të Tiranës, Qazim Mulleti), familja e së cilës që nga viti 1944 e deri në 1991-in, u persekutua nga regjimit komunist i Enver Hoxhës, ku vetë babai i Fatbardhës, Haki Mulleti, ish-funksionar i lartë i administratës shtetërore që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar, u burgos dhe u internua familjarisht, deri sa ndërroi jetë në spitalin e Tiranës, i helmuar nga Sigurimi i Shtetit. Në librin e saj “Kalvari i grave në burgjet komuniste’ i cili është fryt i një punë disa vjeçare, autorja ka përshkruar me mjeshtëri historitë e panjohur të disa prej grave dhe vajzave shqiptare që vuajtën burgjeve dhe internimeve në regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, duke filluar nga nëna e saj, Pertefe Mulleti, e me rradhë: Marie Deda, Hajrie Kazazi, Kushe Seknej, Mrike Pali, Zyliha Rusi, Roza Jakova, Fatime Dilaveri, Hatixhe Pipa, Marije Gjoka, Angjelina Topalli, Hatixhe Kopliku, Nafije Kopliku, Vebije Bushati, Budije Bushati, Adile Kazazi, Antonela Dostanishta, Nafije Stërmasi, Luçije Saraçi, Adile Meta, Qeuthere Meta, Feride Damnori, Vitore Ashta, Fetije Vuçiterni, Zehnije Gjylbegu, Xhyhere Kazazi, Luçije Malaj, Sadije Kazazi, Lezinë Toni, Zade Muka, Hava Repishti, Luçije Kurti, Rukije Bushati, Shaqe Logoreci, Qamile Myftija, Marie Ndokëllia, Rozë Çefa, Çilë Staku, Shaqe Marku, Lajde Arapi, Lutfije Barbullushi, Syme Muka, Zenepe Kraja, Fahrije Kazazi, Naxhije Curri, Nexhi Plaku, Lizë Vukeli, Bade Kjaraj, Hava Baçi, Xhehadire Boriçi, Vitore Kalaj, Katerina Benusi, Sofije Baja, Lenë Pjetri, Dava Markagjoni, Mrika Markagjoni, Marta Gjonmarkaj, Bardha Gjon Markagjoni, Kristina Gjomarkaj, Çelestina Gjomarkaj, Mrika Pervizi, Prena Pervizi, Kune Miraka, Sulltana Dine, Vera Dine, Agime Dine, Hamide Çela, Vera Dine, Kadrije Cami, Sanije Sulaj, Meliha Sulaj, Vashe Kola, Prena Llesh Gjeçi, Gjystina Seku, Ilda Melgusha, Agime Pipa (Aranitasi), Terezina Pali, Liza Pali, Adile Boletini, Nasibe Kazazi, Ana Daja, Dila Zef Ndoja, Zyraka Mano, Shanisha Dosti, Zojë Gjeloshi, Drane Stakja, Elena Luli, Sabiha Kasimati, Marije Deda, Marije Shllaku, Biçe Pistulli, Sadije Kazazi, Gjyzepina Çoba, Marta Doda, Frida Satedini, Vitore Kuka, Gjela Llesh Biba, Bardha Cub Marku, Liza Llesh Mali, Bardha Mark Bushkola, Marije Tuci, Olimbi Baruti, Angje Kovaçi, Bedrije Ashikja, Musine Kokalari, Motër Gjeorgjina, Liljana Radovani, Laura Keqi, Mrike Pepa, Mrike Zadeja, Angjelina Shantoja, Naime Koçi, Sheriar Sefa, Vitore Shllaku, Liza Gjon Voci, Nina Shiroka, Laje Mehmeti (RRema), Feride Beshiri (Quku), Hasije Ulqinaku (Quku), Sofije Kali, Çile Gjush Larja, Nurfezo Koprencka, Sanije Gjylbegu, Emilja Shestani, Marije Bregu, Vida Radovani, Nedrete Pipa, Motrat e Osman Kazazit, Safete Jusif Sokoli, Çiljeta Simoni, Lutfije Buashati, Sadije Bushati, Olga Schëeizer Libohova, Evelina e Ndoc Naraçit, Geraldina Apony-Zogu, Hilda Zyma. Marie Rafael, Zade Muka,Rukije Bushati, Hajrie Vrioni, Emine Gjyrezi, Xhemile Beqir Komi, Hedije Dume Repishti, Syme Muka, Fetije Vuçiterni, Sebije Puka, Marjeta Serreqi, Dhurata Sokoli, Klara Miraka (Merlika), Asije Habili, Sose Nik Sokoli, Liri Cenaj, Rudina Dema, Adelajde Miraka, Drane Jakja, Syriha Hasi, Aishe Gogaj, Luçija Kaçaj, Gjyljana Malaj (Pervizi), Nadide Kasaruho, Nadire Kërçiku (Peshkëpia), Shpresa Ballolli (Merdani), Makbule Frashëri, Mishan Çini, Gjyslyme Dervishi (Leka), Natali Arkandi Rozengolc (Pengili), Vigelmina Vitalij Kovaleshko (Veshi), Rukije Rama, Tefta Tasi, Liri Lubonja, Kozara Kati, Shpresa Ngjela, Vera Bekteshi, etj.

                                                   Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Vaso Dhono dhe Muharrem Shehu, grinden me njëri tjetrin, kurse Edmond Abazi, qëllon pa asnjë arsye komunistin Ramazan Çamani…”!/ Relacioni sekret i ambasadorit nga Pekini, në 1975-ën

“Në tetor ‘89, në mbledhjen e fshehtë të Byrosë, Ramiz Alia tha; sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik, Eugjen Merlika

 Vitore Kalaj

(1926 – 2007)

Se si i shkoi jeta Vitore Kalajt, vetëm një Zot e din. Të gjitha vuajtjet në shkallë sipërore. Për pjesën ma të madhe të jetës së saj. Ato, d.m.th. vuajtjet, i filluan, kur, tue qenë tri javëshe, i vrasin babën shovinistët malazezë (ajo jetonte në Grudë, nën sundimin e huaj)…!

E ëma me të (kur ajo ishte veç tri javëshe) dhe i vëllai, veç tre vjeç marrin rrugën e shpëtimit, drejt Shkodrës: “Amanet po ta la që fëmijët m’i ço në Shkodër ”, – i kishte thanë i shoqi para vdekjes. Ndonëse të vegjël, ata morën me vete jehonën e qëndresës anti-osmane, para 1912-ës, anti-malazeze, pas saj. Nandor 1944. Një nanë e sëmurë tashmë me dy fëmijë që ishin rritun.

Djalin, për bindjet politike që kishte, komunistët ia dënojnë përjetësisht. Ma vonë, gati përjetësisht – 30 vjet burg. “O Zot, – do të kujtojë Vitorja, – sa s’plasa, një vëlla i vetëm në burg, një nanë të sëmurë në shtëpi”.

Motër shkreta e vajzë shkreta, vetëm do të punonte për t’i mbajt ata. Ç’fat i pamerituem! Vetëm punë të rënda, ku të ishin ma të rëndat. E ku t’i gjente të tjerat? Ashtu, e re, në vend që ta gëzonte jetën që një herë i jepet, e ajo kishte ardhë, Vitorja do ta ndiqte kudo vëllanë e vet të vetëm, shtyllën e shtëpisë, në segmentet e ferrit komunist. Si qindra, si mijëra vajza e gra të tjera, që familjen e kishin të shenjtë: ma shumë në këmbë se në karroceritë e  kamionëve, e ngarkueme me strajca të mbushura me ushqime e veshmbathje të sigurueme me thonjtë e duarve, me një dëshirë të ligjshme: të takonte e t’ia lehtësonte jetën vëllait, gjakut të saj. Ta ndihmonte me sa fuqi që të kishte. Eh, sa gra e vajza si ajo drejtoheshin për në ato vende..!

Si skllavet e lashtësisë…! Si në mësimin e historisë…! Për të ajo do të jepte edhe jetën e vet. Pa dashtë të kujtohet motra e Gjergj Elez Alisë…! Kështu, në Beden (edhe sa herë do të detyrohemi ta përmendim këtë emër?), në Urën Vajgurore, në Maliq, në Rinas, vende të njohura për ata që lanë atje edhe pjesën më të bukur të jetës së tyre.

