• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 30, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Raport-survejimi i “Luarasit”, Berat ‘56 : “Tuku tha se i pëlqeu fjalimi i Enverit që e kishte dëgjuar në radio, se ai është orator, por unë s’lejoj që…”

“Tuk Jakova kishte si qëllim që të rrëzonte udhëheqjen e Partisë dhe të dilte vetë …”/ Dokumentet e panjohura të ish-Sigurimit të Shtetit, për zëvendësin e Enver Hoxhës!
Raport-survejimi i “Luarasit”, Berat ‘56 : “Tuku tha se i pëlqeu fjalimi i Enverit që e kishte dëgjuar në radio, se ai është orator, por unë s’lejoj që…”
Raport-survejimi i “Luarasit”, Berat ‘56 : “Tuku tha se i pëlqeu fjalimi i Enverit që e kishte dëgjuar në radio, se ai është orator, por unë s’lejoj që…”
Raport-survejimi i “Luarasit”, Berat ‘56 : “Tuku tha se i pëlqeu fjalimi i Enverit që e kishte dëgjuar në radio, se ai është orator, por unë s’lejoj që…”
Raport-survejimi i “Luarasit”, Berat ‘56 : “Tuku tha se i pëlqeu fjalimi i Enverit që e kishte dëgjuar në radio, se ai është orator, por unë s’lejoj që…”
Raport-survejimi i “Luarasit”, Berat ‘56 : “Tuku tha se i pëlqeu fjalimi i Enverit që e kishte dëgjuar në radio, se ai është orator, por unë s’lejoj që…”
Raport-survejimi i “Luarasit”, Berat ‘56 : “Tuku tha se i pëlqeu fjalimi i Enverit që e kishte dëgjuar në radio, se ai është orator, por unë s’lejoj që…”
Raport-survejimi i “Luarasit”, Berat ‘56 : “Tuku tha se i pëlqeu fjalimi i Enverit që e kishte dëgjuar në radio, se ai është orator, por unë s’lejoj që…”
Raport-survejimi i “Luarasit”, Berat ‘56 : “Tuku tha se i pëlqeu fjalimi i Enverit që e kishte dëgjuar në radio, se ai është orator, por unë s’lejoj që…”
Raport-survejimi i “Luarasit”, Berat ‘56 : “Tuku tha se i pëlqeu fjalimi i Enverit që e kishte dëgjuar në radio, se ai është orator, por unë s’lejoj që…”
Raport-survejimi i “Luarasit”, Berat ‘56 : “Tuku tha se i pëlqeu fjalimi i Enverit që e kishte dëgjuar në radio, se ai është orator, por unë s’lejoj që…”
Raport-survejimi i “Luarasit”, Berat ‘56 : “Tuku tha se i pëlqeu fjalimi i Enverit që e kishte dëgjuar në radio, se ai është orator, por unë s’lejoj që…”
Raport-survejimi i “Luarasit”, Berat ‘56 : “Tuku tha se i pëlqeu fjalimi i Enverit që e kishte dëgjuar në radio, se ai është orator, por unë s’lejoj që…”
Raport-survejimi i “Luarasit”, Berat ‘56 : “Tuku tha se i pëlqeu fjalimi i Enverit që e kishte dëgjuar në radio, se ai është orator, por unë s’lejoj që…”
0
Shares
1.1k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e katërmbëdhjetë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një dosje voluminoze që i përket Tuk Jakovës, i cili që nga periudha e Monarkisë së Zogut, ishte një nga krerët kryesorë të Grupit Komunist të Shkodrës, i dënuar me burg politik në gjyqin e famshëm të vitit 1938, së bashku me Qemal Stafën e Vasil Shanton, pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qendror Provizor të saj, që nga mbledhja themeluese e 8 nëntorit të vitit 1941, komisar politik i Brigadës së Parë Sulmuese dhe Korparmatës së Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku nga mbarimi i Luftës, në nëntorin e vitit 1944 e deri në 1955-ën, mbajti disa funksione dhe detyra të larta partiake e shtetërore, si: anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, ambasador fuqiplotë i Republikës Popullore të Shqipërisë në Beograd, President i Sindikatave të Shqipërisë, ministër i Financave dhe zv/Kryeministër i qeverisë shqiptare, të kryesuar nga Enver Hoxha etj. E gjithë dosja voluminoze (formulare dhe hetimore) që publikohet për herë të parë nga Memorie.al., ku ndodhen me qindra dokumente të panjohura, në ngarkim të ish-gjeneral-leitnant Tuk Jakovës, (“Hero i Popullit”), të cilat i përkasin periudhës së viteve 1951-1959, kur ai pas kontradiktave të shumta, që kishte me Enver Hoxhës që nga mbarimi i Luftës, në vitin 1951 u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike dhe në 1955-ën, u përjashtua edhe nga Komiteti Qendror i PPSh-së, duke u shkarkuar edhe nga të gjitha funksionet e partiake e shtetërore, që kishte mbajtur deri në atë kohë, u internua familjarisht në rrethin e Beratit, ku pasi punoi disa kohë si përgjegjës i Repartit të Zdrukthëtarisë në atë qytet, në 1957-ën, u dënua me izolim në Kalanë e Kaninës së rrethit të Vlorës, ku dhe u arrestua në vitin 1958, duke u dënuar me 20 vjet burg, i akuzuar si “tradhtar e armik i popullit”, deri sa vdiq në spitalin e Burgut të Tiranës në vitin 1959, në rrethana misterioze! Çfarë thuhet në dokumentet sekrete (relacione, fotografi, kartela, formularë, raport-informacione, shënime, proces-verbale, raporte-survejimi, plane-masash, letra denoncuese, etj.) që i përkasin periudhës 1955-1959, kur ai ishte në ndjekje dhe survejim të vazhdueshëm nga organet e Sigurimit të Shtetit, cilët ishin oficerët e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që ishin ngarkuar për vëzhgimin e tij dhe emrat e pseudonimet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që e mbanin atë nën kontroll të rreptë?!

                                                Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën

Raport-informacion i oficerit të Sigurimit të shtetit, Toger Anastas Bojaxhi, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Luarasi”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës dhe familjes së tij në rrethin e Beratit

                                                                                                  Dhënë burimi: “Luarasi”

                                                                                       Marrë nga Toger Anastas Bojaxhiu

                                                    Raport dt. 18.10.1956

Burimi njofton se më datën 16.10.1956, në orën 8 e 30, në shtëpinë e Tuk Jakovës shkoi ai, atje gjeti Jani Minon dhe Mita Jakovën (të shoqen e Tukut). Mita i tha atij; si t’u duk filmi i “Vagabondit”, ai i tha i mirë ishte, Mita i tha se; a kuptove gjësendi, lidhur me vendin tonë, ai i tha; jo, Mita tha se; filmi “Vagabondi” për vendin tonë është aktual, për faktin se edhe këtu ka fukarallëk dhe njerëzit detyrohen të vjedhin.

Se ka mjaft papunësi, tek Kryetari i Komitetit (Avni Verçuni), kishte vajtur një person për punë, Avniu i kishte thënë se nuk ka punë, ai personi i kishte thënë se; ose të më gjesh punë, ose për ndryshe, nuk ndahesh mirë me mua. Në këtë kohë, Avniu kishte thirrur një oficer të Degës për ta larguar, por ai oficeri, kishte thënë se ky ka të drejtë që kërkon punë. Tuku në këtë kohë, tha se; Avniu është më i madh nga oficeri i Degës, prandaj oficeri duhet të kishte zbatuar urdhrin e Avniut.

Mita tha se: Avniu duhet t’i gjejë punë sa t’i pëllcasë koka. Tuku tha se; kur isha në qeveri, shkova njëherë në Shkodër, atje m’u paraqit një person për punë, mbas tij edhe shumë të tjerë, unë u habita, pasi në qeveri ndryshe shtrohej çështja e punës. Atje mendohej dhe thuhej se nuk ka papunësi, kurse në realitet, poshtë në bazë, vërtetohej papunësia.

Populli, vazhdon Tuku, po vuan për bukë nga papunësia, ja unë, vazhdon Tuku, nuk kisha lekë të merrja sheqer, prandaj u detyrova të marr vetëm 250 gram. Duke hapur pastaj bisedën për politikën ndërkombëtare, Tuku vazhdoi se; që kur u godit kulti i Stalinit, për dobësitë si influencë e agjentit Beria, janë bërë mjaft përmirësime në marrëdhëniet midis popujve, kjo po sqaron shumë atmosferën ndërkombëtare, kështu që edhe një seri shtetesh arabe, si; India, Egjipti, Siria, etj., po fitojnë pavarësinë kombëtare.

Delegacionet e ndryshme që kanë qenë në Jugosllavi, vazhdon Tuku, kanë parë se sa bukur e kanë organizuar punën socialistët jugosllavë, pasi prona administrohet nga vetë punëtorët, duke i ndihmuar shteti me kredi, dhe vetë ata pastaj, i paguan tatimet shtetit. Ky lloj veprimi ka shtuar shumë emulacionin në punë, pasi punëtorët punojnë sa më shumë se e kanë pronën e tyre, kështu që kur janë larguar delegacionet, kanë thënë se do të studiojnë mundësitë për të përfituar nga këto.

Dëgjova në radio ku flitej për varrimin madhështor që i është bërë në Hungari, Rajkut, ku merrshin pjesë qindra mijra vetë, një varrim i tillë, ka 100 vjet më parë që i është bërë një heroi kombëtar të Hungarisë. Për Rakoshin, vazhdon Tuku, thonë se e kanë izoluar nga jeta politike, ajo është revolucionar i vjetër, ka afro 40 vjet. Rakoshi është shumë burrë i mirë, unë bashkë me Mitën kemi ngrënë një darkë me Rakoshin.

Imre Nagi u rehabilitua këto ditë dhe po studiohet çështja e tij për ta vendosur në qeveri, ai u dënua se atëhere politika qe shumë e nxituar, tani ai i dërgoi një letër Komitetit Qendror, ku pranonte me përpikmëni vijën e ndjekur nga Partia.

Disa ditë më pare, ai i tha Tukut se; shtypi në Poloni kritikoka Partinë, Tuku tha se; atje ka një fije demokracie më tepër se tek ne. Fjalimi i Ohadit ka qenë shumë i shlyer si fije mëndafshi, ai ka kritikuar dhe ka bërë autokritikë me kuarajo.

                                                                                                     “Luarasi”

Detyra:

  1. Shiko nëse vjen shpesh Jani Nino, tek Tuku dhe vërteto nëse kanë afrimitet midis tyre. Kur të vij fjala për demokraci popullore, pyete se në cilat shtete ka dhe si e karakterizon Tuku patriotizmin e popujve të tyre.

Raport-informacion i oficerit të Sigurimit të Shtetit, Nën / Toger Muhamed Haxhija, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Besniku”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës dhe familjes së tij në rrethin e Beratit

                                                                              Marrë nga P.Op. Nën/Toger Muhamed Haxhia

                                                                                        Dhënë nga B.p. “Besniku”

                                         Raport më 14.10.1956

Në orën 5 mbas dite shkoi në kinema Tuku me gjithë të shoqen e tij, hyri në Klubin tek Kinemaja, ndezi një duhan me gjithë të shoqen, mori poshtë dhe hyri në Klubin Nr. 2, se çfarë bënë nuk u pa dhe bëri më poshtë, hyri në restorantin tej e përtej, me rrobaqepësin e grave, se çfarë mori atje, s’u pa, por me gjithë të shoqen, u nisën për në shtëpi në orën 7 e 30.

                                                                                                            “Besniku”

Detyrat:

  1. Të kesh gjithmonë kujdes lëvizjet e tij, dhe kur ka raste natën, më njofto dhe mua.

                                                                         Punëtori Operativ

                                                                         Muhamet Haxhija

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Nazif Latifi, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjëlenca”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës dhe familjes së tij në rrethin e Beratit

                                                                                         Marrë nga P. Op. Nazif Latifi

                                                                                          Prej burimit: “Vigjëlenca”

Raport i dt. 29.9.1956

Ai me datën 18.9.1956, pati një bisedim me Tuk Jakovën, lidhur me Kanalin e Suezit dhe vizitën e Hrushovit në Jugosllavi. Gjatë bisedimit, Tuku tha se; me ndryshimin e bërë në qeveri dhe në Komitetin Qendror të Bashkimit Sovjetik, situate ndërkombëtare ka ndryshuar në favor të Kampit Socialist. Një ndihmë të mirë në këtë drejtim ka dhënë dhe Titua. Pikërisht se duhet të jetë diçka e rëndësishme, pa bëhen shkëmbim vizitash midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë.

Ka të ngjarë që mundet të trajtohen dhe çështje Partie. Që anë pozitive, ose më mirë epërsi diplomacie, tregon çështja e Suezit dhe veçanërisht mbledhja e njëanshme tash së fundi e atyre të Perëndimit, që në gjirin e tyre pati përçarje. Gradualisht imperializmit, vazhdonte të tregonte Tuku, po i ikin partnerët e tij. Kryeministri i Japonisë ,ka shkuar në Bashkimin Sovjetik.

                                                                                                      “Vigjëlenca”

Detyrë:

  1.  Pavarsisht se Tuku mundet të flasë në favor të Kampit t’onë, çdo bisedim me të, duhet ta vlerësosh dhe të na i raportosh, ashtu siç është bërë.
  2. Për bisedime të tilla, duhet të shfrytëzosh kohën e lirë në qendrën e punës, por mundet t’i shkosh edhe në shtëpi, në mënyrë të maskuar.
  3. Kërkoja ta bjeri në qendrën e punës atë shahun që ka në shtëpi dhe ftoje të lozësh me të vazhdimisht, në orën e lirë. Kjo me qëllim që shoqëria juaj të forcohet dhe të lindi edhe besimi.

          Berat, 30.9.1956

            P. Op. Nazif Latifaj

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Toger Anatstas Bojaxhiu, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Flagërimi”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës dhe familjes së tij në rrethin e Beratit

                                                                                                       Marrë Toger Anastas Bojaxhiu

                                                                                                       Dhënë burimi: “FLAGËRIMI”

                                      Raport, dt. 24.11.1956

Ai thotë se në datën 24.11.1956, në Pazar në Berat, u takuam me Irfan Salillarin nga katundi Fush-Peshtanit. Irfani e pyeti atë duke i thënë se; ç’kemi, ai i tha se; sot dëgjova që qenka pushkatuar Liri Gega dhe Dali Ndreu, Irfani i tha se; ajo po e po, por ka plot dy javë që kanë arrestuar Tuk Jakovën, pastaj tha se Titua ka mbajtur një fjalim dhe ka goditur stalinistët dhe udhëheqësit e Partisë e qeverisë sonë, Irfani tha se; këto janë shenja që tregojnë se punët do shkojnë mirë.

                                                                                                                  “Flagërimi”

 Detyra:

  1.  Takohu përsëri me Irfanin dhe thuaj se kush të tha ty që u arrestua Tuku, ai të paska gënjyer, se unë Tukun e pashë të lirë në Berat.
  2. Pyete se çfarë di ndonjë gjë tjetër Irfani.

                                                                                                        Punëtori Operativ

                                                                                                         Anastas Bojaxhiu

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Toger Anatstas Bojaxhiu, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Luarasi”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës dhe familjes së tij në rrethin e Beratit

                                                                                                Marrë Toger Anastas Bojaxhiu

                                                                                                   Dhënë burimi: “Luarasi”

                                                       R A P O R T

Burimi njofton se më datën 5.12.1956, ora 8 e 30 e mbrëmjes, në një bisedë që pati ai me Tuk Jakovën, në lidhje me konferencën që mbajti Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme në Zdrukthëtari, po në këtë datë, Tuku tha se; Kryetari foli shumë për gjendjen ndërkombëtare dhe tërthorazi donte të thoshte se edhe veprimtaria e Tuk Jakovës, ka qenë e njëllojtë me atë të ngjarjeve në Hungari, pa e zënë në gojë Tukun, por po ta zinte në gojë Tukun, Tuku do të ngrihej e do të thoshte: “Të lutem, mos spekulo në pozitë, për të folur si të dojë qejfi ty”.

Ai (Tuku), vazhdoi, se si mundet që unë i kam duart deri në bërryl të lyera me gjak fashizmi, dhe këto duar t’ja fus tashti idealit tim, për të cilin kam luftuar? Unë kam ngritur themele të Partisë sonë në shumë qytete të vendit tonë, si p.sh., në Vlorë, Fier, etj., kur shumë njerëz që sot tregohen si marksistë, atëhere ishin kalamaj.

Gabimet e mija, siç pretendojnë mund të jenë gabime, por, nuk duhet kurrë të merren si tradhti, sepse kësaj nuk i thonë as zgjuarsi, dhe as politikë, prandaj nuk duhen marrë kurrë kallëp fjalët, por meqenëse janë çështje delikate, duhen studiuar mirë.

Kryetari i Degës tha: Se nuk do të ketë rehabilitizëm, kjo është një tezë anti-marksiste, sepse Partia sot, t’i japësh dorën çdo njeriut, në qoftë se ecën në këtë rrugë, atëhere ndonjë dritëshkurtër do të mbytej nga këto fjalë dhe padashur do të bëhej armik, porse komunisti është gjithmonë komunist dhe nuk do që t’ja dijë fare nga këto, koha do të tregoj gjithçka.

Nga fjala e Kryetarit të Degës në Zdrukthtari, të linte të kuptoje se atë që bëri Imre Nagi në Hungari, ndoshta të bëjë dhe unë në Shqipëri, por unë s’e pranoj kurrë një gjë të tillë, sepse nuk jam tradhtar, unë kam ruajtur këto ditë i dëshpëruar, ashtu sikurse çdo internacionalist i ndershëm dhe jam gëzuar për fitoren e pushtetit në Hungari, jo më pak se të tjerët.

Më vjen shumë keq, se në këtë ditë feste, nuk po më lënë rehat që të festoj edhe unë i gëzuar 8 Nëntorin, pa fjalë demagogjike. Më duan duke më dhënë aq sa meritoja, tashti le të më lënë rehat (këto fjalë i tha i prekur).

Më datën 7.11.1956, në mbrëmje, kur vajti ai në shtëpi të Tuk Jakovës, e gjeti Tukun duke dëgjuar radion, (fjalimin e Enver Hoxhës), në mbarim të fjalimit, Tuku tha se; në përgjithësi fjalimi ishte lidhur shumë mirë, ai është orator shumë i zoti, por unë nuk pranojë kurrë që të më vëri në një kategori me Anastas Lulën, Koci Xoxen e të tjerë, sepse unë nuk jam tradhtar (nga këto fjalë dhe nga qëndrimi të linte të kuptoje se ishte prekur shumë).

Më datën 21.11.1956, në mbrëmje, Mita, po i thoshte atij se; ditën e dielë na erdhi nëna me Dhorën, sa hynë brenda ato, arriti te dera një oficer i Degës, i cili më pyeti me brutalitet se cili erdhi tashti, unë do t’i thosha se; ti që pyet, e di se kush erdhi, përse pyet kot, por nuk më erdhi ndërmend, prandaj i thashë që; erdhi nëna dhe motra, pastaj ai tha që të vijë menjëherë në Degë.

Ky oficer më parë, kishte ardhur për të kontrolluar librin e shtëpisë, por tani e kuptova se ai kishte ardhur për punë tjetër, megjithëse, ju luta që nëna të rrinte, ai më inat tha se nuk mundet, tani të lodhura u ngritën e shkuan në Degë, e kur u kthyen, thanë se nëna mund të qëndrojë, por Dhora jo.

Pastaj ju luta atij policit që; a mund të pijë një kafe Dhora në këmbë te dera dhe ai më la, por jo të hynte brenda, kështu që nuk biseduam se ca u tha në Degë.

Tani e kuptuam se ne jemi të internuar dhe duhet të marrim leje në Degë, kur të largohemi nga Berati, prandaj dhe unë kështu do të veproj kur të marrë leje në janar, se drejtorit s’kam pse t’i marr leje, pasi duhet nga Dega e Brendshme.

                                                                                                          “Luarasi”

Detyra:

  1. Në rast se takohesh me Tukun dhe çel bisedime rreth situatës, sidomos lidhur me ngjarjet e fundit, ki parasysh që biseda të vij si rezultat i problemeve ekonomike, zgjedhjeve etj.
  2. Të shkosh se kush hyn dhe del në shtëpinë e Tukut dhe nëse mund të konstatosh dyshime për përgatitje teshash, ose shqetësime, duke qëndruar gjeri orët e vona të natës, etj.
  3. Krijo shoqëri me Viktor Stratobërdhën./Memorie.al

                                                                                                     Punëtori Operativ

                                                                                                       Anastas Bojaxhiu

                                              Vijon numri e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Historia tragjike e nënave shkodrane; Zade Muka, Pertefe Mulleti, Hava Repishtit e Luçije Kurti, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi

Next Post

Kalendari Historik 24 Shkurt 2022

Artikuj të ngjashëm

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

March 29, 2023
“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën
Dossier

“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën

March 29, 2023
“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in
Dossier

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

March 29, 2023
“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
Next Post
Kalendari Historik 02 Shkurt 2022

Kalendari Historik 24 Shkurt 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!