• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 30, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

Rrëfimi i Ajet Toskës: Ju tregoj porositë që më dha Sigurimi i Shtetit kur takova Enverin në tribunën e stadiumit “Qemal Stafa” në tetorin e 1984-ës (fotot e rralla)

0
Shares
4.9k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/ Dëshmia e Ajet Toska, kampionit në hedhjen e çekiçit në vitet ’80-të, i konsideruar si legjenda e sportit shqiptar , i cili në vitin 1984 u ngarkua që bashke me dy sportistet e tjera, Emanuela Kola dhe Pavlina Evro, të ishin të pranishme në tribunën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” për t’ju lidhur shallet e spartakiadës tre udhëheqësve më të lartë të partisë dhe shtetit të asaj kohe.

Ajet, përse ju zgjodhën ju personalisht dhe dy sportistet e tjera për të takuar Enver Hoxhën në tribunën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” me rastin e ceremonisë së hapjes së Spartakiadës që mbahej me rastin e 40 vjetorit të çlirimit?

Gjithashtu mund të lexoni

“Ai ishte diplomuar në Montpelie, ku u njoh me Enverin dhe u pushkatua në ’52-in në Korçë, pasi…”! /Historia e trishtë e korçarit dhe fëmijve të tij në Shkodër, ku Franko, shkëlqeu në disa sporte

“Pasi kishte sinjalizuar Sigurimi se, kur e pyesnin Rrapo Tahon për formacionin, ai thoshte: në portë, Ramiz Alia, në mbrojtje Lenka me Pali Miskën, ne na…”/ Dëshmia e rrallë e futbollistit vlonjat të kombëtares

Zgjedhja jonë u bë pasi ne asokohe ishim sportistë cilësore të rezultateve europianë dhe botërore. Unë në atë kohë vija nga Lojërat Mesdhetare të Latakias në Siri, ku kisha marrë medalje ari në flakjen e çekiçit, po kështu qitësja Emanuela Kola, ishte shpallur kampione Europe, ndërsa Pavlina Evro, një atlete e shkëlqyer sapo kishte zënë një vend nderi në kampionatin Evropian të Atletikës që ishte zhvilluar ato ditë në Nicë të Francës. Pra me pak fjalë ne kishim nderuar Shqipërinë në aktivitetet ndërkombëtare dhe si të tillë, na përzgjodhën të takonim Enver Hoxhën dhe dy udhëheqësit e tjerë të partisë dhe shtetit të asaj kohe, Ramiz Alinë e Adil Çarçanin, ku do u lidhnim atyre shallet e asaj spartakiade. Dhe kjo në atë kohë konsiderohej një gjë e rrallë dhe kushdo që të ishte do ta kishte për nder dhe krenari të ishte në vendin tonë.

Kush jua komunikoi që ju ishit përzgjedhur për të takuar tre udhëheqësit më të lartë të partisë dhe shtetit të asaj kohe?

Më lajmëruan në Klubin Sportiv “Dinamo”, ku isha asokohe që në filan ditë dhe filan orë duhet të paraqitesha te Garda e Republikës, pasi më kërkonin atje. Kaq dhe asgjë më shumë. Po kështu i kishin lajmëruar edhe Pavlinë me Emanuelën dhe ne të tre, sipas porosive që na kishin dhënë, u takuam te Garda e Republikës në ditën dhe orën e caktuar.

Kush ju priti aty dhe çfarë ju thanë?

Te porta e Gardës na priti një oficer, që na shoqëroi në një nga zyrat e komandës, ku na priste një nga shefat e lartë të Sigurimit të Shtetit të asaj kohe, P.L., i cili na komunikoi se ne ishim përzgjedhur për t’ë takuar, tre nga udhëheqësit kryesorë të partisë dhe shtetit, duke na i përcaktuar: unë “shokun” Enver Hoxha, Pavlina “shokun” Ramiz, ndërsa Emanuela “shokun” Adil Çarçani.

Po porosi të tjera ju dha?

