• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Relacioni sekret: “Bashkëpunëtori ‘Luani’ dhe dy patriotët, Sh. Kapo e M. Kola, të koordinojnë punët që, kur ai të shkoj në fshatin kufitar Janjar…”/ Letra e Sigurimit, për survejimin e Kaso Hoxha, në ’85-ën

“Duke dëgjuar programet e Radio Moskës, që e paraqiste gjendjen në Shqipëri si shumë të vështirë, ushqeja iluzione se ata do të na pushtonin dhe…” / Dëshmitë e Kaso Hoxhës në hetuesi, Sarandë, 1973
Relacioni sekret: “Bashkëpunëtori ‘Luani’ dhe dy patriotët, Sh. Kapo e M. Kola, të koordinojnë punët që, kur ai të shkoj në fshatin kufitar Janjar…”/ Letra e Sigurimit, për survejimin e Kaso Hoxha, në ’85-ën
“Duke dëgjuar programet e Radio Moskës, që e paraqiste gjendjen në Shqipëri si shumë të vështirë, ushqeja iluzione se ata do të na pushtonin dhe…” / Dëshmitë e Kaso Hoxhës në hetuesi, Sarandë, 1973
Relacioni sekret: “Bashkëpunëtori ‘Luani’ dhe dy patriotët, Sh. Kapo e M. Kola, të koordinojnë punët që, kur ai të shkoj në fshatin kufitar Janjar…”/ Letra e Sigurimit, për survejimin e Kaso Hoxha, në ’85-ën
“Pse i shkrova poezitë e para kundër regjimit komunist dhe si i zbuloi ato Sigurimi në shtëpinë time, pasi…”/ Dëshmia nga SHBA-ve e të arratisurit në ’85-ën
0
Shares
2.8k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e shtatë

Memorie.al publikon  një dosje që është siguruar para pak kohësh nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja hetimore, gjyqësore dhe ajo e përpunimit të shtetasit Kasëm Hoxha, me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim, në SHBA që nga viti 1985, kur ai mundi të arratiset nga Shqipëria për në Greqi, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në kampin e Spaçit, i dënuar për “agjitacion e propagandë, ndaj pushtetit popullor”. Në momentin e arrestimit, më 21 qershor të vitit 1973, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit, të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, në shtëpinë e tij i’u gjetën disa “materiale komprometuese”, si poezi dhe trakte, ku ai bënte thirrje “për përmbysjen e pushtetit popullor”., etj. Dosja në ngarkim të shtetasit Kaso Hoxha, (tashmë e de-klasifikuar) fillon me atë të përpunimit, ku organet e Sigurimit të Shtetit dhe Dega e Punëve të Brendshme e rrethit të Sarandës, bëjnë të gjithë përpjekjet, për të gjetur autorin e letrës “me përmbajtje të thellë armiqësore”, që ishte hedhur në qendër të fshatit Markat (me banorë të komunitetit çam), ku pas shumë kohësh, me ndihmën edhe të Laboratorit Qendror Kriminalistik, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, u bë e mundur, që të saktësohej dhe identifikohej se shkrimi në atë letër, ishte i Kaso Hoxhës, kjo solli edhe arrestimin e tij. Dosja në fjalë vazhdon me procesin hetimor dhe gjyqësor ndaj tij, ku ai pasi vuajti dhjetë vite në burgun e Spaçit, në nëntorin e 1982-in kthehet në fshatin e lindjes, Markat, ku që në ditët e para, ndaj tij fillon ndjekja dhe survejimi nga organet e Sigurimit të Shtetit, që kishin angazhuar jo vetëm disa bashkëpunëtorë të Sigurimit, por edhe familjarë të afërt të tij, kjo e detyroi Kaso, për t’i shpëtuar arrestimit, të arratisej nga Shqipëria, duke kaluar kufirin shtetëror, për në shtetin fqinjë, Greqi. Pas disa kohësh qëndrimi në Kampin e Llavros, fitoi statusin e azilantit politik, për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe atje, ndaj tij vazhdoi ndjekja e survejimi, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik Shqiptar, që ishte i kamufluar me rezidenturën e tij, pranë Misionit Diplomatik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara) dhe disa agjentëve të saj të fshehtë, deri në vitin 1991, që u shemb regjimi komunist në Shqipëri. Historia e Kaso Hoxhës, u bë e njohur pas botimit të librit të tij “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, që ai ia besoi në dorëshkrim Memorie.al, vjen tashmë nëpërmjet dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, (ku ndodhen, raporte bashkëpunëtorësh të Sigurimit të Shtetit, me pseudonimet e tyre, letra, shënime, informacione, relacione, raport-informacione, përgjime me teknikë operative, etj., të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, hetuesve, titullarëve të Degës së Punëve të Brendshme, të rrethit të Sarandës, etj., deri te rezidentura e Zbulimit Politik në SHBA, e agjentët e saj atje), të cilat fillojnë në vitin 1973 dhe përfundojnë në vitin 1991, kur dosja e tij u arkivua njëherë e përgjithmonë.

                                                         Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Dokumenti me vendimin e Gjykatës të rrethit të Sarandës në vitin 1973, i kryesuar nga kryetari Telemak Kaçi, mbi dënimin e Kasëm Hoxhës, me dhjetë vjet heqje lirie, me akuzën e agjitacionit e propagandës, kundër pushtetit popullor

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

GJYKATA POPULLORE SARANDË 

                                                        VENDIM N’EMËR TË POPULLIT

Gjykata Popullore e Sarandës, e përbërë prej:

Kryetarit të seancës gjyqësore, Telemak Kaçi

Nd/gjyqtar të seancës gjyqësore, Lare Xhai

Nd/gjyqtar i senacës gjyqësore, Rustem Qerimi

Të asistuar prej sekretares, Irini Voda, me pjesëmarrjen e prokurorit Spiro Peçi, më datën 29/8/1973, shqyrtohet në seancë gjyqësore me dyer të hapura, çështjen penale, nr.84, që i përket të pandehurit KASËM HOXHA, biri i Çerçizit dhe i Hanes, me dt.1951, lindur dhe banues në Markat, i martuar me dy fëmijë, i padënuar, pa parti, me arsim 8-vjeçar, shërbimin ushtarak të kryer, me origjinë shoqërore të varfër, e gjendje kooperativisti, i arrestuar më 21.6.1973.

I akuzuar: Se ka agjituar e propaganduar kundër pushtetit popullor, duke kryer krimin e parashikuar nga neni 73/1 të Kodit Penal.

Gjykata pasi shqyrtoi materialet e Hetuesisë, provat e marra gjatë zhvillimit të gjykimit, pasi dëgjoi prokurorin i cili kërkoi dënimin e të pandehurit me 10 vjet heqje lirie, fjalën e fundit, të të pandehurit, që kërkoi mëshirë:

                           V Ë R E N

I pandehuri Kasëm Hoxha, duke qenë armik i pushtetit popullor, ka filluar qysh nga viti 1969, të agjitojë e propagandojë, kundër Pushtetit Popullor.

U provua se ky, i pandehur, para se t’i arratisej kushëriri i parë i tij, Selfo Hoxha, ka zhvilluar me të biseda ku shfaqte pakënaqësitë e tij kundër pushtetit popullor.

Më vonë, kur ky shkoi për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ka biseduar me Thoma Miçonin, duke i thënë se, bën mirë kushërinjtë e tij që janë arratisur në Greqinë Monarko-fashiste, se nga katundi i tij, janë arratisur shumë njerëz dhe se në këtë regjim, janë mbushur burgjet dhe kampet.

Mbasi i pandehuri u kthye nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, e ka shtuar më shumë aktivitetin e tij armiqësor. Kështu, i pandehuri, më datën 20.5.1973, mbasi shkroi në shtëpinë e tij një letër me përmbajtje shumë të thellë armiqësore dhe e hodhi këtë në qendër të fshatit Markat, duke bërë thirrje për ngritjen e fshatarëve kundër pushtetit popullor.

Në këtë letër, shkruante: “Vite të rinj, por vitet janë të zeza. Me këto pak fjalë, të dashur shqiptarë, dua të përshkruaj vuajtjet tuaja të panumërta. Me këtë titull, mund të shkruash një roman të gjithë. Kështu or vëllezër, nuk durohet, prandaj duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë, që të fitojmë të drejtat tona. Besoj se më kuptoni. Poshtë Partia me Envert Hoxhën në krye. Lavdi grupit tonë me në krye Teme Sejkon e Tahir Demin”.

Sa sipër, u provua nga letra që ndodhet në dosje, që është shkruar nga i pandehuri dhe që ka një përmbajtje të thellë armiqësore, me aktin e ekspertimit grafik dhe me thëniet e dëshmitarit, Thoma Miçoni.

Në rrethanat e sipërme, i pandehuri ka kryer krimin e parashikuar nga neni 73/.1 i Kodit Penal.

Gjykata në masën e dënimit ka parasysh rrezikshmërinë e madhe të krimit, ka parasysh personalitetin e të pandehurit, përbërjen e tij shoqërore, ka parasysh mënyrën se si e ka kryer krimin e agjitacionit e propagandës, dhe si pasojë, në rastin konkret, ka vend të aplikohet maksimumi i dënimit që parashikohet në këtë krim.

                 P. K. A.

Trupi gjykues e në bazë të nenit 278 e 279 të Kodit Procedurës Penale

V E N D O S I

Të deklarojë fajtor të pandehurin Kasëm Hoxha, për krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor dhe në bazë të nenit 73/1 i K.P. e dënon me 10 vjet heqje të lirisë.

Vuajtja e dënimit, fillon nga data 21.6.1973.

Shpenzimet e gjyqit, të pandehurit.

Kundër vendimit, mund të bëhet ankimim në Gjykatën e lartë, brenda afatit ligjor.

U shpall në Sarandë, sot më datën 29.8.1973

Kryetari

Dokumenti i hartuar nga Punëtori Operativ Maksim Tase dhe Shefi i Seksionit të Kundër-Zbulimit të Kufirit, Enver Ademi, i miratuar nga Zv  / Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Sarandës, Sami Resuli, për marrjen nën survejim të Kasëm Hoxhës, në kontroll operativ 2/B

 MIRATOHET                                                                                             SEKRET

ZV/KRYETARI I DEGËS P. TË BRENDSHME                                EKZEMPLAR I VETËM

SAMI RESULI                                                                            SARANDË, MË 28.1.1983

                                                       

                                                     V E N D I M

PËR MARRJEN NË KONTROLL OPERATIV 2.B, TË KASËM HOXHËS NGA FSHATI MARKAT

Unë Punëtori Operativ, Maksim Tase, pasi studiova materialet në ngarkim të Kasëm Çerçiz Hoxhës nga fshati Markat

GJETA:

Se Kasëm Hoxha, i dt. 1951, lindur dhe banues në fshatin Markat të rrethit të Sarandës, me arsim 8-vjeçar dhe me profesion bujk, i dënuar, i paorganizuar, i martuar dhe me dy fëmijë, me kombësi dhe me shtetësi shqiptare, me origjinë shtrese e varfër fshatare dhe me gjendje, anëtarë të Kooperativës Bujqësore, Konispol.

Qëndrimi politik i familjes së të përmendurit, para dhe gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, ka qenë i mirë.

Pas çlirimit të vendit, qëndrimi politik i familjes së tij, s’ka qenë i mirë, pasi në vitin 1956, i arratiset në Greqi, kushëriri i parë, Rexhep Hoxha, kurse, në ngarkim të vetë të përmendurit, në vitin 1972, dolën të dhëna se kishte shkruajtur një letër anonime armiqësore, kundër Pushtetit Popullor.

Mbi bazën e të dhënave të grumbulluara, për gjetjen e autorit të letrës anonime, i përmenduri, merret në përpunim aktiv 2/A, me datën 13.9.1972, pasi nga ekspertiza që i’u bë dorëshkrimit të tij, dhe letrës anonime, rezultoi se ishte shkruar nga vetë i përmenduri.

Gjatë procesit të përpunimit aktiv 2/A, aktiviteti armiqësor i të pandehurit, u dokumentua dhe nga ana ligjore……në vitin 1973, arrestohet dhe dënohet me 10 vjet heqje lirie, për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër Pushtetit Popullor.

Më datën 15.11.1982, i përmenduri, lirohet pasi përfitoi nga amnistia dhe aktualisht, është vendosur me banim në fshatin Markat, të rrethit Sarandë.

Meqenëse i përmenduri ka zhvilluar aktivitet armiqësor kundër Pushtetit Popullor, në formën e agjitacionit e propagandës, krim për të cilin është dënuar, është në moshë të re dhe në gjendje të mirë shëndetësore, dhe mund të riaktivizohet në veprimtari armiqësore:

                                                        V E N D O S A

Që Kasëm (Kaso), Çerciz Hoxhën, ta marrë në kontroll operativ 2/B, si i dënuan për agjitacion e propagandë armiqësore, kundrejt pushtetit popullor, duke marrë të gjitha masat, për zbulimin në kohë të çdo aktiviteti të tij të mundshëm armiqësor.

Sa sipër, të bëjë veprimet në Kartotekë.

   PUNËTORI OPERATIV                                            SHEFI I SEKSIONIT K.ZB.KUFIRIT

     MAKSIM TASE                                                                    ENVER ADEMI           

Dokumenti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ Maksim Tase dhe Shefi i Seksionit të Kundërzbulimit të Kufirit, Enver Ademi, i miratuar nga Zv  / Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Sarandës, Sami Resuli, me detyrat për kontrollin operativ 2/B, të Kasëm Hoxha

                                                                                                       “SEKRET”

                                                                                                  Ekzemplare i vetëm

                                                                                                Sarandë me 28.12.1983

DETYRA

NË DREJTIM TË OBJEKTIT NË KONTROLL OPERATIV 2/B KASEM HOXHA

Kasem Çerçiz Hoxha nga fshati Markat i rrethit Sarandë është në kontroll operativ 2/B për agjitacion dhe propaganda armiqësore kundër Pushtetit Popullor.

Me qëllim për tu sinjalizuar në kohë për riaktivizimin e tij në aktivitetet armiqësore në drejtim të objektit do të merren këto masa agjenturore operative:

  • Në drejtim të objektit do të drejtohet B.p. “Elektriku”, për të mësuar se çfarë komenton lidhur me politikën e Partisë në fusha të ndryshme të jetës, për veprimtarinë armiqësore të M. Shehut dhe K. Hazbiut, nëse është i lidhur me punën dhe familjen etj.

Kryen Punëtori Operativ Maksim Tase në vazhdim.

Kontrollon shefi i Seksionit K. Zb. Kufirit.

  • Në drejtim të objektit të drejtohet dhe B.p. “Teli”, për të mësuar se çfarë komenton lidhur me masën e dënimit që i është dhënë për krimin e kryer, për gjendjen ekonomike në vendin tonë, për marrëdhëniet që ka me kushërinjtë Rexhep Hoxha dhe Zeqo Kola, të cilët janë arratisur në Greqi etj.

Kryen Punëtori Operativ, Maksim Tase në vazhdim.

Kontrollon shefi i Seksionit, Enver Ademi

  • Për të na sinjalizuar për lëvizjet e dyshimta të objektit mos lidhjen e tij me; punën dhe familjen etj., do të drejtohet B.p. “Luani” dhe patriotët Sh. Kapo e M. Kola.

Kryen Punëtori Operativ, Maksim Tase në vazhdim.

Kontrollon shefi i Seksionit, Enver Ademi.

  • Të koordinohet puna me postën kufitare Janjar, me qëllim për t’ua bërë të njohur atyre, si element të dënuar për veprimtari armiqësore dhe meqenëse është në moshë të re, mund të kryejë dhe ndonjë akt të mprehtë armiqësore. Për këtë do të porositet patrioti Sh. Kapo që, sa herë do të marrë leje-kufitare për të shkuar në Janjar, të njoftohemi me qëllim për të forcuar masat.

Në fshatin Janjar, do të porositet dhe patrioti N. Mehmeti që, sa herë objekti të vejë në Janjar, të ketë nën kontroll lëvizjet e tij.

Kryen Punëtori Operativ, Maksim Tase në vazhdim.

Kontrollon shefi i Seksionit, Enver Ademi.

  • Detyrat e ngritura të analizohen herë pas here dhe në bazë të materialeve që do të dalin, të vendoset se çfarë duhet bërë më tej. Memorie.al

 PUNËTORI OPERATIV                                                      SHEFI I SEKSIONIT K.ZB. KUFIRIT

  MAKSIM TASE                                                                              ENVER ADEMI

                                               Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 20 Gusht 2022

Next Post

Kalendari Historik 21 Gusht 2022

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
Kalendari Historik 02 Gusht 2022

Kalendari Historik 21 Gusht 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!