Epika e bukur shqiptare njeh binomin Gjergj Elez Alia dhe e motra e vetëmohimin e tyre, që gjithsesi zgjati veç 9 vjet. Vitorja “do t’ia lante varret” vëllait, jo nandë, por disa herë ma shumë. “Në të katër anët e Shqipërisë të jesh, unë do të vij”, – do t’i përgjigjej ajo të vëllait, kur ai një herë i tha: “S’kam mendue se vjen me më pa kush mue kaq larg”! Për Vitoren s’kishte trinom tjetër veçse: vëllai, nana, puna. Me punë, pra të ushqente vëllain në burg dhe nënën e sëmurë në shtrat. A mund të ketë sakrificë tjetër? E cilat qenë këto punë? Në zhugë, në praninë e lagështisë, të sodës kaustike, të ftohtit e të nxehtit ekstrem. (Duro, zemër, duro).

Punë, vetëm punë. Bile punë me cilësi shpikje, racionalizime. Se njeriu trurin e ka për të lehtësue mundin. Asnjë shpërblim. Asnjë vlerësim. Punën e saj do ta gllabëronin të tjerët. Gjithmonë me sëmundje profesionale: “S’e  harroj  kurrë,  – do  të kujtonte – ma vonë ajo,- se si vëllai m’i pa në një rast duart e këmbët e lidhura me fasho. E kuptoi se kisha punue si burrë, në kositje bari…”! Ai e din se çfarë ndjeu.

Nga puna e rëndë u sëmur. Në këtë gjendje e gjeti i vëllai kur ma në fund u lirue nga burgu. Ai u martue, por nuk shkoi gjatë e vdiq, tue lanë dy jetimë.

Vetë e pamartuara, e pagëzueme, e ja tashti edhe jetimët e vëllait. Halle… halle… halle… “!  A je pendue që të ka kalue jeta kështu”? – e pyetën një herë. E ajo, pa mëdyshje u përgjigj:  “Sikur të më ndodhë prapë; do të vazhdoja njashtu për njerëzit e mi, mos me i lanë me vdekë në rrugë… “!  Kjo asht Vitore Kalaj.

Katerina Benusi

(1906 – 1988)

Edhe për Katerina Benusin, burimi i të gjithë vuajtjeve familjare qe me ardhjen në fron të Enver Hoxhës me klikën e tij. Nuk qenë vetëm kundërshtarët e tij politikë, që ai eliminoi. Të tillë cilësoi gjithë shtresën e intelektualëve, që shpejt e shpejt mbushën burgjet e Shqipërisë. Nuk shpëtoi as burri i saj, avokati i ndigjuem nga të gjithë, Baltazar Benusi. Ishte viti 1946. Pas një viti në tortura, i shdrruem në invalid të përjetshëm, dënohet si antikomunist me 15 vjet, të cilat i kaloi në Tiranë e Burrel. Ç’pësoi familja me burgimin e tij?

Mbasi u konfiskuan pasurinë e tundshme e të patundshme, i dëbuan nga Tirana. Për të sigurue triskat e ushqimeve dhe të bukës, në moshën 40 vjeçare, u detyrue të provojë punët e rënda sezonale në bujqësi. Nuk arriti me nxjerrë pensionin, sepse gjendja shëndetësore nuk e lejoi që të punonte gjatë. Ma e lodhshme për të ishte kur merrte rrugën e Burrelit (1947- 1954). Dihet se çfarë sakrificash duhej të bënte që t’i çonte ushqime e ilaçe. E sa zor ishte në atë kohë t’i siguroje, por ma të rënda erdhën vitet e tjera (1954-1958), kur të shoqin, direkt nga burgu, ia internuan fshatrave të Lushnjes e të Kurveleshit. Iu desh shumë herë që të bënte edhe nga 8 orë në këmbë, ashtu e ngarkueme, derisa mbërrinte në vend.

S’patën fat ma të mirë as djemtë. Të shkëlqyeshëm në mësime, por pa të drejtë studimi, edhe ata iu nënshtruan punëve të rënda larg shtëpisë: herë në kantieret e hidrocentraleve e herë në tharjen e kënetave. Vazhdimisht të treguem me gisht. “Ç’kishin të tjerët ma shumë se fëmijët e saj”? Këtë pyetje ia bënte vazhdimisht vetes, të cilës i jepte vetë përgjigjen. Kishte plan për burgosje, kishte plan edhe për të drejta studimi. Disa të nënës e disa të njerkës. Ishte lufta e klasave. E kuptonte shumë mirë ajo kohën e tmerrshme që po kalonte vendi. Nuk e përbuzi kurrë punën. Përkundrazi ishte këshilltarja ma e mirë e djemve të saj: të ishin të ndershëm dhe punëtorë të mirë.  Ashtu, me mendimin që fëmijët u rritën të tillë, u plak e lumtur. E sëmurë rëndë për shumë vite, vdiq më 1988.

Sofije Baja

( 1900-1979)

Sofije Baja vjen nga ajo pjesë e Bushatllinjve, që u ballafaqua menjëherë me regjimin komunist. Nuk ishte pak, bile ishte tepër që vëllain t’ia pushkatonin e dy të tjerë t’ia dënonin me nga 30 vjet burg. (Ishte njëlloj sikur t’i vrisnin edhe ata). Kështu, shpejt e shpejt, komunistët do t’ia pjesëtonin me dy familjen… Nuk ishte shaka. Për bindje nacionaliste, dënoheshe ma shumë se në kohën e fashizmit..!

Ajo qe e martueme, por pasojat i ndjeu menjëherë. Zhveshja nga pasuria ishte vetëm njena e keqe (shtetëzimi, taksa, tatime pa fund). Djali i saj mësues në Kelmend, tue mos durua ma gjatë, arratiset.

Pasojat? Kuptohet, se si fillim ishte internimi: i ati me 3 vjet dhe vëllai me një vit: që të dy në Tepelenë. Kështu, Sofija e mbetun vetëm dhe në rrugë të madhe në kuptimin e plotë të fjalës, duhej të mendonte për ta, mandej për vete. Ishte 50 vjeçe. Jo pak për një grua me telashe…!

Punët që do të bënte? Edhe kjo kuptohet: punë për të “deklasuara”. Ajo pati “fatin” që të prodhonte tulla e tjegulla: herë të përgatiste baltën me këmbë, herë në të ashtuquajturin transport i thatë, e herë-herë në të nxehtin përvëlues të grykës së furrës. Nga mëngjesi deri në mbrëmje. Gjithë ditën në këmbë, me barkun gjysëm bosh. E meqë fitimet nuk mjaftonin, natën, kuptohet tinëz, se puna private qe tabu, do të qepte jorganë për nuset që do të nisnin jetën e re: u uronte çifteve një jetë të lumtur, sa herë që në gjylpanë përshkonte atllasin e ri, e nga ana tjetër ofshante për fatin e saj të zi, gjithnjë tue pasë mendjen tek djali që nuk dinte ku e kishte. Ishte gjallë apo jo, që nuk i kishte shkrue, apo Sigurimi ia bllokonte letrat, kush e din. Mandej me mendjen te burri e djali tjetër në internim. Si i kishin hallet vallë? Mos ishin të sëmurë? Se herën tjetër ashtu e kishte gjetun e ashtu i kishte lanë? Mos ishin të uritur? Edhe sa kohë do të qëndronin atje? Kështu natë për natë, tue punua me gjylpanë e pe. Kështu edhe puna bëhej, edhe koha i kalonte ma shpejt.

Por nuk ishte vetëm. Kishte vëllazën, kishte miq, kishte komshi, që nuk ia mungonin ngrohtësinë, nderimin, kujdesin. Edhe ajo po ashtu. Se njihej nga të gjithë për virtytet që kishte. Zemra e saj nuk ishte ngushtua. Ajo qe lodhun, por jo tkurrë. Ishte gjithmonë e madhe dhe e hapun për njerëzit e mirë që e rrethonin. Pavarësisht nga hallet e mëdha.

Burri e djali, pas kthimit nga internimi, iu bashkuan në punët e rënda: i shoqi përkrah saj, kurse i biri në ndërtim. Që të tre në luftë me të vështirën, të rëndën. Me mendje përtej kufirit. Ishin bë 40 vjet që ai kishte ikë e asnjë lajm s’kishte mbërri. Çdo natë Nanë Sofija, me zë të ulët e me gjithë zemër do t’i uronte: “Bafsh natën e mirë, bir, kudo qofsh”.

Vdiq me zemër të plasur për të, por edhe me gëzimin që i dhanë nipat e mbesat, që i mbushën shtëpinë…

Lenë Pjetri

(1936)

Për Lenë Pjetrin, nata e 22 marsit 1964 ishte ma e gjatë se të tjerat, kurse mesi i saj, shënoi kufirin e dy jetëve dhe fillimin e një vuajtjeje te gjatë e të dhimbshme. Ishin breshnitë e automatikëve të ushtarëve të kufirit që e shënuan këtë. Ngjarja u zhville poshtë fshatit Jubicë (Buzë e Ujit), rranxë Liqenit të Shkodrës. Lenë Pjetri, i shoqi e gjashtë fëmijë (ma i vogli 2 javësh) tentuan të arratiseshin, por ndeshën në njësitin e kufitarëve, të cilët harxhojnë gjithë fishekët mbi të shoqin, i cili, megjithatë, arriti t’u ikë. Të inatosun, me bajoneta të mbërthyeme, ata kërcënuan për vdekje Lenën e terrorizuan fëmijët që po lebetiteshin. Fill erdhën hetimet në postën e kufirit, që asaj iu duk se zgjatën një shekull. Kur u muar vesh se ajo me fëmijë do të internoheshin, i shoqi u dorëzua në Degën e Punëve të Brendshme. Gjyqi e dënoi me 10 vjet burg, të cilat i vuajti në Spaç.

Nëse nata e 22 marsit për Lenën ishte e gjatë dhe e dhimbshme, të tjerat që erdhën mbrapa ishin pambarimisht të tilla. Disa mijëra net. Ma të vështira ishin ata, kur fëmijët mblidheshin rrotull e i kërkonin bukë e ajo nuk kishte. Përrallat që u tregonte kurrsesi nuk e zëvendësonin bukën. Përrallat veç i habisnin, por kurrsesi nuk e shuanin urinë vocërrakëve. Fitimet në kooperativë ishin të papërfillshme. Si t’i rrisnin fëmijët? Si t’i ndihmonte burrit? Duhej të përballonte ende presionet psikologjike të pushtetarëve të vegjël komunistë.

Me gjithë ato halle, ajo e ndoqi burrin në burg, tue i dërgue ushqime të sigurueme me sakrifica të patregueshme. Kur nisej ishte e detyrueshme me marrë leje nga brigadieri, e ai diku tjetër. Kur kthehej duhej të jepte llogari në organizatën e partisë. Një herë, kur kishin kaluar 5 vjet, komunistët nuk ngurruan t’i thonë, se, pasi i shoqi do të delte nga burgu, atje do të futej ajo, pasi edhe ajo ishte e dënueshme, por nuk ia kishin komunikue ende.

Tepër ngadalë kaluan vitet. Përmes një fukarallëku të tejskajshëm iu rritën fëmijët me mendjen te baba. Ma në fund ai iu bashkue familjes, por hallet nuk iu ndanë. Tashmë ajo ishte familje e deklasuara e duhej të ballafaqohej me përndjekjen, që edhe ajo nuk iu nda, deri sa diktatura u rrëzua.

Fatbardha Haki Mulleti

Ka lindur me 08/11/1939 në Tiranë. Nga i ati, Haki Mulleti, nëpunës i ndershëm dhe atdhetar trashëgoi dhe u ushqye me ndjenja fisnike. Që në moshën 5 vjeçare provoi persekutimin sllavo-komunist. Babai  i  burgoset  në  vitin  1945,  ndërsa  familja  internohet  në  Kavajë, ku dhe kreu shkollën 7-vjeçare në vitin 1952. Mbaron gjimnazin “28 Nëntori” në vitin 1957 në Shkodër.  Më  pas punon si arsimtare në fshatrat e Lezhës: Kallmet, Manati, Blinisht dhe në Dajç të Zadrimës. Vazhdoi studimet e larta pa shkëputje nga puna dhe mbaron Institutin Pedagogjik (2-vjeçar) në Tiranë, dega Biologji-Gjeografi-Kimi më 1963-in. Ndërsa më 1970-ën mbaron Universitetin e Tiranës në degën Kimi-Biologji. Në vitin 1975 e largojnë nga arsimi për shkak të “biografisë” dhe sepse nuk pranoi të bashkëpunojë me Sigurimin e Shtetit. Më vonë punoi si punëtore në Kombinatin e Drurit në Shkodër. Jeta e shkurtër bashkëshortore (mbasi i shoqi, Kolë Saraçi, vdes në vitin 1990, mbas 8 vjet martese) i dhuroi një djalë, Peterin. Sot është inkuadruar në jetën politike shqiptare si kryetare e Forumit të Gruas së ‘Ballit Kombëtar’, pjesëmarrëse e shoqatës të ish-të Dënuarve dhe të Persekutuarve Politikë si dhe anëtare e Lidhjes Antikomuniste të Gruas Shqiptare (LAGSH). Ka punuar e publikuar në shtypin e kohës artikuj në mbrojtje të bashkëvuajtësve,  të  nënave  e  motrave  shqiptare  dhe  do  e  vazhdojë misionin e saj deri sa t’i punojë mendja dhe dora. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 2 Mars 2022

Next Post

“Ja njerëzit që hyjnë e dalin në shtëpi dhe zyrën e Tukut, kurse shoferi e kuzhinieri i tij, thonë…”/ Denoncimi i Gac Mazit dhe raporti i Zv/Drejtorit të Sigurimit, Zoi Themeli

Artikuj të ngjashëm

“Vaso Dhono dhe Muharrem Shehu, grinden me njëri tjetrin, kurse Edmond Abazi, qëllon pa asnjë arsye komunistin Ramazan Çamani…”!/ Relacioni sekret i ambasadorit nga Pekini, në 1975-ën
Dossier

“Vaso Dhono dhe Muharrem Shehu, grinden me njëri tjetrin, kurse Edmond Abazi, qëllon pa asnjë arsye komunistin Ramazan Çamani…”!/ Relacioni sekret i ambasadorit nga Pekini, në 1975-ën

July 1, 2022
“Në tetor ‘89, në mbledhjen e fshehtë të Byrosë, Ramiz Alia tha; sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik, Eugjen Merlika
Dossier

“Në tetor ‘89, në mbledhjen e fshehtë të Byrosë, Ramiz Alia tha; sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik, Eugjen Merlika

July 2, 2022
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
Dossier

“Shtjefën Kurti ka pёrshёndetur tё ashtuquajturёn ‘Pranvera e Pragёs’, me shpresёn se ajo qё ndodhi nё Çekosllovaki, me okupacionin sovjetik, do…” / Procesi i “Grupit të Gurëzit, Krujë, 1971

July 1, 2022
“Duhet të thellohemi sa më shumë për, të gjetur materiale për veprimtarinë armiqësore të Kiço Ngjelës, Vasil Katit, me shokë, që t’ja japim Partisë.…”/ Akuzat e Musin Kroit nga Pekini, dhjetor 1975
Dossier

“Duhet të thellohemi sa më shumë për, të gjetur materiale për veprimtarinë armiqësore të Kiço Ngjelës, Vasil Katit, me shokë, që t’ja japim Partisë.…”/ Akuzat e Musin Kroit nga Pekini, dhjetor 1975

July 1, 2022
“Krahas diktatorësh gjakatarë si: Idi Amin, Zhan Bedel Bokasa, apo Dyvalje, gazetari italian, fuste dhe Nexhmije Hoxhën e Mira Millosheviç…”! / Refleksione pas një interviste në gazetë‘Panorama’
Dossier

“Krahas diktatorësh gjakatarë si: Idi Amin, Zhan Bedel Bokasa, apo Dyvalje, gazetari italian, fuste dhe Nexhmije Hoxhën e Mira Millosheviç…”! / Refleksione pas një interviste në gazetë‘Panorama’

June 30, 2022
“Dom Shtjefni shkoi dy herë në Beograd me i’u ankue qeveris për krimet ndaj popullsisë shqiptare dhe me at rast, takoi Zogun në ‘Bristol’, të cilit i tha…”/ Historia e prifit që u pushkatua në ’72-in në Krujë
Dossier

“Sa të jenë gjallë Enveri dhe Mehmet Shehu, kjo qeveri nuk ndryshon, por do vijnë udhëheqësit e rinj, si në Bashkimin Sovjetik dhe do…”! / Deponimet ndaj Dom Shtjefën Kurtit në hetuesi, Krujë, 1971

June 30, 2022
Next Post
“Ja njerëzit që hyjnë e dalin në shtëpi dhe zyrën e Tukut, kurse shoferi e kuzhinieri i tij, thonë…”/ Denoncimi i Gac Mazit dhe raporti i Zv/Drejtorit të Sigurimit, Zoi Themeli

“Ja njerëzit që hyjnë e dalin në shtëpi dhe zyrën e Tukut, kurse shoferi e kuzhinieri i tij, thonë…”/ Denoncimi i Gac Mazit dhe raporti i Zv/Drejtorit të Sigurimit, Zoi Themeli

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!