Po patjetër. Ai na tha se duhej të mbahej sekret, duke mos ua treguar as pjesëtarëve të familjes dhe na porositi se që nga ajo ditë, ne do t’i kufizonim lëvizjet nëpër Tiranë, duke na lënë të nënkuptonim se do të ishim të kontrolluar. Dhe pas kësaj na tha se për gati një muaj rresht, ne të tre do të paraqiteshim çdo ditë te ambientet e Gardës, ku do të bënim prova me disa ushtarë duke u lidhur shallet e spartakiadës. Dhe kështu bëmë ne për gati një muaj rresht, duke bërë prova se si do të shkonim deri te “shokët e udhëheqjes” dhe si do ua lidhnim shallet. Pas kësaj dy tre ditët e fundit na thanë se atë ditë që do ishim në tribunë, do na jepnin disa udhëzime të veçanta.

Çfarë porosish ju dhanë atë ditë?

Para se të na nisnin me një makinë “Gaz”, shefi i lartë i Sigurimit, P.L. na porositi që ne në mënyrë absolute nuk duhet t’i flisnim asnjë fjalë “shokut” Enver, edhe sikur ai të na fliste vetë. Kjo gjë na u tha disa herë dhe na e kërkuan që ne ta përsërisnim disa here atë që na thanë ata.

Kush ju shoqëroi për në stadium?

Na shoqëroi një tjetër shef i lartë i Sigurimit, B.Z. i cili na i përsëriti edhe njëherë, atë që ne nuk duhet t’i flisnim “shokut” Enver dhe ai qëndroi me ne, deri ku u afruam dhe u lidhëm shallet tre udhëheqësve të lartë, sipas përcaktimeve që na kishin bërë. Pra unë “shokut” Enver dhe Pavlina me Emanuelën, Ramizit dhe Adil Çarçanit. Dhe ne ashtu bëmë, i zbatuam pikë për pikë porositë e dhëna. Pra, pasi u dolëm atyre përpara, u lidhëm shallet, duke pasur kujdesin më të madh dhe qëndruam dy tre minuta aty, në krah tyre, sa na bënë fotografitë e çastit dhe gjithashtu kamerat e Radio Televizionit Shqiptar, që xhiruan atë ceremoni hapje. Pas kësaj, ne duhet të largoheshim menjëherë sipas porosive që na ishin dhënë.

Si e kujton gjendjen e Enver Hoxhës kur i lidhe shallin…?

Në ato momente kujtoj se Enver Hoxha, ishte në një gjendje tepër të rënduar shëndetësore dhe deri te tribuna qendrore, ai ishte ngjitur me një ashensor që ishte vënë ato ditë enkas për të. Shoku Enver nuk fliste asnjë fjalë, as me ne dhe as me Ramizin dhe Adilin, që e kishin futur atë në mes. Pra, thënë më saktë, ai ishte aty thjesht si një figurë që as merrte dhe as jepte, pra nuk kishte forcë të komunikonte me njeri dhe kam përshtypjen që ai as nuk e dinte se ku ishte.

Pasi u larguat nga aty ku shkuat?

Ne na shoqëruan po ata që na kishin sjellë aty dhe pasi na hipën po në atë “Gaz” që na kishin sjellë, na dërguan deri te Ndërmarrja e Perim Patates, aty afër ku sot është Hipoteka dhe kur na zbritën na porositën përsëri, që ne nuk duhet të bisedonim me njeri, asnjë fjalë nga gjithë sa kishim bërë që nga dita e parë që na e kishin ngarkuar atë “mision”!

Po pse ju dërguan aq larg…?!

As sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar atë gjë.

Po a kërkuat ju të zbrisnit më afër?

Po patjetër, unë fola duke i thënë shoferit që ta ndalonte makinë diku nga qendra, por ai nuk foli duke na lënë të kuptonim që ai kishte një porosi se ku do të na zbriste.

Po foton që keni dalë me “shokun” Enver, kush ua bëri dhe si e morët?

Foton nuk e di se kush na e bëri, pasi ne kishim emocione të papara “për të përmbushur detyrën që na ishte ngarkuar” dhe as na shkonte mendja të shikonim fotografët etj.

Si arritët ta merrnit këtë foto?

Foton munda ta marr disa vjet më vonë, pra pasi kishte vdekur “shoku” Enver, në saj të miqësisë së madhe që kisha me ministrin e Brendshëm, Hekuran Isai. Ai ma dha foton, madje më thirri vetë në zyrë kur ma dha.

Po Emanuela me Pavlinën, nuk e kanë atë foto?

Në dijeninë time jo. Nuk jepeshin fotot në atë kohë, kur dilje edhe me udhëheqës të tjerë të partisë dhe të shtetit, se me Enverin jo se jo.

A patët rast më pas të caktoheshit po për një gjë të tillë në ceremoni të ndryshme sportive etj?

Për të lidhur shall jo, por unë caktohesha të mbaja flamurin e Spartakiadave, kur bëhej parakalimi për 1 Majin, pasi më vlerësonin si sportist me rezultate të larta të nivelit europian dhe botëror./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kur futbollistët e Partizanit, Flamurtarit e Vllaznisë, ndesheshin me doganierët për magnetofonat e pakot e çimçakizave

Next Post

Dokumenti sekret i vitit 1987: Sportistët shqiptarë, me vjedhje, doping dhe pornografi

Artikuj të ngjashëm

“Ai ishte diplomuar në Montpelie, ku u njoh me Enverin dhe u pushkatua në ’52-in në Korçë, pasi…”! /Historia e trishtë e korçarit dhe fëmijve të tij në Shkodër, ku Franko, shkëlqeu në disa sporte
Sport

“Ai ishte diplomuar në Montpelie, ku u njoh me Enverin dhe u pushkatua në ’52-in në Korçë, pasi…”! /Historia e trishtë e korçarit dhe fëmijve të tij në Shkodër, ku Franko, shkëlqeu në disa sporte

March 16, 2023
“Pasi kishte sinjalizuar Sigurimi se, kur e pyesnin Rrapo Tahon për formacionin, ai thoshte: në portë, Ramiz Alia, në mbrojtje Lenka me Pali Miskën, ne na…”/ Dëshmia e rrallë e futbollistit vlonjat të kombëtares
Sport

“Pasi kishte sinjalizuar Sigurimi se, kur e pyesnin Rrapo Tahon për formacionin, ai thoshte: në portë, Ramiz Alia, në mbrojtje Lenka me Pali Miskën, ne na…”/ Dëshmia e rrallë e futbollistit vlonjat të kombëtares

March 13, 2023
“Duke qenë një sportist i famshëm, Panos i shkonin vajza të reja dhe e prisnin pas stërvitjes te Klubi ‘Partizani’, e kur vinte në shtëpi…”/ Dëshmia e rrallë, e gruas së legjendës të futbollit shqiptar
Intervista

“Shtypi turk shkroi; ‘ça është ky Mema që, vjen këtu katër herë, me fanella të ndryshme…”?! / Historia e panjohur e legjendës bardhë e blu, që shkodranët i vunë fletë-rrufe…!
Sport

“Shtypi turk shkroi; ‘ça është ky Mema që, vjen këtu katër herë, me fanella të ndryshme…”?! / Historia e panjohur e legjendës bardhë e blu, që shkodranët i vunë fletë-rrufe…!

February 23, 2023
“Kur Bushi, i shënoi gol nga 25 metra Perlat Mustës në ndeshjen me ‘Partizanin’, publiku…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit tepelenas, që realizoi ëndrrën e memaliotëve
Sport

“Kur Bushi, i shënoi gol nga 25 metra Perlat Mustës në ndeshjen me ‘Partizanin’, publiku…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit tepelenas, që realizoi ëndrrën e memaliotëve

February 20, 2023
“Në ’84-ën në Breshia, komentatori i njohur sportiv, Bruno Pizuli, më tha të rrija në Itali dhe….”/ Dëshmia e rrallë e Demollarit, “Platinia i proletariatit”, në revistën spanjolle “Panenka”!
Sport

“Në ’84-ën në Breshia, komentatori i njohur sportiv, Bruno Pizuli, më tha të rrija në Itali dhe….”/ Dëshmia e rrallë e Demollarit, “Platinia i proletariatit”, në revistën spanjolle “Panenka”!

February 16, 2023
Next Post
Dokumenti sekret i vitit 1987: Sportistët shqiptarë, me vjedhje, doping dhe pornografi

Dokumenti sekret i vitit 1987: Sportistët shqiptarë, me vjedhje, doping dhe pornografi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!