• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, October 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Revolta e Qaf-Barit u provokua nga Sigurimi, Operativi Miti, përgatiti dosjen me 35 bashkëpuntorët e tij, Shefi i Policisë, E. Caja, zbatoi skenarin, L. Ymeri ekzekutuesi i S. Soklit…”! / Refleksionet e protagonistëve të ngjarjes, 22 maj ‘84

“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit
“Në Zejmen, ku na dërguan pas revoltës, na torturuan barbarisht. Pasi na bënë nga një kryq në kokë, me makinën e qethjes, polici Anton L., më futi këpucën në gojë, e më tha…”! / Dëshmia e të dënuarit të Qafë-Barit
“Pse s’i pranova policit Beqir B., nga Peshkopia, që nga minator, të bëhesha shef kuzhine dhe historia e dy ‘suedezëve’ e ‘amerikanit’, që u kthyen me dëshirë në Shqipëri…”/ Rrëfimi i ish-oficerit Marinës
“Ndërkohë që Rexhepi shkoi rreth 25 m. larg hyrjes së galerisë dhe ngriti në krah një shtyllë betoni, u dëgjua breshëria e ‘Kallashnikovit’ dhe ai…”/ Historia tragjike e tropojanit, që u vra 4 ditë para lirimit
“Nisur nga veprimtaria politike kundër regjimit të Enver Hoxhës, në 1973-in, Sigurimi i Shtetit, me dy vrasës me pagesë, qëlloi major Rauf Fratarin dhe…”/ Historia e panjohur e besnikut të Mbretit Zog
“Në Zejmen, ku na dërguan pas revoltës, na torturuan barbarisht. Pasi na bënë nga një kryq në kokë, me makinën e qethjes, polici Anton L., më futi këpucën në gojë, e më tha…”! / Dëshmia e të dënuarit të Qafë-Barit

Nga Skënder Tufa

Pjesa e gjashtë

Memorie.al / Pas amnistisë së vitit ‘82 dhe pas vrasjes së Rexhep Gecit, gjendja u rëndua më shumë në burgun e Spaçit, ku policia nisi të shtrëngojë masat e regjimit të brendshëm me oraret, radhët e ushqimit e zgjatjen e kohës së pritjes në tarracë për apel. Në fund-janarin e vitit ‘83, na njoftojnë se një pjesë e burgut të Spaçit, do të transferohej. Ishte hapur një burg i ri pranë malit Munellë të Pukës, që quhej Qafë-Bari dhe duheshin krahë pune, për shfrytëzim. Punëtorët e fortë dhe problematikët, u futën në listën që do të nisej për në minierën e Pukës. Transferimi i rreth 200 të burgosurve, ishte mundim i madh për ta, pasi duhej të bëheshin dorëzimet e batanijeve, çarçafëve, dyshekëve dhe enëve, si; tas, lugë e pagure, duhej të mirrje sendet e tua personale nga depot e, t’i bëje gati për kontroll.

Më 22 maj 1984, aty ndodhi një ngjarje me rëndësi historike, (Revolta e Qafë-Barit), e cila mendoj se duhet të përcillet me dëshmitë e drejtpërdrejta të pjesëmarrësve në të, për ta sjellë atë sa më të plotë e, më pranë reales. Duke i mbledhur copat e fakteve të shprehura nga protagonistët, mundë të krijohet një vizion më i plotë, që do t’i ngjante restaurimit të një mozaiku.

Gjithashtu mund të lexoni

“Udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator 1960…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43

                                                           Vijon nga numri kaluar

Revolta dytë e të burgosurve politik

Në ka revoltë antikomuniste në Shqipëri, është revolta e Spaçit që ngriti flamurin pa simbolet komuniste, që unë e krahasoj me rebelimin e Imre Nagit, me “Pranverën e Pragës” dhe me të Les Valesës në Gdabsk të Polonisë. Të burgosurit politik, kanë qenë aktiv dhe unë nuk i kam quajtur viktima dhe nuk e pranoj atë opinion që të quhen viktima, të komunizmit.

Pale sa gjëra interesante i kish sajuar Sigurimi, që është për t’u habitur, sikur aty do të vinin desantë rusë, të na merrnin ne, të na çonin ne Bashkimin Sovjetik, të na përgatisnin, të na hidhnin në Sheshin “Skënderbej”, do rrëzonim qeverinë e, ku ta di unë. Absurditete të tilla që shkonin deri në çmenduri!  Me thirrjen që bëri Llazi Koçi – “poshtë komunizmi” -, revolta e Qaf-Barit u identifikua si politikë.

Çajup Bejko për fundin e Sandër Sokolit shprehet; – “Gjatë udhës në makinë ku ne ishim të bërë petë, një uniformë-zi me radio në dorë, e ngacmon Sandrin që ishte i shtrirë bashkë me ne dhe ky reagoi. Rrobeziu komunikon në radio dhe pas pak makina ndalon, mushamaja mbrapa hapet dhe Lek Ymeri, urdhëron të zbritet në tokë Sandër Sokoli, të cilin nuk e kthyen më.

