• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, April 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Profesor Ramadan Sokoli më tregoi, se kënga e grupit çam të Rrogozhinës për Çelo Mezanin, ishte në plan për t’u futur që në Festivalin Folklorik të ’73-it, por …”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur

“Profesor Ramadan Sokoli, i qaset nga metodologjitë e etno-muzikologëve të tjerë evropianë, në veçanti, të B. Bartokut, K. Brailout, Z. Kodali, S. Djudjev, etj., që…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur nga Kosova
“Profesor Ramadan Sokoli më tregoi, se kënga e grupit çam të Rrogozhinës për Çelo Mezanin, ishte në plan për t’u futur që në Festivalin Folklorik të ’73-it, por …”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur
“Profesor Ramadan Sokoli më tregoi, se kënga e grupit çam të Rrogozhinës për Çelo Mezanin, ishte në plan për t’u futur që në Festivalin Folklorik të ’73-it, por …”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur
“Profesor Ramadan Sokoli më tregoi, se kënga e grupit çam të Rrogozhinës për Çelo Mezanin, ishte në plan për t’u futur që në Festivalin Folklorik të ’73-it, por …”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur
“Profesor Ramadan Sokoli më tregoi, se kënga e grupit çam të Rrogozhinës për Çelo Mezanin, ishte në plan për t’u futur që në Festivalin Folklorik të ’73-it, por …”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur

Nga Arben Iliazi

                                   “Amaneti” i profesor Ramadan Sokolit, për vallen e Osman Takës

Memorie.al / Në vitin 1984, kur nisa punën për përgatitjen e temës së diplomës, të titulluar “Vlerat e poezisë popullore çame”, miku im Llazar Siliqi, asokohe sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, më rekomandoi të takoja Ramadan Sokolin, i cili vetëm dy vjet më parë, kishte botuar librin “Gjurmime folklorike”, Tiranë 1982. Kështu pata fatin ta njihja nga afër këtë kolos të trashëgimisë sonë shpirtërore, albanologun, folkloristin dhe muzikologun e shquar, themeluesin e etnomuzikologjise shqiptare, Prof. Ramadan Sokolin, autor i mbi 1200 punimeve të natyrës shkencore.

Prof. Ramadan Sokoli më përgëzoi për përzgjedhjen e temës së diplomës. Kishte njohje të gjerë të kulturës, zakoneve, traditave dhe folklorit, nga ekstremi i viseve jugore në Thesprotinë (Çamërinë e lashtë), e deri në skajin verior në Dardani. Pastaj filloi të fliste me nostalgji për ekspeditën e përbashkët eksploruese gjermano- shqiptare, të vitit 1957, që erdhi për të marrë shënime për muzikën popullore të tre grupeve shqiptare në Jug: Toskëve, Labëve dhe Çamëve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve

“Rrallë më ka ra me pa ndër shqiptarë polemikë pa pasion, pasi me këtë nivel kulture njerzore e fetare që kemi, thom se ne…”/ Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

Profesori kishte një pasion e dashuri të rrallë për vlerat e trashëgimisë sonë kulturore, me shumë nderim më foli për minuta të tëra për folklorin e krahinës së Çamërisë, për takimet e ekspeditës ndërkombëtare me çamët e Fierit, Vlorës e Sarandës dhe popullarizimin e vlerave të folklorit muzikor çam, në Evropë e më gjerë. Këngët popullore polifonike, si ajo e “Çelo Mezanit”, Tanë, moj Tanë” dhe atë të Osman Takës, i shihte si këngët më të bukua të çamëve.

Nga Ramadan Sokoli mësova se Kënga e Çelo Mezanit ishte në plan të këndohej në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës në 1973, po regjimi politik e censuroi. Kjo këngë ishte një nga mënyrat më të mira për publikun shqiptar, që ta njihte më mirë krahinën e Çamërisë dhe historinë e saj. Por arriti të futej në festival vetëm në vitin 1978, kënduar nga grupi i famshëm i Rrogozhinës, shoqëruar e violinë, klarinetë, llautë dhe dajre.

Nga profesor Ramadan Sokoli mësova se sa përpjekje i ishin dashur atij dhe kolegëve të tij, për të futur në Festivalin e vitit ’73 vallen e Osman Takës, nga më të bukurat dhe më burrëroret e Çamërisë. Ishte hera e parë që kërcehej në një festival mbarëkombëtar vallja legjendë e Osman Takës, e cila la një popull të tërë të mrekulluar, kërcyer magjishëm nga i madhi Taip Madani!

Nga fillimi shtatorit 2006, u takova përsëri me profesor Ramadan Sokolin, dy muaj pasi Instituti Amerikan i Biografive (ABI) e futi në “Listën e Ekspertëve më të Respektuar në Botë”. Jetonte i vetëm jo shumë larg qendrës së kryeqytetit, në afërsi të “Rrugës së Barrikadave”, në katin përdhes, apo më saktë në bodrumin e një shtëpie të vjetër tiranase, pronë e familjes së njohur Petrela. Prof. Sokoli, me gjunjë që i dridheshin nga mosha, shëndeti i dobët, mezi qëndronte në këmbë.

Tepër i lodhur nga peripecitë e një jete plot vuajtje e strese të pafundme, profesori vazhdoi të punonte në krijimtarinë e tij, ndonëse ndihej i mënjanuar dhe pa asnjë lloj mbështetjeje nga autoritetet shtetërore të artit e kulturës. Më tha se kishte në dorë një monografi për muzikologjinë e folklorin çam.

Fliste më shumë emocion për origjinalitetin e valles së Osman Takës e cila, sipas tij, meriton të jetë në fondin e artë të kulturës, të trashëgimisë jo materiale, jo vetëm shqiptare, por edhe atë botërore të UNESKO-s, si një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor, me vlerë të jashtëzakonshme.

Dhe filloi përshkrimin e valles, si të jepte një leksion para studentëve të tij: “Kërcehet me shumë elegancë. Nisja është e qetë, i shkon orkestrës pas duke u harmonizuar tërësisht me të. Vallja nis me hap të thjeshtë dhe vërtet thua se diçka do të bësh. Në mbarim të strofës së parë muzikore, valltari me kokën dhe dorën duke e lëvizur paksa përpara, të jep atë se diçka do të bëhet.

Çuditërisht kjo valle sa më mjedis të ngushtë të ketë, aq më bukur e më mirë kërcehet, qoftë edhe mbi një tavolinë. Ajo është valle epike, por brenda këtij epizmi ka një lirizëm, ka një lirshmëri që i tërë trupi kërcen në organikë me shpirtin e atij që e kërcen vallen, por edhe me ata që i bien veglave muzikore. Këtë valle e luajnë edhe grekët, edhe maqedonasit, bullgarët, jugosllavët, por të gjithë e quajnë “Vallen e Osman Takës”. Madje shkolla koreografike e Janinës, e jepte edhe tekstin shqip.

Vallja ka disa pika kulminacioni. Pikën kulmore e ka në momentin kur në mënyrë akrobatike kthehesh në urë dhe mbi barkun tënd luajnë dy tre valltarë, pra të jesh në gjendje që me muskujt e barkut të mbash dy, tre valltarë, të kërcejnë njëri mbas tjetrit për rreth një minutë e gjysmë. Këtu pra kemi të bëjmë me anën historike të valles. Nuk kemi të bëjmë me një urë të zakonshme, por me atë që quhet ura e brezave, e historisë, e përpjekjeve, e sakrificave, e gjakut dhe mençurisë popullore”.

Prof. Ramadan Sokoli, duke marrë një pamje të shenjtëruar, gati sikur po linte një amanet, tha: “Kjo valle është identitet. Dhe identiteti është përkufizimi i vetvetes, është vetë-identifikim, është ndjenjë e përkatësisë së individëve ndaj një grupi që riafirmon vetveten”.

Vallja e Osman Takës, është një art madhështor që nuk zbehet kurrë, një pasuri e madhe kulturore e kombit shqiptar, me autenticitet e bukur të rrallë. Ajo frymëzon shumë artist dhe njerëz të thjeshtë, si metaforë e qëndresës, lirisë dhe humanizmit.

Një vepër monumentale koreografike, ku koha dhe arti shprehin shkëlqyeshëm njëri tjetrin. Le të shpresojmë se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo materiale dhe Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale, do i japë kësaj vepre të papërsëritshme dhe epokale vendin që i takon në trashëgiminë tonë kulturore./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar...”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57

Next Post

Kalendari 3 Mars 2026

Artikuj të ngjashëm

“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve
Personazh

“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve

April 16, 2026
“Në dimrin e vitit 1945, mora nji letër nga Padër Antoni Harapi, me anë të zotit të shtëpisë që e mbante të mshehun, ku më thoshte;…”/ Dëshmia në gjyq e Padër Mark Harapit, 12 dhjetor, 1946
Personazh

“Rrallë më ka ra me pa ndër shqiptarë polemikë pa pasion, pasi me këtë nivel kulture njerzore e fetare që kemi, thom se ne…”/ Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

April 15, 2026
“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup

April 14, 2026
“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Personazh

“Ndonëse dekoratën e fashizmit e ktheu mbrapsht, duke thënë; ‘kjo s’asht për mue’, Gjergj Fishta pranoi t’emërohej anëtar i Akademisë italiane, sepse…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 13, 2026
“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

April 12, 2026
“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar

April 11, 2026
Next Post
Kalendari 1 Mars 2026

Kalendari 3 Mars 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme