• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, November 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver Hoxha…”/ Biografia e panjohur e vitit 1969

“Kur Asllan Ypi, që kishte studiuar në Francë, e kishte parë Enverin te Kafe ‘Flora’ dhe i kishte thënë; po ti, çdo këtu me këta të kuqtë, ai…”/ Kujtimet e Petro Markos
“Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver Hoxha…”/ Biografia e panjohur e vitit 1969
“Kristo Kono tregon se drejtori i liceut, De Kurvil, e dinte qëndrimin përparimtar të Enverit dhe njohjet e tij me Grupin Komunist të Korçës, por ai…”/ “Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969
“Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver Hoxha…”/ Biografia e panjohur e vitit 1969
“Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver Hoxha…”/ Biografia e panjohur e vitit 1969
“Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver Hoxha…”/ Biografia e panjohur e vitit 1969
“Djemtë e artë” të Boboshticës: ‘Nga Eftimiu, Antoniu, Bubani, Canco, tek i fundit, djali prof. Kuneshkës, që punoi me shkencëtarët amerikanë në Antarktidë…’/ Historia e panjohur
“Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver Hoxha…”/ Biografia e panjohur e vitit 1969
“Vasil Gjymyshana nga Berati tregonte; Enveri është sjellë ndaj meje si prind, përzemërsia dhe dashuria e madhe që tregonte për mua, shtëpinë e tij e kisha si…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969
“Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver Hoxha…”/ Biografia e panjohur e vitit 1969
“Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver Hoxha…”/ Biografia e panjohur e vitit 1969
“Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver Hoxha…”/ Biografia e panjohur e vitit 1969
“Ne, jo vetëm që s’kishim fare respekt për Enverin, por dyshonim tek ai dhe kur Koço Tashko i tha Miha Lakos, aktivizojeni këtë profesorin, ai…”/ Kujtimet e ish-ministrit që vuajti 15 vite në Burrel
“Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver Hoxha…”/ Biografia e panjohur e vitit 1969
“Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver Hoxha…”/ Biografia e panjohur e vitit 1969

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa dymbëdhjetë

Memorie.al /Edhe pse ishte udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste për 40 vite me radhë, duke e qeverisur me dorë të hekurt vendin e tij nga 1945-sa, deri kur vdiq në 11 prillin e ’85-ës, por edhe pas vdekjes së tij e, deri në shembjen e regjimit komunist në fillimin e vitit 1991, nuk u botua kurrë një biografi zyrtare e plotë për Enver Hoxhën, ndonëse vetë ai la të shkruar një seri veprash me rreth 80 vëllime. Madje as pas viteve ’90-të e deri më sot, nuk është botuar ende një biografi për ish-diktatorin komunist Enver Hoxha, e cila të jetë e bazuar mbi dokumente arkivore që të hedhin dritë mbi origjinën e hershme të familjes, me pemën gjenealogjike të saj, si dhe një jetëshkrim të tij, nga dita që lindi e, deri kur vdiq…! Kjo me sa duket, edhe për faktin se gjatë gjithë jetës së tij, ka pasur shumë dritë hije, madje shumë njolla të errtë, të cilat bënë që ai vetë të mos jepte kurrë miratimin për botimin e një biografie të tij në një libër të veçantë, edhe pse ato biografi kanë ekzistuar në të vërtetë. Madje tre të tilla dhe me autorë të ndryshëm, të cilat gjenden edhe sot në fondin personal të Enver Hoxhës, në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë.

Biografia e parë zyrtare e Enver Hoxhës, u bë publike në vitin 1946, në kuadrin e “popullarizimit” të figurës së tij, si “udhëheqësi kryesor dhe sekretar i parë i Partisë Komuniste të Shqipërisë, komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-çlirimtare me gradën gjeneral-kolonel, kryetar i kryesisë së Frontit Demokratik të Shqipërisë, kryeministër i qeverisë shqiptare, ministër i Mbrojtjes Popullore dhe ministër i Punëve të Jashtme”. Siç shihet dhe në faksimilet përkatëse bashkangjitur këtij shkrimi, kjo biografi e cila është një libërth i vogël me 58 faqe, botuar në Shtypshkronjën “Rinia” (ish-shtypshkronja “Gutenberg”) në fletën e parë (pas kopertinës ngjyrë vishnje të errët dhe fotos së Enver Hoxhës me uniformën ushtarake të gjeneralit e medaljet në gjoks), ka të shkruar me gërma kapitale: “ENVER HOXHA, NJË BIOGRAFI E SHKURTËR”. Ajo biografi e parë zyrtare e Enver Hoxhës, u përgatit për botim nga punonjësit sektorit të Agjit-Propit (Agjitacion e Propagandës) pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, por në të vërtetë hartuesi dhe autori i saj, ishte kapiteni i parë, Ndreçi Plasari, emri i të cilit nuk figuron në librin në fjalë, por gjendet i shkruar me shkrimin e tij në fletën e parë të materialit të daktilografuar që u dërgua për shtyp.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në një tjetër fazë të negociatave, pala jugosllave me në krye kolonelin Branko, morën veçmas dy të dërguarit e Mbretit Zog, Irfan Beun dhe Derrallën, për t’iu kërkuar…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Kristo Kono tregon se drejtori i liceut, De Kurvil, e dinte qëndrimin përparimtar të Enverit dhe njohjet e tij me Grupin Komunist të Korçës, por ai…”/ “Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969

Libri, apo më saktë broshura “ENVER HOXHA, NJË BIOGRAFI E SHKURTËR”, fillon me një përshkrim të qytetit të Gjirokastrës ku lindi Enveri më 16 tetor 1908 dhe vazhdon me disa paragrafë mbi historinë e familjes Hoxha, (gjë e cila zë vetëm dy faqet e para), ndërsa e gjithë pjesa tjetër i kushtohet rolit të tij (Enverit) gjatë periudhës së “Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare” me disa nga ngjarjet kryesore të saj, (themelimi i PKSH-së, Konferenca e Pezës, Mbledhja e Labinotit dhe krijimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare më 10 korrik 1943, Marrëveshja e Mukjes, Kongresi i Përmetit etj.), duke përfunduar me 11 janar 1946, me ngjarjen e shpalljes së Republikës. As sot nuk dihet me saktësi, se përse ajo broshurë me biografinë e parë zyrtare të Enver Hoxhës (ku mungon pothuajse fare një jetëshkrim i tij për periudhën e Monarkisë së Zogut), e cila e gloriofikon figurën dhe rolin e tij, (apo familjes Hoxha), që nga periudha e fëmijërisë, e deri në atë kohë që u botua, u hoq menjëherë nga qarkullimi, (thuhet pas dy-tre muajsh) dhe nuk u përdor kurrë më as për referenca, në libra, albume, apo dhe vepra të tjera kushtuar figurës së tij.

Sepse që nga ajo kohë e më pas, Enver Hoxha filloi eliminimin e bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, (anëtarë të Byrosë Politike, ministra, deputetë, etj.), duke i burgosur, internuar apo ekzekutuar dhe libri në fjalë më biografinë e tij, nuk mund të qarkullonte më me emrat e “armiqve të popullit”. Biografia e dytë për Enver Hoxhën, u shkrua në vitin 1950 (15.VI.1950) dhe ajo ka për autor Misto Treskën, njeri i afërt dhe shumë i besuar i Enver Hoxhës, që nga periudha e Liceut francez të Korçës dhe Grupit Komunist të atij qyteti ku ai ishte anëtar, i cili gjatë periudhës së Luftës ishte komisar politik i Batalionit partizan “Reshit Çollaku” dhe pas vitit 1944, u gradua major, duke u caktuar si prokuror dhe anëtar i trupit gjykues në Gjyqin Special të vitit 1945, i cili dënoi me vdekje ish-kryeministrin Maliq Bushati dhe anëtarët e Regjencës, Lef Nosi e Patër Anton Harapi..

Ashtu si dhe biografia e shkruar nga Ndreçi Plasari në vitin 1946, edhe ajo e Misto Treskës, e cila ka 238 faqe me shkrim dore dhe të njëjtin titull (“Enver Hoxha, një biografi e shkurtër”), e glorifikon jashtë mase figurën dhe rolin e Enver Hoxhës, në të gjitha periudhat kohore që trajtohen aty. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore që ajo biografi e shkruar prej Misto Treskës për Enver Hoxhën, jo vetëm që nuk u botua kurrë, por as nuk u daktilografua me makinë shkrimi, si biografia e vitit 1946 e Ndreç Plasarit, apo dhe tjetra që u shkrua më pas. Po kështu, nuk dihet me saktësi nëse ky “shërbim” që i bëri Misto Treska udhëheqësit kryesor të Shqipërisë, Enver Hoxhës (me të cilin kishte njohje edhe nga periudha e studimeve në Francë), ndikoi në karrierën e tij të mëvonshme, ku ai shërbeu si jurist, përkthyes, autor librash, diplomat, ambasador i Shqipërisë në Francë, Belgjikë etj., si dhe kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Miqësore dhe Kulturore me Botën e Jashtme, ku dhe doli në pension në vitin 1981.

Po kështu e njëjta gjë edhe për profesor Ndreçi Plasarin, historian dhe studiues i cili gjatë regjimit komunist mbajti poste të rëndësishme akademike e politike, duke qenë për një kohë të gjatë edhe nëndrejtor i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë, i drejtuar nga Nexhmije Hoxha. Në ato detyra, profesor Plasari shërbeu deri në vitin 1982, kur u godit nga Partia, i akuzuar si “njeri i Mehmet Shehut, që ishte dërguar prej tij deri në arkivat britanike për të fryrë kultin e tij (Mehmetit) dhe kishte fshehur dokumentet që vërtetonin se Mehmet Shehu kishte qenë agjent i Inteligjent Servisit”!  Biografia e tretë për Enver Hoxhën, u shkrua në vitin 1969 dhe ajo ka për autor Aqif Selfon, shok i ngushtë i fëmijërisë dhe rinisë me Enverin dhe fqinj i tij në qytetin e Gjirokastrës e, më pas në Liceun francez të Korçës, ku studiuan së bashku dhe Selfo shërbeu për disa kohë edhe si kujdestar konvikti pranë atij liceu. Në faqen e parë të asaj biografie, shkruhet; “Kujtime nga jeta e familjes Hoxha, origjina e saj dhe një jetëshkrim i shokut Enver Hoxha, për periudhën 1908-1930 dhe 1931-1939, 6.1.1969, nga Aqif Selfo”.

Ajo biografi, apo më saktë një jetëshkrim, siç e ka titulluar vetë autori i saj, (ka 124 faqe me shkrim dore, ndërsa të daktilografuara 82 faqe), ashtu si dhe ato të Ndreçi Plasarit dhe Misto Treskës, nga fillimi në fund, e glorifikon figurën dhe rolin e Enver Hoxhës, madje me shtrembërime dhe falsifikime të ngjarjeve dhe fakteve historike. (Si p.sh., në fq. 46 të kujtimeve të tij, Aqif Selfo midis të tjerash shkruan se: “Enveri u nis për në Belgjikë, u vendos në Bruksel dhe filloi detyrën e sekretarit të Konsullatës. Ai qëndroi këtu pjesërisht në vitin 1934, tërë vitin 1935 dhe pjesërisht në vitin 1936. Krahas detyrës së sekretarit të Konsullatës shqiptare në Bruksel, Enveri vazhdoi edhe studimet në fakultetin juridik dhe dha provimet e vitit të dytë”. Ndërsa në një dokument tjetër arkivor që ndodhet po në fondin e personal të Enver Hoxhës, diplomati shqiptar Nos Qosja që shërbente në ambasadën tonë në Paris, midis të tjerash shkruan: “Gjatë vizitës time në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver është regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë për vitin akademik 1934-1935. Në arkivin e atij fakulteti, ekziston kartela me këto të dhëna;

HOXHA Enver

Viti akademik 1934-1935

Datëlindja; 3 tetor 1908 (Gjirokastër)

Numri i regjistrit; 2821

Adresa e tij; “Legation d’Albania 155 Rue de la Loi, Bruksel”.

Kartela është e bardhë, nuk figuron që të ketë dhënë ndonjë provim”.

Paris, 22 shkurt 1969             Nos Qosja

Nga sa thuhet edhe tek dokumenti arkivor në fjalë, (i cili kondicion me periudhën kur është shkruar dhe biografia e Enverit nga Aqif Selfo), rezulton se Enver Hoxha nuk ka dhënë asnjë provim në Fakultetin e Drejtësisë së Brukselit, gjë e cila hedh poshtë atë që shkruan Aqif Selfo, se “Enveri dha provimet e vitit të dytë”! Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore, që ato “Kujtime” nuk u botuan kurrë si libër, pasi në periudhën që u shkruan, jetonin ende shumë nga shokët dhe bashkëmoshatarët e Enverit dhe Selfos, (në burgjet politike apo të lire), si nga periudha e fëmijërisë së tyre në qytetin e Gjirokastrës, ajo e Liceut të Korçës, apo dhe studimeve në Francë. Por edhe pse ato “Kujtime” nuk e panë kurrë dritën e botimit, me shumë gjasa i shërbyen autorit të tyre Aqif Selfo, si një mburojë për një jetë të qetë (ai punoi si mësues në Tiranë në gjimnazin “Qemal Stafa”, deri sa doli në pension), ndryshe nga dy kushërinjtë e tij, Riza dhe Syrja Selfo, të cilët Enveri i arrestoi dhe i pushkatoi, edhe pse ata e gjithë familja Selfo, e kishin ndihmuar me të holla, gjatë periudhës së Luftës, 1939-1944.

Mbi bazën e këtyre tre biografive, në vitin 1978, u botua një libër apo më saktë një tip broshurë me titull: “Enver Hoxha, udhëheqës i dashur i popullit shqiptar”- (Material për biseda, me rastin e 70 vjetorit të lindjes), ku në faqen e parë pas kopertinës, shkruhet: “Përgatitur nga sektori i edukimit marksist-leninist, pranë K.Q. të PPSH. – Në ndihmë të agjitatorëve dhe të propagandistëve”. Libri në fjalë është botuar nga Shtëpia Botuese “8-Nëntori” në Shtypshkronjën “Mihal Duri” në Tiranë. Fakti që këto tre biografitë e Enver Hoxhës ndodhen në fondin e tij personal, madje dhe me ndërhyrje e korrigjime nga persona të tjerë, në mos janë bërë me porosinë e tij, me shumë gjasa janë shkruar me miratimin e Enverit. Gjithsesi këto mbeten në kuadrin e hipotezave ku ka vend për të investiguar më gjatë, por në këtë shkrim po publikojmë fillimisht biografinë e Enver Hoxhës, e cila është shkruar nga Aqif Selfo, e cila publikohet për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse në disa numra, nga Memorie.al.                                 

                                                                     Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR I NXJERRË NGA FONDI PERSONAL I ENVER HOXHËS QË NDODHET NË ARKIVIN QENDROR TË SHTETIT, ME KUJTIMET E SHKRUARA NGA AQIF SELFO, MBI ORIGJINËN E FAMILJES HOXHA DHE NJË JETËSHKRIM TË ENVER HOXHËS

Kujtime nga jeta e familjes Hoxha, origjina e saj, dhe jetëshkrimi i shokut Enver Hoxha për periudhën 1908–1930 dhe 1931-1939

                         Nga Aqif Selfo

6.1.1969

Në këtë periudhë gjendja e regjimit të Zogut në Shqipëri po bëhej më e vështirë: Nga njëra anë rritej lëvizja antizogiste dhe nga ana tjetër me me me me presioni i vazhdueshëm i Italisë fashiste, vinte në rrezik jo vetëm regjimin e Zogut por edhe vetë pavarësinë e Shqipërisë. Klika e Zogut, duke u gjendur në pozita të vështira, filloi të marri masa të rrepta për të me eliminuar veprimtarinë antizogiste në rritje të vazhdueshme. Në muajin janar 1939, u bënë shumë arrestime të elementëve komunistë, sidomos në Shkodër e në Gjirokastër. Të arrestuarit u nxuarën në gjyq, i cili vazhdoi, disa javë, aty nga 15 shkurti 1939. Gjyqi dënoi shumicën e të arrestuarve me dënime të ndryshme.

Përveç kësaj regjimi i Zogut, me gjithë që ishte lidhur kokë e këmbë me fashizmin italian, nuk e ndjente veten të sigurtë, nga rritja e kërkesave të vazhdueshme të nënshtrimit të mëtejshëm të Shqipërisë ndaj fashizmit. Për këtë arsye regjimi i Zogut, duke parë rritjen e vazhdueshme të synimeve të fashizmit italian, u mundua të me me merrte disa masa brenda vendit, sidomos kundër personave që ishin në shërbim të Italisë dhe të fashizmit dhe të forcimit të ushtrisë shqiptare. Këto masa ngjallën një pakënaqësi të madhe në qeverinë italiane, e cila ndërhyn me një herë, Zogu, përpara kësaj ndërhyrje të qeverisë italiane, iu nënshtrua diktatit të Duçes. Kjo tërheqje i dha një provë tjetër qeverisë italiane për dobësinë e Zogut. Për këtë arsye, kërkesat e qeverisë italiane ndoqën ndaj vendit tonë, njëra tjetrën.

Të gjitha këto bëheshin në fshehtësinë më të madhe, megjithatë populli shqiptar, në ditët e para të prillit 1939 i mësoi planet e fashizmit italian dhe të qëndrimit kapitullues të klikës së Zogut. Përpara kësaj gjendje populli shqiptar, i zëmëruar në kulm, shpërthen në demonstrata të fuqishme. Në krye të këtyre demonstratave, në qytetet kryesore si në Tiranë, Shkodër, Korçë etj., qëndronin elementët komunistë. Në Korçë në këto demonstrata merrnin pjesë nxënësit e shkollave të mesme, veçanërisht ata të liceut bashkë me ta ishin edhe profesorët si Enveri e të tjerë, të rinj korçarë dhe shumë nga banorët e qytetit. Në këto ditë të prillit grupi i Korçës ishte në aktivitet të madh. Grupi komunist i Korçës, para gjendjes së krijuar dhe rrezikut fashist që e kërcënonte vendin, në mbledhjen e tij, shqyrtonte vijën politike që do të mbahej nga grupi në situatën e krijuar d.m.th të rrezikut që i afrohej dhe eventualisht të pushtimit të Shqipërisë nga fashizmi italian. “Në këto mbledhje të rëndësishme, të grupit komunist të Korçës, thotë Stefo Grabocka, merrte pjesë edhe sh. Enver i thirrur për të pasur edhe ai përgjegjësinë për vendimet që do të merreshin”.

Klika e Zogut, në këto çaste të vështira për vendin dhe popullin tonë, përhapi shumë deklarata mashtruese por bombastike: se ai do t’i rezistonte armikut qoftë në mal, se ai nuk i kishte treguar opingat dhe shumë deklarata të këtij lloji, por të gjitha këto ishin fallso dhe për të vënë në gjumë masat e revoltuara. Në të vërtetë Zogu dhe klika e tij kapitulluan pa pikën e turpit përpara fashizmit italian dhe pasi i mbushën valixhet me pasurinë e popullit, ikën në mënyrë të turpshme duke e tradhtuar popullin e shumëvuajtur dhe Atdheun. Tradhtia e Zogut dhe e klikës së tij e zemëroi edhe më shumë popullin shqiptar në ato ditë të këqija.

“Grupi i rinisë komuniste të Korçës, thotë Skënder Topulli, me sh. Enver në krye, kur pa se si Zogu tradhtoi Atdheun, organizoi manifestime masive, mobilizoi rininë për rezistencë dhe bëri presion në autoritetet e Korçës për armë. Prefekti i vendit dhe qark komandanti, Skënder Çami, na u kërcënuan me forcat e tyre të armatosura nga frika e hakmarrjes, që nuk na dhanë armë. Tërë ato ditët e shtatë prillit shokët e grupit me sh. Enver në krye kishin rrethuar radion në shtëpinë time. Shokun Enver e preokuponte shumë situata e krijuar dhe na thosh se tani na dalin detyra të mëdha: duhen grumbulluar forcat, duhen bashkuar grupet dhe kërkohet një organizim i shëndoshë dhe duhet menduar për t’gjetur momentin oportun për t’i hedhur këto forca në aksion dhe mandej në luftë kundër okupatorit dhe tradhtarëve të vendit”.

Me njëherë pas pushtimit të vendit nga ushtritë italiane kudo filluan të hapen shkollat, po ashtu edhe në Korçë, Enveri nuk qëndroi shumë në Korçë pas pushtimit. Më 25 maj 1939, sipas një shkrese, të dërguar nga drejtoria e liceut Ministrisë Arsimit, Nr. 2095/I datë 25.V.1939, Enveri merr pushimet për vitin shkollor 1938-1939. Ai kthehet përsëri në Korçë për vitin shkollor 1939-1940. Në këtë periudhë urrejtja ndaj pushtuesve fashistë ishte e madhe në gjithë masat e popullit dhe veçanërisht në rininë shkollore. Manifestimet ose aksionet e organizuara nga fashistët bojkotoheshin ose ktheheshin në manifestime antifashiste.

Në këto demonstrata e manifestime një aktivitet të madh ka luajtur Enveri. Këtë e vërteton më së miri shkresa e prefekturës së Korçës dërguar, me datën 29.XI.1939, Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në këtë shkresë bëhet fjalë për pjesëmarrjen e nxënësve të liceut bashkë me profesorët e tyre në një manifestim para monumentit të heroit kombëtar dhe kërkohet ndëshkimi i profesor Enver Hoxhës. Në shkresë ndër të tjera thuhet: “… nxënësit e liceut të këtushëm, ndonëse ishin të detyruar të ndodheshin edhe ata në mbjelljen e drurëve kishin formuar kortezh në qytet, duke shëtitur tërë rrugët, kanë depozituar një kurorë para monumentit të Heroit Kombëtar.

Për t’u evituar më e vogla ndodhi, është e domosdoshme që të merren masat më rigoroze kundër profesorëve të liceut, të cilët ose nuk kanë autoritet për disiplinimin e nxënësve të tyre, ose janë dakord me ta. Në të dyja rastet nuk meritojnë të vazhdojnë si profesorë në këtë lice dhe duhet largimi sa më parë së këtejmi. Jemi duke vazhduar hetimet mbi shkaktarët dhe sot jemi në gjendje të kërkojmë që Ministria e Arsimit të ndëshkojë profesor Enver Hoxhën. Për të tjerët rezervohemi të raportojmë radhën tjetër, pasi të përfundohen hetimet”. Pas kësaj ngjarje, nuk shkuan shumë kohë, autoritetet kompetente muarrën masat përkatëse kundër tij: në fillim, më 8.XII.1939, Enveri u transferua, si arsimtar, nga liceu i Korçës në Gjimnazin e Gjirokastrës dhe, pas disa dite, më 13.XII.1939, u pushua nga puna.

Pas pushimit Enveri qëndroi edhe disa ditë në Korçë, pastaj shkoi me vendim të qendrës së grupit komunist të Korçës, në Tiranë. Këtu ai hapi dyqanin “Flora”, për shitjen e cigareve, si bazë për maskimin e punës së tij. Vendosja e Enverit në Tiranë kishte për qëllim krijimin e një qendre në kryeqytet, për shtrirjen e veprimtarisë së grupit të Korçës dhe për të organizuar lëvizjen antifashiste në Tiranë dhe në zona e krahina të tjera të vendit. Dyqani “Flora” u bë shpejt një qendër me rëndësi ku mund të bëheshin, pa rënë në sy, takime me elementë komuniste të grupeve të ndryshëm si dhe me elementë patriotë antifashistë dhe të caktoheshin detyrat përkatëse.

Në dyqanin “Flora”, përveç këtyre, shkonin edhe shumë të tjerë, shokë e të njohur, për të takuar Enverin dhe për të shkëmbyer ndonjë fjalë me të. Një nga takimet, e kësaj periudhe, e kësaj natyre, ishte edhe takimi i dy arsimtarëve Aleks Buda dhe Sotir Kuneshka me Enverin. Për këtë takim Aleks Buda thotë: Ishte muaji gusht 1940, në këtë kohë si Sotiri ashtu edhe unë përgatiteshim për të shkuar në akademinë ushtarake të Spaletos (në Umbria – Itali) se ishim caktuar për oficerë; bashkë me ne do të shikonin edhe shumë të tjerë që të gjithë arsimtarë, numri i përgjithshëm arrinte në 80 vetë. Një ditë, duke shëtitur nëpër Tiranë, thamë me njeri tjetrin nuk shkojmë t’i bëjmë një vizitë Enverit për t’i lënë lamtumirën dhe me njëherë shkuam në dyqanin “Flora”. Pasi u takuam dhe u përshëndetëm me të, i treguan si qëndronte puna dhe i thamë se këto ditë do të nisemi prandaj erdhëm edhe këtu që të t’lëmë lamtumirën.

Enveri kur mësoi se ne po shkonim për oficerë kundër dëshirës sonë, na tha shkurt: kjo është punë e thjeshtë, mos shkoni. Ne që të dy, pothuaj njëzëri, i thamë si të mos shkojmë, ata do të na kapin dhe do të na detyrojnë që të shkojmë. Ahere Enveri na thotë: ju mos rrini në qytet që t’ju kapin dhe t’u detyrojnë që të shkoni por shkoni në fshatra, fshatarët do t’u presin dhe do t’u mbajnë si kanë mbajtur, në të kaluarën, shumë të arratisur, ata kanë mbajtur, mbrojtur dhe luftuar kundër Turqisë bashkë me Mihal Gramenon, Çerçiz Topullin dhe shumë luftëtarë të tjerë të lirisë. Është e drejtë, i them unë se fshatarët tanë kanë mbajtur shumë të arratisur por në atë kohë ishte perandoria turke e dobët dhe me një administratë të shkartuar, kurse sot kemi të bëjmë me perandorinë italiane që është një shtet i fortë, me një ushtri të pajisur me armë më moderne dhe me një organizim të përsosur, kësaj fuqi nuk ke se si i shpëton shpejt a vonë do të detyrohemi të dorëzohemi, prandaj për ne nuk ka rrugë tjetër veçse të shkojmë.

Në këtë përgjigje Enveri tundi vetëm kokën me këtë donte të thoshte: nuk është kështu. Me këto fjalë u takuam dhe u ndamë me të. Pas disa dite u nisëm për në Spoleto. Aty shumë nga shokët, ndërmjet tyre edhe unë, rreth gjysma, u kthyem përsëri në Shqipëri, duke përdorur lloj lloj mënyrash; disa me anë miqsh, disa të tjerë të shtirë si të sëmurë etj. Pjesa tjetër, që mbeti, ndërmjet tyre edhe Sotiri, u dërguan në vende të ndryshëm si në Libi, Jugosllavi etj. Pas çlirimit vetëm një pjesë e tyre u kthyen në Shqipëri, pjesa tjetër mbeti e vrarë në betejat e ndryshme. Aleks Buda shton: Kur shkuam për t’u takuar me sh. Enver, as Sotiri as unë dinim asgjë mbi misionin e tij në Tiranë dhe çuditeshim për sa na tha. Por më vonë kur sh. Enver u hodh në ilegalitet, u formua partia dhe filloi lufta e armatosur kundër fashizmit e nazizmit dhe tradhtarëve të vendit ahere munda të kuptoja domethënien e fjalëve të tij para nisjes për në Itali.

Kështu dyqani “Flora” u bë baza e takimeve dhe si rrjedhim i punës së madhe të Enverit dhe e shokëve të tjerë komunistë të shëndoshë të vendit u arrit bashkimi i grupeve dhe u formua Partia Komuniste e Shqipërisë. Nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Shqipërisë, me në krye sh. Enver Hoxha populli shqiptar, në luftë të armatosur kundër fashizmit italian, nazizmit gjerman dhe tradhtarëve të vendit, arriti suksese të mëdha, çlirimin e Atdheut nga pushtuesit e huaj dhe nga reaksionarët e vendit. Lufta Nacional-Çlirimtare, e udhëhequr nga Partia me sh. Enver në krye, i dha popullit lirinë e vërtetë. Populli shqiptar, në këtë luftë, realizoi, për herë të parë, ëndrrën dhe aspiratat e tij shekullore, të cilat u kristalizuan me vendosjen e pushtetit të tij, pushtetit popullor. /

Tiranë më 9.7.1969.              Aqif Selfo

DOKUMENTI NGA FONDI PERSONAL I ENVER HOXHËS NË ARKIVIN QENDROR TË SHTETIT , ME LETRËN E DIPLOMATIT SHQIPTAR NË AMBASADËN E PARISIT, NOS QOSJA, MBI KËRKIMET NË FAKULTETIN E DREJTËSISË SË UNIVERSITETIN E BRUKSELIT, KU THUHEJ SE ENVER HOXHA KISHTE STUDIUAR DY VITE

MBI REGJISTRIMIN E SHOKUT ENVER HOXHA NË UNIVERSITETIN E BRUKSELIT, NË FAKULTETIN E DREJTËSISË

Një shok i Komitetit Marksist-Leninist Portugez, më kishte thënë se një militant i tyre në Belgjikë, kishte parë emrin e shokut Enver Hoxha në kartelat e Fakultetit të Drejtësisë Universitetit të Brukselit. Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam:

Shoku Enver Hoxha është regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë për vitin akademik 1934-1935. Në këtë Fakultet eksiton kartela me këto të dhëna:

HOXHA Enver

Viti akademik 1934-1935

Datëlindja; 3 tetor 1908 (Gjirokastër)

Numri i regjistrit; 2821

Adresa e tij; “Legation d’Albania 155 Rue de la Loi, Bruksel”.

Kartela është e bardhë, nuk rezulton që të ketë dhënë ndonjë provim.

Shënim:

1). Sekretaria e Fakultetit të Drejtësisë na premtoi se do të na dërgojë një certifikatë të këtij dokumenti (kartelë), sepse fotokopje nuk u lejuaka; Paguam 20 Franga Belge për këtë që do të na dërgojë dhe dhamë adresën tonë në Paris.

2). U munduam ta nxjerrim në fotografi nga jashtë Fakultetin e Drejtësisë, si dhe godinën e Universitetit të Brukselit. Këtë gjë e bëmë por ishte koha shumë e keqe dhe nuk dimë se si do të dalin fotografitë.

3) Universiteti (Fak. Drejt.) ndodhet në Rrugën “Franklin Roosvelt”, jashtë qytetit Bruksel. / Memorie.al

 Paris, 22 shkurt 1969             Nos Qosja

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në një tjetër fazë të negociatave, pala jugosllave me në krye kolonelin Branko, morën veçmas dy të dërguarit e Mbretit Zog, Irfan Beun dhe Derrallën, për t’iu kërkuar...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Në një tjetër fazë të negociatave, pala jugosllave me në krye kolonelin Branko, morën veçmas dy të dërguarit e Mbretit Zog, Irfan Beun dhe Derrallën, për t’iu kërkuar…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Në një tjetër fazë të negociatave, pala jugosllave me në krye kolonelin Branko, morën veçmas dy të dërguarit e Mbretit Zog, Irfan Beun dhe Derrallën, për t’iu kërkuar…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 1, 2026
“Kristo Kono tregon se drejtori i liceut, De Kurvil, e dinte qëndrimin përparimtar të Enverit dhe njohjet e tij me Grupin Komunist të Korçës, por ai…”/ “Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969
Dossier

“Kristo Kono tregon se drejtori i liceut, De Kurvil, e dinte qëndrimin përparimtar të Enverit dhe njohjet e tij me Grupin Komunist të Korçës, por ai…”/ “Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969

November 2, 2026
Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”
Dossier

“S’dihet influenca e bijve të tij në qeveri, pasi s’janë identifikuar në postet publike, por në vitin ’84, Iliri, drejtonte ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme, kurse Sokoli u emërua…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 2, 2026
“Në Korçë, në fillim, Enveri banoi në shtëpinë e familjes Belba dhe të pak kohë në shtëpinë e profesorit francez, Andrea Brezho, më pas ai banoi në…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969
Dossier

“Në Korçë, në fillim, Enveri banoi në shtëpinë e familjes Belba dhe të pak kohë në shtëpinë e profesorit francez, Andrea Brezho, më pas ai banoi në…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969

November 1, 2026
“Në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj, gjatë verës së vitit 1951, 880 njerëz që punonin në kanale u burgosën, kurse Muharrem Mulaj dhe Kadri Petriti, deklarojnë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj, gjatë verës së vitit 1951, 880 njerëz që punonin në kanale u burgosën, kurse Muharrem Mulaj dhe Kadri Petriti, deklarojnë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 1, 2026
“Kur dy shkrimtarët e njohur, Fatmir Gjata me Llazar Siliqin, e pyetën Alizotin për romanin ‘Këneta’ dhe poemën ‘Mësuesi’, ai iu përgjigj…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur, ai vetë u ka deklaruar shokëve se…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969

October 31, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme