• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, January 30, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Relacioni për Ramiz Alinë: “Anijet e Flotës Luftarake Detare edhe pse morën urdhër, nuk qëlluan ndaj nëndetëses së huaj që u fut afër Bazës së Pashalimanit, pasi…”! / Dokumenti ‘Tepër sekret’, shkurt ‘82

“Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij…”/ Ditari politik sekret i Enverit, maj ‘61
Relacioni për Ramiz Alinë: “Anijet e Flotës Luftarake Detare edhe pse morën urdhër, nuk qëlluan ndaj nëndetëses së huaj që u fut afër Bazës së Pashalimanit, pasi…”! / Dokumenti ‘Tepër sekret’, shkurt ‘82
Relacioni për Ramiz Alinë: “Anijet e Flotës Luftarake Detare edhe pse morën urdhër, nuk qëlluan ndaj nëndetëses së huaj që u fut afër Bazës së Pashalimanit, pasi…”! / Dokumenti ‘Tepër sekret’, shkurt ‘82
Relacioni për Ramiz Alinë: “Anijet e Flotës Luftarake Detare edhe pse morën urdhër, nuk qëlluan ndaj nëndetëses së huaj që u fut afër Bazës së Pashalimanit, pasi…”! / Dokumenti ‘Tepër sekret’, shkurt ‘82
Relacioni për Ramiz Alinë: “Anijet e Flotës Luftarake Detare edhe pse morën urdhër, nuk qëlluan ndaj nëndetëses së huaj që u fut afër Bazës së Pashalimanit, pasi…”! / Dokumenti ‘Tepër sekret’, shkurt ‘82
Relacioni për Ramiz Alinë: “Anijet e Flotës Luftarake Detare edhe pse morën urdhër, nuk qëlluan ndaj nëndetëses së huaj që u fut afër Bazës së Pashalimanit, pasi…”! / Dokumenti ‘Tepër sekret’, shkurt ‘82
Relacioni për Ramiz Alinë: “Anijet e Flotës Luftarake Detare edhe pse morën urdhër, nuk qëlluan ndaj nëndetëses së huaj që u fut afër Bazës së Pashalimanit, pasi…”! / Dokumenti ‘Tepër sekret’, shkurt ‘82
Kalendari Historik 7 Tetor
0
Shares
4.6k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e pestë

Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një dosje voluminoze me siglën “Tepër Sekret” e cila i përket vitit 1982, ku Grupi i Instruktorëve të Ushtrisë pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Dega e Sigurimit të Ushtrisë, zv/ministri i Punëve të Brendshme Zylyftar Ramizi dhe ministri Hekuran Isai, informojnë Komitetin Qendror dhe personalisht Ramiz Alinë, apo sekretarin e Komitetit Qendror, Simon Stefani (që mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit, pas vdekjes së Hysni Kapos), lidhur me: “veprimtari të ndryshme armiqësore dhe spiunazhi” si dhe ngjarje të jashtëzakonshme të ndodhura gjatë atij viti në disa rrethe të vendit, kryesisht ato që ishin nën vartësinë e Degëve të Punëve të Brendshme të Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Pogradecit, Kolonjës etj.

Të gjitha dokumentet e plota me raport-informacionet e përpiluara nga ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, dërguar Komitetit Qendror dhe personalisht Ramiz Alisë e Simon Stefanit, duke filluar nga:  Dokumenti me informacionin për ngjarjen e Shkodrës, ku nënoficeri i Regjimentit të Artilerisë Kundërajrore, Hasan Sulejman Hyseni, pasi qëlloi katër herë me pistoletë ndaj komandantit të Prapavijës, oficer Hilmi Gavoçit, u nis në drejtim të fshatit Zogaj, ku i veshur si çoban me dele, kaloi klonin, por mbeti i vrarë në përpjekje me forcat e Kufirit, pasi më parë kishte plagosur nënoficerin e Kufirit, Misto Osmani.

Gjithashtu mund të lexoni

“Emigracioni i ardhur nga malet e Shqipërisë së sotme qendrore, djepi dhe foleja e shqiptarëve, u favorizua nga shtrirja tokësore e Serbisë…”/ Libri i ri i gazetarit, studiuesit dhe diplomatit të njohur

Dokumenti sekret: “Pasi bashkëpunëtori ynë ‘Aparati’, do ta vejë në gjumë me ilaç, do i marrim çelsat e banesës dhe…”/ Zbulohet plani i Sigurimit, ku mjekët e Fierit, do të sëmurnin Sejfulla Malëshovën

Dokumenti me raport-informacionin e Degës së Sigurimit të Ushtrisë, për muajin tetor 1982, ku 37 persona, (oficerë, nënoficerë, ushtarë dhe punonjës civilë), “implikohen në ngjarjet armiqësore dhe veprimtari spiunazhi”, etj., si: ish-Komandanti i Korpusit të Shkodrës, Tefik Ruçi me detyrën e Komandantit të Forcave Vullnetare të rrethit, i akuzuar si “agjent i UDB-së”, oficer Nasi Bakuli, efektiv i Grupimit të 8-të të Elbasanit, për “agjitacion e propagandë”, etj., oficer Sami Sokoli, pedagog i Shkollës së Aviacionit në Vlorë, ndiqet në përpunim aktiv 2/A, për “veprimtari spiunazhi”, etj.,  Xhelal Stojku, me origjinë nga Dibra dhe banues në Tiranë, punonjës në Ndërmarrjen e Riparimeve të Ushtrisë, akuzohet se: “është tallur me fjalimet e udhëheqësit kryesorë të Partisë”, “oficeri Beqir Xhaxho, efektiv i Shkollës së Lirë, Demës – Fier…,thotë se këta e vranë vetë Mehmet Shehun dhe e trajtojnë popullin si bagëti, oficer Petro Mile, në Brigadën e Këmbësorisë në Himarë, “ka humbur një dokument sekret me planëzimin e shërbimit të Kufirit”, oficer Riza Cara, i Shkollë së Lirë Ushtarake në Melan të Peshkopisë, “ka humbur Buletinin nr. 1 të Komitetit Qendror të PPSH-së”, oficer Petrit Jarnexhi, ish-sekretar i organizatës bazë të Partisë së Shkollës “Skënderbej”, “mbante të fshehura materialet e armikut Mehmet Shehu”, oficer Spiro Adhami, Komandanti i Akademisë Ushtarake, “mbante në kasafortë dokumente të armikut Kadri Hazbiu”, etj.

Dokumenti me raport-informacionin ku për periudhën janar-nëntor 1982, forcat e Kufirit të Degës së Punëve të Brendshme të Durrësit dhe Sarandës, kanë kapur 16 mjete detare të huaja me 49 persona në bord, (italianë, grekë, australianë, gjermano-perëndimore, etj.), që ishin futur në ujërat tona territoriale, “gjoja për shëtitje turistike”, vrasja nga forcat e kufirit të dy shtetasve italianë afër pikës ushtarake të Kakomesë dhe Gjirin e Karaburunit,  për: “shkelje të kufirit, veprimtari spiunazhi, kontrabandë”, etj., kapja e një numri të madh shkelësish brenda territorit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, “pas zbulimit të veprimtarisë armiqësore të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, etj., me qëllim zbarkimi siç ndodhi me bandën Xhevdet Mustafa”, etj.,

Raport-informacioni për katër sportistët: Ali Kastrati, Arjan Bimo, Halim Durimi dhe Petro Ruci, të cilët i përkasin ekipeve të futbollit: “Partizani”-, “Shkëndija”, “17 Nëntori”, dhe “Flamurtari”-, ku gjatë aktiviteteve sportive të zhvilluara jashtë shtetit, “kanë marrë me vete sasi të mëdha valute, duke blerë mallra të ndryshme dhe gjatë kthimit, janë kapur nga organet tona doganore, i pasi i kanë futur ato kontrabandë”, etj.

Raport-informacioni për ngjarjen e jashtëzakonshme të ndodhur në mesin e muajt tetor të vitit 1982, kur në afërsi të Bazës së Ushtarake të Pashalimanit, “u diktua një nëndetëse e huaj dhe megjithëse Flota Luftarake Detare, mori urdhër ta detyronte atë ta dilte në sipërfaqe dhe më pas ta qëllonte, ajo nuk e kreu këtë detyrë luftarake, për shkak të…”!

Raport-informacioni për oficerin Nasi Bakuli me origjinë nga fshatrat e Gjirokastrës dhe me detyrën e komandantit të Grupit 155 m/m. në Peqin, efektiv i Brigadës së 3-të të Artilerisë në Elbasan i cili “zhvillon agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe flet me fjalë fyese kundër fëmijëve të udhëheqjes…”, etj.

Raport-informacioni për “veprimin e lëshimit të 70 km. sipërfaqe ujore palës jugosllave në afërsi të Lumit Buna, nga ana e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut dhe Nesti Nases, gjë e cila erdhi pas kontakteve të vazhdueshme disa vjeçare ndërmjet komisioneve përkatëse, lidhur me ngjarjen e vitit 1975, kur një anije jugosllave qëlloi anijen tonë “Ismal Mustafa” dhe vrau kapitenin Fran Ivanaj”, etj.

  Fondi:  KOMITETIT QENDROR TË PARTISË PUNËS SHQIPËRISË

          (GRUPI I INSTRUKTORËVE TË USHTRISË)

                                                                   Titulli dhe përmbajtja

INFORMACIONE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, DREJTUAR KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË DHE GRUPIT TË INSTRUKTORËVE TË KOMITETIT QENDROR,PËR VEPRIMTARI ARMIQËSORE DHE NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME

                                                               Vijon nga numri i kaluar

Dokumenti “Tepër sekret”, i hartuar nga sektori ushtarak pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, dërguar Ramiz Alisë, lidhur me “problemin e nëndetëses së huaj që ishte futur në afërsi të Bazës së Pashalimanit”!

                   Tepër Sekret

                                                                I N F O R M A C I O N

MBI DISA PROBLEME QË DALIN NGA ZBATIMI I DETYRËS PËR ZBULIMIN DHE ASGJËSIMIN E NËNDETËSES SË HUAJ QË HYRI NË GJIRIN E VLORËS

Në mesin e muajit tetor, në afërsi të Bazës së Pashalimanit, u zbulua një nëndetëse e huaj. Flotës Luftarake Detare, i’u dha urdhër të detyronte nëndetësen e huaj, të dilte në sipërfaqe dhe, kur nuk i’u bind kësaj, ta asgjësonte atë. Kjo detyrë luftarake, nga anijet e Flotës, nuk u plotësua. Veç punës që bëri Ministria e Mbrojtjes Popullore, në rrugën e saj për të gjetur shkaqet e mosrealizimit të detyrave luftarake, Sektori Ushtarak i Aparatit të Komitetit Qendror, porositi që organet dhe organizatat bazë, të analizonin me ndjenjë përgjegjësie, shkaqet që sollën mosrealizimin e detyrës luftarake.

Nga sa u diskutua në Parti, dalin disa probleme serioze që kanë të bëjnë me shkallën e përgatitjes dhe gatishmërisë luftarake të Flotës Luftarako Detare. Vigjilenca në shërbimin e vrojtimit dhe zbulimit, nuk ishte në nivelin e kërkuar.

Nëndetësja e huaj, hyri në Gjirin e Vlorës pa u vrojtuar nga asnjë shërbim i Flotës Luftarake Detare i Artilerisë Bregdetare, i batalioneve mitraljer, që janë vendosur në këtë rajon. Ajo, u vrojtua rastësisht nga ushtarët e shërbimit të Baterisë Kundërajrore, të vendosur në kodrën e qytetit të Orikumit.

Në ishullin e Sazanit, kemi një aparaturë hidroakustike për zbulimin e lëvizjes së anijeve në kanalin jugor, qoftë mbi ujë, qoftë nën ujë, por për shkak se nuk mbahet në gatishmëri, ai nuk funksionon në rregull.

Efektivi i anijeve mbiujëse, në zbatimin e detyrës së kërkimit dhe asgjësimit të nëndetëses, dhe në kryerjen e çminimit, u paraqit me dobësi të theksuara në përgatitjen luftarake. Nuk njiheshin e përdoreshin mirë, armatimet dhe mjetet teknike, municionet e bombave të thellësisë, dhe çminuesi detar. Komandanti i anijes, nuk dinte përdorimin e aparaturës së radiondërlidhjes, kurse kuadro të tjerë nuk kishin dijeni të plota mbi sulmin kundër nëndetëses, për minat fundore, për çminimin dhe mbrojtjen kundër nëndetëses, nuk dinin të bashkëvepronin në grup anijesh, etj.

Gjatë sulmit me bomba thellësie, anijet, në vend që manovrimet e tyre të forconin zjarrin, u bënë pengesë për njëra tjetrën. Me të meta, u bë dhe komandimi i anijeve. Efektivi, nuk dinte si të vepronte pasi komandat, jepeshin në mënyrë kontradiktore dhe nga kuadrot e detarët, për zbatimin e tyre pati ngadalësi e liberalizëm.

Tek disa prej tyre, u ndie një farë ndrojtjeje për përdorimin e municionit luftarak, ngurrime për zbatimin e urdhrit luftarak për hapjen e zjarrit, kurse zëvendëskomandanti i një anijeje, pas kthimit nga deti, filloi të korrigjojë ditarin e lundrimeve dhe radiogramet e marra, për të mbuluar gabimet. Këto dobësi e të meta, u konstatuan sepse edukimi dhe stërvitja zhvillohen me boshllëqe, bëhet lëshime e thjeshtime, dhe ka tërheqje në stërvitjet e vështira.

Komanda e Regjimentit të anijeve në Sazan, ka dy vjet që nuk ka bërë asnjë stërvitje me ekuipazhet e anijeve për luftën kundër nëndetëseve. Gjatë vitit 1981, asnjë komandant anijeje nuk kishte bërë stërvitje në kabinetin e qitjes së sulmit kundër nëndetëses. Komanda e Bazës Ushtarake Detare të Durrësit, nuk ka realizuar për një kohë të gjatë, stërvitje praktike në det për hedhjen e aparaturave të çminimit dhe mbledhjen e tyre në anije, por kanë ngelur vetëm për njohjen e tyre teorike në klasë.

Me të drejtë në diskutimet e tyre disa detarë, u shprehën se: “ne po lirohemi nga ushtria, pa i përvetësuar këto detyra”. Stërvitje bashkëvepruese midis anijeve të Flotës Luftarake Detare, për zgjidhje të detyrave konkrete janë organizuar pak, ndërsa stërvitje me anije kërkuese dhe goditëse kundër nëndetëseve, nuk janë organizuar fare. Ka një prirje të përgjithshme, për të bërë vetëm mësime në klasë, stërvitjet praktike e kompaktësuese të veprimit të anijeve, për zgjidhjen e detyrave të përbashkëta në det, nënvleftësohen.

Nuk ka sa duhet kërkesë nga komandat dhe organizatat e Partisë, për të rritur shkallën e njohurive teorike dhe për një përgatitje praktike e gatishmëri të lartë luftarake. Stërvitjet në disa raste, planizohen e zhvillohen në kushte lehtësuese jashtë kërkesave që shtrojnë detyrat luftarake. Planizohen që qitjet me silurë, të zhvillohen natën dhe në kushte të vështira, por në praktikë veprohet në të kundërt. Kuadrot nuk vihen mirë që të studiojnë e ngrenë njohuritë e tyre teorike dhe praktike.

Shfaqjet e indiferentizmit dhe mendjemadhësisë, nuk janë luftuar me forcën e duhur. Kontrolli e kërkesa e llogarisë, për mbajtjen e anijeve, të mjeteve e armatimit të saj në gatishmëri luftarake, zhvillohen me të meta. Ky është shkaku që ndonjëherë nuk ka sa duhet luftë për t’i zgjidhur problemet, kurse shtabi nuk njeh gjendjen dhe ngarkon me detyra luftarake anijen që nuk janë në gatishmëri. Komanda e Flotës Luftarake Detare, megjithëse përgjigjet për gjendjen dhe nivelin e përgatitjes luftarake të anijeve të regjimentit të Sazanit, nuk tregon sa duhet kujdes.

Gjatë vitit 1981, ajo ka organizuar vetëm në muajin mars, një ndihmë e kontroll për anijet e ishullit. Në kuadron e përpilimit të rregulloreve të reja komanda e Flotës Luftarake Detare, ka hequr nga përdorimi kodin e sinjaleve të lundrimit të përbashkët të anijeve pa e zëvendësuar atë. Kjo, ka sjellë si rezultat që kuadrot e sinjalistikës të mos ishin përgatitur për mbajtjen e ndërlidhjes, dhe koordinimin e veprimeve anije më anije.

Mungesat dhe dobësitë e përmendura që dolën në analizën që u bë në organet dhe organizatat bazë të Partisë, ku u përcaktuan dhe rrugët për përmirësimin e gjendjes. Në përputhje me shkallën e përgjegjësisë u morën dhe masa partie e komande, deri në shkarkim nga detyra e ulje në përgjegjësi. Për të forcuar gjendjen Ministria e Mbrojtjes, hartoi me tendencë një ndihmë e kontroll të veçantë për ishullin e Sazanit.

     SEKTORI USHTARAK I KOMITETIT QENDROR 

                             30.1.1982

Shënimi i Ramiz Alisë në dokument për Kadri Hazbiun

Shoku Kadri

Ti sigurisht që je në dijeni, por me që më tërhoqi vëmendjen. Ky relacion, që ka dalë nga analizat e mbledhjeve të organizatave të Partisë, po ta dërgoj, siç duket shokët e Flotës duhet të nxjerrin detyra me rëndësi. Të metat janë serioze./Memorie.al

                         1.2.1982                         Ramiz

 Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Ngjarja e rrallë: “E burgosra Inge Syletenova dhe komandanti SS gjerman kampit, Heinz Drosihn, ranë në dashuri dhe…”! / Historia e pabesueshme në Estoninë e Luftës së Dytë Botërore

Next Post

Krimet special të luftës, të kryera nga forcat serbe në Mejë të Gjakovës

Artikuj të ngjashëm

“Emigracioni i ardhur nga malet e Shqipërisë së sotme qendrore, djepi dhe foleja e shqiptarëve, u favorizua nga shtrirja tokësore e Serbisë…”/ Libri i ri i gazetarit, studiuesit dhe diplomatit të njohur
Dossier

“Emigracioni i ardhur nga malet e Shqipërisë së sotme qendrore, djepi dhe foleja e shqiptarëve, u favorizua nga shtrirja tokësore e Serbisë…”/ Libri i ri i gazetarit, studiuesit dhe diplomatit të njohur

January 29, 2023
Dokumenti sekret: “Pasi bashkëpunëtori ynë ‘Aparati’, do ta vejë në gjumë me ilaç, do i marrim çelsat e banesës dhe…”/ Zbulohet plani i Sigurimit, ku mjekët e Fierit, do të sëmurnin Sejfulla Malëshovën
Dossier

Dokumenti sekret: “Pasi bashkëpunëtori ynë ‘Aparati’, do ta vejë në gjumë me ilaç, do i marrim çelsat e banesës dhe…”/ Zbulohet plani i Sigurimit, ku mjekët e Fierit, do të sëmurnin Sejfulla Malëshovën

January 29, 2023
“Jovan Haxhi – Vasiljeviç, u ankua se shqiptarët, kishin filluar të kërkonin pavarësinë dhe po ua mohonin serbëve të drejtën për…”/ Libri i ri i gazetarit, studiuesit dhe diplomatit të njohur
Dossier

“Jovan Haxhi – Vasiljeviç, u ankua se shqiptarët, kishin filluar të kërkonin pavarësinë dhe po ua mohonin serbëve të drejtën për…”/ Libri i ri i gazetarit, studiuesit dhe diplomatit të njohur

January 28, 2023
Memorie.al
Dossier

“Në Tiranë, u dashurova me vajzën e një funksionari të lartë, por s’na lanë, asaj i’a hoqën fëmijën nga barku, ndërsa të atin e…”/ Historia tronditëse e kongolezit që erdhi në ’65-ën në Shqipëri

January 29, 2023
“Ndërsa për Bogdanoviçin, shqiptarët ishin vegla në duart e turqve, për Samarxhiçin, ishin vegla të Selisë së Shenjtë…”/ Kur ideologjia serbe, krijonte imazhin e shqiptarit armik…!
Dossier

“Ndërsa për Bogdanoviçin, shqiptarët ishin vegla në duart e turqve, për Samarxhiçin, ishin vegla të Selisë së Shenjtë…”/ Kur ideologjia serbe, krijonte imazhin e shqiptarit armik…!

January 28, 2023
Memorie.al
Dossier

“Pasi e thirri pas shkollës shefi i Sigurimit, më 18 gusht ’65, ndodhi një aksident automobilistik dhe mësuesja bukuroshe nga Narta…”/ Misteri i vrasjes së vajzës që erdhi nga Italia

January 27, 2023
Next Post
Krimet special të luftës, të kryera nga forcat serbe në Mejë të Gjakovës

Krimet special të luftës, të kryera nga forcat serbe në Mejë të Gjakovës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!