• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Përcollëm për në Gjermani tre shtetas grekë dhe kthyem në Jugosllavi 12 kosovarë, që gjoja kishin ardhur për…”/ Buletini sekret i Sigurimit të Shtetit në 1970-ën

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1970, ku ndodhet një raport-informacion me buletinin sekret të përpiluar prej kryetarit të Degës së V-të, të Sigurimit të Shtetit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kapllan Sako, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo, (i cili mbulonte në rrugë partie, organet e ‘Diktaturës së Proletariatit), ku ai i bënte me dije, për disa nga ngjarjet më kryesore, të ndodhur gjatë vitit 1970-të, në rrethe të ndryshme të vendit, ku organet e Sigurimit të Shtetit, kishin zbuluar dhe goditur disa grupe armiqësore, si: ai i Raif Elezit dhe Bajram e Avdi Gjanës, në rrethin e Kukësit, i Daut, Dervish dhe Izet Gumenit në rrethin e Tepelenës,  Kujtim e Durim Veledit në Tiranë, ai i Dhimitër e Sofokli Heqimit, Gjergji Moles, Sami Gjyzelit dhe Shaqir Vorpsi në Tiranë, Edmond Naumit, Ilija Stojanit dhe Kastriot Peçit që do arratiseshin në Greqi, nga rrethi i Korçës, Haxhire dhe Zyber Zhegu, Mustafa Kallçiu, Lumturi Kaçini, që u dënuan për kontrabandë ari, si dhe kthimi në Jugosllavi të 12 shtetasve kosovarë që kishin ardhur në mënyrë ilegale në Shqipëri, apo ekstradimin e tre shtetasve grekë, Paskal Nikolla Sokolaqis dhe Jorgo Dhimitër Jogridhis, që me kërkesën e tyre, u përcollën për në Gjermaninë Perëndimore.

Raport-informacioni me siglën “sekret”, i kryetarit të Degës së V-të të Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kapllan Sako, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE                                        SEKRET

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHME                                   EKZEMPLAR Nr. 1

DREJTORIA E PARE                                                                 Tiranë më 12.6.1970

 Nr. 2415

                                                        B U L E T I N I   Nr. 1

– Në muajin Dhjetor 1969, përfunduan hetimet në drejtim të grupit armiqësor të rrethit Kukës, që përbëhej nga 11 të pandehur. Në muajin Mars 1970, çështja u gjykua nga gjykata e rrethit Kukës e cila në seancë të hapur gjyqësore dhe me pjesëmarrjen e masave punonjëse, demaskoi veprimtarinë e tyre armiqësore, duke dënuar të pandehurit: Raif Elezi me 15 vjet heqje lirie, Bajram Gjanën me 13 vjet, Avdi Gjanën me 9 vjet, ndërsa të tjerët me afate të shkurtra burgimi. Gjykimi provoi plotësisht se të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin, kishin zhvilluar agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor, duke diskutuar edhe për organizimin e një kryengritje të armatosur në rrethin e Kukësit, ishin përgatitur për të kryer akte terrori kundër Udhëheqjes së Partisë dhe të Shtetit e mbanin armë zjarri e lëndë eksplozive.

– Në këtë proces u implikuan 27 persona ndaj të cilëve, paralelisht me hetimin, mbasi u bë diferencimi, u bë këshillimi, u pyetën si dëshmitarë, u demaskuan dhe masa të tjera operative.

– Në muajin Prill 1970, gjykata popullore e rrethit të Tepelenës dënoi me 25 vjet heqje lirie të pandehurin Izet Gumenin nga katundi Gusmar, për arsye se në dhjetor 1945, në bashkëpunim me bandën e kriminelëve Lahe Nuro, Izet Vrazhdo dhe Ahmet Kuka, kanë marrë pjesë në kryerjen e aktit të terrorit duke vrarë Sekretarin e Partisë të Kurveleshit, Selman Lamen.

– Po kjo gjykatë dënoi me 15 dhe 8 vjet heqje lirie, të pandehurit e tjerë, Dervish dhe Daut Gumenin të cilët në bashkëpunim me të pandehurin Izet, zhvillonin agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor dhe se nuk kishin treguar aktin e terrorit që kishte kryer ky i fundit, për të cilin ishin vënë në dijeni kohë më parë.

–  Një nga dëshmitarët e akuzës për aktin e terrorit të kryer nga i pandehuri Izet Gumeni, ishte dhe i riatdhesuari Mustafa Korocka, i cili gjithashtu u dënua nga gjykata e rrethit të Vlorës me 25 vjet heqje lirie për tradhti ndaj atdheut dhe për një vrasje që kishte kryer në vitin 1948 në kohën e arratisjes së tij.

– Në muajin Mars 1970 u dënuan nga gjykata e rrethit të Tiranës për krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor, të përvetësimit të pasurisë socialiste dhe kontrabandës, grupi prej pesë vetash i përbërë nga Dhimitër Heqimi, Sofokli Heqimi, Gjergji Mole, Sami Gjyzeli dhe Shaqir Vorpsi.

– Dhimitër Heqimi, Gjergji Mole dhe Shaqir Vorpsi që ishin dhe më kryesorët në këtë grup, u dënuan me 8, 10, e 9 vjet, ndërsa të tjerët me afat më të shkurtër privimi lirie.

– Nga 25 personat e implikuar në këtë proces për krime të ndryshme, duke pasur parasysh përbërjen politike të secilit dhe shkallën e komprometimit në krim, një pjesë u pyetën me cilësinë e dëshmitarit, ndërsa për të tjerët u morën masa këshillimi, demaskimi dhe masa të tjera operative.

– Në muajin Prill të vitit 1970, u dënuan nga gjykata popullore e rrethit të Tiranës, për përvetësimin e pasurisë socialiste në përpjesëtime të mëdha, të kontrabandës së cilësuar dhe të shkeljes së dispozitave në lidhje me veprimet e valutës dhe të arit, grupi prej 13 vetash i përbërë prej Haxhire dhe Zyber Zhegu, Mustafa Kallçiu, Lumturi Kaçini etj.

– Mustafa Kallçiu, Haxhire Zhegu dhe Lumturi Kaçini që ishin dhe kryesorët në këtë grup, u dënuan respektivisht me nga 15, 11 dhe 9 vjet heqje lirie, ndërsa të tjerët me afate më të shkurtra burgimi.

– Gjykimi i të pandehurve u bë në N.T.L.F.Z. Tiranë, ku këta kishin kryer krimet dhe zhvillimi i gjyqit luajti një rol mjaft edukativ me masat.

– Në drejtim të 20 personave të implikuar në këtë proces për krime të ndryshme, u morën masa këshillimi, demaskimi dhe masa të tjera operative.

– Të pandehurit, Kujtim dhe Durim Veledi që në bashkëpunim me njëri tjetrin zhvillonin agjitacion e propagandë edhe në formën e bisedave për arratisje jashtë shtetit e të dëshirës për të kryer akte terrori në drejtim të Udhëheqjes së Partisë e të shtetit si dhe për armën që mbanin pa leje, u gjykuan dhe u dënuan me nga 10 dhe 3 vjet heqje lirie.

– Kohët e fundit përfunduan hetimet kundër të pandehurve, Pashko dhe Gjin Mrruku, kushërinj të parë nga rrethi i Mirditës. Të pandehurit akuzohen se në vitin 1951, në bashkëpunim me njëri tjetrin për motive të dobëta dhe nën ndikimin e dajos së tyre, kriminelit Marka Doda, arratisur jashtë shtetit, kanë vrarë………. të pandehurit Pashko,………..në rrethin e Matit.

– Më datën 30 Maj 1970, organet e punëve të brendshme të rrethit të Korçës, kapën në flagrancë duke tentuar për t’u arratisur jashtë shtetit në Greqi, të rinjtë 18 vjeçar, Edmond Naumi, Ilia Stojani dhe Kastriot Peçi, që të tre nga qyteti i Tiranës.

– Hetimet në drejtim të të pandehurve vazhdojnë me qëllim që të zbulohen shkaqet që i çuan këtë të rinj në kryerjen e këtij krimi.

– I dënuari, Niko Pandi Sholla, që më datën 21 Maj 1970 mundi të arratisej nga kampi i riedukimit Bulqizë, më datën 29 Maj 1970, mbasi u plagos rëndë në të dyja këmbët nga populli dhe forcat që ishin vënë në ndjekje të tij, u kap prej tyre në sektorin Suç të rrethit të Matit dhe është shtruar në spital për t’u mjekuar.

– Gjatë tremujorit të dytë të vitit 1970, me sanksionim të Prokurorisë së Përgjithshme, në rrethe te ndryshme, për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor, janë arrestuar gjithsej 16 persona, nga të cilët 6 janë të shtresës së pasur dhe kulakë. Ndërmjet këtyre është dhe kulaku Petrit Allamani nga rrethi i Matit, i cili në deponimet e deritanishme për krimin e agjitacionit e propagandës, implikon rreth 15 persona me përbërje të keqe dhe kulakë.

– Paralelisht në hetimin në drejtim të këtyre implikimeve, janë marrë masat e nevojshme për verifikim.

– Gjatë këtij 5-mujori nëpërmjet komisionit të incidenteve kufitare u kthyen në Jugosllavi 12 kosovarë të ardhur ilegalisht në vendin tonë me pretekst për të vazhduar shkollën. Theksojmë se me ta është bërë një punë skjaruese e bindëse për kthim (jo operative), dhe si rezultat i kësaj, ata nuk kanë pasur kundërshtim për t’u kthyer në Jugosllavi.

– Po kështu më datën 26 Maj 1970, organet tona, me kërkesën e tyre, dhe meqenëse paraqitnin dyshime, nxorën jashtë kufirit shtetëror, duke i nisur për në Gjermaninë Perëndimore, shtetasit grekë, Paskal Nikolla Sokolaqis dhe Jorgo Dhimitër Jogridhis./Memorie.al

                         KRYETAR’I DEGES SE V-TË

                             (KAPLLAN SAKO)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 15 Gusht

Next Post

Kalendari Historik 16 Gusht

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht

Kalendari Historik 16 Gusht

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!