DALIP ZHABOLLI

Më marrin në raport për të shpjeguar se si ndodhi ngjarja e kush ishte përgjegjës. Unë me argumente e shkarkoj përgjegjësinë te policia. Më marrin dhe më kalojnë në një dhomë tjetër. Vërej se aty ishte Dr. Drago Vujosheviç dhe Sandër Sokoli. Na torturuan çnjerëzisht, humbnim ndjenjat, na hidhnin ujë e nisnin prapë, deri në mëngjes. Mua dhe Dragon na hipën në një “ARO”, ishim të pa vetëdijshëm. Me pas kam parë Sandrin, e lanë pak kohë me ne. Sandri u këput në “ARO”, aty ka qenë vdekja e tij

KONKLUZIONI IM PËR FUNDIN E SANDER SOKOLIT

Sandër Sokoli nuk është eliminuar brenda institucioneve si burgu Qaf-Barit, apo birucat e Pukësë.

– Vrasja e tij ka qenë e planifikuar dhe e detajuar.

– Policët që e provokuan, kanë qenë pjesë e planit.

– Ndalimi i autokolonës, ishte veprim i pa ndodhur herë të tjera, pasi cënonte sigurinë e lëvizjes së sajë.

– Ulja e një të burgosuri politik në mes të udhës, në gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën zhvilloheshin ngjarjet, ishte e pa imagjinueshme.

– Edhe moskthimi përsëri tek të burgosurit e tjerë, është fakt që vërteton veprimet e kryera mbi trupin e tij.

– Dr. Drago Vujosheviç ka pohuar se: – “E suallën në ‘ARO’-n  ku isha unë dhe Dalip Zhabolli. Sandri ka vjedhur të bardhë.

– Nuredin Skrapari pohon: – “Drago më tha se Sandrin e kishin goditur mbas koke, në ‘bulbin radikjal’, pas një incidenti me policët që e kishin provokuar gjatë rrugës. Kishte vjedhur të bardhë”.

– Çajup Bejko pohon: – “Një rrobe-zi me radio në dorë, ngacmon Sandrin që ishte i shtrirë e i lidhur bashkë me ne në makinë, ky i përgjigjet dhe rrobe-ziu komunikon me radio, makinat ndalojnë. Lek Ymeri hapi mushamanë që mbulonte nga mbrapa makinën dhe urdhëron të zbresin poshtë Sadri Sokolin. E muarën dhe nuk e kthyen më”!

Dalip Zhaboli pohon: – “Mua me Dragon na hipin në një ‘ARO’, ishim të pavetëdijshëm. Më pas pashë Sandrin, e lanë pak kohë me ne. Sandri u këput në ‘ARO’. Aty ka qenë vdekja e tij. Gjykoj se – vendi ku është ulur Sadri Sokoli nga makina, ka qenë i planifikuar e i kontrolluar. Goditja është bërë e shpejtë, ajo ka qenë e qëllimisht vdekjeprurëse. Mos ekzaminimi i kolonës vertebrale nga autopsia e bërë ne trupin e Sadri Sokolit, na lë të dyshojmë në dëmtimin e sajë.

AGRON HOXHA

Ne që nuk na kish fokusuar shumë syri vigjilent, na muarën të nesërmen. Ishim të ulur të gjithë te sheshi para mensës, kur me thirrën emrin, nuk më lanë as të ngrihem vetë, por m’u sulën disa policë që ishin vënë në pozicion si “qen gjuetie”, me kthejnë duart e m’i lidhin dhe më drejtojnë nga biruca. Unë nuk e mora vesh se si arrita deri ke biruca, shqelma, grushte, zorra e gomës turinjve, sytë xixa.

Me të mbërritur atje, veç korridorit me policë e sampista që ishte shtrirë përgjatë rrugës që të çonte lart, te birucat kishte grupe të tjerë që ishin të ndarë në dhomat e izolimit e në korridor dhe të rrihnin pa mëshirë. Mu duk vetja se po shikoja një film të llahtarshëm me horror.

Nga mesdita e datës 23, deri në mëngjesin e datës 24 maj, nuk ka pushuar druri. Më sjellin në dhomë Nuredin Skraparin, ishte gjysëm i vdekur, e kishin masakruar çnjerëzisht dhe po mos ta kisha mbajtur unë, ai me siguri do të kishte vdekur.

Kur na nxuarrën për veprime, (sa herë na nxirrnin, na rrihnin), laga me ujë një shami që kisha me vete dhe me të i kam lagur buzët tërë natën. Të nesërmen në mëngjes na kanë shtrire tek karroceria e një “IFA” dhe tërë rrugës na godisnin me shkelma e shkopinj, nuk e di se si kemi mbërritur deri në Zejmen të Lezhës. Atje takoj një shokun tim me të cilin kisha ngrënë bukë në Spaç. Met Pojani quhet.

Ai më pyet se çfarë ka ndodhur. – “Rri o Met, më mirë mos ta dish”, i them unë. – “Hë se e kam marrë vesh – më thotë, – po shkoj të bëj diçka për të ngrënë”. U shtriva tek krevati i Metit dhe nuk kalojë as një çerek ore, kur vijnë dy policë të cilët pasi më pyesin kush jam, më thotë; “eja me ne, se kemi një sqarim”. Me ironi më pyesin; -“hë mo, si nuk e përmbysët, se edhe ne na ka plasur shpirti”?!

Kur më fusin te birucat, mu duk si thertore, ujë dhe gjak ngado, mure të spërkatura dhe në dysheme, gjak.  Të dukej sikur gjendeshe në një thertore. Na rrihnin tre herë në ditë. Një herë m‘u mërzit aq shumë shpirti, sa desha të vdisja vërtetë, nuk duroja dot më.

HAJREDIN FRATARI

Zejmeni ishte i përgatitur për këto kriminelë, të cilët vinin tre herë në ditë e, na torturonin te birucat e burgut, sa herë ndërroheshin kapterrat. Nuk na njihnin, vetëm se ju kishin thënë; janë armiq të rrezikshëm.

EPILOGU I REVOLTËS

Këto grimca të mbledhura drejtpërdrejt nga ata që u përballën me terrorin shtetëror, duke e mundur në një betejë atë, na hedhin dritë mbi ngjarjen e përgjakshme të revoltës se majit ‘84 në burgun e Qaf-Barit, duke na sqaruar se si u provokua, nga kush, dhe si përfundojë ajo dhe cilat ishin arsyet e vërteta të kësaj ngjarjeje!

Kjo revoltë e cila ishte shpërthimi i papërmbajtshëm i atyre heronjve që shkruan me gjak një nga ngjarjet e rëndësishme anti-diktaturë, ka qenë nxitur nga Sigurimi i Shteti i cili, shfrytëzoj edhe urrejtjen e grumbulluar tek të burgosurit nga keqtrajtimet e policisë.

Nuredin Skrapari pohon:- “Sigurimi kishte sajuar se do të vinin desantë rusë të na merrnin ne e të na çonin në Bashkimin Sovjetik, të na përgatisnin e të na hidhnin në Sheshin “Skënderbej”, për të rrëzuar qeverinë! Haxhi Baxhinovski ka pohuar: -“Në hetuesi na pyesnin; – Si do ta merrnit pushtetin? Si do të arratiseshit”?

Operativi Sigurimit i burgut, Miti, ka përgatitur dosjen me 35 bashkëpunëtorët e Sigurimit. Shefi i Policisë së burgut 311 Qaf-Bari, Edmond Caja, është zbatuesi i skenarit të parapërgatitur. Lekë Ymeri është i ekzekutuesi i Sadri Soklit, “kokës” së supozuar të një kundërrevolucioni, që paramendohej se mund të merrte pushtetin. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në qelinë e Degës së Durrësit, më sollën Arshi T., nga Armeni i Vlorës, kushëri i Aranit Çelës, një mi birucash, por edhe maniako-seksual, pasi ai...”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

Next Post

“Zyrtarë të Departamentit të Shtetit, janë në pritje për heshtjen tuaj të gjatë, në lidhje me çështjet midis SHBA-ve, dhe...”/ Letrat e panjohura të Nolit me Enverin, për anëtarësimin Shqipërisë në OKB, në ’46-ën

Artikuj të ngjashëm

“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator 1960…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 18, 2026
“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43
Dossier

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43

October 17, 2026
“Xhaviti tha se Pilo Peristeri e ka ndarë kot gruan dhe morri një tjetër 20 vjet më të re, e cila është motra e…”/ Përgjimet e “Vigjilentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Si detyra dhe propozime sugjerojmë që të aplikohet Operacioni i ‘letrave helmuese’ me postë, kundër udhëheqësve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 16, 2026
“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43
Dossier

“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43

October 18, 2026
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

October 16, 2026
“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 17, 2026
Next Post
“Zyrtarë të Departamentit të Shtetit, janë në pritje për heshtjen tuaj të gjatë, në lidhje me çështjet midis SHBA-ve, dhe…”/ Letrat e panjohura të Nolit me Enverin, për anëtarësimin Shqipërisë në OKB, në ’46-ën

“Zyrtarë të Departamentit të Shtetit, janë në pritje për heshtjen tuaj të gjatë, në lidhje me çështjet midis SHBA-ve, dhe...”/ Letrat e panjohura të Nolit me Enverin, për anëtarësimin Shqipërisë në OKB, në ’46-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme