• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 23, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Raporti ‘sekret’ për Hysni Kapon: “Elementë me biografi të keqe i vunë zjarrin Bazës së Pashalimanit dhe…”/ Ngjarja e bujshme që alarmoi Komitetin Qendror në ‘68-ën dhe arrestimet

12
Shares
1.9k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme të cilat i përkasin vitit 1968, ku bëhet fjalë mbi një korrespodencë me disa raporte me siglën “Tepër sekret”, ku Ministri i Punëve të Brendshëm, Kadri Hazbiu, Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu, sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Vlorës, Petro Dode, informojnë sekretarin e Komitetit Qendror, të PPSH-së, Hysni Kapo, lidhur me ngjarjen e jashtëzakonshme të ndodhur në Bazën Ushtarako-Detare të Pashalimanit, ku “element armiq” i vunë zjarrin depos së municioneve luftarake të Marinës. Detajet e hollësishme të atyre raporteve mbi ngjarjen e rëndë që ishte e përsëritur dhe alarmoj udhëheqjen e lartë komuniste në Tiranë, ku si rezultat, për “mungesë të vigjilencën” u arrestuan magazinieri Bajram Bajrami, tekniku i ndërtimit, Aleko Pango dhe normisti, Sherif Daupaj. Letra e sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së Vlorës, Petro Dode i cili njofton Hysni Kapon për Degën e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë e atij rrethi, të cilët në kundërshtim me rregullat e Partisë, arrestuan komunistin, Sherif Daupaj dhe filluan hetimet ndaj furnitorit të kantierit, anëtarit të partisë, Ismet Bajramit, pa marrë më parë miratimin e Byrosë së Partisë së atij rrethi…?!

Raporti i zv/ministrit të Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, për Komitetin Qendror, për zjarrin në depon e Bazës së Pashalimanit

MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHME                                           TEPËR SEKRET

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

DREJTORIA E PARE                                                                            Ekzemplar Nr. 1

 Nr. 1915 Prot.

Tiranë, më 4.X.1968

                                               KOMITETIT QENDROR TE PPSH-së

                                                         INFORMACION

Mbi zjarrin e shkaktuar në depon e materialeve të ndërtim-montimit dhe materialeve të uzinës së Flotës në Pashaliman

Duke pasur shumë çrregullime në depot e sektorit të ndërmarrjes së ndërtimit “Perlat Rexhepi”, si mungesë kontrolli nga përgjegjsat, gabime në vendosjen e kuadrit, mbasi brenda në depo punonte si magazinieri ashtu dhe furnitori me pretekstin se nuk kishte zyrë (të dy këta ishin kushërinj të parë), ka mundësi që zjarri të jetë vënë nga këta, për të mbuluar ndonjë defiçit eventual.

Në fund zjarri mund të jetë shkaktuar edhe nga pakujdesia, mbasi persona që nuk kishin të bënin me depon, punonin në një zyrë të ngritur në korridorin e depos dhe deri në ora 18.00 të datës 26.9.1968, kanë luajtur shah, pinin duhan dhe cigare pa i shuar dhe i hidhnin për tokë, gjithashtu është vërtetuar se gjatë lojës, me pretekstin e shikimit, janë futur edhe persona të tjerë, të cilët edhe këta kanë pirë duhan.

Nga analiza doli se në atë depo nuk kishte rregull në vendosjen e materialeve, mbasi nga ana e ndërmarrjes ishte lejuar që të vendoseshin në një vend, karbit, bojë vaji, vaji lini, dyshekë e jorganë, lecka, materiale elektrike, hidraulike etj. Përveç këtyre në depo hynte dhe dilte kushedi me punë dhe papunë, depo nuk sigurohej me roje, të paktën gjatë natës dhe dera kryesore e saj nuk mbyllej me kyç.

Me urdhër të drejtuesve të ndërmarrjes, është prishur një barakë që kanë qenë zyrë për punonjësit e administratës dhe këta nëpunës janë futur në korridorin e depos.

Në marrëveshje me komandën e garnizonit në Pashaliman u organizua kontrolli i depove të tjera të kësaj baze, nga ku doli se:

Nuk ka rregull të brendshëm mbi magazinimin e materialeve, p.sh. fuçitë me karbit, mbahen bashkë me pjesë motori, damixhana me alkool dhe acid sulfurik, mbahen me materiale që mund të shkaktojnë zjarr.

Bëhen shtesa linjash nëpër raftet e materialeve në kundërshtim me rregullin teknik.

Ka mungesë atë masave kundër zjarrit dukë përfshirë edhe makinën zjarrfikëse të vetë bazës, e cila ishte shpërdoruar dhe s’ishte zhveshur nga pajisjet zjarrfikëse, etj.

Nga mungesat e konstatuara vërehet se orientimet e dhëna për forcimin e gatishmërisë luftarake, duke përshirë edhe masat për ruajtjen e depove kanë ngelur vetëm detyra të ngritura nga ana teorike në plane, kurse në praktikë nuk është marrë asnjë masë.

 Nga sa u tha më sipër arrijmë në këto konkluzione:

Seksioni i Sigurimit në Pashaliman dhe Dega e Punëve të Brendshme në Vlorë, në këtë rast, nuk kanë kryer mirë detyrën. Në zbulimin në kohë të tentativave të armikut, ashtu dhe për pastrimin e bazës nga element të padëshirueshëm, që në fakt kishte si në ndërtim, ashtu dhe në repartin ushtarak. P.sh. në një rast që Sigurimi zbuloi se tre persona kishin biografi të keqe, problemin e çoi tek Komisari i Brigadës së Nëndetëseve, i cili nuk i hoqi me pretekstin se nuk janë të rrezikshëm, kurse shokët e Sigurimit, megjithëse nuk ishin të bindur, s’e bënë problem më lart.

Shokët e shërbimit zjarrfikës të Degës së Punëve të Brendshme në Vlorë nuk kishin bërë përçapje pranë komandës për t’u futur në reparte, në mënyrë që të kontrollonin dhe ndihmonin për të marrë masa për mbrojtjen nga zjarri.

Komanda e këtij reparti si dhe ndërmarrja e ndërtimit nuk i kanë kushtuar kujdesin e duhur zbatimit të urdhrave të qeverisë (Nr.2 datë 15 prill 1967) për masat kundër zjarreve, kërkesave për vendosjen e materialeve në depo, sigurimin e jashtëm të depos dhe kishin lejuar vendosjen në një ndërtesë të materialeve civile dhe atyre ushtarake.

Kontrollet nga ekipet e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore nuk janë shtrirë në sistemimin dhe kontrollin e materialeve ne depo, sigurimin e tyre dhe zbatimin e rregullave kundra zjarrit. Po kështu shokët e Ministrisë së Ndërtimit dhe të Komitetit Ekzekutiv në Vlorë, nuk i janë futur këtyre problemeve.

Duke u nisur nga mungesat e konstatuara që çuan në ngjarjen e mësipërme:

                                              Propozojmë

Të bëhet edhe njëherë problem, sidomos për objektet ushtarake zbatimi me rigorozitet i urdhëresës së qeverisë Nr.2. datë 15 prill 1967.

Të shikohet mundësia e futjes së shërbimit zjarrfikës të degëve të P. të Brendshme edhe në objektet ushtarake, ose në pamundësi të organizohet ky shërbim nga Ministria e Mbrojtjes Popullore, duke vënë në gatishmëri si mjetet zjarr-fikse, ashtu dhe personelin përkatës.

Për objektet ushtarake në ndërtim e sipër, përveçse kontrollit nga Ministria e Mbrojtjes Popullore, të ushtrohet kontroll edhe nga Ministria e Ndërtimit.

Duke u nisur nga të metat që u konstatuan gjatë kontrollit në depot e Pashalimanit, mendojmë që nga Ministria e Mbrojtjes Popullore, të kontrollohen edhe depo të tjera të çdo reparti.

Të metat që u vunë re në punën e Organeve të Sigurimit të Shtetit, të bëhen problem me tërë punëtorët operativë të Sigurimit, me qëllim që të prevenohet në kohë çdo tentativë e armikut në sektorin ekonomik.

DREJTORI I DREJTORISE SE I-rë

   FEÇOR SHEHU

……………………………………………………………………………………………………………………………

 Letra e ministrit Kadri Hazbiu për Hysni Kapon

 Shoku Hysni

Lidhur me materialin që paraqitet nga Drejtoria e Sigurimit theksoj:

Gjendja është e e patolerueshme dhe komandat e organet përkatëse duhet të marrin seriozisht çështjen në dorë në mënyrë që të vendoset rregull. Ndryshe po të vazhdohet kështu, do të jemi përpara të papriturash në depot e ushtrisë.

Problemi sa vjen dhe vështirësohet, sepse materialet shtohen, ato shpërndahen tani më shumë dhe ajo po i lë shteg shkeljes së rregullave të ruajtjes dhe humbjes së kontrollit.

Përpos Organeve të Sigurimit të Ushtrisë dhe terrenit, gjithashtu qëndrojnë detyra të rëndësishme dhe të vështira. Këto organe nuk po e kuptojnë dhe nuk po aplikojnë shpejt në kryerjen e detyrave, për të zbuluar shkeljet, e për më keq, për të luftuar pa pa pushim për ndreqjen e të metave.

Akoma vazhdojnë ta konsiderojnë detyrën e kryer vetëm me bërjen prezent të konstatimeve përpara komandave.

Prandaj, përveç dënimit, të propozohet për kuadrot përgjegjëse, në çrregullimet e reparteve, po provokojmë për këtë çështje një mbledhje me kuadrot e Sigurimit të Ushtrisë e të organeve të Punëve të Brendshme.

         Me respekt

      KADRI HAZBIU

 ………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Letra e sekretarit të Parë të Komitetit Partisë së Vlorës, Petro Dode, për Komitetin Qendror të PPSH-së

PARTIA E PUNES SHQIPERISE                                                         Sekret

KOMITETI I PARTISE RRETHIT                                                Ekzemplar Nr.1

VLORE                                 

Nr. 395                              

 Lënda: Mbi djegien e depos në Pashaliman

                                                  KOMITETIT QENDROR TE P.P. SHQIPERISE

                                                                    TIRANE

Siç kemi njoftuar më 26.IX.1968 rreth orës 21 e 30 në Pashaliman u dogj një depo ku kishte materiale të ndryshme të NSHN “Perlat Rexhepi” dhe repartit të Marinës Luftarake. Kjo është një ngjarje e rëndë politike mbi të gjitha dhe për arsye të vendit dhe kohës kur ndodhi, veç kësaj dhe dëmi material është i madh.

Me gjithë se nuk dihet akoma me saktësi, u dogjën ose dolën jashtë përdorimit materiale me një vleftë prej rreth 500.000 Lekë. Bindja e deritanishme është se kemi të bëjmë më një diversion të shkaktuar nga elementë armiq.

Ka dhe një variant tjetër të mundshëm, por jo bindës, ai i djegies me qëllim nga ana e magazinierit dhe furnitorit, të cilët mund të kenë vjedhur dhe kanë shkaktuar djegien për të humbur gjurmët dhe që përsëri është veprim armiqësor.

Hetimet për të zbuluar shkaqet dhe njerëzit që dogjën depon vazhdojnë. Me gjithë këtë ne kemi arritur në disa konkluzione ku më kryesoret janë këto:

Ka pasur mungesë të theksuar vigjilence si nga drejtuesit dhe si nga organizata bazë e Partisë së NSHN-së ashtu dhe nga organizatat e Partisë dhe komanda e repartit ushtarak.

Janë shkelur udhëzimet që kanë të bëjnë me organizimin, funksionimin dhe sistemimin e materialeve në magazina.

Në një kapanon të ndarë me tre depo me kompensatë ose pupulit ishin tre magazina, një e NSHN së dhe dy të repartit ushtarak.

Brenda në depo ishte vendosur një zyrë ku rrinin magazinieret, normistë, furnitorë etj. Në zyrë hynin e dilnin punonjës të ndryshëm dhe dyert e magazinave ishin të pasiguruara. Në këtë zyrë luhej shah, pihej duhan etj.

Nuk ishin marrë masat e duhura nga reparti ushtarak për të pasur në gatishmëri mjetet e ndryshme kundër zjarrit, mbi të gjitha nuk ishte në gatishmëri makina zjarrfikëse.

Të gjitha këto i kanë lënë mundësi veprimi për elementët armiq. Theksojmë se në bazë gjatë këtyre dy vjetëve të fundit ka pasur edhe tre raste të tjera zjarri, si ai i nëndetëses, në depon e pambukut dhe një zjarr në mol.

Nuk ka pasur kontroll rigoroz mbi njerëzit që hyjnë në këto objekte. Në organizatën e Partisë doli, p.sh. se: aty vazhdonin të hynin njerëz që kishin punuar më parë në bazë, por që ishin larguar apo përjashtuar më pas dhe figuronin ende në listën që mbahej në post-bllok.

Drejtuesit e NSHN-së megjithëse kanë shkuar disa herë në objektin që ishte duke u ndërtuar, nuk kanë ndihmuar dhe të marrin masa për pjesën e tyre për rregullimin e anomalive që ka pasur në objekt.

Drejtuesit e bazës nuk kanë marrë masat e nevojshme të sigurimit për objektet e ndryshme të bazës.

Mbas ngjarjes që ndodhi, u morën një seri masash të shpejta. U bë mbledhja e Byrosë së Komitetit të Partisë, u morëm masa për sistemimin dhe rregullimin e depove të tjera të bazës.

U bë mbledhje me drejtorët dhe sekretarët e organizatave bazë të Partisë së ndërmarrjeve ekonomike për të nxjerrë mësime nga kjo, për të forcuar vigjilencën revolucionare dhe për të kontrolluar dhe për të marrë masa serioze dhe të shpejta për anomalitë që mund të kish në ndërmarrjet e tyre.

Në NSHN “Perlat Rexhepi” u bë mbledhja e organizatës bazë të Partisë së kantierit të Pashalimanit. Janë marrë masa që depo e djegur të jetë gati jo më vonë se data 10 Tetor. Masa të tilla Partie dhe në rrugë shtetërore janë marrë edhe në repartin ushtarak të bazës.

Mbasi të nxirren edhe disa të dhëna të tjera, nga hetimet e të cilave po vazhdojnë, Byroja e Komitetit të Partisë do ta analizojë në mënyrë të veçantë këtë çështje për të nxjerrë mësimet dhe detyrat e tjera të nevojshme, lidhur kjo dhe me disa raste të tjera të zjarrit që kemi pasur gjatë kohëve të fundit.

Nga ana e Organeve të Drejtësisë deri tani janë arrestuar 3 veta Barjam Barjami, magazinier, Aleko Pango, teknik ndërtimi, si dhe komunisti Sherif Daupaj, normist, i cili u largua i fundit bashkë me Aleks Pangon nga zyra ku kishin pirë cingare dhe ku kishin luajtur shah dhe lanë hapur dritaren e magazinës.

Theksojmë se arrestimi i komunistit Sherif Daupaj, u bë pa autorizimin e Byrosë së Komitetit të Partisë. Për këtë ju tërhoq vërejtje shokëve të Degës dhe të Prokurorisë, që të respektojnë rigorozisht porositë e Komitetit Qendror të PPSH-së mbi procedurat e arrestimit të komunistëve.

Përveç këtyre është lejuar të bëhen hetime edhe ndaj anëtarit të Partisë, Ismet Bajrami, me detyrë furnitor në kantierin e ndërtimit, që është kushëri i parë i magazinierit që u arrestua dhe që furnizonte magazinën që u dogj.

SEKRETARI I I-rë K.P. RRETHIT

          PETRO DODE

 ………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Informacioni i Feçor Shehut për Komitetin Qendror të PPSH-së

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDESHME                                           “TEPER SEKRET”

DREJTORIA E PARE                                                                              Ekzemplar Nr. 1

Nr. 1915 Prot.

Tiranë, më 4.X.1968

                                                    I N F O R M A C I O N

Mbi zjarrin e shkaktuar në depon e materialeve të ndërtim-montimit dhe materialeve të uzinës së Flotës në Pashaliman

Më datën 26 Shtator 1968 në orën 21 e 53’ ra zjarri në depon e lartë-përmendur ku u dogjën materiale të ndryshme që ndodheshin në të, të cilat kapin një vleftë mbi 1 milion lekë.

Nga analiza që ju bë në vend kësaj ngjarje, arrijmë në konkluzion se e ky akt është kryer:

Nga persona armiq me qëllim kundër-revolucionar, duke shfrytëzuar çrregullimet e mëdha që kanë ekzistuar në bazën e Pashalimanit.

Vlen të theksohet se objekti ushtarak, qysh nga Prilli i vitit 1967 kur u shfaq një zjarr në një nëndetëse, ka pasur edhe tre raste të tjera zjarri.

Një person që ndiqet nga Sigurimi në katundin Dukat, para se të digjej kjo depo, ka shprehur dëshirën për një akt të tillë./Memorie.al

DREJTORI I DREJTORISE SE I-rë

    FEÇOR SHEHU

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share12TweetPinSendShareSend

Previous Post

“Vëllai im ishte sekretar gjyqi, por u pushkatua se hodhi një trakt në Tiranë, ku denoncoi…” / Ngjarja tragjike ku Koci Xoxe i premtoi të ëmës se do i falej jeta

Next Post

Kalendari Historik 02 Korrik

Artikuj të ngjashëm

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli
Dossier

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli

March 19, 2023
Next Post

Kalendari Historik 02 Korrik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!